Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Semundjet e Sistemit Hormonal
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Struma

Cod. C29092007

Struma eshte nje zmadhim jonormal i gjendres tiroide,(Glandula thyroidea) e cila ndodhet ne regjionin e gushes populli e quan “gusha”..

Struma eshte vetem nje shprehje, nje term qe tregon rritjen e abnormale te gjendres, por nuk shpjegon me teper
Mjekesia njeh tri lloje Strumash:

1) Struma Hyperthyrote e cila ka te beje me nje hyper-funksion te gjendres
2) Struma Hypothyrote e cila ka te beje me nje ulje te funksionit te gjendres
3) Eurhyreote Struma e cila eshte ne funksionimi normal

Shkaqet qe shpien ne krijimin e Strumes duhe saktesuar mire:

-Struma mund te jete shkak  i perdorimi te medikamenteve
-Struma mund te jete shkak i ndonje substance ne ushqimi
-Struma mund te jete shkak i mungeses se Jodit (Pjesa me e madhe e Struma've i referohen ketij indikacioni: njeriut i duhen rreth 200-300 µg Jod ne dite)
-Struma mund te jete indikacion i nje kanceri i llojit te mire apo te keq

Femrat jane te prekura 4-5 here me shpesh se meshkujt.
Po ashtu eshte shenuar rritje e Strumes tek femrat shtatezene dhe ato qe ju japin femijeve gji.

Pergjithesisht nga struma vuajne vendet malore(struma endemike). Dihet qe jodi eshte nje element fluturak. Ai tretet ne uje dhe rrjedh ne drejtim te detrave. Keshtu njerzit qe vuajne nga struma ne zonat malore, pergjithesisht kane strume difuze, ndersa ata qe vuajne ne zonat e bregdetit pergjithesisht kane strume nodulare.
 
Per te diagnostikuar strumen perdoren nje sere analizash dhe egzaminimesh.
Matja e nivelit hormonal te T3, T4 dhe TSH jane kryesore. NQSE keto dalin te ndryshuara atehere shkohet net e tjera akzaminime si ECHO, shintigrafi, apo eshte ne tej biopsy e saj.
 
Pergjithesisht semundjet e gjendrres tiroide trajtohen me sukses.
 
Eshte shume e rendesishte te thuhet qe paraqitja e symtomave te hiperfunksionit te tiroides eshte aq i larmishem sa kjo semundje eshte quajtur kameleon dhe ka ngaterruarr gjithmone mjeke edhe me shume pervoje.
 
 
DXP

Modifikuar nga NS-6 datė 30/09/2007 ora 11:29

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Shtator 2007 16:46
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Girl-Power
36°C

Regjistruar: 10/02/2007
Vendbanimi: AFERDITA
Mesazhe: 207

Sindoma Premestruale

Cod. B30092007

Konsiston ne nje sere shqetesimesh fizike dhe psikike qe zakonisht zhduken me ardhjen e mestruacioneve (zakonet) dhe qe shfaqen si nderrime te shpeshta te humorit, depresion, gjendje te irritueshme, kriza te qarure dhe dhimbje te llojeve te ndryeshme nga tensioni ne gjoks o ne fund te barkut, nembajten e lengjeve deri tek problemet e lekures e dhimbjet e kokes etj.

Nga se varen keto shqetesime?

Nuk dihet me saktesi shkaku por vetem mekanizmi qe i provokon.Mund te pershkruhet si nje tip "Reaksioni Autoalergjik". Vezoret prodhojne estrogjen dhe progresteron qe prodhohen me shume praktikisht secila njera pas ovulimit e tjetra pak para mestruacioneve, por ne rastin e Sindomes Premestruale, per shkak te komandove te gabuara te ipofizes kemi nje prodhim te tepert te ketyre hormoneve.
Ajo qe paguan me shume eshte melcia e cila duhet te punoje me shume pas mestruacioneve per te metabolizuar hormonet e teperta.


