Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhe 4 vjet djathtas!!!!
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
varka
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 27/04/2004
Vendbanimi: canada
Mesazhe: 685

Dhe 4 vjet djathtas!!!!

Nuk e di per ju qe jetoni ne Shqiperi por ne perendim midis emigrantesh eshte perhapur nje fryme pozitive ne lidhje me ndryshimet e viteve te fundit. Personalisht kam 5 vjet pa ardhur por shpresoj qe te kur te vi kete vit ( per zgjedhje) te mos zhgenjehem. Disa prej tyre mund te permendim, rregullimin e rrugeve, luften kunder korupsionit, antaresimi ne NATO, nenshkrimi i MSA, realizimi i MSA, aplikimi per vend kandidat i BE, vizita e presidentit BUSH etj,etj qe te mos zgjatem. Si mendoni ju e meriton e djathta dhe 4 vjet te qeverise?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2009 22:21
varka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė varka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me varka (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: varka Shto varka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto varka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pershendetje Varka

Kemi ecuar o Varka kemi ecur por me cfare shpejtesie?!!!
Disa vende te lindjes jane tashme ne Be dhe ne per 20 vjet demokraci, jemi akoma tek ndertimi i rrugeve.
Lufta per korrupsjon, dakort, por te korruptuarit vazhdojne te jetojne te lire.
Personalisht jam shume e zhgenjyer nga poletikanet e atij vendi qofshin ato me bindje te djathta apo majta... Me duket sikur ate vend po e shesin, sikur askujt nuk i intereson zhvillimi i atij vendi, edhe historine duan te na e ndryshojne...!

Do te deshiroja nje fryme te re, me ide dhe pikepamje te reja... Por nuk di nga kush ta kthej koken, me duket te gjithe te shitur.

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Mars 2009 23:15
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
oliinter
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/10/2004
Vendbanimi: brunssum netherland
Mesazhe: 3833

nuk besoj se qeveria do ndryshoj krah edhe per 4 vite te tjera. Nuk eshte edi rama per kryeminister mendoj une. Edi rama e kthen shqiperine ne leje ndertimi pa lej. me mire berishen se edvinin

__________________
pulave ju ka hije te kakarisin vetem ne kotec!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Mars 2009 22:38
oliinter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė oliinter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me oliinter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: oliinter Shto oliinter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto oliinter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CYBORG
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 08/06/2008
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 72

Varka ,ti u ktheke ne Shqiperi 1 here ne 5 vjet vetem per te votuar.
mua nuk me duket se qeveria e Berishes ka patur aq sukses sa thua ti ,mjafton te kujtosh gjithe ato skandale qe i dine te gjithe .
Gjithe kete lufte kunder korrupsionit une nuk e kam pare .vizita e presidentit bush nuk me duket ndonje merite e berishes.nuk besoj te kete ndonje vend tjeter ku te numerohet mes ''arritjeve ''te qeverise vizita e bushit ,mbase gabohem.
Berishen do ta votojne ata demokratet e flakte qe e kane votuar gjithmone dhe ata qe punojne ne administraten shteterore qe te mbajne vendin e punes .gjithmone i njejti avaz eshte .une nuk them qe socialiset jane me te mire .ky eshte problemi ,nuk kemi akoma ne shqiperi nje klase politike me vizion per te ardhmen .

