Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Evolucioni, genjeshtra e madhe!
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Evolucioni, genjeshtra e madhe!

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re darwin.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 145 herė.

Mendoj se me e rendesishme se sa te debatojme se cfare feje duhet te besojne njerezit eshte qe t'ju tregojme atyre se Zoti ekziston. Shikoj shume mesazhe qe thone se nuk e besojne zotin dhe nuk besojne asnje liber te shenjte por nuk shikoj asnje argumentim. Nu kane faj se edhe ne s'po ju japim asnje argumentim qe Zoti ekziston, megjithese per mua eshte fare e qarte.
Ne pamje te pare duket sikur Evolucioni nuk hyn fare ne kete mes por ai eshte nyja kyce ku jane ngaterruar te gjitha fijet e teorise materialiste qe iu eshte fiksuar thelle ne koke ketyre ateisteve, dhe mbi te gjitha qe iu duket i vetmi shpjegim shkencore.
Une jam i bindur se Evolucioni eshte vetem nje teori perrallore po jo shkencore dhe kam argumenta per kete. Do tua paraqes keto argumenta me kalimin e kohes. Dua qe te debatojme mbi kete ceshtje sepse kjo eshte nje ceshtje qe hyn thelle ne kuptimin e jetes qe ka secili prej nesh.

__________________
Fjalet jane gozhde per te mberthyer idete!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Janar 2004 22:25
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Perse teoria e evolucionit

Përse teoria e evolucionit?


Shumë njerëz që kanë dëgjuar të flitet për teorinë e evolucionit, mendojnë se ajo ka të bëjë vetëm me fushën e biologjisë dhe se nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Po sa i saktë është ky mendim? Me pak durim çdonjëri mund të kuptojë se një mendim i tillë është krejt i gabuar, sepse shumë më tepër se një koncept biologjik, teoria e evolucionit përbën themelin e një filozofie të pabazuar në realitet që ka pushtuar mendjet e një numri shumë të madh njerëzish.

Kjo filozofi është "materializmi", e +-cila përmban një numër pikëpamjesh ireale për arsyen dhe mënyrën se si njeriu erdhi në ekzistencë. Materializmi predikon se nuk ekziston asgjë tjetër veç materies dhe se kjo materie është esenca e çdo gjëje, qoftë kjo organike apo inorganike. Nisur nga kjo, ai mohon ekzistencën e Krijuesit, Allahut të Madhëruar. Duke e reduktuar çdo gjë në nivelin e materies, nocioni i mosekzistencës së asgjëje përveç materies e transformon njeriun në një krijesë që i kushton vëmendje vetëm asaj dhe e largon atë nga vlerat morale të çdo lloji. Kjo është pika e fillimit të shkatërrimit për individin.Dëmet e materializmit nuk janë të kufizuara vetëm në nivelin e individit. Materializmi gjithashtu kërkon të anullojë vlerat bazë mbi të cilat qëndrojnë shteti dhe shoqëria e të krijojë një shoqëri pa shpirt, të pandje- shme që tregon kujdes vetëm për materien. Për shkak se anëtarët e kësaj shoqërie kurrë nuk mund të kenë mendime idealiste si patriotizmi, dashuria për njerëzit, drejtësia, besnikëria, ndershmëria, sakrifica, nderi, morali i mirë etj., rendi social i vendosur nga këta individë është i destinuar të rrënohet shumë shpejt. Për këto arsye materializmi është një nga kërcënimet më të mëdha për vlerat bazë të rendit politik dhe social të një kombi.

Një tjetër anë negative e materializmit është struktura e tij e përbërë prej ideologjive divergjente dhe anarkiste që synojnë përjetësinë e shtetit dhe popullit. Komunizmi, më i spikaturi ndërmjet këtyre ideologjive, është rezultat politik natyral i filozofisë materialiste.

Teoria e evolucionit përbën të ashtuquajturat baza shkencore të materializmit mbi të cilat varet ideologjia komuniste. Duke marrë teorinë e evolucionit si pikë referimi, komunizmi kërkon të justifikojë veten dhe ta paraqesë ideologjinë e tij si diçka të njohur dhe të saktë. Kjo është arsyeja pse babai i komunizmit, Karl Marksi, shkroi për librin e Darvinit, "Origjina e Llojeve", i cili hedh bazat e teorisë së evolucionit, se "ky është libri që për- mban bazat e historisë së natyrës për pikëpamjet tona."1

Në fakt, mendimet materialiste të çdo lloji, më të shquarat prej të cilave janë idetë marksiste, janë rrëzuar krejtësisht për shkak se teoria e evolucionit, që është dogmë e shekullit XIX, mbi të cilën mbështetet materiali- zmi është zhvlerësuar totalisht nga zbulimet e shkencës bashkëkohore. Mosprovimi dhe mosvërtetimi i hipotezave materialiste që njohin ekzistencën vetëm të materies demonstron se qeniet janë prodhim i krijimit të Një Krijuesi.