Shqetesimet fizike :

Dhimbje ne gjoks
Ndjenjesi fryerje ne fytyre, bark e gishta
Rritje ne peshe
Cefale(dhimbje koke)
Ndryshime ne oreks
Akne e te tjera shqetesime te lekures
Diarre e te tjera shqetesime ne aparatin gastrointestinal
Dhimbje te pergjithshme sidomos muskolare e ne shpine
Dhimbje barku
Theksim te krizave epilektike
Azem
Rinit
Ortikarie

Shqetesime psikike.

Alterim te humorit e depresion
Deshire per te qare
Ndjenjesi lodhjeje e letargji
Veshtiresi ne perqendrim
Veshtiresi ne koordinimin e levizjeve
Alterim te deshires seksuale
Shqetesim te gjumit
Agresivitet e irritim
Humbje te vetekontrollit

__________________
Erdhi dita e Arberit ...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 14:08
Girl-Power nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Girl-Power Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Girl-Power (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Girl-Power Shto Girl-Power nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Girl-Power nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mister_DXP
cloudmixer

Regjistruar: 10/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119

Kistet e Tiroides

Cod. C01102007

Kistet e tiroides(thyreoid cysts) përfaqësojnë zmadhime të mbushura me lëng të vendosura në gjëndrën tiroide. Ato mund të jenë formacione të vogla, deri në një cm ose edhe më të mëdha , me pasoja shtërngimin e kordave të zërit dhe dëmtimin e tij.

Normalisht kisti duhet të përmbajë lëng. Kistet e tiroides, mund të jenë të tillë ose jo.Nodulet , mund të përmbajnë materjal kompleks, dhe të përmbajnë leng dhe perbëres kompakt i cili duhet trajtuar me shume kujdes.

Modifikuar nga NS-6 datė 02/10/2007 ora 00:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Tetor 2007 22:40
Mister_DXP nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mister_DXP Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mister_DXP (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mister_DXP Shto Mister_DXP nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mister_DXP nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Si mund tė trajtohet andropauza te burrat

Cod. B20122007

Burimi : Gazeta Panorama
Data Pulbikimit : 24/10/2007
Autore : AIDA MALAJ

Me kalimin e moshës burrat dhe gratë shfaqin probleme që lidhen me uljen e nivelit të hormoneve seksuale.

