Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > disa njohuri per stronomi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Rodolf
Anetar i ri

Regjistruar: 23/10/2003
Vendbanimi: gostivar
Mesazhe: 23

disa njohuri per stronomi

Ceshte sistemi diellor?

Sistemi diellorë përbëhet prej diellit dhe prej të gjith trupave qiellorë që rrotullohen rreth boshtit të vet dhe rreth e përqark diellit. Dielli si trup më i madh i sistemit tonë diellorë e ka forcën e gravitetit më të madhe se trupat tjerë (planetet). Për këtë shkak Planetet e sistemit tonë diellorë rrotullohen rreth e përqark diellit dhe janë "disi të lidhur" për diellin.

Cili është planeti më i madh në sistemin tonë diellorë ?

Planeti më i madh në sistemin diellorë është Jupiteri. Diametri i tijë është 142900 kilometra.Diametri i Jupiterit është 11 herë më i madh se diametri i Tokës,kurse vëllimi i Jupiterit është 1300 herë më i madh se vëllimi i Tokës.Jupiteri është aq i madh saqë peshon 2,5 herë më shumë se sa 8 planetet tjerë sëbashku.

Cili është planeti më i vogël në sistemin tonë diellorë ?

Planeti më i vogël i sistemit diellorë është Pluto.Ka një diametër prej 2200 kilometrash.Kjo është diçka 2/3 e madhsisë së hënës.
Cili planet rrotullohet më ngadalë rreth boshtit të vetë ?
Merkuri është aq afër diellit,saqë dielli ia ka ngadalsuar shpejtsinë e rrotullimit rreth boshtit të vet. Merkuri rrotullohet aq ngadalë rreth boshtit të vet, saqë një ditë e Merkurit zgjat 176 ditë të tokës,kurse një vitë në merkur zgjat 88 ditë të tokës. Thënë ndryshe një ditë në Merkur zgjat dy vjet, d.m.th., brenda një dite Merkuri i bën dy rrotullime rreth e përqark diellit.

Cili planet rrotullohet më shpejt rreth boshtit të vetë ?

Planeti i cili rrotullohet më shpejt rreth boshtit të vet është planeti më i madh i sistemit diellorë, Jupiteri. Jupiteri e bën një rrotullim rreth boshtit të vet për 9 orë e 50 minuta. Pra nata dhe dita në Jupiter zgjasin 9 orë e 50 minuta.

Cilin planet e quajm planeti i kuq ?

Planeti i kuq është planeti i katër me radhë më larg diellit, Marsi. Sipërfaqja e Marsit përbëhet prej toke dhe shkëmbinjve të kuq. Edhe vetë qielli i Marsit duket i kuq, përshkat të pluhurit të kuq që çohet lart në atmosferën e Marsit. Një vitë në Mars zgjat 687 ditë. Atmosfera e Marsit është e rrallë dhe përbëhet prej dioksidit të karbonit. Ç“do 15 vjetë Marsi i afrohet Tokës 55 miljon Kilometra afër. Marsi është më larg diellit se sa Toka , për këtë shkak temperaturat në Mars janë të ulta. Gjatë ditës në ekuatorë të Marsit temperaturat arrijnë deri në +30°C, kurse gjat natës bien deri në -40°C. Në polet e Marsit temperaturat bien deri në -100°C.

Sa është i madh dielli ?

Dielli ka një diametër prej 1392500 kilometrash. Sipas llogaritjeve dielli peshon 333000 herë më shumë se planeti i Tokës.
Prej ç'ka prbëhet dielli ?

Dielli është një formë e madhe e rrumbullakë që përbëhet prej gazit të nxehtë. Temperatura e Diellit është aq e lartë saqë si rezultat i kësaj lirohet dritë e bardhë dhe rreze të ngrohta. Pjesa më e madhe e gazit në diell është Hidrogjen. Në brendësi të diellit shëndrrohet ky gaz në një gaz tjetër , në Helium. Gjat ndodhjes së këtij procesi lirohet sasi e madhe e nxehtësisë.