Qëllimi i këtij libri është të paraqesë faktet shkencore që refuzojnë në të gjitha fushat teorinë e evolucionit dhe të informojë njerëzit për qëllimin e vërtetë të kësaj të pseudo-shkence, e cila në të vërtetë është mashtrim.

Duhet theksuar se evolucionistët nuk kanë çfarë përgjigje të japin për librin që ju jeni duke lexuar, madje ata as nuk do të përpiqen ta bëjnë këtë, sepse e dinë që një veprim i tillë thjesht do të ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se evolucioni është një gënjeshtër e qartë.

__________________
Fjalet jane gozhde per te mberthyer idete!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2004 13:49
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re marks.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 139 herė.

Karl Marksi ka bërë të qartë se teoria e Darvinit përbën një mbështetje të fuqishme për materializmin dhe, rrjedhimisht, për komunizmin. Ai gjithashtu kishte simpati për Darvinin, kjo gjë duket në faktin që ai ia dedikoi Darvinit librin e tij Das Kapital (Kapitali), i cili konsiderohet si vepra e tij më e njohur. Në botimin gjermanisht të librit, Marksi shkruante: “Nga një admirues i devotshëm i Darvinit.”

__________________
Fjalet jane gozhde per te mberthyer idete!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Janar 2004 13:53
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Mekanizmat imagjinar te evolucionit

Mekanizmat imagjinarë të evolucionit


Modeli neo-darvinist, të cilin ne do ta marrim si përfaqsuesin kryesor të teorisë së evolucionit sot, thotë se jeta ka evoluar nëpërmjet dy mekanizmave natyrorë: "seleksionimit natyror" dhe "mutacioneve". Pohimi bazë i teorisë është si më poshtë:

"Seleksionimi natyror dhe mutacionet janë dy mekanizma plotësues. Origjina e modifikimeve evolucioniste është mutacioni i rastësishëm që ndodh në strukturën gjenetike të gjallesave. Tiparet e sjella nga mutacionet seleksionohen nga mekanizmi i seleksionimit natyror e për këtë arsye gja- llesat evoluan."

Kur bën një studim të mëtejshëm në këtë teori, arrin në përfundimin se mekanizma të tillë nuk gjenden në natyrë, sepse as seleksionimi natyror as mutacionet nuk patën asnjë kontribut në evoluimin e specieve nga njëra-tjetra.




Seleksionimi natyror

Si proces natyror, seleksionimi natyror ishte familjar për biologët para Darvinit, të cilët e përkufizonin atë si një mekanizëm që i mbante speciet të pandryshuara. Darvini qe i pari person që hodhi tezën që ky proces kishte aftësi t'i bënte speciet të evoluonin e më pas ngriti të gjithë teorinë e tij mbi këtë bazë. Emri që ai i vuri librit tregon se seleksionimi natyror ishte baza e teorisë së Darvinit: Origjina e llojeve me anë të seleksionimit natyror.

Që nga koha e Darvinit s'ka pasur as provën më të vogël që të tregojë se seleksionimi natyror bëri që gjallesat të evoluonin. Colin Patterson, kryepaleontolog në Muzeun e Historisë së Natyrës, në Angli dhe një evolucionist i shquar, midis të tjerash thekson se seleksionimi natyror nuk është vërejtur kurrë që të ketë aftësi t'i bëjë gjërat të evoluojnë:

Asnjë nuk ka prodhuar ndonjë herë një specie me anë të mekanizmit të seleksionimit natyror, bile as që i janë afruar asaj, kur dihet se shumica e argumenteve të neo-Darvinizmit kanë lidhje me këtë çështje.10

Seleksionimi natyror bën që gjallesat më të afta për të përballuar kushtet e jetës t'ia dalin të kenë pasardhës që do të mbijetojnë, ndërsa ato që janë të paafta do të zhduken. P.sh. në një tufë drerësh, e cila kërcënohet nga kafshët e egra sigurisht ata individë të tufës që mund të vrapojnë më shpejt do të mbijetojnë. Kjo është e vërtetë. Por sado që ky proces të zgjasë ai kurrë nuk ka për t'i transformuar këta drerë në një lloj kafshe tjetër. Dreri ka për të mbetur gjithmonë dre.