__________________
IGNORANCE IS CURABLE .STUPIDITY IS FOREVER .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2009 11:20
CYBORG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CYBORG Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me CYBORG (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: CYBORG Shto CYBORG nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CYBORG nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Vetem nje i pa arsyeshem mund t'i mohoj arritjet e qeverise se doktorit.
1-korrupsioni nuk ka lulezimin e dikurshem,megjithse nuk eshte eleminuar aq sa do ta deshironin shqiptaret.
2-U zhduken dhe jane vene behind bars te gjitha bandat e te fortve nga Lushnja,Durrsi e Tirana.
3-Nuk ka me kokembeshtjelle me maska ose (maskarenj) rrugve te Shqiperise,kur gjer me 2005 dilnin e tmerronin njerzit.
4-Ka patur e do te kete elektricitet 24 ore,tani privatizimi i OSSH i vuri vulen.Populli e vlereson per kete arritje.(Nuk e kam fjalen per nihilistet e pandreqshem e ziliqare, qe kane humbur pushtetin).
5-Investime te huaja miliardeshe ka siguruar qeveria demokratike,gje te cilat nuk i kish menduar ndonjehere e majta.Pra ka nje bum investimesh si ne industrine e cimentos,ne ate hidro e termo energjitike.
6-Eshte bere shume ne infrastruktur per lidhjen e qyteteve tona me autostrada,por nje investim gjigand eshte ndertimi ne kohe rekord i te ashtuquajtures me te drejte''Aorta e kombit'',rruga qe lidh Shqiperine e me pjesen tjeter te kombit,me Kosoven.(Edhe hyrja ne Durres nga Kavaja po behet 4 kalimshe.Kush ka kaluar ate cope rruge e di se cfare torture eshte.Eshte veper socialiste e Metes ajo rruge me trafikun me te ngjeshur ne vend).
7-Ndertimi i aeroportit te ri ne Rinas dhe sherbimi perendimor qe ofrohet ne te.Kujtoni aeroportin e pjerdhur qe lane socialistet.Nuk mund ta harroj korrikun 2005 ku ne kete aeroport mu hapen valixhet dhe mu vodhen nje sasi e madhe e suvenireve me te cilat kisha menduar te kenaqja te afermit e mij mbas 6 vjete mungese.Tamam bandite te ndyre.Vlera e sendeve te humbura ishte goxha e madhe.
Po sot miqte e mij?Askush nuk te prek gje.Mos eshte gje merite e Edvinit apo e skender qenushit apo e Igli Toskes?Jo eshte merite e zbatimit te regullit dhe ligjit nga kjo qeveri.
8-Nuk postoje dot nje leter se do te ta hapnin larot e vampires Luiza drejtoreshe e postave shqiptare, e cila pordhi ne qyp per nja tre vjet.Le me te dergoje pako se ne destinacion do te mbrinte vetem kartoni.
9-shqiptaret nuk paguajne me pare nen dore si dikur per certifikatat.Ato i merr shume shpejt,bile te printuara nga PC.
Njerzit po paisen me elektronik ID dhe pasaporta biometrike te standardeve teper te perparuara me siguri te larte.Po gjer dje?Syte t'ju pelcasin qeverive socialiste.
10-Si rezultat i reformave te ndermarra u be i mundur antaresimi ne NATO dhe nenshkrimi i MSA me EU dhe sivjet ne nje kohe rekord u ratifikua nga te 27 vendet e BE.Mendoj se eshte nje arritje e madhe e kesaj qeverie.
11-Nuk mbahet mend qe qeverite e korruptuara socialiste te kene paditur per ndjekje penale zyrtare te larte te qeverive te tyre.Po tani?Dy ministrave ju eshte hequr imuniteti dhe nje tjeter me vendim te kryeministrit u shkarkua nga detyra per 4 min nga shfaqja e videos skandaloze.
12-qeveria ka deklaruar se do te aplikoje per statusin e vendit kandidat per ne EU.Ajo ka te drejte ta hedh nje hap te till dhe eshte ne te drejten e saj dhe do ta beje.Te majtet ne BE po na nxjerrin teorira se gjoja eshte heret,ndoshta qe kete hap ta ndermarre nje qeveri e majte nqse do te fitoje.Te djathtet europiane e kane inkurajuar Berishen edhe dje,se Shqiperia eshte ne te drejten e saj per te aplikuar.Mendoj se lidershipi i PS dhe zagari s qenushi po vete qesharak duke derdellisur me kot per te mos bere aplikimin.Ky aplikim eshte detyre e kesaj qeverie me arritjet e saj ne realizimin e reformave te kerkuara.
13-A mund te imagjinohej ne kohen e te degjeneruarve e te kryekorruptuarve per liberalizim vizash?Never,por ja qe qeveria e doktorit po flet me BE per kete gje dhe ka te drejte simbas rregullave e ligjeve te vendosura nga Unioni Europian.Keta skeptiker europiane duhet t'ju perbahen atyre qe kane miratuar vete e mos te justifikohen me krizen.Kjo eshte dyfytyresi e tyre.Nuk them qe qeveria te vendose apriori,por t'ju argumentoje si Merkelit e ndonje skeptiku tjeter qe nuk kane shkelur asnje rregull apo ligj,vetem kane respektuar gjithcka ata kane kerkuar.Bile edhe presion ju duhet bere.Do t'ju kujtoj qendrimin bullgare kur ishte ne fazen e vendit tone.Ajo ju tha ketyre skeptikve qe pa USA-n nuk jane marre vesh asnjehere me njeri tjetrin,se ajo edhe mund t'i nderpriste hapat e integrimimit ne BE,do te dilte nga Pakti i stabilitetit per Ballkanin dhe te shikonte mundesi te tjera.Keshtu qe imoralet Europiane u detyruan te leshojne pe duke bere liberalizimin e vizave per bullgaret.Vertete qe jemi vend i vogel,por nuk duhet te pranojme padrejtesi te reja nga keta wankars.Berisha KA TE DREJTE NE KEMBGULJEN E TIJ!Mire eshte qe aplikimi te behet dhe kurvat le te bejne analizen se si do te zhvillohen zgjedhjet me 28 Qershor.Disa vende lindore e kane bere aplikimin pa mbaruar ratifikimi i MSA.Pse mos ta bejme ne qe per pak dite ajo hyne ne fuqi e kompletuar?besoj se te majtve nuk do t'ju jepet kjo kenaqesi,si atyre europiane ,por edhe atyre shqiptare.
Mund te radhisja edhe te tjera arritje.
Sigurisht qe kjo qeveri ka bere edhe shume gjera wrong,por sukseset shoqerohen edhe me mossuksese.
E verteta mbi Gerdecin duhet te dali ne shesh;Mediu me prona ne USA duhet te perfundoje ne qeli.Po ashtu edhe L Basha nqse vertetohet se eshte i perfshire ne afera koruptive.Per kete te fundit,i cili eshte i suksesshem edhe si minister i jashtem.Mendoj akuzat e miushit Brace dhe te Edvin Lakuriqi jane nje xhelozi e fares e kuqe.Megjithate akuza le te provoje fajesine e tij dhe gjykata te jap vendimin e drejte.
Do te deshiroja te beheshin hetime per bregdetin nga Palasa gjer ne kepin e stillos ne Sarande,bile te hetohet familja e Berishes.
Te hetohet shitja e pronave serbit Fazllic dhe lidhjet e tij me qeverine!
Do te doja gjithashtu qe prokuroria e pergjitheshme te hetoje per lidhjet e Edvinit me M Delileshin e Gerdecit,per 30 leje ndertimi ne Tirane dhene ketij grkomani te ndyre i lidhur me janullatusin e me greke nga Athina gjer ne Qipro.Ketu fshihet nje dore greke
Se u zgjata pak.Berisha duhet te largohet nga drejtimi i PD kesaj here;ne menyre qe PD ta kete rrugen e hapur perpara si autostrada Durres- Morine.
Simbas parashikimeve dhe sondazheve te bera gjer tani,asnje prej partive te medha nuk do te jete ne gjendje te ndertoje qeverine.Keshtu qe Berisha ka lene te kuptoje qe koalicion mund te beje vetem me xhuxhin,.Keshtu i vihet sterkembshi pergjithmone Edvinit.
Ta po e shofim thone miqte e mij shkodrane apo jo Piktori?

