Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > kanceri dhe tumori Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 4.75.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

gjeni RB

Cod. A30062005

duhet te kemi parasysh edhe faktin qe vete formimi i CDK dhe ciklinave varet nga gjene te tjere sic jane disa gjene si p17,p21 etj qe bejne te mundur nje shkalle edhe me te larte rregulli dhe kontrolli ne keto pika.i gjithe ky shpjegim per keto pika kontrolli eshte per te treguar ose me mire per tu vendosur te mendini se cfare mund te ndodhe nese keto pika kontrolli prishen.mund te arrihet deri ne piken qe nje qelize te ndahet ne menyre te pakontrolluar si dhe te ndodhe edhe mbledhja e mutacioneve te ndryshme(sic do te tregoj me vone rastin e gjenit p53 qe normalisht eshte ne gjendje te ndale te gjithe ciklin qelizor kur e sheh se ne dyfishimin e ADN kane ndodhur probleme)
doja te dilja edhe tek nje proteine qe eshte ne gjendje te kryej disa funksione paresore ne ndarjen qelizore dhe qe efektet e nje mosfunksionimi mire te kesaj proteine jane pare ne nje kancer qe quhet retinoblastoma(nje kancer i syrit qe eshte me i perhapur ne moshen e vogel.duhet te them qe kjo semundje eshte mjaft e rralle por kjo nuk do te thote qe nuk ndodh.jane pikerisht keto semundje te rralla qe kane cuar ne gjetjen e atyre proteinave qe kontrollojne ciklin qelizor dhe qe thame se quheshin onkogjene.kjo proteine quhet RB(nga emri i semundjes nga ku u gjet.)proteina rb prodhohet duke u nisur nga gjeni rb .ne formen e saj normale proteina rb eshte ne gjendje te ndale ndarjen qelizore duke u lidhur ne shume faktore qe normalisht nderhyjne ne ndarjen e qelizes dhe duke i inaktivizuar ato...njeri faktor qe eshte mjaft i rendesishem ketu eshte pikerisht faktori E2F qe shkakton aktivizimin e shume gjeneve qe bejne te mundur ndarjen e qelizes.normalisht rb e mban kete faktor ne nje gjendje te tille qe ky nuk mund te kryej funksionin e vet,pra ne nje gjendje inaktive.nese ky faktor do te aktivizohej qeliza do te shkonte drejt fazes S sepse do te aktivizoheshin faktore qe bejne te mundur dyfishimin e ADN.komplekset cikline-CDK jane ne gjendje te ndryshojne formen e rb duke i shtuar nje grup fosfat proteines rb dhe keshtu kjo ndahet nga faktoret e traskriptimit dhe vazhdon ndarja normale e qelizes...por nese gjeni rb peson mutacione ose ose peson nje zhdukje nga kromozomet(deletion)atehere mund te themi qe mungon nje pike kontrolli mjaft e rendesishme dhe ky problem eshte pare ne kancere te prostates,te kockave si dhe ne retinoblastome tek femijet...por gjeja me e cuditshme dhe qe te ben te pyesesh eshte pse nuk ndodh kjo gje ne te gjitha qelizat?vetem ne disa qeliza te caktuara ka te tilla mutacione...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:10

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Qershor 2005 23:57
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