Ky fenomen konsiderohet një proces natyral, jo një sëmundje. Te meshkujt, pas moshës 40 vjeç, nis ulja e nivelit të prodhuar të testosteronit, hormonit mashkullor kryesor. Kjo është një rënie graduale, por e vazhdueshme. Në një intervistë për “Panorama” mjeku androlog, Evi Dani, shpjegon se si shfaqet andropauza, çfarë shenjash shfaq dhe si mund të trajtohet:
Doktor, ekziston “menopauza” mashkullore?
Me kalimin e moshës, qoftë te femrat apo te meshkujt shfaqen ndryshime hormonale, të cilat lidhen me faktorin moshë. Për pasojë shfaqen një sërë sindromash, ndër të cilat është dhe andropauza, ose më saktë shpërthimi i hipogonadizmit të vonshëm (hypogonadizëm kemi kur nivelet e testosteronit janë të ulëta).
Vitet e fundit kjo sindromë po trajtohet dhe merret në konsideratë, gjë që ka ndikuar në rritjen e cilësisë së jetës te meshkujt.
Kur nis të shfaqet kjo sindromë?
Sindroma fillon mbi moshën 40 vjeç. Ky është një problem që kohët e fundit po vihet re në një përqindje të madhe meshkujsh. Statistikat tregojnë se 30 % e meshkujve mbi moshën 40-50 vjeç shfaqin të tilla probleme, duke u rritur në 50 % te moshat mbi 50 vjeç dhe 70 % te ata mbi 60 vjeç. Mashkulli si hormon kryesor ka testosteronin, i cili prodhohet kryesisht në testikuj nga disa qeliza (leydik) që ndodhen në teste. Me kalimin e moshës ulet funksioni i këtyre qelizave, duke ulur sasinë e prodhimit të këtij hormoni, ku më shumë e ku më pak, i cili do të sjellë dhe disa shqetësime karakteristike.
Çfarë është testosteroni?
Testosteroni është hormon seksual mashkullor, më i rëndësishmi që prodhon organizmi i mashkullit. Ky është përgjegjës gjatë pubertetit për zhvillimin e mashkullit. Rëndësia e hormonit mashkullor, shfaqet me zhvillimin e qimeve në mjekër dhe trup si dhe për zhvillimin e muskulaturës, në metabolizmin e yndyrave dhe proteinave, në formimin e eritropoezës. Ndikon në zhvillimin intelektual, humorin, përqendrimin.
Çfarë ankesash shfaqin burrat që kanë mungesë testosteroni?
Kur nivelet e testosteronit bien nën normë kemi hipogonadizëm (12-35 n.mol/l) dhe mashkulli shfaq këto shenja: humor të keq, mund të ketë gjendje depresive, që ndonjëherë mund të shoqërohen me agjitim dhe acarim të kotë. Çrregullime të gjumit, lodhje të shpejtë fizike, që vjen si pasojë e anemisë së krijuar nga ulja e nivelit të testosteronit dhe ulja e masës muskulore. Në këtë moshë fillon e krijohet indi dhjamor i tipit genoid (i tipit femëror), që do të thotë se shfaqet në bel, shpatulla dhe vithe. Ndërkohë mund të shfaqen çrregullime të përqendrimit, afshe të nxehta dhe ulje e dendësisë kockore (osteoporozë), etj. Një shenjë mjaft e rëndësishme është ulja e dëshirës seksuale dhe disfuksion erektil deri në impotencë. Shumë persona i nënvlerësojnë shenjat e mësipërme, duke i konsideruar si probleme që kalojnë dhe nga mosha. Ky është një mendim mjaft i gabuar, sepse duhet konsideruar niveli i testosteronit dhe të bëhet trajtimi i këtij problemi sa më shpejt për të rritur cilësinë e jetës së këtyre personave.
Çfarë duhet të bëhet në rast se shfaqen këto simptoma?
Pasi pacienti paraqitet me këto ankesa i bëhet analiza e gjakut për përcaktimin e testosteronit. Vlera ndërmjet 12 dhe 15 n.mol/l, konsiderohen normale. Ndërsa vlerat nën 12 n.mol/l duhet trajtuar nëse janë prezente simptomat tipike të mungesës së testosteronit.
Si bëhet trajtimi i këtyre rasteve?
Trajtimi konsiston në terapi hormonale zëvendësuese. Kohët e fundit po përdoret me sukses një medikament i quajtur “Nebido”, një injeksion që bëhet çdo 3 muaj. Efektet ndihen që me injeksionin e parë dhe pacienti ka përmirësime të gjendjes së përgjithshme të pacientit.
Doktor, ky është një shqetësim që e hasin të gjithë meshkujt gjatë jetës së tyre?
Jo, nuk ndodh te të gjithë meshkujt, por prek pjesën më të madhe të burrave.
Si mund të parandalohet?
Duhet që çdo mashkull mbi moshën 40 vjeç të bëjë analiza hormonale për të matur nivelin e testosteronit dhe kontrolle periodike te mjeku specialist.

