Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Leter e Hapur
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Leter e Hapur

Qender Nukleare ne Shqiperi

Disa shoqeri te huaja shumekombeshe po kerkojne me insistim ndertimin
e nje Qendre Berthamore ne Shqiperi. Kryeminstri shqiptar z.Berisha
theksoi per median se eshte konsultuar me kompanine italiane Camozzi
Holding spa per ndertimin e kesaj qendre berthamore ne Durres .

A ka nevoje Shqiperia per nje qender vdekjeje ne zemren e saj? 
Shqiperia, nje nga vendet me pasurite me te medha ujore ne Evrope, ne
te cilen mund te ndertohen hidrocentrale te panumerta? Shqiperia, 
vendi i alpeve, maleve dhe lartesive, nga mund te perfitohet energjia 
e eres? Shqiperia, vendi i diellit mesdhetar qe ngroh te katra stinet,  
nga i cili mund te perfitohet energjia diellore?

A ka nevoje Shqiperia per nje qender vdekjeprurse? Mos valle na kane 
lene pa drita ne gjithe keto kohe, si ne mesjeten e larget, qe kur te 
vinte lajmi i ndertimit te nje qendre nukleare, njerzit nga stresi i 
perditshem i erresires, te mos pyesin me as per radioaktivitet, as per  
tumore e as per kancera, per pak energji me shume?

Pse pikerisht nje kompani italiane ofrohet per ndertimin e kesaj 
qendre te vdekjes? Mos ndoshta sepse ne Itali nuk lejohet me ndertimi 
dhe perdorimi i qendrave nukleare qe nga viti 1987, kur ne baze te nje  
referendumi  mbarepopullor u mor vendimi per mbylljen e tyre, pasi 
konsiderohen si qendra te nje rezikshmerie te larte per shendetin e 
njeriut? Pra mos valle kompania italiane mund te beje ne Shqiperi ate 
qe nuk ben dot ne Itali?

Pse pikerisht ne Durres do te ndertohet kjo qender berthamore? Mos 
valle mbetjet nukleare qe jane faktori me i demshem per ambjetin dhe 
sidomos per njeriun dhe qe shkenca e kohes nuk ka gjetur akoma nje 
menyre per ti eliminuar ato, kjo kompani ka menduar ti shperndaje ne 
ujrat e bregdetit Durrsak? Investimi me i kushtueshem per nje qender 
nukleare nuk eshte ndertimi i saj por eshte pikersht izolimi i 
mbetjeve nukleare ne disa faza te ndryshme perpunimi qe megjithate 
humbin radioaktivitetin e tyre vetem pas me shume se 1000 ( njemije) 
vjetesh. A eshte kjo dhurata qe duam ti bejme femijeve dhe niperve 
tane? T?ju leme amanet mbetje nukleare qe shkenca me e perparuar 
perendimore nuk ka arritur akoma sot ti eliminoje?

Mos valle shtetet fqinje shohin tek ne  vendin e varfer dhe te 
korruptuar, ku mund te ndertojne qendra nukleare, te marrin energjine 
e paster te  ketyre qendrave ne shtetet e tyre dhe te na lene neve 
bakshish mbetjet nukleare?

Mos valle keto vende nuk duan ti ndertojne keto qendra nukleare ne 
vendet e tyre pasi sot qendrat nukleare jane shenjestra numer nje e 
terroristeve per atentate terroriste. Pasi shperthimi i nje bombe ne 
nje qender nukleare eshte ekuivalente e nje Hiroshime te dyte?

Mos valle ketyre vendeve, ndertimi i nje qendre berthamore ne Shqiperi  
nuk ju dhimbset shume pasi, nuk do te vdesin nga leucemia, tumori apo 
kanceri femijet e tyre, por femijet e shqipetareve te varfer dhe te 
urte?

Vendet e Komuniteti Europian kane mbi nje dekade qe po diskutojne mbi 
ceshtjen e mbetjeve te tyre nukleare, duke kerkuar nje vend ideal per 
depozitimin e tyre... Mos ndoshta jemi ne vendi fatlum?

Neqoftese nuk do qe ne Shqiperi te kete nje Chernobyl te ri, neqoftese  
nuk do te te marri dheu nga leucemia, tumori apo kanceri, neqoftese 
nuk do qe femija te te lindi me dy koke dhe nje kembe, dhe qe te 
afermit dhe familjaret  te te lene nje nga nje per shkaqe ?misterioze 
te natyres? atehere thuaji:

JO VDEKJES! JO NDERTIMIT TE NJE QENDRE NUKLEARE NE SHQIPERI!

PO JETES! PO NDERTIMIT TE QENDRAVE EKOLOGJIKE TE ENERGJISE NE SHQIPERI

Me respekt

Arber Cepani

Rrjeti i Studenteve Shqiptare ne Bote - AS@N

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2007 13:30
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Leter e Hapur

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.