gjeni p53

Cod. A04102005

mund te them qe eshte nje nga gjenet me te cuditshem qe jane ne qelizen e njeriut dhe kete e them per shkak te funksioneve te tij.ashtu sic eshte ne gjendje te beje nje qelize qe te vazhdoje te jetoje (ne rastet kur ADN-ja qelizore ka pesuar demtime, ky gjen e bllokon ciklin e ndarjes derisa te rregullohen keto gabime)ashtu edhe e nis drejt varrezave(nese nuk rregullohet aDN-ja eshte vete p53 qe e fillon serine e reaksioneve qe e cojne ne vetvrasjen e programuar te qelizes).pra sic shieht luan nje rol qendror ne parandalimin e kancereve dhe nese shofim,shume kancere mbijne nga nje mutacion qe ka pesuar ky gjen qe e ka cuar ne mosfunksionimin e tij.per me teper qe ky gjen ne disa raste terapie me rreze(radioterapi) ose me ilace(kemioterapi)eshte si tip shenjestre dhe shfrytezohet pikerisht funksioni i tij: nese qeliza eshte qelize normale e ka gjenin p53 normal ndersa nese eshte kancerogjene e ka te prishur.atehere mjafton te drejtosh rrezet ose ilacet ne ate zone dhe te shkaktosh demtime ne ADN e qelizes.normalisht qe qeliza me formen normale te gjenit ka aftesi me te medha qe te rregulloje ADN e demtuar kurse ajo e prishura kancerogjene vetem se i shton edhe me shume derisa nderhyn me funksione te tjera te qelizes sic eshte rregullimi i perqendrimit te joneve te kalciumit brenda qelizes(qe jane nje nder shkaqet qe niset apoptoza)dhe qeliza shkaterrohet.nuk them qe metoda eshte funksionuese ne 100% por ka sjelle rezultate.
ne kete menyre megjithse qeliza mund te kete mutacione ose demtime ne ADN nuk ndalet dhe i pson keto mutacione dhe keshtu mblidhen te tjera ne cdo ndarje derisa formohet kanceri.kam lexuar qe rreth 50% e kancereve te njeeriu shkaktohen nga nje mosfunksionim i ketij gjeni(60% e rasteve te kancereve ne mushkeri vijne si pasoje e ketij gjeni).pra sic shihet nga perqindja e formimit te kancereve roli qe ka ky gjen eshte i pazevendesueshem.dhe per kete gje qe sot per sot jane duke u bere shume kerkime per menyren se si lidhet ne ADN proteina e ketij gjeni si dhe detaje ne funksionimin e tij ne menyre qe ne nje te ardhme te mund te gjehen terapi qe te drejtohen ne ato pika ku pesohen deme.keto kerkime do te shtojne edhe me shume aftesine me godit sa me paster dhe vetem qelizat qe jane te demtuara...me duket se me ka mbet edhe nje gjen tjeter per te tregu ketu (ka edhe te tjere por jane me pak te degjuar)dhe do kaloj pastaj ne nje pjese tjeter te kancereve...rritja e kancereve dhe shkaqet e limiteve te tyre ne peshe...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:12

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2005 00:14
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

gjenet BRCA1 dhe BRCA2

Cod. A10112005

dy gjenet e fundit qe do doja te permendja ketu jane BRCA1 dhe BRCA2.ta them te drejten nuk me kujtohen sa si e kane emrin gjate por di qe jane gjene qe rregullojne ADN ne rast se kjo peson mutacione.eshte pare qe kryesisht nje mutacion i ketyre gjeneve con ne zhvillimin e kancereve te gjoksit tek femrat(gati ne 10% te kancereve te gjoksit kane si shkak mutacione te ketij gjeni) si dhe kancere te vezoreve...por duhet te shtoj edhe kete...prezenca e mutacioneve te ketij gjene thjesht shton mundesine e formimit te kancerit rreth 25 here me shume se sa ne personat normal .keto gjene ne formen e tyre normale lidhen me gjene te tjere dhe si rezultat fillojne mekanizmat qe cojne ne riparimin e ADN.ajo qe nuk kuptoj eshte se si eshte e mundur qe vetem ne keto dy lloj kanceresh jane pare mutacione te ketyre gjeneve?
gjetja si shkaktar te kanceerit te ketyre gjeneve ben te mundur qe ne teori te shpiken analiza per diagnostikimin sa me te shpejte te kancerit te gjoksit duke bere nje analize gjenetike...
pra me gjithe ato qe permenda me siper mund te themi si rezultat qe ekziston nje ekuiliber i jashtezakonshem ne kontrollin e gjeneve ne brendesi te qelizes dhe mjafton nje mutacion i nje gjeni per ta nxjerre jashte kontrolli te gjithe mekanizmat e ndarjes qelizore...pervec rasteve qe permenda ketu ka edhe shume gjene te tjere qe jane shkaktare te kancereve dhe qe ndoshta do ti permend me vone nderkohe qe i tregoj...me kujtohet psh nje rast i linfomes se burkit qe eshte nje forme e shkaktuar nga mutacioni i nje onkogjeni por aty kishte nje gje tjeter: segmenti i kromozomes qe permbante gjenin kishte kaluar ne afersi te nje zone qe prodhon imunoglobulina (qe jane ushtaret mbrojtes kunder infeksioneve dhe qe ndihmojne ne njohjen e shkaktareve) qe ishte ne nje kromozom tjeter dhe ne ate rast dilte qe gjeni prdorej me shume sec duhej duke shkaktuar edhe kancerin....

shume prej jush mund ta kene pyetur veten per nje gje tjeter:perderisa mitoza nuk ndalet dhe kemi nje rritje me dyfishim te numrit te qelizave mund te themi qe per nje kohe te shkurter kanceri duhet te mberrije masen e kilogrameve (jo se nuk i arrin,sic kam hasur disa raste ne literature te nje kanceri te gjendrrave mbiveshkore qe shkon ne peshe deri ne 1 kg)por nuk e mberrin.si eshte e mundur kjo gje...pse nuk arrin ate peshe?nese do tu binte te ndanit nje cope kanceri ne dysh ne shume raste do te shifni qe ne qender ka qeliza te vdekura si dhe hemoragji...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:13

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 00:12
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Shume Interesante!!

