Balerina
Rose of Silence
Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525
|
A e kam te nevojshme te ndaj nje sekret me dike? Hmmm, tani qe nuk me bren dicka, them se jo..normalisht, sepse, megjitheqe mundohem, nuk mundem ta kuptoj ne menyre te mirefillte nje person i cili ka nje sekret, dhe e bren perbrenda.
Por, kujtoj disa raste kur une kam patur sekrete, dhe te ndarit me nje person me ka ndihmuar shume. Them, se njeriu, ose me sakte nga menyra qe eshte gatuar e ben qe ta ndieje te nevojshme qe te ndaje sekretet. Sepse...kur e ndan nje sekret me dike, mund te flasesh me ate dikush per sekretin, t'i qash hallin...por, nese ngel vetem ne mendjen tende, nje dite do te perfundosh duke folur me veten dhe do te mendosh qe je cmendur.
Prandaj njerezit lodhen kaq shume per te gjetur nje njeri te cilit mund t'i besojne rrugicat me te fshehta te zemres se tyre. Nuk e di, mbase e kam gabim...por edhe sekretet e kane nje date skadence.
__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|