Kur shikon ato pak episode që evolucionistët paraqesin si shembuj të vëzhguar të seleksionimit natyror do të vësh re se ato nuk janë gjë tjetër veçse thjesht përpjekje për të të bërë budalla.




Nxirja industriale

Në 1986 Dugllas Futujma publikoi një libër, Biologjia e Evolucionit, i cili mbahet si një nga burimet që shpjegon teorinë e evolucionit, me anë të seleksionimit natyror, në mënyrën më të qartë. Shembulli më i njohur i marrë prej tij për këtë çështje janë fluturat Biston Betularia, të cilat filluan të "nxihen" gjatë revolucionit industrial në Angli.

Sipas shpjegimeve, në periudhën e fillimit të revolucionit industrial në Angli ngjyra e lëkurave të pemëve rreth Mançesterit ishte e hapur. Për këtë arsye, fluturat e errëta duke qëndruar në këto pemë mund të diktoheshin lehtësisht nga zogjtë që ushqeheshin me to dhe kështu që kishin pak mundësi të mbijetonin. Pesëdhjetë vjet më vonë, si rezultat i ndotjes, lëkurat e pemëve filluan të nxihen e, si pasojë, skenari ndryshoi. Fluturat me ngjyrë të hapur zbuloheshin më lehtë dhe gjuheshin më shumë. Kjo solli që numri i fluturave me ngjyrë të hapur të ulej dhe i atyre me ngjyrë të errët të ngrihej. Evolucionistët e përdorin këtë si provë të madhe për teorinë e tyre, duke thënë se fluturat me ngjyrë të hapur evoluan në flutura me ngjyrë të errët.


Shembulli i nxirjes industriale sigurisht nuk mund të merret si provë për evolucionin, pasi ky proces nuk prodhoi specie të reja fluturash.

Duhet të jetë për të gjithë e qartë se kjo ngjarje nuk mund të përdoret në asnjë mënyrë si provë për teorinë e evolucionit, sepse seleksionimi natyror nuk çoi në shfaqjen e një forme të re gjallese që nuk kishte ekzistuar më parë. Fluturat e errëta ekzistonin në popullatën e fluturave që para revolucionit industrial. Më vonë ndryshoi vetëm raporti i numrit midis fluturave të errëta dhe atyre me ngjyrë të hapur. Fluturat nuk fituan ndonjë tipar apo organ të ri që do të çonte në një specifikim. Që një flutur të shndë- rrohet në një specie tjetër, p.sh. zog, duhet që të ndryshohet kodi gjenetik dhe kjo do të thotë që një program i tërë gjenetik, i cili përmban informacionin për tiparet e reja të zogut duhet të shtohet.

Shkurtimisht, krejtësisht në kundërshtim me atë për të cilën përbetohen evolucionistët, seleksionimi natyror nuk e ka aftësinë të shtojë, heqë apo ndryshojë një organ në një gjallesë e as nuk mund të shndërrojë një specie në një specie tjetër. Prova më e madhe që është paraqitur nga evolucionistët që nga koha e Darvinit për të mbrojtur tezën e aftësisë evolutive të seleksionimit natyror nuk ka arritur të shkojë më larg sesa "nxirja industriale" e fluturave në Angli.




A mundet seleksionimi natyror të shpjegojë kompleksitetin?

Seleksionimi natyror nuk mund të kontribuojë aspak në teorinë e evolucionit, sepse ky mekanizëm kurrë nuk mund të rrisë apo të përmirësojë informacionin gjenetik të një specieje. Ai nuk mund të transformojë një specie në një tjetër; një yll deti në peshk, peshkun në bretkosë, bretkosën në krokodil, krokodilin në zog. Mbrojtësi më i madh i "ekuilibrit të ndërprerë", Gould, duke folur për qorrsokakun e seleksionimit natyror, thotë:

Esenca e Darvinizmit përmblidhet në një frazë: Seleksionimi natyror është forca krijuese e ndryshimeve evolucioniste. Askush nuk e mohon se seleksionimi natyror luan rol në eliminimin e mospërshtatjeve (gjallesat që nuk janë të afta të përballojnë jetën zhduken), por teoritë darviniane pretendojnë se seleksionimi natyror krijon përshtatje. 11


Seleksionimi natyror shërben si një mekanizëm për të eliminuar individëd e dobët brenda një lloji të caktuar. Ai është një forcë ruajtëse që mbron llojet ekzistente nga degjenerimi, por ai nuk ka aftësinë për të transformuar një specie në një tjetër.