Citim:
Po citoj ato që tha NS-6
dy gjenet e fundit qe do doja te permendja ketu jane BRCA1 dhe BRCA2.ta them te drejten nuk me kujtohen sa si e kane emrin gjate por...


Me lejo te shtoj kete NS-6

BRCA1 stands for breast cancer gene 1 and BRCA2 stands for breast cancer gene 2.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 00:19
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

faleminderit shume per shtimin !gjithmone e mikpritur me nderhyrje ...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Nëntor 2005 11:00
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

limitet e rritjes se kancerit dhe koncepti i angjogjenezes

Cod. A05122005

normalisht nuk eshte i gjithe kanceri qe dyfishohet dhe kjo eshte arsyeja kryesore qe shpjegon pse nuk arrin dimensione "gjigandeske".si gjithmone qe te ndodhe nje ndarje duhet te jete e mundur qe qeliza qe duhet te ndahet te kete nje furnizim te mire me substance si dhe me oksigjen...me nje fjale te kete nje funrnizim te mire me gjak.ne nje kancer vetem rreth 10% e qelizave ndahen(eshte ajo pjese qe quhet stroma e kancerit nese nuk gabohem) kurse pjesa tjeter ose qendorjne ne heshtje ose vdesin dhe kjo shpjegon edhe pse ne qender gjen qeliza te vdekura...per faktin se ketyre qelizave duke qene se kanceri zmadhohet nuk i arrin me nje furnizim i mire gjaku dhe vdesin ose me ane te apoptozes ose me nekroze...kur vdesin me kete te dyten ndodh qe shkaterrohen edhe qeliza qe jane afer dhe nder to edhe qeliza qe bejne pjese ne kapilaret e gjakut dhe si pasoje mund te kete nje dalje te gjakut i cili ne kontakt me substanca te ndryshme mpikset duke formuar ato qe quhen trombe (ishallah osh illoj termi ne shqip )...nje nder tentativat e para qe ben kanceri qe te mbaje sa me shume qeliza te gjalla eshte te stimuloje angjogjenezen,pra formimin e kapilareve te gjakut dhe ne fakt kjo eshte nje nga principet ku bazohet angjografia kur behet kerkim i nje kanceri...dmth do gjehet nje zone ku ka shume kapilare dhe te cilet jane vendosur ne nje menyre te crregullt...jane bere shume tentativa duke u bazuar ne mendimin qe te bllokosh keto arterie a kapilare mund te arrish te ndalesh rritjen e kancerit por gjithmone kjo varet edhe nga zona ku formohet kanceri...
per angjogjenezen do te flas edhe me gjere sepse eshte nje faktor shume i rendesishem per zhvillimin e kancerit...tjeter gje qe duhet te permend eshte edhe fakti qe perderisa qelizat e kancerit ndahen ne menyre te shpejte dhe kjo ndarje kerkon shume substanca nutritive,ne fund od te kemi qe nje pjese e mire e ketyre substancave nuk harxhohet nga trupi por nga kanceri dhe kjo con ne ate humbje te peshes qe shume paciente tregojne gjate nje vizite mjeksore ose kur behet nje anamnese (mbledhje informacionesh nga familja,personi,simptomat...me pak fjale te gjitha ato gjera qe mund te te drejtojne drejt nje dyshimi qe pastasj do te vleresohet me analiza)...pacienti thote qe ka humbur 6-10 kile per 6 muaj...ne disa raste edhe me shume (gjithmone mos harroni se gjithcka varet nga tipi,madhesia e kancerit dhe nga shkalla e tij e zhvillimit,sepse nje kancer beninj nuk do te jape nje humbje kaq te madhe etj)...vazhdon

me pak fjale po ta vini re ketu po dalin pak a shume se cfare perfaqson secila simptome qe tregon nje person qe mund te kete nje kancer dhe se cfare kuptimi ka ajo nga ana fiziopatologjike...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2005 13:26
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

NQ-6

po sikur te gjindet ilaqi Qdo te behet me njerzimin me kupton se ku dua te dale Dyshoje shkenca Interesi etj...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Janar 2006 01:25
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

efektet e tentatives se kancerit per tu rritur

Cod. A12012006

ilaci do gjehet ishallah sepse per cdo semundje ka nje kure...pervec vdekjes...ti thua qe mund te mos e nxjerrin sepse do tu shkaktonte humbje firmave pastaj?nuk mendoj qe kjo eshte e vertete sepse edhe me shitjen e ilacit nxirren fitime me te medha.po ashtu duke gjetur ilacin e njeres hapen mundesi per te gjetur edhe epr te tjerat dhe keshtu do kete sa here dicka per te kerkuar....

