Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kjo politikane e pavlere
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

S'beri dot gje Jozi edhe kesaj rradhe.
E hoqi per zhelesh Luli nga presidenca.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Qershor 2012 17:52
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Seriozisht, ka Luli aq fuqi sa te hahet me Jozin? Mire Jozefina se ka nje prejardhje ne PD, ka vite qe punon dhe ka nje fare elektorati ne Shkoder. Po Luli ka vertet ndonje fans, ka njeri ta besoje, ti shkoje prapa po hapi nje parti tjeter? Tere jeten zar i Sales ka qene, te pakten Jozi ka patur nje elektorat te vetin. Luli ne te kundert eshte vetem flluske sapuni e fryre ne prag te 2005.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Qershor 2012 21:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Jam absolutisht dakort me ty, por me sa duket ai Luli qe s'ta mbush syrin ishte/eshte me potent se Jozi perpara Sales.
Kush e di me cfare kartash luan (Argita?)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Qershor 2012 13:23
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Rrini mė qani burrin, se unė po shkoj nė dasėm!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re inw3fcot29.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 32 herė.

“Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet, e vranë politikanët”- Faik Konica


Nga Filip Çakuli



Berisha masturbohet në darkë para televizorit duke parë veten të mbajë katër fjalime në ditë, nga tuneli i pambaruar, që mund ta zërë brenda (larg qoftë), te grupi kuvendor për t’u treguar përrallën e radhës, përfundon në parlament për të sharë nga nëna, baba e motra deputetët kundërshtarë; Rama nga ana tjetër këshillohet me ata të sërës së tij se si të hajë ngjalën, pastaj del publikisht e shpjegon se nuk ishte ngjalë, po levrek i freskët, duke përfunduar në darkë në ndonjë mejhane për të sharë deputetët e tij, që nuk i takon as kur i ka përballë. Nano, pasi e shëtit nga qielli me avion këtë vend të rraskapitur, i quajtur Atdhe, zbret ndonjëherë këtyre anëve dhe pasi pi tri gota, përmallohet për shokët e tij socialistë, që për 21 vjet nuk janë ndarë me njëri-tjetrin (a thua se socialistët paskan jetuar në Vjenë këto vitet e fundit) dhe jep ultimatumin që nëse nuk e bëjnë president, kryeministër apo kryetar partie, do t’i pushtojë alla haxhiqamilshe, me luftëtarët që ka në krah, po që nuk i sheh askush.

Me Berishën dhe Ramën do të thoshim se ishim mes Shilës dhe Karibdit, por me daljen në skenë të Nanos jemi te Trekëndëshi i Bermudës, ku zhduken në mënyre misterioze jo vetëm pasuritë e këtij vendi (që kushedi sa i pasur ka qenë; merr e merr e s’ka të mbaruar), por një ditë do të shohim se edhe Atdheu, për të cilin betohen kuqezinjtë, do të përpihet, duke i lënë atdhetarët me gisht dhe me himnin e flamurit në gojë.

Ndërkohë ky popull trim, liridashës dhe punëtor, nga jugu mbetet i rrethuar nga policia, si Kruja me Sulltan Muratin dikur, po që krahasimi ka defekte se këtu kemi të bëjmë me shqiptarë që rrethohen nga shteti i tyre shqiptar, që nuk ua mban të hyjnë në tokën e tyre, të cilën duhet ta kontrollojnë dhe administrojnë; ndërsa nga veriu vazhdon vetëgjyqësia mesjetare, me kafshë që nuk njohin as ligj e kanun dhe vrasin me gjakftohtësinë e një krimineli vajzën 17-vjeçare, që në varfërinë ekstreme ku jetojmë, punonte arën, për të siguruar bukën e gojës.

Po a ka lidhje ky realitet ku jetojmë ne atdhetarët e thjeshtë, krah më krah me kuqezinjtë, me realitetin virtual që krijojnë politikanët tanë, zbukuruar me lajle e lule nga mediat tona krejt të pavarura, që i venë mikrofonin në gojë duke dalë nga tualetet, Berishës, Ramës, Nanos me pyetjen idiote standarde “çfarë bëtë atje brenda, çfarë kishit në dorë?”. Pastaj shfaqet papritur ambasadori amerikan, i cili i kthen përsëri në tualet të lajnë duart, për të takuar atë dhe për të marrë leksionin e radhës në lidhje me demokracinë.