A rrotullohet dielli ?

Ashtu siç rrotullohet Toka rreth boshtit të vetë , ashtu rrotullohet edhe dielli rreth boshtit të vetë, por shumë më ngadalë se Toka. Ashtu siç rrotollohet Toka rreth Diellit dhe e merr me vete edhe hënën, rrotullohet edhe Dielli rreth qendrës së galaktikës dhe i merr me veti Tokën dhe dhe tetë Planetet tjerë.

Sa është e lartë temperatura në diell ?

Në sipërfaqen e Dielli sipas logaritjeve temperatura është 5500°C, kurse në brendësi të diellit është përafërsisht 15000000°C.
Ç“far ndodh kur kemi eklips të diellit (humbja e diellit) ?
Në këtë rast i del hëna tokës para diellit ashtuqë një pjesë e tokës gjendet nën hije të hënës, dhe në këtë pjesë është errët dhe ftohtë, d.m.th., në këtë pjesë të tokës hëna pengon depërtimin e rrezeve të diellit. E njëjta gjë ndodh me hënën, kur dielli i del hënës para diellit dhe pengon depërtimin e rrezeve të diellit mbi hënë.

Sa është e madhe hëna ?

Hëna ka një diametër prej 3476 kilometrash. Hëna është krijuar para 4,6 miljardë vjetësh kur është krijuar edhe sistemi diellor. Hëna gjendet 385000 kilometra larg tokës.
Për se ndryshon forma e hënës në qiell ?
Ç“do katër javë bëhet prej një hëne të re një hëne e plotë e rrumbullakët dhe e kundërta. Këtë ndryshim e quajmë fazat e hënës. Me të vërtetë nuk e ndryshon hëna formën e vetë, por përderisa hëna rrotullohet rreth e përqark tokës ndriçohen vetëm pjesë të caktuara të hënës prej rrezeve të diellit, dhe ne e shohim vetëm atë pjesë të hënës e cila ndriçohet prej diellit.

Cili është ylli më i ndritshëm në qiell ?

Ylli më i ndritshëm në qiell është dielli. Ai i ndriçon të gjithë yjet tjerë sepse është më afër nesh. Në qiellin e natës ylli më i ndritshëm është ylli i quajtur Sirus. Sirusi ndriçon 25 herë më shumë se dielli, por përshkak se ai është më larg se dielli prej tokës, na duket se dielli është më i ndritshëm.
Kush e zbuloi se toka rrotullohet rreth e përqark diellit ?
Astronomi grek Aristarh ka pohuar qysh në vitin 260 para erës sonë se toka rrotullohet rreth e përqark diellit, Por shumica e njerzve në atë kohë nuk mund të besonin këtë gjë. Në vitin 1728 është vërtetuar pohimi i tijë se toka rrotullohet rreth e përqark diellit.

Kush e zbuloi se toka është e rrumbullakët ?

Në shekullin e 16 kur një anije lundroi rreth e përqark tokës u vërtetua se toka është e rrumbullakët. Por qysh në vitin 240 para erës sonë astronomi grek Eratostenes e ka llogaritur saktësisht diametrin e tokës.
Kush është njeriu i parë që fluturoi në kosmos (gjithësi) ?
Njeriu i parë që fluturoi në kozmos është kosmonauti rus Juri Gagarini. Me 12 prill të vitit 1961 ai fluturoi me anien kosmike Vostok-1 njëherë rreth e përqark tokës.

Kush është femra e parë që fluturoi në kosmos (gjithësi) ?

Femra e parë që fluturoi në kosmos është kosmonautja ruse Valentina Tereshkova. Në qershor të vitit 1963 bëri ajo një fluturim me anijen kosmike Vostok-6. Ajo qëndroi 3 ditë në anije dhe bëri 48 rrotullime rreth e përqark tokës.