Një tjetër metodë që evolucionistët përdorin është paraqitja e seleksionimit natyror si dezinjues të ndërgjegjshëm. Seleksionimi natyror nuk ka vetëdije. Ai nuk zotëron aftësinë për të dalluar se cila është e mirë dhe cila është e keqe për gjallesat. Si rezultat, seleksionimi natyror nuk mund të shpjegojë shfaqjen e organeve dhe sistemeve biologjike që kanë karakteristikën e "kompleksitetit që nuk mund të reduktohet". Këto organe dhe sisteme përbëhen nga bashkëpunimi i një numri të madh pjesësh; nëse një prej këtyre pjesëve mungon apo dëmtohet, i gjithë organi apo sistemi nuk funksionon (p.sh. syri i njeriut nuk punon po nuk punuan të gjitha pjesët e tij). Prandaj, vullneti që i bashkon të gjitha këto pjesë së bashku duhet të jetë në gjendje të shikojë në të ardhmen dhe të synojë dobinë që duhet të fitohet në fazën e fundit. Meqenëse seleksionimi natyror nuk ka vetëdije ai nuk mund të realizojë gjëra të tilla. Ky fakt, i cili hedh poshtë bazat e teorisë së evolucionit e ka shqetësuar Darvinin: "N.q.s. do të demonstrohej se një organ kompleks nuk mund të jetë formuar nga modifikime të vogla, të njëpasnjëshme e të shumta atëherë teoria ime absolutisht do të shkatërrohej." 12

Seleksionimi natyror seleksionon dhe eliminon vetëm individët e dobët, të sëmurë e të paaftë të një specieje. Ai nuk mund të prodhojë specie të reja, kode të reja gjenetike apo organe. Pra nuk mund t'i evoluojë gjërat. Darvini e pranonte këtë realitet duke thënë: "Seleksionimi natyror nuk mund të bëjë asgjë derisa ndryshime të favorshme të ndodhin."13 Kjo është arsyeja pse neo-Darvinizmit i është dashur t'i paraqesë mutacionet si: "shkaku i ndryshimeve të dobishme", menjëherë pas seleksionimit natyror.




Mutacionet

Mutacionet përkufizohen si shkëputje apo zëvendësime që ndodhin në ADN, e cila gjendet në bërthamën e qelizës së një organizmi të gjallë dhe mban të gjithë informacionin gjenetik. Këto shkëputje apo zëvendësime janë rezultat i efekteve të jashtme si p.sh. rrezatimi apo efektet kimike. Çdo mutacion është "aksident" dhe ka një efekt të dëmshëm, pasi dëmton nukleotidet që përbëjnë ADN-në ose ndryshon vendosjen e tyre. Në shumicën e rasteve ato shkaktojnë aq dëm dhe modifikim saqë qeliza nuk mund t'i riparojë ato, ndaj dhe shkatërrohet.

Mutacioni, pas të cilit fshihen shpesh evolucionistët, nuk është shkop magjik që transformon gjallesat në një tjetër më të avancuar. Efekti direkt i mutacioneve është i dëmshëm. Ndryshimet që ndodhin nga mutacionet mund të jenë vetëm si ato të provuara nga njerëzit në Hiroshima, Nagasaki dhe Çernobil: vdekje, paaftësi dhe deformime.

Arsyeja për këtë është e thjeshtë, ADN-ja ka strukturë shumë komplekse dhe ndërhyrjet e rastësishme mund të shkaktojnë vetëm dëm në këtë strukturë. B. G. Renganathan thotë:

Mutacionet janë të vogla, të rastësishme dhe të dëmshme. Ato ndodhin rrallë dhe mundësia më e madhe është që ato të mos kenë efekt. Këto katër karakteristika të mutacioneve nënkuptojnë se mutacionet nuk mund të çojnë në një zhvillim evolucionist. Një ndryshim i rastësishëm në një organizëm tepër të specializuar është ose i paefektshëm ose i dëmshëm. Një ndryshim i rastësishëm në një orë nuk mund ta përmirësojë orën. Probabiliteti më i madh është që ky ndryshim të jetë i dëmshëm e në rastin më të mirë, i paefektshëm. Tërmeti nuk e përmirëson qytetin, ai sjell vetëm shkatërrim.14

TE GJITHA MUTACIONET JANE TE DEMSHME
Majtas: Një mizë frutash normale (drosophila).
Djathtas: Një mizë frutash, këmbët e së cilës dalin nga koka; një mutacion i shkaktuar nga rezatimi.

