diabolic
bastard_inside
Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Re: Re: Leopoldi dhe Alberti II
Citim: Po citoj ato që tha amor alucius
Nese eshte diçka qe une s'mund te duroj eshte ndjenja inferioritetit si dhe deshira per t'u bere dikushi duke sulmuar nje vend standartet e te cilit shqipetaret s'do mund t'i arrijne as ne 50 vjetet e ardheshme.
Europa ka shfrytezuar sepse ka pasur tru, nje popull i pazhvilluar nuk mund te shfrytezoje askend, ka pasur fuqi ekonomike si dhe vizion. Ne shqipetaret, ne kohen kur superfuqite çanin boten, merreshim me Mujon dhe Halilin, e qe deri ne kohen e Enver Hoxhes kishi gati gjithe popullsine analfabete.
Belgjika eshte nje nga vendet qe respekton me teper te drejtat e te huajve ne bote, ai qe ka aftesi çan perpara. Pune tjeter pastaj qe ka gjuhe te veshtira, ka sistem para-universitar niveli i te cilit eshte shume i larte dhe qe nje njeri qe ka mbaruar ne Shqiperi s'ka as 1/5 e diturive te atij qe ka studiuar ketu. Kjo eshte arsyeja qe jo shume shqipetare nuk ndihen ketu. Plus, u rrita ketu dhe njerezit shqipetar qe flasin gjuhen rrjedhshem mund t'i numeroj ne gishtat e nje dore.Kjo tregon shume per nivelin shqipetar.
Paske pare ne TV, č? Po me ben te qeshi! Po mundohesh t'i mbushesh vetes mendjen qe eshte me mire Shqiperia apo mua?
Amor kemi vite qe flasim midis faqeve virtuale te ketij forumi.Kemi vite qe flasim shqip me njeri-tjetrin here duke u kuptuar ,here duke u grindur,here duke qene asnjejes.Kete e kemi bere per te arritur nje komunikim sa me te mire me njeri-tjetrin te gjithe si forumista duke shpalosur idete tona sado te ndryshme apo te njejta te ishin.Nuk e di sesi i sheh ti ngjarjet ti por me vjen keq te lexoj nga ty gjera qe nuk do te doja te lexoja. Me duket sikur fjalet qe ke shkruar ti i ka shkruar dikush qe eshte Belg dhe ultra i djathte. Nuk mund te krahasosh belgjiken me Shqiperine.Kane dy histori krejt te ndryshme dhe dy realitete te ndryshme. Tashme as ti dhe askush nuk e di nese shqiperia do ti arrij standartet e Belgjikes (ketu flas per ato standarte qe i ka cdo vend i bashkimit europian) .Pastaj nuk kuptoj shprehjen kur thua qe europa ka shfrytezuar se ka pasur tru.Perse te vrasesh,te skllaverizosh ,te perdhunosh,te djegesh,te shkaterrosh sipas teje eshte te kesh tru?
Me thuaj te lutem Amor me te vertet e mendon keshtu?
Tashme qe shqiptaret punojn dhe shfrytezohen nga greket,italianet,gjermanet,belget jane sipas teje pa tru.
Ti kujton se nese do te kishim dashur nuk do te kishim pasur mundesine te shfrytezonim ?
Historia jone mijra vjecare e dashur Amor nuk bazohet te Eposi i Kreshnikeve qe ti ke permendur.
Shume vende ne bote na e kane zili historin ,vjetersin e saj,gjuhen dhe traditat. Ne mijra vjet ky popull ka nxjerre perandor , pape, faraon,mbreter,luftetar,shkrimtar ,dijetar.
Kaq injorant paska qene ky popull sipas teje?
Kete popull e kane shfrytezuar deri ne maksimum dhe kane dashur ti heqin edhe palcen ,kane dashur ta vrasin,ti presin gjuhen te mos flase, ti presen kembet te mos hec, ti presin duart te mos mbrohet.
Prandaj kemi ngelur mbrapa ne Amor.
Jo se jemi me pak inteligjent se te tjeret se inteligjencen e kemi treguar dhe po e tregojm ne te gjithe boten .
Pastaj niveli i atyre qe me te vertet studjojn ne shqiperi eshte ndoshta edhe me i larte se i atyre qe jane europian.Ta theme kete sepse studjoj jashte shqiperise edhe une.Ti je rritur atje dhe numuron me gishtat e duarve ata qe e flasin rrjedhshem gjuhen belge.Cfar donte te tregonte kjo gje qe kush ishte niveli i shqiptareve?
Dua te te kujtoj qe je edhe ti shqiptare mikja ime dhe ben pjese edhe ti ne vorbullen e atij niveli .
Mesa di une ne shqiptaret kemi aftesine per te mesuar dhe per te folur shume gjuhe,kete e kam nga eksperienca ime personale dhe nuk kam gjetur te huaj qe te flasin me shume gjuhe se ne.
Gjithsesi ky eshte mendimi yt dhe si mendim e respektoj por nuk e arrij ta mendoj ne te njejten menyre.
Gjithsesi Amor mos harro sesa do te mbrosh Belget dhe te shash shqiptaret do te ngelesh gjithmon shqiptare.
Nejse ja kalofsh mire dhe gjithe te mirat nga Diabolic.
Ps: Ndoshta sme takonte te hyja ne diskutimin tuaj por smund te rrija pa folur.
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|