iliriusa
Shpirt i lire.....
Regjistruar: 10/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516
|
Citim: Po citoj ato që tha kontinenti
Pershendetje Ilirusa.
Esenca e pergjigjes ishte kur folet per anen ekonomike,pra pavaresia ekonomike eshte nje nga pikat kryesore te lirise se femres.
Shiko,pergjigjia qe dhate me pelqeu shume,por,si shpjegohet qe edhe ne vende te tjera te zhvilluara egziston ky problem.
Jo ne permasat si ne Shqiperi,por,egziston se!
Pyetja juaj besoj se e gjene fillesen e pergjigjes tek ajo qe kam thene edhe me lart. Sigurisht arsimi edhe vendi ku jeton influencon ne menyren sesi e shikon njeriu jeten, por nqs njeriu nuk eshte i hapur ndaj te rese,dhe nuk e shikon jeten me arsyetim edhe llogjike edhe konservon traditat edhe zakonet e te kaluares thjesht sepse "ashtu ka qene gjithemon", shume pak mund te behet per te permisuar situaten per te cilen po flasim.
Nqs nuk e shikon njeriun qe ke perbri, si nje qenije krejt te pavarur nga ty, qe dosido edhe sikur te jesh i lidhur me te shpirterisht apo fizikisht, do te mbetet gjithemon nje qenije e pavarur. Se asnjehere nuk mund te te perkasi si nje prone a mall me te cilin mund te abuzosh edhe veprosh si te duash vetem edhe vetem sepse eshte i yti apo e jotja edhe ti ke te drejta mbi te.
Disa do te nxirnin shkollen si nje 'ilac' per te luftuar dhunen fizike apo psikologjike ne nje familje. Shkolla per mendimin tim ndihmon, por jo ne te gjitha rastet.
Ketu ne Amerike psh, kam pare familje te cilat te dy partneret jane me shkolle te larte, i kane kaluar vitet e shkolles ne Tirane, qe besoj se konsiderohet si zona me e zhvilluar dhe e emancipuar ne Shqiperi, edhe megjithate lidhja e tyre le per te deshiruar.
Cifti ne fjale, te martuar prej jo me shume se nje viti, kane organizuar nje jete te tille: Burri punon tre dite ne jave (disa ore), ditet e tjera i kalon ne shtepi, pjesen me te madhe te kohes duke lozur shah ne internet. Gruaja punon 5 dite ne jave nga ora 11:00 deri ne 8:00 te darkes edhe vjen ne shtepi, gatuan, lan, fshin kritikohet nqs darka vonohet a dicka e tille, edhe kur kerkon te shpenzoj dicka per veten e saj ( gje qe ndodh rralle) i bertitet sepse haxhon shume, edhe gjendja ekonomike e tyre eshte e keqe. Nderkohe qe burri nuk merr leje kur kerkon te shpenzoj per cka mund te konsiderohet lluks ne situaten e tyre.
Prandaj edhe une insistoj ne faktin se vete femra e lejon veten qe ta nenshtrojne, edhe duhet qe te kete kurajon qe te kerkoj te drejtat e saj.
Femra te tilla ka shume. Shpeshhere me kundervihen me shprehjen "po ja te shikojme ty si do t'ja besh kur te martohesh" apo "Po do jesh ti e para ajo qe do ndryshoj lidhjen midis burrit edhe gruas".
Si mundesh ta luftosh dhunen, kur vete femrat ia kepusin koken shpreses se nje dite dhuna nuk do te egzistoj?!
Si mundesh, kur femrat e pranojne dhunen si pjese e jetes se tyre?
Pse ndodh kjo gje kudo ne bote? Edhe atje ku femra eshte e pavarur ekonomikisht?
Arsyet jane te shumeta. Ndoshta femrat shpresojne se duke mos ju kunderven meshkujve ata do te ndihen fajtor edhe nuk do te ushtrojne me dhune mbi to. Ndoshta sic thote nje shprehje greke jane te kenaqura me faktin se "burri mund te jete koka e familjes, por gruaja eshte qafa" edhe mund ta kthej koken nga te doje.
Nuk e di pergjigjen e sakte apo nese ka nje pergjigje te vetme per kete pyetje.
Ajo qe di me siguri, eshte se persa kohe femra perulet edhe i thote vetes, Meshkujt shqiptar nuk ndryshojne kurre, meshkujt shqiptar s'kane per te ndryshuar!
Pershendetjet e mia!
__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|