NS-6
Mnemonic
Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
varikocele
Cod. C20062005
Eshte nje semundje e eneve te gjakut (me specifike e venave) qe furnizojne testikujt(plesso pampiniforme i thone ne italisht) dhe eshte nje situate qe venat jane te zgjeruara dhe gjaku peson nje ngadalesim te levizjes ne vena. Mosha me e goditur eshte ajo mbi 15-45 vjecet. Ka raste qe mund te jete edhe dicka qe ka te beje me probleme te lindura,sic mund te jene ato te faqeve te venave qe mund te pesojne shume shpejt zgjerim etj ose ose te jete nje pasoje e masave te ndryshme(kancere etj) qe mund te shtypin mbi keto vena. Normalisht kap anen e majte me shume dhe kjo per arsye anatomike. Vena spermatike e djathte normalisht perfundon ne vena kaven inferiore dhe me nje kend qe eshte i ngushte dhe ne drejtim te rrjedhes se gjakut kurse ajo e majte perfundon ne venen renale dhe me nje kend 90 grade gje qe ben te hase probleme ne shkarkimin e saj ne kete vene.Kjo gje con ne nje reaksion mbrapsh duke cuar ne zgjerimin e venave te gjakut. Ndonjehere duke qene se venat jane te paisura me valvola qe bejne te mundur qe gjaku te mos kthehet pas(valvolat jane te pranishme tek te gjitha venat qe perfundojne ne vena kaven inferiore dhe jane mjaft te rendesishme nese konsiderojme faktin qe gjaku ne kete zone ecen ne drejtim te kundert te gravitetit. Tek venat qe perfundojne ne vena kaven superiore nuk ka sepse levizja eshte ne te njejtin drejtim te gravitetit). Normalisht eshte nje situate qe jep disa lloj simptomash keto per faktin e qendrimit te gjakut dhe moszevendesimit te tij,duke bere keshtu qe qelizat e zones qe ushqehen nga ato ene te gjakut te pesojne dem si pasoje e mungeses se oksigjenit. Pacienti mund te ndjeje peshe tek testikujt dhe kjo mund te shoqerohet edhe me dhimbje. Normalisht enet e gjakut jane te dukshme sepse jane siperfaqesore dhe kane formen e krimbave me zigzage te shumta dhe nje zgjerim te tepert te tyre(nje kontroll te thjeshte mund ta beni edhe kur beni dushin). Pasojat me te medha qe mund te ndodhin eshte steriliteti si pasoje e mungeses se oksigjenit qelizave qe do te formojne spermatocitet si dhe qelizat qe merren me rritjen e tyre sic jane qelizat e sertolit(qe prodhojne nje lloj proteine qe ndihmon ne lidhjen e hormoneve androgjene)si dhe ato te leidig qe prodhojne testosteronin.
Terapia eshte kirurgjike dhe konsiston me lidhjen e venave qe jane te interesuara.
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Modifikuar nga NS-6 datė 21/04/2007 ora 00:00
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|