Dieta e balancuar që fëmijë mbron nga osteoporoza


Një dietë e balancuar që në fëmijëri mund të ndihmojë në rritjen e masës trupore, duke ulur kështu rrezikun për shfaqjen e osteoporozës në moshë të rritur. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Giacinto Miggiano, drejtor i Qendrës së Kërkimeve Ushqimore Njerëzore në universitetin katolik të Romës. Osteoporoza është një sëmundje e skeletit që karakterizohet nga humbja progresive e përbërjes së kockës, që bëhet poroze, pak rezistente dhe më e ekspozuar ndaj rrezikut të frakturave. Sipas vlerësimit të “International Osteoporosis Foundation”, një grua ndër tre e moshës 60 deri 70 vjeç apo 2 ndër 3, e moshës 80 vjeç vuajnë nga ky problem. Kockat që përbëjnë skeletin, rriten dhe forcohen gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, duke arritur pjekurinë kimike në moshën 25-30 vjeç. Nga ky moment aktiviteti i vazhdueshëm i transformimit dhe rimodelimit kockor ka për qëllim ta bëjë kockën më të fortë ndaj nevojave të përditshme, sipas moshës. Në studim, autorët e studimit kanë evidentuar se duke adoptuar sjellje ushqimore të shëndetshme që lidhen dhe me aktivitetin fizik apo një stil të shëndetshëm jetese është e mundur të arrihet një nivel i lartë mase kockore. Për të kundërshtuar shfaqjen e osteoporozës duhet treguar shumë kujdes ndaj asaj që hamë. “Eshtë e nevojshme një dietë ushqyese e balancuar me një përbërje kalorike, të përshtatshme me nevojat fiziologjike të individit. Një dietë e moderuar me proteina, një gram proteinash për çdo kile të organizmit tonë (1 g/Kg/die), një përbërje të duhur yndyrash dhe karbohidratesh që nuk duhen të jenë më tepër se 55-60% të kalorive totale. Po që duhen marrë çdo ditë. Po ashtu rekomandohen sasi të larta kalciumi, potasi, magnezi dhe sasi të pakta sode”, theksojnë autorët e studimit. Përsa i përket kalciumit, ndonjëherë nuk është e mjaftueshme marrja nga ushqimet dhe në këto raste duhet të merren tableta me kalcium. Vitamina D është nga ana tjetër një përbërës i rëndësishëm për asimilimin e kalciumit dhe për këtë duhet marrë me dietë apo me tableta. Edhe ekspozimi në diell lejon të prodhohen vitamina që formohen në lëkurën tonë. Përveç kësaj vitaminat: A, C, E, K dhe minerale të tjera si fosfori, fluori, hekuri, zinku dhe bori janë të nevojshëm për një metabolizëm normal të kockave dhe mund të merren falë një ushqyerjeje të larmishme dhe korrekte. Së fundmi rekomandohet eliminimi i alkoolit, kafeinës dhe pijeve të gazuara. Këto të fundit duket se e rrisin më shumë riskun për fraktura te gratë që i konsumojnë.

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Modifikuar nga NS-6 datė 20/12/2007 ora 23:23

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Dhjetor 2007 20:42
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Gjendrat Ne Organizem

Cod. D27122007

GJËNDRAT EGZOKRINE

Përpos muskujve ne efektor hyjnë edhe gjëndrat.
Sipas asaj se a behet tajitja neper kanale jashtqitese
Ose drejtpersedrejti ne gjak ose limfë (pa kanale jashtëqitese) dallohen 2 lloj tajitjesh:
1.tajitje e jashtme (egzokrine)
2.tajitje e mbrendshme (endokrine)
Prodhimet e gjendrave egzokrine quhen secrete ose eskrete,
Kurse te gjendrat endocrine inkrete. Tajitja gjegjesisht dalja e sekretit prej qelizave mund te behet ne 3 mënyra:
1.merokrine
2.apokrine
3.holokrine

Gjëndrat me tajitje te jashtme janë:
1.gjëndrat pështymore(glandula salivares)
2.gjëndrat ndjersore (glandula sudorifere)
3.gjëndrat e lotit(glandula lakimalis)
4.gjëndrat dhjamore (glandula sebace)
5.gjëndrat aromatike (glandula sudorifere majores)