Muajt e fundit politika, natyrisht edhe ne të mediave, është marrë me Presidentin e ri, se të vjetrin e kanë braktisur me kohë, a thua se nuk ekziston fare. Fiks Fare ka intervistuar popull anekënd dhe pyetjes kë doni ju dhe çfarë doni, iu përgjigjën: “Duam ujë” në Sukth, “Duam bukë” në mbarë atdheun tonë, më saktë, në mbarë kopshtin tonë të lulëzuar, “Duam ilaçe” në të gjitha spitalet tona, që janë në standardet evropiane, “Duam shkollë”, në qindra e qindra familje të ngujuara; e çfarë nuk donin këta votues të thjeshtë, po vetëm president nuk donin. Dhe e përcollën gazetaren tonë të shkretë me një fjalë të urtë: mirë dëbora, mirë dhe ngrica, po ç’kërkon kjo firificka?

“Hajde Muhamet me kë bën muhabet”, i thonë një fjale të urtë. Kujt t’i flasësh? Një diktatori profesionist, një amatori pesimist apo një të papërgjegjshmi optimist? Udhëheqësit tanë nuk kanë kohë të lirë të merren me hallet e shumta të popullit të tyre, por i gërryejnë sytë njëri –tjetrit, për ditë e për natë dhe për këtë nuk ndjejnë lodhje. Keni parë ju ndonjë reagim publik të këtyre burrave ndaj vrasjes gjakftohtë të vajzës 17 vjeçare për gjakmarrje? Sepse ngjiren duke u mburrur çfarë të mirash i kanë sjellë këtij populli, pa kuptuar se ku e kanë katandisur me bëmat e tyre.

Tek bredhin nëpër Evropë e Amerikë për të dalë një foto apo për t’i shtrënguar dorën jo homologëve të tyre, po ndonjë ndihmësi të ndihmësit, le të shkojnë një herë andej nga mbretëron mesjeta e errët, të futen në kullat e ngujimit e të flasin me fëmijë të pafajshëm që nuk dinë shkrim e këndim se nuk venë dot në shkollë. Se i pret vrasësi në rrugicën e sapoinaguruar nga kryeministri, i cili nuk pyet dhe hap zjarr edhe mbi fëmijët, natyrisht në zbrazëtinë e një shteti inekzistent. Cili shtetar në botë do të mburrej se ka bërë mrekullira në vendin e tij nëse do kishte jo njëmijë fëmijë të mbyllur nëpër kulla, që e shohin botën nga frëngjitë, por edhe një fëmijë të vetëm që i pikojnë lotët se nuk ka mundësi të dalë me shokët, të luaj dhe të shkojë në shkollë? Vetëm rasti ynë politik është unik, me shpresë specie në zhdukje.

Vini re fjalimet, gjithë logorinë e udhëheqësve tanë? Kryeministri deklaron se ia ka kaluar Evropës, se jemi vendi i pare në botë…, vendi i dytë në botë. Kemi lëne mbrapa Francën, Italinë duke u ngrëne dhëmb për dhëmb me Gjermaninë. Se jemi kopshti më i lulëzuar ne Evrope. Fanar ndriçues, shkëmb graniti që na kane zili të gjithë, do të thoshte ati i tij shpirtëror, shoku Enver. Po i fundit të paktën nuk ka lëne të marrin gjakun e gjyshit mbi një fëmijë të pafajshëm. Na lini o zoti kryeministër të jemi andej nga mesi i Evropës dhe jo në krye të saj, se po të të marrin seriozisht evropianët, na mbytën me refugjatë. S’kemi këllqe të mbajmë miliona francezë, gjermanë, grekë, italianë. Katër milionë turistë që vijnë, sipas jush, këtyre anëve, dëgjojnë për mrekullitë ekonomike nën udhëheqjen tuaj dhe na kërkojnë strehim politik, për të rrojtur dhe ata të shkretët ca ditë të bardha bashkë me ne.

