Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Minoritaret , me shume poste shteterore
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Minoritaret , me shume poste shteterore

Edison Kurani
Minoriteti grek ne Shqiperi eshte shume i rendesishem per Athinen zyrtare dhe, ndonese gjendja e tyre eshte permiresuar, postet publike qe ata kane, jane te pakta. Konstatimi erdhi dje ne takimin zyrtar mes Karolos Papulias, i cili drejton aktualisht presidencen e Greqise dhe kryetarit tone te shtetit, Bamir Topi. Presidenti grek beri te qarte se u kerkon autoriteteve shqiptare, permes takimit koke me koke me Topin, qe shtetasit me kombesi greke ne Shqiperi te jene me te pranishem ne jeten publike, permes posteve te ndryshme ne hierarkine shteterore. Topi u takua dhe me Kryeministrin Kostas Karamanlis, por asnje deklarate zyrtare nuk u dha per mediat.

Ne axhenden treditore, Topi shoqerohet nga ministrat Basha, Nishani e Ndoka, disa deputete te se majtes e koalicionit qeveritar dhe kryebashkiaket e Sarandes e Gjirokastres. Po ashtu, Topin e shoqeron dhe nje grup me 47 biznesmene. Nder ceshtjet kryesore qe u diskutuan ne takimin koke me koke, Papulias-Topi, ishte ajo e emigranteve shqiptare ne territorin grek, duke u lidhur ngushte me kushtet, ne te cilat ndodhet minoriteti helen ne Shqiperi. Ndersa pala greke zbardhi te plote fjalen e Papulias me Topin dhe me tej deklaratat e tyre per shtyp, Presidenca jone u mjaftua me publikimin vetem te se dytes, pa dhene detaje per fjalen e Topit, ne takimin koke me koke.

Papulias deklaroi qe ne fillim te konferences me gazetaret se “me Topin patem kendveshtrim te perbashket per marredheniet mes dy vendeve dhe ceshtje te Ballkanit”. Kryetari helen i shtetit theksoi se rol kyc ne lidhjet me vendin tone, ka minoriteti grek ne Shqiperi. “Vleresojme punen e shtetit shqiptar per te zgjidhur problemet e minoritetit”, tha Papulias, duke nxitur “hapa te tjere per kete ceshtje, qe eshte e lidhur me integrimin evropian te vendit tuaj”. “Keto hapa qe kerkojme, detajoi Papulias, lidhen me shkollimin publik ne greqisht dhe mbrojtjen e te drejtave te grekeve, tha Papulias, duke shtuar se hap i nevojshem i Shqiperise, eshte pjesemarrja e minoritareve ne postet publike”.

Fakti qe Presidenti aktual grek ka qene dikur emigrant e ka nxitur ate dje t’i pohoje homologut shqiptar ne Athine se te mirat e shteteve pritese te emigranteve jane te medha, duke zhvilluar ekonomine e tyre. “Prania e emigranteve shqiptare eshte shume e rendesishme per ne. Greqia ka qene dhe do te jete gjithnje vend emigrantesh. Nuk ka familje helene pa njerez te lidhur me emigrantet”, deklaroi Papulias ne takimin me Topin. Ndersa pohoi: “Kam qene dhe une emigrant. Dhe sa lendohem kur shoh ksenofobi ndaj grekeve emigrante, po aq trishtohem kur shoh dukuri te njejte ne Greqi ndaj shqiptaresh”. Kurse me tej, siguroi se i “kuptojme problemet e tyre dhe veshtiresite qe hasin ketu, por dhe rendesine qe ata kane per zhvillimin ekonomik te vendit tone”. Per te vazhduar menjehere me pas, me argumentin: “Gezohem per faktin se te ardhurat e shqiptareve te punesuar ne Greqi, perbejne 11 per qind te financave shqiptare”.

Kosova, zbuten tonet greke

Ne biseden mes dy Presidenteve, ka zene nje vend te vecante Kosova. Per here te pare, sikunder pranohet zyrtarisht, pala greke ka zbutur shume tonet ne lidhje me shkeputjen de jure te Kosoves nga ajo cka mbeti nga federata jugosllave, Serbia. Sakaq, paralele ne bashkebisedim ka pasur edhe ketu. “Ne shpresojme per Kosoven qe te gjendet nje zgjidhje konform perpjekjeve shumeplaneshe mbareboterore, qe po behen prej kohesh. Urojme te mos kete eksese dhe ngjarje te pakendshme, deri ne zgjidhjen e statusit te ketij vendi”. Kurse reagimi i Topit, ishte: “Marrja e statusit te pavaresise se Kosoves do t’i sherbente rikthimit definitiv te paqes dhe sigurise ne rajon, ku une besoj dhe jam i bindur”. Ketu Topi theksoi se edhe Kosova, dhe Shqiperia, por dhe Serbia te ardhmen e tyre e kane ne familjen evropiane. “Keshtu qe, fitimi i statusit te pavaresise do te ishte patjeter nje kontribut i cmuar i paqes dhe sigurise ne rajon”, konkludoi Topi.

Ndersa Papulias siguronte Topin se mirekuptohet perpjekja e kosovareve per zgjidhjen e statusit, njekohesisht iu be e qarte se kurre Greqia nuk do ta pranoje emrin Maqedoni per ate qe njeh si Shkupi, ose me se shumti, ish-Republika Jugosllave e Maqedonise. “Ne qartesojme se integrimi i Shkupit ne BE kalon permes emrit, por ky vend duhet te respektoje deri me nje te drejtat e shqiptareve, qe jane ne numer te konsiderueshem atje dhe marreveshja e Ohrit te zbatohet perpikmerisht”, ishte deklarata e Presidentit te Republikes greke

Koha Jone
----------------------------------
Si kete radhe . as nje here skemi pare me gjithe kete axhende te madhe... me bashkiaket .. me biznezmen... hajde.. hajde sec do te kemi....me vone.....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2007 23:04
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ari.
I VETPERJASHTUAR

Regjistruar: 15/11/2006
Vendbanimi: skela e pare ne evrope
Mesazhe: 1763

nuk pati ndonje sukses moj saranda...

mori me vete dhe nje delegacin prej 300vetesh,deputet,kryetarbashkish,biznesmen

po shkoi ti kerkoj mbeshtetje,per ne nato dhe ne BE,sepse shpetimi jone be-ja eshte,,pfff.ne jemi ne BE,,cdo familje ka 2-3emigrant,,,mire per camet qe nuk tha gje se nuk ka bythe po per emigrantet te pakten,,,,ah thuaj

__________________
flamuri yne eshte me i drejti ne bote sepse nuk ka pushtuar asnje...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2007 23:30
Ari. nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ari. Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ari. (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ari.'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ari. Shto Ari. nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ari. nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Minoritaret , me shume poste shteterore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.