NYCgirl
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218
|
Black_Eagel
Nuk e di se si eshte e organizuar kisha katolike ne Shqiperi, por po ju jap disa informata per kishen orthodokse, se sic duket, me ate keni me shume probleme.
Sinodi i Shenjte i Kishes Orthodokse ne Shqiperi u formua ne korrik te 1998. Kryepeskopi eshte Anastasi, dhe dy hierarket jane shqiptare, Joan Pelushi, dhe episkop, Kozma Qirjo, (qe vdiq ne 2000 ne moshen 80 vjec.) Kryesekretari i Kishes eshte Jani Trebicka.
Kryepeskop nuk mund te behet cdo njeri. Ne Shqiperi para sistemit komunist kishte 440 prifte, pas sistemit kishin mbetur vetem 22, dhe sot vetem 3 jane gjalle. Nuk e di nese jeni ne dijeni me rregullat e kishes, por kryepeskopi duhet te kete nje edukim (fetar) te gjate, duke perfshire doktorata ne theolologji etj, plus eksperience perbrenda kishes.
Kryepeskopi Anastas ne vitet 70-te ka punuar ne Afrike per te konsoliduar kishen orthodokse ne vende te ndryshme ( Tanzani, Kenia etj.) Ne 1984-1991 Anastasi ishte President Koordinues i Keshillit Boteror te Misionit dhe Ungjellizimit. Ne 1989 drejtoi Konferencen per Misionin Boteror (te te gjitha kishave te krishtere, protestante, katolike etj) ne San Antonio. Ne 1989 po ashtu mori Doktorate nderi nga universiteti per theologji ne Masacuset (USA.)
Ne 1991 u caktua nga Patriarkana e Konstandinopolit te formonte kishen Orthodokse ne Shqiperi. Fatkeqesisht, (per shkak te sistemit komunist) nuk ka ne Shqiperi prifterinj te nivelit aq te larte. Kryepeskopi nuk ka per detyre vetem te kryej liturgji te djelave ne kishe. Por gjithashtu rikonstruksionin e kishave te shkaterruara, hapjen e shkollave fetare ku nje brez i ri i prifterve po shkollohet etj.
Mendoj se ky informacion ju sherben sadopak.
Ne USA kryepeskopi i Kishes Orthodokse te Amerikes se Veriut eshte grek, i caktuar ngta Patriarkana. Perpara tij ishte nje amerikan, por u hoq sepse nuk e kryente punen mire. Dhe orthodokset ketu nuk e kane problem (dhe orthodokset ketu jane nga gjithe bota.) Meqe ra fjala, ne Amerike liturgjia kryet ne greqisht (te pakten ne dy - tre kisha te ndryshme qe kam vajtur.) Dhe une e di pak greqishten ( nuk jam minoritare.) Por ky fakt s'me shqeteson. Nejse, ky eshte mendimi im personal.
__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|