1.GJËNDRAT PESHTYMORE
Gjëndrat e peshtymes gjenden ne zgavren e gojes,kto ndahen ne 3 grupe:
1.gjendrat pranveshore(glandula parotis)
2.Gjendrat nennofullore(glandula submardibularis)
3.gjendrat nengjusore(glandula subliguaris)
2.GJËNDRAT DJERSORE
Gjëndrat e djersës tajitin djersë ne menyrë merokrine .djersa është leng i kthjellet i cili përmban 99% ujë, mbetjen prej 1% e perbëjnë materjet organike dhe joorganike :natrium, kalium, kalcium,magnez,dhe sasi te vogla te glukozës dhe uresë.
3.GJËNDRAT E LOTIT
Tajit lot(është leng i kthjellet pa ngjyrë ,me shije te njelmët dhe permban pak proteina jargë dhe yndyrna si dhe enzimin lizozin.
4.GJËNDRAT DHJAMORE
Janë te shperndara neper terë lëkurën , ne perjashtim te shputave dhe shuplakave.
Funksioni i tyre është i kontrolluar nga hormonet.
5.GJËNDRAT AROMATIKE
Ato gjenden nën sjetulla ,ne lekuren e skrotumit rreth anusit, vetullave ne pjesen e jashtme te kanalit te degjimit dhe atriumit te hundes.
Gjendrat e erës tajitin sekret specifik i cili per nga era, ngjyra dhe vetitë tjera është karakteristik per secilin individ dhe secilen racë(secili njeri ka ere specifike te trupit).

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 18:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:15
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Gjėndrat endokrine dhe hormonet e tyre

Cod. E27122007

Gjëndrat endokrine dhe hormonet e tyre

Gjëndrat endokrine janë :
pjesa e perparme e hipofizës, pjesa e pasme e hipofizës, gjëndra tiroide, gjëndrat prantiroide, palca e gjendres mbiveshkore, korja e gjëndrës mbiveshkore, farorët, pankreasi, vezorët.
1.Pjesa e përparme e hipofizës përbhet nga hormonet:
oHormoni i rritjes ka funksion per te nxitur rritjen e të gjitha indeve në organizem.
oHormoni tierostimulues ka funksion për të nxitur gjëndrën tiroide per krijimin e hormonet tiroid.
oHormoni adrenokortikotrop e nxit koren e gjëndrës mbiveshkore per te krijuar mbrojtjen e organizmit.
oHormoni prolaktin e nxit krijimin e qumështit në gjëndrat e qumështit.
oHormoni folikulostimulues e nxit rritjen e aktiviteteve hormonale të vezorëve dhe farorëve.
oHormoni lutoneizues shkakton zhvillimin e trupit te verdhë në vendin ku ka plus fulikula te femrat nxit tajitjen e testosteronit.
2.Pjesa e pasme e hipofizës
oHormoni antibioretik e nxit resorbimin e ujit me gypsat veshkore.
oHormoni dueretik e nxit shtrëngimin e muskujve të lëmuar në enët e gjakut .
oHormoni oksitocina shkakton kontraktimin e muskujve në mitër shkakton rrjedhjen e qumështit nga gjëndrat qumështore pas thithjes .
3.Gjendra tiroide
oHormoni tiroid i cili e rrit metabolizmin, rrit aftësinë fizike dhe mendore , rregullon rritje normale.
4.Gjendra prantiroide
oHormoni i saj është hormone paratiroid i cili e rregullon shkëmbimin e kalciumit ndërmjet gjakut dhe eshtrave.
5.Palca e gjendrës mbiveshkore
oHormoni—adrenalina noradrenalina e cila ka funksion për rritjen e shtypjes së gjakut ,punën e zemrës , aktivizon qelizat nepërmjet ngacmimit të sistemit nervor simpatik.