Një efekt shkatërrues i mutacioneve në trupin e njeriut. Djali në të majtë është viktimë e aksidentit bërthamor të Çernobilit.

Ndaj nuk është e çuditshme që mutacione të dobishme nuk janë zbuluar deri tani. Të gjitha mutacionet kanë dëshmuar se janë të dëmshme. Shkencëtari evolucionist Woren Uever jep komentin e tij mbi raportin e Komitetit të Efekteve Gjenetike të Rrezatimit Atomik, i cili u formua për të hetuar mutacionet që u shkaktuan nga armët bërthamore të përdorura në Luftën e dytë Botërore.

Shumë do të çuditeshin nga deklarimi që praktikisht të gjitha gjenet mutante të njohura janë të dëmshme, sepse mutacionet janë pjesë e domosdoshme e evolucionit. Si mundet që një efekt i dobishëm - evoluimi drejt formave më të zhvilluara të jetës - të rezultojë nga mutacionet, të gjitha të cilat janë praktikisht të dëmshme? 15

Të gjitha përpjekjet për të gjeneruar një mutacion të dobishëm kanë dështuar. Për dekada me radhë evolucionistët kanë ndërmarrë shumë ek- sperimente për të parë efektin e mutacioneve tek mizat e pemëve, për shkak se ato riprodhohen shpejt e kështu efekti i mutacioneve mund të vihej re më shpejt. Gjenerata të tëra mizash iu nënshtruan mutacioneve, por megjithatë asnjë mutacion i dobishëm nuk u vu re. Evolucionisti Gordon Taylor shkruan:


Në të gjitha mijëra eksperimentet që janë ndërmarrë për kultivimin e mizës në të gjithë botën, për më tepër se 50 vjet, nuk ka dalë kurrë një specie e re, madje as edhe një enzimë e re.16

Një tjetër kërkues, Michael Pitmen, thotë për dështimin e eksperimenteve të ndërmarra me mizat e pemëve:

Morgan, Goldschmidt, Muller dhe gjenetistë të tjerë kanë ekspozuar gjenerata të tëra mizash ndaj kushteve ekstreme të vapës, të ftohtit, dritës, errësirës, përbërjeve kimike dhe rrezatimit. Të gjitha llojet e mutacioneve, praktikisht të parëndësishme ose të dëmshme, u prodhuan. Evolucion i bërë nga njeriu? Në të vërtetë jo: Pak nga mostrat gjenetike mund të mbijetonin jashtë shisheve të kultivimit. Në praktikë mutantët ngordhin, sterilizohen ose synojnë të kthehen te tipi natyral.17

E njëjta gjë është e vlefshme edhe për njeriun. Të gjitha mutacionet që janë observuar te njerëzit kanë rezultuar të dëmshme. Mbi këtë çështje evolucionistët hodhën një perde tymi dhe bile u përpoqën të tregonin shembuj të mutacioneve të tilla të dëmshme si "prova për evolucionin". Të gjitha mutacionet që ndodhin te njeriu çojnë në deformime fizike, në lëngata si mongolizmi, sindromi i Daunit, albinizmi, nanizmi apo kanceri. Këto mutacione përmenden në librat e evolucionistëve si shembuj "të punës së mekanizmit evolutiv". Eshtë e panevojshme të thuhet se një proces që i bën njerëzit të paaftë apo të sëmurë nuk mund të jetë një "mekanizëm evolutiv"; evolucioni mendohet të prodhojë forma më të mira që kanë më shumë aftësi për të mbijetuar.

Përmbledhje: Ka tre arsye kryesore pse mutacionet nuk mund të shërbejnë për të mbështetur pranimin e evolucionit:

1- Efekti i drejtpërdrejtë i mutacioneve është i dëmshëm: Meqenëse ndodhin rastësisht, ato gati gjithmonë dëmtojnë organizmin e gjallë, tek i cili ndodhin. Arsyeja të çon të mendosh se ndërhyrje të pandërgjegjshme në një strukturë perfekte dhe komplekse nuk e përmirësojnë atë, por e dëmtojnë. Në fakt asnjë "mutacion i dobishëm" nuk është observuar kurrë.