Kryetari i opozitës, duke cicëruar në Twitter, që lexohet e ndiqet me vëmendje në të gjithë katundet, në saj të mundësisë që i krijoi kryeministri me internet në çdo cep të vendit, deklaron se presidenti u zgjodh sipas Kushtetutës, por ky veprim na largoi nga Evropa, a thua se Evropa ka kërkuar që ne ta shkelnim ligjin themelor për të na afruar. Ec e merre vesh, tamam si shoku Enver kur na mësonte se sa më e fortë të jetë diktatura, aq më e thellë është demokracia.

“Hane Shan, hane Bagdad,” i thonë kësaj. Me popullorçe, ku të ha ty e ku të kruajnë këta, për të mos e banalizuar me Stambollin që digjet. Ankesat e kreut të opozitës, më saktë protestat për keqqeverisjen të kujtojnë atë që hante bajga dhe ankohej se gjente një qime në to…

Halle- halle kjo dynja. Ca kanë hallin si të shlyejnë borxhin e bukës në defterin e dyqanit, ca kanë hall të dalin në oborrin e kullës ku janë ngujuar për të parë diellin të plotë, ca të tjerë kane hall si të blejnë një ilaç të shtrenjte për të shtyrë dhe ca ditë jetë, ndërsa Berisha ka vetëm një hall, të vdesë kryeministër, Rama ka vetëm një hall: të bëhet kryeministër dhe Nano ka vetëm hallin si të largojë Ramën nga PS-ja. E shikoni që halli hallit nuk i ngjan?!

Ky rast politikanësh nuk kanë hall nëse i duam ne. Ecin me parimin e Neronit: Me pëlqen më mirë të jem i urryer, sesa i dashuruar, sepse për të qenë i dashuruar nuk varet vetëm nga unë, ndërsa për të qenë i urryer varet krejtësisht nga unë!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2012 18:54
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shume i forte Filip Cakuli. Dhe ashtu sic duhet.

E mira eshte qe edhe ca lexues te gjehen pergjegjes, sepse fale cicerimit te tyre Salrat, Nanot dhe Ramet jane akoma ne llogoren e politikes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2012 20:58
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Zyra e znj. Jozefina, ferri i presidentëve

