Vizioner
...ne Timon
Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857
|
Korrupsioni, Berisha barazon Nanon
Si ka ndryshuar perceptimi i korrupsionit brenda pesë viteve të fundit
Raportet e Transparency International
2004 vendi i 108
2005 vendi i 126
2006 vendi i 111
2007 vendi i 105
2008 vendi i 85
Analiza / 2004-2008- Misioni i pamundur i qeverive për t'u ndarë nga paratë e pista. Nga kleptokracia e ish-kryeministrit socialist, te "duart e pastra" të kryeministrit demokrat, ku ndëshkohen vetëm faturistë të KESH-it dhe policë mjeranë. Dy qeverisje me të njëjtin model të ushtrimit të pushtetit: korrupsionit shtetëror, që nuk përballet me drejtësinë
Deri në qershor, janë muajt e fundit të qeverisjes së ardhur në pushtet, në shtator 2005. Deri më sot, janë plot 40 muaj nën udhëheqjen e parullës "me duar të pastra", të cilat, sipas shofrave, sot janë më të ndotura se kurrë dhe po aq të ndotura sa qeverisja e kaluar e së majtës, e cila ishte përdorur si etaloni i korrupsionit qeveritar.
Janë muaj të përfshirë nëpër raporte dhe statistika, që tregojnë se lufta kundër korrupsionit mbeti më shumë në letër sesa u zbatua në praktikë, se asnjë zyrtar i lartë, asnjë "peshkaqen" i bërjes së parave të pista nuk përfundoi para drejtësisë.
Ka një të vërtetë të pamohueshme: të pandehurit u shtuan, por ata ishin ose faturistë që vidhnin kilovatët e konsumtaorëve të KESH-it, ose policë gjobvënës në rrugët e vendit. Kishte dhe disa zyrtarë që ende janë në burg me dënime të lehta dhe disa dolën prej qelisë, dhe aty përfunduan jo pse bënë korrupsion, por sepse këtë e bënë pa "lejen" e qeverisë.
Pak a shumë e njëjta skemë si në qeverisjet e mëparshme dhe si atëherë, në gjyq nuk përfundoi asnjë hajdut i tatimeve apo doganave, dhe mbi të gjitha asnjë zyrtar i rangut të lartë. Dhe nuk kishte se si të përfundonte.
Prokurorë të akuzuar se kishin "njolla" diktatoriale, dhe gjyqtarë që janë në dorën e ministrit të Drejtësisë ende nuk po arrijnë të çojnë për gjykim disa prej dosjeve më të mëdha korruptive të viteve të fundit.
Ish-ministri i Punëve Publike dhe Transporteve akuzohet për mbi 250 milionë euro abuzime, për një rrugë që në sajtin on-line të firmës ndërtuese ende shënohet 535 milionë dollarë dhe në realitet e ka kaluar vlerën 1 miliard euro.
Ai është ministër i Jashtëm dhe më shumë jashtë se brenda, duke bërë diplomacinë e Shqipërisë. Ish-ministri i Mbrojtjes është ende pa ndonjë akuzë për katastrofën e paparë në Gërdec, ku zyrtarisht dëmi ekonomik është 20 milionë euro, por ku u vranë 26 shtetas, u plagosën mbi 300 të tjerë, e u bë trafik armësh dhe municionesh, dhe agjenci shtetërore në bashkëpunim me njëra-tjetër njollosën reputacionin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
Për këtë krim shtetëror janë në burg pa afat tre shtetas, të cilët sipas hetimeve të deritanishme ishin vetëm zbatues të urdhërave, që nisnin nga VKM-të e qeverisë te ato të Ministrisë dhe të niveleve më të ulëta.
Por, edhe pa këto kampionë të korrupsionit shtetëror, Shqipëria është një vend ku korruptimi është mënyra e majmjes së pushtetarëve, si duke vijuar me sukses rrugën drejt korruptimit të mbarë shoqërisë dhe duke penguar kursin e reformave.
Në analizë janë përfshirë të dhëna të përgatitura vitet e fundit, me tabela krahasimore, që tregojnë se ndëshkimi i korrupsionit ka qenë thjesht demagogji dhe në shumë sektorë ka bërë hapa mbrapa.
Analiza është mbështetur në sondazhin e Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), e vitit 2008 dhe raportit të kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, që të dyja të mbështetura nga programi i USAID-it për Shtetin Ligjor në Shqipëri si dhe në të dhënat e Prokurorisë së Përgjithshme për vitin 2007.
Sipas sondazhit të IDRA-s, korrupsioni i perceptuar në Shqipërinë e vitit 2008 ishte i lartë; 92 për qind e të intervistuarve thanë se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë ishte "shumë i përhapur", 47 për qind mendonin se korrupsioni ishte rritur, ndërsa në sondazhin 2006 kështu mendonin 13 për qind.
Si në 2006-n, njerëzit i shihnin shumicën e institucioneve përgjithësisht të korruptuara dhe besimi i qytetarëve tek institucionet mbetej i ulët. 92 për qind e të intervistuarve në sondazhin 2008 thonin se korrupsioni ndërmjet zyrtarëve publikë ishte "shumë i përhapur" dhe ai nuk ka ndryshuar që nga 2005-a, kur ishte 95,3 për qind dhe viti 2006, kur ishte 94 për qind.
Pothuajse gjysma e të intervistuarve mendonin se korrupsioni ishte rritur në shifrën 47,2 për qind, 13 për qind më e lartë se në sondazhin 2006. Se rritja e korrupsionit ndikon negativisht te jeta e gjithëseicilit e tregoi edhe vlerësimi për gjendjen ekonomike të vendit, e cila kishte një vlerësim prej 60,4 për qind, ose 13 për qind më shumë se në sondazhin 2006.
Raporti i kryer nga Qendra për Nisma Ligjore Qytetare, bazohej në monitorimin e veprimtarisë së organeve të drejtësisë në rrethet Tiranë, Vlorë dhe Shkodër për çështjet penale që lidhen me korrupsionin dhe monitorimi përfshinte dy qeverisjet, atë të ish-kryeministrit Fatos Nano dhe atë të kryeministrit aktual, Sali Berisha.
Për periudhën 2004-2006, Prokuroria e Tiranës nisi 217 procedime penale me 85 të pandehur për veprat penale në fushën e korrupsionit, duke i rritur ato. Prokuroria e Vlorës nuk kishte të njëjtën tendencë.
Në vitin 2006, procedimet penale të Prokurorisë së Tiranës u rritën dy herë në krahasim me vitin 2004, por jo për të gjitha procedimet penale të filluara, u morën të pandehur.
Përfaqësues të prokurorisë kishin ngritur shqetësimin se në shumë raste, kallëzimet penale nuk përmbanin elementët e një vepre penale, ose kallëzimet nuk ishin të shoqëruara me dokumente provuese ose, nuk përmbajnë të dhëna që të mund të provojnë ekzistencën e veprës penale.
Procedimet penale për veprime arbitrare, në shumicën e rasteve u pushuan. Në vitin 2006, në krahasim me periudhën 2004-2005, u rrit numri i pushimit të procedimeve penale dhe çështjeve të dërguara për gjykim për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.
Pjesa më e madhe e të gjykuarve në Tiranë ishin punonjës policie dhe punonjës në KESH, ose ekonomistë. Gjatë kësaj periudhe, nuk u gjykua asnjë punonjës i zyrës së tatimeve dhe doganave, edhe pse nga sondazhet e matjes së perceptimit publik për korrupsionin, rezultonte që doganat dhe tatimet të jenë ndër sektorët e korruptuar në Shqipëri.
__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|