000000000000000000000000000000
I FTOJ EDHE ANETARET TJERE TE SHTOJNE DICKA..........

Modifikuar nga NS-6 datė 27/12/2007 ora 18:22

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Dhjetor 2007 11:16
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Straniero Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Straniero Shto Straniero nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Straniero nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Akromegalia

Cod. A01042008

Akromegalia eshte nje kuader klinik i karakterizuar nga rritja e perqendrimit te faktorit te rritjes ne gjak. Si pasoje e ksaj,kemi nje sere efektesh ku me e para do jete ajo e glicemise. Faktori i rritjes se bashku me glukagonin dhe glukokortikoidet jane hormonet qe kontrollojne sasine e sheqernave ne gjak. Nje rritje e hormonit te rritjes shkakton nje rritje te rezistences ndaj insulines dhe si pasoje shkakton diabet.
Nje nder gjerat qe pacienti ju tregon eshte qe kohet e fundit nuk i vijne me kepucet ose unaza nuk i vjen me ne gisht,shenja keto qe ne shume raste mund te neglizhohen nga personi qe i tregon ose edhe nga mjeku vete. Kjo vjen si pasoje e trashjes se lekures dhe zgjerim te ekstremiteve te gjymtyreve.
Duke qene se hormoni i rritjes vepron direkt mbi muskulin kardiak do te kemi nje rritje te dimensioneve te zemres (kardiomegali),proces qe kalon ne 4 faza duke filluar qe nga hiperkinezia e deri tek kongjestioni pulmonar (rritje e sasise se lengjeve ne mushkeri si pasoje e pengimit qe shkakton e presionit ne zemer).
Ne veshke do te kete nje mbajtje e natriumit dhe ne menyre indirekte do te thote mbajtje e lengjeve dhe nga kjo do te kemi nje rritje te presionit arterioz (tension i larte thene ne gjuhen e popullit).
Nje tjeter efekt i hormonit te rritjes eshte edhe ai mbi metabolizmin e kockes ku ky hormon bllokon osteoklastet (qelizat qe shkaterrojne materialin kockor) dhe favorizon rritjen ne dimensione te kockes dhe si pasoje kemi nje trashje te zonave te jashtme (zonat kortikale qe duhet ti dallojme nga zonat e brendshme palcore).
Kjo per sa i perket efekteve ne periferi. Por nuk duhet te harrojme efektet ne hipofize. Duke qene se nje rritje e hormonit te rritjes shkaktohet nga nje adenome hipofizare,kjo mund te shkaktoje shtypje ne zonat perreth sic eshte kiazma optike (dhe ne kete menyre jep probleme me shikimin duke filluar qe nga zonat e siperme te hapesires se te pamurit),hipertension endokranik (rritje e presionit brenda kafkes si pasoje e efektit mase te adenomes qe ndihet duke qene se kafka eshte nje hapesire qe nuk zgjerohet) si dhe efekt shtypes mbi qelizat e tjera qe do te coje ne nje deficit hormonal te qelizave te tjera.

Diagnoza behet me nje prove me glukoze e cila normalisht bllokon hormonin e rritjes duke qene se hiperglicemia bllokon prodhimin e tij dhe hipoglicemia stimulon (keto jane ato qe quhen feed-back hormonale,nje proces mjaft i perhapur ne sistemin hormonal). Nese nuk ka ulje,do te thote qe ka nje prodhim te larte. Me pas mund te perdoren radiologjia per te pasur nje diagnoze te sigurte. Normalisht qe nje anamneze e sakte,do jepte te dhena qe do te na benin te dyshonim qe ne fillim per kete semundje.

Perqendrimin e hormonit te rritjes nuk mund ta bejme me nje marrje gjaku te vetme duke qene se hormoni i rritjes ndjek nje cikel cirkadian (ndryshon ne harkun kohor te 24 oreve duke pasur ore ku perqendrimi eshte me i madh dhe ore ku eshte me i ulet). Por mund ta verifikojme me proven qe thame me siper.

(shkeputur nga shenimet e leksioneve)

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Mars 2008 23:22
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:35 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Semundjet e Sistemit Hormonal

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.