NGA BEN ANDONI

A do të jetë imazhi i presidentit të ri tek zyra e kryetares së Kuvendit Popullor? Ky është një rebus i kotë, që pak a shumë i dihet zgjidhja. Deri më tani, shkëlqesitë e tyre Moisiu dhe Topi, dy presidentët e fundit zgjedhur nga PD-ja, as nuk kanë pasur aromë në zyrën e kryetares. Në të njëjtën valë me kryetarin Berisha, znj. Topalli s’e ka parë të arsyeshme të nderojë njerëzit që dolën nga ‘gjiri’ i tyre dhe ‘i tradhtuan’. Edhe pse një ligj protokollar i detyron autoritetet që duke filluar nga një instancë e caktuar të mbajnë nëpër zyra portretin e presidentit, znj. Topalli e ka injoruar me një argument spiritual: Pse njihni imazh më të madh se Nënë Tereza që unë ta mbaj po ashtu në zyrë?! Kuptohet se ky është një shfajësim patetik, kur kujton se imazhi i Nënë Terezës është përçudnuar paq në vitet e fundit nga autoritetet shqiptare. Të paktën këtë e tregon monumenti i saj, i futur nën hijen e arkitekturës imperiale në Universitetin Shtetëror, përdorur më shumë si vend meditimi nokturn për pijanikët dhe ata që zgjidhin problemet fiziologjike të çastit... Por, të kthehemi në argumentin tonë: Në gjithë këtë hulli, derisa zyrtarët do të vendosin foton e z. Nishani, publiku i interesuar pret shumë të dijë lëvizjen e re të znj. Jozefina Topalli, sinqerisht e indinjuar për të gjithë procesin e zgjedhjes së presidentit shqiptar, që e la pothuaj me konsensus jashtë. Gruaja, që ka arritur de jure pozicionin më të lartë në historinë e hierarkisë së shtetit shqiptar, ka kohë që nuk ‘i rri’ posti i kryetares. Vetëm pak vjet më parë, ajo dubloi pozicionin e ministrit të Jashtëm dhe të Integrimit, ndërsa shpesh me symbylljen e Njishit, z. Berisha, ka mbajtur në takime zyrtare deri imazhin e staturës së shtetit shqiptar. I gjithë skenari tashmë i përfunduar i zgjedhjes si presidente, që fjeti javë të tëra në kokën e saj, shkoi huq kur ishte aq afër realizimit. Duket se ishte i pakalkuluar mirë, vetëm në një element: Frika e dosjeve. Është ajo që rri mbi kokën e të gjithë zyrtarëve dhe ka të ngjarë të ketë qenë përdorur indirekt edhe tek ajo, ashtu si shëmtuar janë përdorur mbi shumë figura në këto 20 vjet. Por, ky moment i fundit, do i ketë dhënë edhe një mësim të mirë. Ajo, vetë, me gjithë hamendjet e përsëritura, e ka shmangur këtë akuzë, thjesht prej postit që mban. Megjithatë s’ia ka dalë dot të kalojë përballjen direkte morale me kanalet e brendshme të PD-së, që në zgjedhjet e fundit treguan se brenda nuk janë aq në unision sa duken. Forcimi i një kahu të maxhorancës, që duket se lidhet me dy personazhe të fortë politikë, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha, parashikohet të përcjellë tensione të mëdha në të ardhmen te PD-ja. Me këtë lidership problematik dhe me profil të ulët besueshmërie, PD-ja jo vetëm nuk i çon më dot përpara reformat e premtuara, por realisht, në këtë nivel që kanë arritur strukturat e shtetit shqiptar, do jetë burim i pashtershëm gabimesh. Kuptohet se për Jozefina Topallin të gjitha këto kanë pak rëndësi. Ajo menaxhon ligjet dhe këtë sipas mënyrës së saj e bën mirë. Tashmë i duhet të punojë realisht për të ardhmen e vet dhe të klanit të saj, që këtë herë tregoi se ishte i pafuqishëm, përpara një grupi të madh njerëzish në PD, që nuk e donin. Anipse për fatin e mirë të saj, sot, një pjesë e Shkodrës klienteliste e identifikon veten me të. I vetmi aleat i saj, por që asnjëherë nuk i besohet 100%, z. Berisha në krye të PD-së dhe njeriu që mban gjallë shpirtin e kësaj Partie (edhe pse u tregua publikisht galant me të), ka treguar se më shumë sesa e vlerëson, e përdor shumë. Ose më shumë akoma është krejt indiferent prej bindjes së saj paarsye. Atij vetë, tashmë energjitë i duhet t’i derdhë që të gjejë modusin për kryeprokurorin dhe kryetarin e SHIK-ut, dy levat ende të pamarra të institucioneve të pavarura, që e kthejnë vendin krejtësisht në zotërim të tij. Ndërsa për kryeprokurorin një hamendësi është emri i z. Zaganjori (jo më kot u investua në