po flisnim pak a shume se cfare mund te shkaktoje nje rritje ne mase e kancerit....pervec humbjes ne peshe nje nga frikat e tjera eshte fakti qe mund te nderhyje me funksionet normale te organizmit...psh ne disa semundjet kancerogjene te gjakut ka raste qe kur ne palce formohen shume qeliza,atehere kto nxirren ne menyre automatike ne qarkullim dhe kjo ben qe te vendosen ne qarkullim qeliza qe nuk mund ta kryejne funksionin normal qe kane dhe pervec qe gjaku behet me i trashe si pasoje e rritjes se numrit te qelizave,kemi edhe probleme te tjera si infeksione nga bakterie ose parazite etj duke qene se sistemi imunitar bie...tjeter efekt qe mund te kete rritja ne mase e kancerit ishte ajo qe thashe vdekja e qelizave ne qender ku nuk mberrin me gjak ne menyre te mjaftueshme...kjo gje ben qe te shkaterrohen membranat e qelizave dhe te derdhen te gjitha perberjet qe kane qene brenda...jane disa lloj substancash qe quhen citokina,ose disa te tjera qe quhen interleukina etj qe kane aftesi te therrasin qeliza te sistemit imunitar dhe shtimi i tyre dhe veprimi i tyre shkakton deme te medha ne tentativen qe bejne per te limituar zgjerimin e kancerit...dhe ne tentative e siper mund te japin edhe efekte kolaterale si formime te copave te mpiksura te gjakut qe quhen trombe dhe shkeputja e tyre nga vendi i origjines duke u bere ne kete menyre embol. (pra trombi eshte gjaku i mpiksur ne vendin e origjines ku ka ndodh mpiksja,ndersa emboli eshte copez qe shkeputet nga trombi dhe mund te perfundoje ne mushkeri ose ne nje zone tjeter)....pak a shume keto jane ato qe mund te ndodhin gjate tentatives qe ben kanceri per tu rritur!...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:16

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Janar 2006 22:40
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

efektet mase te kancerit

Cod. A16012006

mire,ato qe thame jane efektet ne tentativen per tu rritur kanceri...po kur eshte rritut cfare efektesh jep masa a tij?po jap per disa kancere se cfare efektesh mund te kete masa e kancerit ne menyre te pergjithshme,pa u ndalur ne detaje te teperta...
te fillojme nga koka:
hipertension ne kafke (endokranik) si pasoje e shtypjes qe mund te pesojne ato hapesirat qe permbajne nje lloj lengu qe prodhohet nga njera pleksi koriode qe eshte njera faqe e ventrikulit te 4 (nese nuk gabohem,mund ta verifikoje kush para meje) dhe qe ka si funksion te mbaje nje presion normal ne brendesi te trurit...
probleme ne hipofize qe eshte gjendrra pilote e trupit qe ka aftesi te prodhoje hormone qe rregullojne gjendrrat e ndryshme ne trup si psh ate te tiroides dhe gjendrres mbiveshkore.nje zmadhim i nje pjese te hipofizes mund te shtype edhe pjesen tjeter dhe te shkaktoje ate qe quhet panipopituarizem ose nje ulje e pergjithshme e prodhimit te hormoneve te hipofizes...po ashtu ky zmadhim ka efekt mbi nervin optik duke qene se ku kalon ne afersi te gjendrres (ne ate qe quhet kiazma optike,pak a shume mbi zgavren ku ndodhet hipofiza).
ne qafe:nje zmadhim i tiroides mund te shtype trakene dhe te jape probleme ne frymemarrje.
gjoks:ne mushkeri nje kancer me mase mund te bllokoje nje bronk te tere dhe te jape atelektazi (zvogelim te nje pjese te tere te mushkerise)te zones qe ai bronk degezohej....efektet jane nje dispne(ajo qe quhet ndryshe edhe situate ku pacienti ka "uri per ajer") si dhe hipertension,si pasoje e daljes jasht perdorimi i zonen qe merrte oksigjen nga ai bronk...po ashtu efekte te tjera jane tentativat qe ben trupi duke kujtuar se eshte ulur hemoglobina dhe shton eritropoietinen qe stimulon prodhimin e rruazave te gjakut duke rritur keshtu trashesine e gjakut...etj etj
ne ezofag (ose sic eshte ne gjuhe popullore rryl i fytit )nje mase kancerogjene mund te zvogeloje dimensionet e kanalit dhe te shkaktoje edhe disfagji (paaftesi per te cuar poshte ne menyre normale ushqimin)dhe pacineti ne shume raste e vjell mrapsh ushqimin...kjo ndiqet nga nje renie ne peshe qe vjen jo nga arsyeja se kanceri eshte shume aktiv,por se pacienti nuk ha me...vazhdon...

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Modifikuar nga NS-6 datė 06/05/2007 ora 21:17

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Janar 2006 23:58
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

NS-6

perse kanceri i perballon temperatures mbi 41c

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2006 00:45
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė naimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė naimi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: naimi Shto naimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto naimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:32 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > kanceri dhe tumori

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.