volter
shpirt artisti
Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646
|
Kristo Luarasi
Kristo Luarasi (1876-1934)
Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, kontribuoi në përhapjen e shkrimit e të shkollave shqipe, në zhvillimin e botimeve e të shtypit shqiptar. Lindi në Luaras dhe e filloi veprimtarinë patriotike në vitet 90 të shekullit XIX. Gjatë viteve 1892-1894, punoi si mësues i gjuhës shqipe në një nga shkollat e para shqipe, të çelur në Luaras me përpjekjet e Petro Nini Luarasit. I ndjekur nga autoritetet osmane dhe agjentët e Patrikanës Greke, më 1894 mërgoi në fillim në Bukuresht e pastaj në Sofje, ku mori pjesë në veprimtarinë e shoqërisë Dëshira. Me ndihmën e kësaj shoqërie, së bashku me Kostë J. Trebickën, themeluan në Sofje shtypshkronjën Mbrodhësia ku u shtypën një varg librash shkollore dhe vepra të autorëve rilindas dhe gazeta.
Kristo Luarasi ishte propogandues dhe pjesëmarrës aktiv i luftës së popullit shaiptar për çlirim kombëtar dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale të atdheut. Më 1907 bashkëpunoi më Bajo Topullin e Çerçiz Topullin në Sofje për përgatitjen e çetave të armatosura. Përkrahu nëpërmjet gazetës Liria e Shqipërisë që e drejtonte, kryengritjet e mëdha antiosmane të 1911-1912. Në nëntor të 1912 punoi në kolonitë shqiptare të mërgimit për përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të Vlorës dhe për Shpalljen e Pavarësisë.
Petro Nini Luarasi (1865-1911)
Veprimtar i pilindjes Kombëtare, publiçist e pedagog, Mësues i Popullit. Lindi në Luaras të Kolonjës në një familje muratori. Ishte nxënës në shkollën e Qestoratit të Koto Hoxhit. Punoi si mësues në fshatrat e Kolonjës, ku u mësonte fëmijëve fshehurazi gjuhën shqipe dhe përgatiti një grup shokësh si mësues. Më 1887 hapi në Ersekë shkollën e parë shqipe dhe pak më vonë (1892-1893) shkollat shqipe në krahinën e Kolonjës e të Vakëfeve, punoi si drejtor dhe mësues i Mësonjëtores së parë shqipe të Korçës dhe më vonë i shkollës së Negovanit (1909-1911). Në emigracion, në Amerikë (1904-1908) mori pjesë gjallërisht në lëvizjen kombëtare, ishte nismëtar i shoqërive patriotike Mall i mëmëdheut dhe Pellazgu, i krijimit të komiteteve të fshehta për lirinë e Shqipërisë. Ishte delegat në Kongresin e Manastirit (1908). Për veprimtarië patriotike, arsimore dhe shoqërore u përndoq nga xhonturqit dhe Patrikana e Stambollit. Vdiq i helmuar prej tyre në Ersekë më 17.08.1911.
Bashkëpunoi në organet Bashkimi i Kombit (Manastir 1909-1910), ku qe edhe redaktor, në Drita (Sofje, 1907-1908), në Kombi (Boston, 1908), në Liria (Selanik, 1909-1910) ku botoi shkrime publiçistike, pedagogjike dhe poezi. Në veprën politike Mallkimi i shkronjave shqipe dhe çpërfolja e shkrimtarit (Manastir, 1911) mbrojti të drejtën e popullit shqiptar për kulturën e vet kombëtare. Propagandoi një nga idetë qendrore të Rilindjes: bashkimin në luftë për lirinë e Shqipërisë pavarësisht nga besimi fetar.
__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|