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Modifikuar nga IQVLORA datė 20/03/2009 ora 13:06

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2009 12:57
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Berisha eshte pergjegjes per shume gjera.

Mos harroni '97.

Ishte ky vit qe ndryshoi perfundimisht psikologjine e shqiptarit. U vrane mijra njeres dhe per here te pare ushtria u vu kunder popullit.

Per here te pare u nxit lufta civile jug-veri.

Ai nuk duhet te dale me ne skenen politike.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2009 14:09
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Miku im

Citim:
Po citoj ato që tha IQVLORA
4-Ka patur e do te kete elektricitet 24 ore,tani privatizimi i OSSH i vuri vulen.Populli e vlereson per kete arritje.(Nuk e kam fjalen per nihilistet e pandreqshem e ziliqare, qe kane humbur pushtetin). 



Nuk po iu pergjigjem "sukseseve" te pikave te tjera se zgjatet muhabeti dhe natyrisht jane relative, por tek kjo pika ketu e ke tepruar pak.

Jo me larg se dje ne darke, nusja ime u lidh per here te pare me messenger me motren e saj ne Tirane sepse kjo e fundit ka blere nje PC. Ishte gjithe qejf e shkreta sepse, helbete, do fliste "pa zamet" sepse ti e di qe me telefona flet ato me te domosdoshme per arsye te kostos. Per me teper qe ti e di qe grate kane gjithmone muhabete pa fund.

U ulen gjithe qejf dhe komunikuan per nja gjysem ore (ishte ora nja 19.30) derisa ne nje moment kunata ime dilte "off-line". Pas nje minute bie telefoni dhe degjohet zeri i kunates qe thoshte me ate tironsen e vet "motra nuk vazhdojme dot me tej se na hoqen dritat QE I PREFTE PERENIA DRITEN ISHALLAH".

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2009 20:54
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Re: Miku im

Citim:
Po citoj ato që tha arturm


Nuk po iu pergjigjem "sukseseve" te pikave te tjera se zgjatet muhabeti dhe natyrisht jane relative, por tek kjo pika ketu e ke tepruar pak.


. Pas nje minute bie telefoni dhe degjohet zeri i kunates qe thoshte me ate tironsen e vet "motra nuk vazhdojme dot me tej se na hoqen dritat QE I PREFTE PERENIA DRITEN ISHALLAH".

