Tulipani
< ArtHolic >
Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717
|
Vritet nė oborrin e shtėpisė deputeti i PS, Fatmir Xhindi
Eshte vrare kete te shtune ne mbremje prane baneses se tij ne Roskovec te Fierit, deputeti i PS, Fatmir Xhindi.
Deputeti eshte qelluar me arme zjarri kallashnikov rreth ores 21, duke parkuar makinen ne oborr te shtepise. Ai ka qene vetem dhe sipas disa te dhenave ishte ne kthim nga fshati Kurjan. Se paku 6 plumba kane prekur organet e tij jetesore, sipas njoftimeve te para.
Drejtues të policisë dhe të prokurorisë nga Tirana janë në Roskovec te Fierit, ndërkohë që policia lokale, njoftoi se ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugët e qytetit.
Ende nuk ka asnjë motiv lidhur me krimin e pazakonte.
Xhindi i datelindjes 1960 ishte i martuar dhe baba i tre femijeve. Ai ka lindur dhe banon ne Fier dhe ishte deputet i zones 68.
Sipas deklarates se Ministrise se Brendshme per ngjarjen, "rreth orës 21:15 minuta nga ana e patrullës së qarkullimit rrugor në aksin rrugor Fier-Patos është konstatuar që familjarë të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë Z. Fatmir Xhindi, po e transportonin atë me shpejtësi drejt spitalit të Fierit pasi ishte qëlluar me armë zjarri".
__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|