2- Mutacionet nuk shtojnë informacion të ri në AND-në e organizmit: Pjesëzat që përbëjnë kodin gjenetik ose shkëputen nga vendi i tyre, ose shkatërrohen, ose vendosen në një vend tjetër. Mutacionet nuk mund të bëjnë që gjallesat të fitojnë organe apo tipare të reja. Ato shkaktojnë vetëm anomali dhe deformime, si p.sh. një këmbë që del nga kurrizi apo veshë që dalin nga barku.

3- Që mutacioni të transmetohet te gjenerata pasardhëse ai duhet të ndodhë në qelizat riprodhuese të organizmit: Një ndryshim i rastësishëm që ndodh në një qelizë apo organ çfarëdo të trupit nuk mund të transmetohet tek gjeneratat pasardhëse. P.sh. një sy njeriu i ndryshuar nga rrezatimi apo shkaqe të tjera nuk bën që gjeneratat pasardhëse të kenë të njëjtin sy të ndryshuar.

Eshtë e pamundur për gjallesat të evoluojnë, sepse nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që të mund t'i bëjë ato të evoluojnë. Kjo përputhet me provat e të dhënave fosile që demonstrojnë se ky skenar është mjaft larg realitetit.

__________________
Fjalet jane gozhde per te mberthyer idete!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 15:20
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re miza.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 126 herė.

(drosophila)
Një mizë frutash, këmbët e së cilës dalin nga koka; një mutacion i shkaktuar nga rezatimi.

__________________
Fjalet jane gozhde per te mberthyer idete!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 15:22
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Mutacion9i nuk mund te jete asnjehere nje mjet efikas per evolucionin

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re mutacion.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 126 herė.

Një efekt shkatërrues i mutacioneve në trupin e njeriut. Djali në të majtë është viktimë e aksidentit bërthamor të Çernobilit.

__________________
Fjalet jane gozhde per te mberthyer idete!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Janar 2004 15:25
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

mbretit

Or mbret te gjitha argumentet qe perpiqesh te serviresh jane teper shkencore dhe gjuha eshte shume biologjike. Do te perpiqem te te ndihmoj me nje shembull shume te thjeshte.

Teoria e Darvinit me pak fjale thote : qe ne kete bote do te mbijetojne me te aftit dhe me te pergatiturit dhe qeniet e paafta do te zhduken. (so far so good)
Por ja qe ne administraten shqiptare ndodh e kunderta: te paaftit jo vetem qe mbijetojne por bejne dhe karrier per shtate pale qejfe.

Ja pra nje shembull i thjeshte qe i kundervihet teorise se Darvinit.

pershendetje trojani

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Janar 2004 20:54
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_krishteri
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/02/2004
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 93

mendimi im

evolucioni nuk eshte veçse nje besim ne idete e tyre ose teorite e tyre pa i provuar ato qe thone. eshte vetem nje besim jo fetar por nje ideollogji ateiste me teper

__________________
Tani, pra, kėto tri gjėra mbeten: besimi, shpresa dhe dashuria; por mė e madhja nga kėto ėshtė dashuria

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2004 01:55
i_krishteri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_krishteri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_krishteri (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_krishteri't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_krishteri Shto i_krishteri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_krishteri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Per mendimin tim rrezimi i teorise darviniste nuk e hedh poshte teorine evolucioniste. Evolucioni eshte ndoshta teoria me e mundshme e zhvillimit te jetes ne planetin tone. Teoria qe qeniet evoluojne nuk e hedh dhe nuk bie ne kundershtim me krijimin e universit nga Zoti.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2005 17:40
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha Hektori
Per mendimin tim rrezimi i teorise darviniste nuk e hedh poshte teorine evolucioniste. Evolucioni eshte ndoshta teoria me e mundshme e zhvillimit te jetes ne planetin tone. Teoria qe qeniet evoluojne nuk e hedh dhe nuk bie ne kundershtim me krijimin e universit nga Zoti.

Hektor...qeniet nuk evolojne !
Nuk ka fakte.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Maj 2005 02:36
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Evolucioni, genjeshtra e madhe!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.