kandidaturën për president), shefi i SHIK-ut do të jetë dikush që të kënaqë dhe interesa shumë më të larta që dalin jashtë sferës së Berishës dhe që kanë të bëjnë me obligimet e Shqipërisë në luftën ndaj terrorizmit, si pjesë e konjukturave të Aleancës. Te kjo e fundit është ende problemi, që Berisha duhet ta masë veten mirë. Kurse, sa për mundësinë e humbjes së statusit të kandidatit, tashmë s’prish punë asgjë, sepse statusi i kandidatit të Shqipërisë është thjesht një element që Berishës më shumë i duhet për dekor dhe një mundësi për megakoncert, ku militantët të bëjnë propagandë dhe kaq. Për të mos thënë se ka të ngjarë që Shqipërisë t’i jepet ky status si një lloj kortezie për 100-vjetorin, që në fakt do të thotë që ajo të qëndrojë në paradhomën e madhe evropiane me dekada. Berisha, nga ana tjetër, këtë vit, në dy skenarët brenda dhe jashtë statusit është i qetë për pak kohë. Pas ndryshimeve kushtetuese që ia imponoi dhe ia mori Ramës me pëlqimin e këtij të fundit më 2008 dhe pas të gjithë sukseseve të tij personale, por që i kanë shtrembëruar keqazi këmbët e Shqipërisë, të paktën, do jetë ai personi që kryeson shtetin shqiptar në100-vjetorin e Pavarësisë. Egoja e tij e pashoqe është ngopur me këtë rast. Tani, thjesht, i duhet të shpikë armikun e radhës dhe përpjekja e vogël është që t’ua bëjë dhe të tijve se përballë kanë një tigër, që të gjithë e dimë se hë për hë është prej letre. Më mirë se z.Nano këtë nuk e bën asnjëri tani dhe, madje, në ditët në vazhdim nuk është çudi që lëvizja gjysmake e Nanos të prezantohet si shumë e rrezikshme... Por nëse këtë e besojnë, pjesa e deputetëve ushtarë të PD-së, ashtu si nënzë edhe ata që po struken nga grupi i deputetëve po aq ushtarë të PS-së, këtë nuk mund ta gëlltisë lehtë zonja Topalli. Oreksi i saj nuk përgjigjet me atë që kërkon pjesa tjetër e PD-së, ata që i hoqën ëndrrën e madhe. Nuk është e habitshme që të lindë dhe ajo një opozitë të vogël të fshehtë brenda PD-së, për të treguar se edhe ajo ekziston, dhe madje fort. Një shenjë të zbehtë e ka dhënë me moratoriumin, por kuptohet se nuk mund të priten shkëputje të menjëhershme pindarike të zonjës. I mjafton dhe e kënaq që PD-ja të sfumohet pak nga pak dhe pakdashësit e saj të hanë kokën në vazhdim me njëri-tjetrin. Ajo vetë s’ka fuqi që t’u tregojë menjëherë dhëmbët. Objektivi i ri mund të merret lehtë me mend: karrigia e kryetarit të PD-së, pasi pas 2013, Berisha ka pak gjasa të jetë sërish kryeministër. Nga ana tjetër, Topalli i ngjan ushtarëve të vjetër në ushtri që nuk mund të lejojë që një ‘rul’ (zhargoni i ushtarit të ri), si zoti Nishani dhe të tjerët, të jenë më sipër se ‘daja’ (ushtari i vjetër). Kuptohet, veç Berishës. Jozefina Topalli ka mësuar mirë sesi funksionon shteti dhe mbi të gjitha në kohët e reja po kupton se ajo që i bëri krahu që hamendësohet si grupi Meta-Basha ka nevojë për shpagim. Dhe hakmarrja, thonë grekët e vjetër, është një gjellë që të shijon kur hahet krejt e ftohtë. Më mirë se kushdo e kupton ajo që treni i PD-së po i drejtohet stacionit të fundit me stanjacionin e ekonomisë shqiptare vetëm një larg drejt recesionit, hegjemoninë e plotë të Berishës mbi të gjitha pushtetet e drejtësisë, po e komprometon pozicionin e Shqipërisë si një shtet me parametrat e një Republike të vërtetë. Njerëzit e pushtetit, por jo më pak edhe Opozita tashmë po mbesin në kënaqësitë gargantuane. Sak këtu mund të shkëlqejë ylli që do e çoj në krye të PD-së dhe mundësia për hakmarrjen e vërtetë. Sesa ujëra do të rrjedhin dhe si do jetë konjuktura, këtë askush nuk e di. Vetëm se fotoja e Nishanit hë për hë, si zor mund të ketë vend në zyrën e kryetares së Kuvendit. Atje është vetëm vendi i shenjtes katolike, asaj së cilës i falet dhe i lutet për ndihmë realisht shpirti që bashkëjeton fort me egon e pashtershme të zonjës Topalli.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2012 16:32
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shuplaka e fundit e ambasadorit danez:

Zgjedhja e presidentit, hap prapa.



Ambasadori danez në Shqipëri ka shtuar dozën e qëndrimeve kritike ndaj qeverisë shqiptare. Në një interviste dhënë së përjavshmes shqiptare “Java” pak kohë përpara largimit, Karsten Jensen deklaroi se:

“Nëse ne, për t’u dukur të sjellshëm, përdorim në publik një gjuhë ku gjembaçët quhen trëndafila, dështimet etiketohen suksese të pjesshme dhe mashtruesit, rastësisht mbështeten si liderë, atëherë si mund të presim që populli shqiptar ta kuptojë se çfarë duhet bërë ose jo, që vendi t’i bashkohet Evropës?”.


I pyetur për procesin e zgjedhjes së presidentit, Jansen shprehet se zgjedhja është kushtetuese por jo demokratike. Por sipas tij, çdo gjë varet në duart e presidentit të zgjedhur Bujar Nishani, nëse ishte i duhuri apo jo. Në përgjigjen e tij thuhet:

“E parë nga ana formale, të dyja, edhe procesi dhe rezultati ishin brenda kufijve ligjore të vendosur nga kushtetuta shqiptare, por qartësisht nuk ishin brenda frymës së asaj që ishte shkruar në letër. Rezultati tregoi gjithashtu të meta të kushtetutës aktuale, përsa i përket mbrojtjes së ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve. Pra, duke folur nga një pikëpamje proçedurale, zgjedhja e Presidentit ishte një hap mbrapa për demokracinë shqiptare”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2012 20:02
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shuplaka e fundit e ambasadorit danez:

Karsten Jensen deklaroi se:


“Me keqardhje them se korrupsioni është përkeqësuar vit pas viti. Kjo nuk është vetëm një përshtypje, por është një fakt. “Transparency International” dhe të tjerë e kanë dokumentuar prirjen në raportet e tyre vjetore. Është një kancer që ka filluar të përhapet në të gjitha nivelet e shoqërisë. Dëgjova së fundi një shembull të dhimbshëm, kur dikush ishte detyruar të korruptonte një punonjës bashkie për një varr të një familjari të vdekur. Deri këtu ka arritur”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2012 20:04
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Shuplaka e fundit e ambasadorit danez:

Jam habitur që shqiptarët s’reaguan pas 21 janarit

Karsten Jensen deklaroi se:

“Jam habitur nga ngurrimi i popullit shqiptar për t’u ngritur për të drejtat dhe interesat e tij. Nuk mendoj se ndonjë popull tjetër evropian do të kishte reaguar ndaj ngjarjeve të 21 Janarit, ashtu siç reaguan shqiptarët. Nuk mendoj se shumica e evropianëve do të pranonin nivelet e korrupsionit dhe padrejtësinë që ju shikoni në Shqipëri, pa reaguar. Nuk besoj se ndonjë popull tjetër evropian do të pranonte në heshtje që mjedisi i tij të shkatërrohej për shkak të përfitimit dhe lakmisë personale. Por më e habitshme është se elektorati shqiptar, herë pas here, vazhdon të zgjedhë të njëjtët njerëz, të cilët nuk e gëzojnë aspak respektin e tij. Kjo është e vështirë për t’u kuptuar nga unë dhe mendoj edhe nga çdokush tjetër që e ka demokracinë të ushqyer me qumështin e nënës”, shton Jensen.







Intervista e plote te shtunen ne revisten Java

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Korrik 2012 20:07
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Ambasadori ngateron konceptet

Ne jemi nje demokraci republikane , jo nje demokraci direkte --dhe ne demokracine republikane populli ka te zgjedhurit e tij te cilet e udheheqein ne protesta dhe ne gjithe akrivitetin politik

Pra eshte faji i kreut te opozites qe populli qendron ne heshtje , jo i popullit

Nqs kreu i opozites do i bente thirje popullit per protesta dhe populli nuk do ngrihej , atehere do ishte faji i popullit por jo tani

Kreu i opozites ben vetem protesta .........dixhitale

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Korrik 2012 15:23
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:51 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 17 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Kjo politikane e pavlere

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.