Kush e bëri hapin e parë mbi hënë ?

Njeriu i parë që e vuri këmbën mbi hënë është astronauti amerikan Neil Armstrong me 21 korrik të vitit 1969. Ai kur doli prej kapsulës së anijes kosmike Apolo-11 dhe marshoi mbi hënë tha: ky është ndoshta një hap i vogël për mua, por është një hap i madh për njerzimin. Një vit më vonë mbi hënë zbriti Erdwin Aldrin.

Sa është e shpejtë një anije kosmike ?

Një anije kosmike për të arritur në hënë ose në një planet duhet që ta lëshojë tokën me një shpejtësi prej 11 kilometra në sekondë ose thënë ndryshe 40000 km/h, aq shpejtë sa që për një orë anija kosmike me këtë shpejtësi rrotullohet njëherë rreth e përqark tokës. Nëse anija kosmike nuk e arrin shpejtësinë e duhur (40000 km/h) atëherë anija do të bjerë prapë në tokë.

Kur fluturoi anija e parë kosmike në kosmos ?

Raketa e parë e cila fluturoi në gjithësi ishte raketa amerikane që u lansua (gjuajt) në vitin 1949. Por anija e parë kosmike e vërtetë, që ishte edhe sateliti i parë që u rrotullua rreth e përqark tokës ka qenë sateliti rus Sputnik-1 që u lansua me 4 tetor të vitit 1957. Në anije nuk ka pasur njerëz. Në vend të njerëzve ka pasur aparate speciale të cilat me anë të valëve kan dërguar informata dhe fotografi në tokë.

Sa është e lartë anija më e madhe kosmike në botë, si quhet ajo dhe sa është e fortë ?

Anija kosmike më e madhe në botë është 111 metra e lartë, dhe ajo është raketa amerikane e quajtur Sarurn-V. Apolo-Astronautët amerikan prej vitit 1969 deri në vitin 1971 fluturimet e tyre për në hënë i kan bërë me këtë anije. Kjo anije gjat startimit prodhon një forcë shtytëse të madhe e cila është 3,5 miljonë kilogram më e madhe se forca që prodhohet prej 40 Jumbo-Jets.

Ç“ka janë satelitët dhe ç“ka bëjnë ato ?

Çdo trup ose çdo objekt që rrotullohet rreth e përqark një trupi ose objekti tjetër quhet satelit. Psh., hëna është satelit i tokës, toka dhe planetet tjera janë satelitë të diellit. Gjithashtu shumica e njerëzve e përdorin fjalën satelit për një objekt të ndërtuar nga ana e njeriut njeriut i cil1 rrotullohet rreth e përqark tokës. Kto satelitë bëjnë vëzhgime të rëndësishme shkencore prej lartë në tokë. Ato na dërgojnë neve informata fotografi të rëndësishme me anë të valëve, P.sh., parashikimi i motit dhe i temperaturave, na dërgojnë programe televizive, si dhe mundësojnë komunikimin në mes njerëzve prej një kontinenti në kontinentin tjetër.

Ç“ka janë Sondet kosmike ?

Sonde kosmike është një anije kosmike e cila fluturon për në hënë ose për në planete të ndryshme pa prezencën e njeriut. Ato mund të bien mbi ndonjë planet, të rrotullohen rreth e përqark ndonjë planeti ose të kalojnë pranë ndonjë planeti. Sondet kosmike janë të pajisura me kamera speciale dhe me pajisje të ndryshme elektronike që shërbejnë për dërgimin e informatave dhe fotografive në tokë me anë të valëve.

__________________
Meso sa je i ri se kur te plakesh nuk ke dobi?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Nëntor 2003 19:07
Rodolf nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Rodolf Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Rodolf (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Rodolf't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Rodolf Shto Rodolf nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Rodolf nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > disa njohuri per stronomi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.