 


Me kenaqe me kete mallkim grash ne raste te tilla kur ikin dritat.Kam qeshur me veten time.
Po avash o arti se nuk ka as nje jave qe OSSH u ble.Ti e di se sa i amortizuar eshte rrjeti energjitik shqiptar,pastaj dje ishte nje dimer i madh ne pranvere ne Sshqiperi.Duke qene nje rrjet i raskapitur,patjeter do te kete defekte e nderpreje te elektricitetit.Mbas nje viti flasim bashke,kur nuk do te vidhet me dhe kur cdo gje te behet per se mbari.A vjedhim dot une dhe ti si gaz e elektricitet?Jo se ka cecua bicak.Ashtu do te ndodh edhe atje.Pra do te disiplinohen hajdutet dhe cdo gje do te shkoje per bukuri.Pse ke dyshim qe nuk do te ndodh keshtu?
Kalofsh nje mbasdite te bukur!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2009 15:50
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Llogjika e do qe te jete ashtu sic thua ti. Privati eshte privat dhe nuk te le ta dredhesh.

Problemi eshte se llogjika ka nje nenkuptim tjeter ne Shqiperi.

1) Privatizimi i OSSH-se "mbante ere" qe kur fitoi tenderin sepse une nuk e harroj shprehjen e gazetarit qe tha "shoqeria italiane ENEL u eliminua sepse nuk permbushte kushtet teknike te ofertes???!!!".

2) Pislleku tjeter eshte (shpresoj qe te jesh dakort me mua) kalimi i 50 milion euro te humbjeve te OSSH-se KESH-it (dmth cmimi i blerjes se OSSH-se nga Ceket realisht eshte 50 milion euro me pak). Shpresoj qe ketyre 50 milion eurove te mos u shtohet ndonje gjobe e ndonje gjykate te BE nqs ankohet ndonje nga pjesemarresit qe humben ne tender.

Megjithate miku im, po i le te gjitha keto sepse jane "pislleqe" qe pak a shume i ben c'do Qeveri me privatizimet e medhaja (eshte e kote te arsyetosh e majte apo e djathte ne kesi rastesh). Problemi eshte qe une e shof pa rrugedalje problemin e shperndarjes se energjise elektrike ne Shqiperi dhe nuk shoh se si nje shoqeri (per me teper e huaj) si ajo Ceke do mund ta zgjidhi kete problem. Ti je i zanatit dhe e di qe shumica dermuese e linjave tona jane kabllore ajrore, dhe si rrjedhim "lehtesisht te vjedhshme". Nuk mund te vere polic Ceku ne cdo mt linear linje. Po ashtu drejtesia nuk funksionon, dhe si rrjedhim as tek mbeshtetja e "ligjit" nuk mund te shpresosh (mos harrojme qe pak para ca muajsh disa elektriciste qe po punonin neper shtylla per te prishur lidhjet e parregullta, I COPETUAN ME GURE NGA BALLKONET E PALLATEVE dhe askush nuk pati mundesine/kurajon te nderhynte).

Miku im.

E di si mendoj une se do veje ky muhabet? Qe shteti shqiptar do i mbuloje me para humbjet e OSSH-se private. Ceket e blene vetem para nje viti OSSH (si oferte) dhe kerkuan 50 milione ulje (per nje vit). S'ka rrugedalje tjeter, sa here qe "do pretendojne Ceket" qveria shqiptare do hapi kuleten.

 Eshte sektor shume delikat ai i energjitikes (prandaj personalisht mendoja se nuk duhej privatizuar, te pakten ne keto kushte ne te cilat eshte tani)

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2009 22:58
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Shume ndryshime dhe shume arritje jane bere sipas thenieve te dikujt ketu vetem ngritja e nivelit te jeteses dhe mireqenies nuk permendet gjekundi.Ndersa per ate punen e privatizimit o IQ-Vlora eshte shume shpejt te flasesh.Çmimet e energjise ketu jane nga me te lartat ne Europe per mos te thene 3-4 fish dhe thuehet se do te ngrihet akoma.
Dje kur po kaloja rruges se Lacit u bllokuam diku sepse ne rruge kishin dale shume njerez,ne nje moment mu duk sikur kishin dale tifozat e Dinamos se pashe flamujt blu qe valeviteshin por ishte inagurimi i "fillimeve te punimeve" qe po bente Sala .Kesaj radhe pervec flamujve te pd-se dhe atij amerikan kishte njerez qe valevisnin edhe flamurin e NATO-s,flamuj shqiptar s'mbante njeri neper duar.
Artum problemi i vjedhjes se linjave po eleminohet pak nga pak(atje ku eshte e mundur dhe e realizueshme kuptohet) ,jane disa kompani te vogla private qe kane kontraktuar me KESH-in duke vendosur linja te reja ku eshte e pamundur te nderhyet.
Me thoni disa te korruptuar te qeverise se tosit qe jane futur ne burg,apo tani tosi me banden e vet jane ne krah te Sales.Me Salen ,Tosin ,Lufon dhe te tjere komunista te kalibrit te ketij lloji shqipetaret e kane te sigurte te ardhmen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2009 21:13
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:06 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dhe 4 vjet djathtas!!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.