Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Roli i muezinit e kthen aktorin shqiptar Mirush Kabashi te Islami
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Roli i muezinit e kthen aktorin shqiptar Mirush Kabashi te Islami

Shkruar nga Hani Saleh, korrespondent i IslamOnline






Mirush Kabashi po e agjëron Ramazanin e këtij viti për herë të parë në jetën e tij




Në fillim ky ishte vetëm edhe një rol tjetër të cilin ai dëshironte ta luante, mirëpo karakteri i muezinit të ri (muezin quhet personi i cili thërret njerëzit në namaz-adhurim) shkaktoi kthesë në jetën e Mirush Kabashit, njërit nga aktorët më të njohur shqiptar.

Si gjithmonë Kabashi dëshiroi që me kujdes dhe thelbësisht ta studionte karakterin e protagonistit, i cili ishte një muezin i ri nga qyteti jugor Shqiptar i Beratit.

Nga kurioziteti aktori filloi të lexonte literaturë islamike dhe të dëgjonte inçizime nga muezinë të ndryshëm. Ai studioi kuptimin e fjalëve të Ezanit (thirrjes për namaz) dhe bile edhe insistoi që për filmin që po luante të inçizohej ezani me zërin e tij, sërish për konsiderata strikte profesionale



Opresioni ndaj fesë



Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë dhe ka të bëjë me jetën e një muezini të ri gjatë kohës së diktaturës antifetare komuniste e cila sundoi nga vitet 1943 deri më 1990. Shqipëria ishte vendi i vetëm komunist në botë ku feja tërësisht u ndalua dhe e cila e proklamoi veten si një vend ‘ateist’ me kushtetutën e vitit 1976.

Më herët, në vitin 1967 regjimi i shpalli si të paligjshme të gjitha ritualet fetare gjë kjo që qoi deri te shkatërrimi i shumicës së xhamive të këtij vendi Europian. Tani ekzistojnë rreth 270 xhami në Shqipëri, nga 1667 sa ishin para erës komuniste. Muslimanët përbëjnë rreth 75 % të popullatës 3.2 milionëshe të Shqipërisë.

Sikur shumë të tjerë të cilët refuzuan ta tradhëtojnë besimin e tyre, edhe muezini për të cilin po flasim u dërgua në burg me dënim prej tetë vitesh dhe më vonë duke qenë se ai vazhdoi të kryente adhurimin ndaj Zotit edhe brenda burgut ai u ridënua edhe me tetë vite të tjera.



I prekur



Ylli shqiptar i filmit dhe teatrit, i cili përndryshe ka fituar disa shpërblime ndërkombëtare, u ndje i prekur nga storia e muezinit, maturantit të ri i cili sakrifikoi vite të gjata të jetës së tij në mbrojtje të besimit.

Kështu Kabashi, i cili nuk kishte pasur rastin ta njihte besimin e tij nën regjimin komunist, filloi ta vizitonte xhamine e Tabakave në kryeqendër, në Tiranë. Ai u prit zemërgjërësisht nga imami i xhamisë Elvisi dhe nga besimtarët e tjerë. Kabashi kishte shumë pyetje rreth Islamit, rreth asaj se si një musliman e kalon një ditë të jetës së vet dhe ai mori përgjigje nga Elvisi sikur edhe nga myftiu Bledar Myftari.



Kabashi i ri



Vizitat e përsëritshme të Kabashit në xhami gjatë një periudhe prej një viti e gjysmë lane shenja të pashlyeshme në karakterin e tij dhe mënyrën e tij të të jetuarit.

Para gjashtë muajsh ai filloi të praktikonte besimin e tij dhe që nga atëherë falet pesë herë në ditë në xhami. Në fillim të Tetorit, Kabashi e mbaroi trajnimin e tij për muezin nga imam Elvisi. Dhe për herë të parë në jetën e tij ai filloi këtë vit ta agjëronte muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kabashit i vie keq për kampanjën anti islamike në mediat lokale dhe ndërkombëtare duke shtuar se falë tolerancës së Islamit, Shqipëria e përbërë nga disa besime ngelet në masë të madhe homogjene. Ai gjithashtu theksoi raportet mirëdashëse midis komuniteteve fetare në Shqipëri.




Përgatitur sipas IslamOnline http://www.islam-online.net/English...article02.shtml

O Zot ti je Ai qe ndryshon Zemrat tona ndersa vete je i Pandryshueshem

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Nëntor 2004 14:50
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

O indrit cfare do te thuash me kete?????

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 13:00
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Wink

He qenka krijuar nje metamorfoze shpirterore... Sipas te dhenat qe kane tubuar ne leter, del qe Mirushi ka perqafuar fene Islame...

Po Yusuf Islam?!¬Cat Steavens

Suksese!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 07:56
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

Po pse more djema eshte valle cudi!?

Madje ne nje bisede te nje rrethi te ngushte shoqeror ai ka shprehur se Apologjia e Sokratit, e cila eshte nje nga kryeveprat e tij qe ka recituar,ka mjaft elemente fetare, dhe po ta shohesh nga kendveshtrimi religjioz kete apologji famoze, del ne konkludim se Sokrati ka qene nje besimtar monoteist.....

Mirushit i eshte dashur te njohe islamin nga afer per te luajtur rolin e muezinit, dhe fatmiresisht ka komunikuar me djem qe pepiqen ta perfaqesojne islamin ashtu sic eshte ai ne te vertete, rruge e drejte, e mesme dhe vellazerore.

-Ndersa Ket stevens, ish-Beatles, ka kohe qe eshte bere mysliman, dhe sapo eshte bere ka kerkuar te bleje te gjitha disqet e tij, ka harxuar nje shume marramendese per ta bere kete, sepse ai mendon se zeri i tij i perket vetem kengeve per Zotin!

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2005 09:41
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agfa13
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 09/06/2005
Vendbanimi: nen hijen e fikut
Mesazhe: 50

c
Cdo njeri ka te drejte te besoje
aty ku don!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Korrik 2005 09:33
agfa13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agfa13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agfa13 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agfa13't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agfa13 Shto agfa13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agfa13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Roli i muezinit e kthen aktorin shqiptar Mirush Kabashi te Islami

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.