shaqe
Anetar i ri
Regjistruar: 23/08/2011
Vendbanimi:
Mesazhe: 2
|
Ndihmë
Ju përshëndes të gjithve,
Dhe iu drejtohëm sepse, mbasi jam duke kërkuar titujtë dhe autorët e dy poeziave por pa sukses, mendova ta provoj a do gjej ndihmë në këtê forum.
Ato janë dy vjersha qe mi mësonte babai (qe nuk ësht më) kur isha e vogël.
Më kujtohën vetëm disa rreshte.
Tani, jam duke i shruar kujtimet e jetës bashk me babain dhe kam dëshirë të flas në libër për këto vjersha.
Ndoshta dikush do i njeh këto vjersha, poezi, kënga, dhe do më ndihmon.
E para ishte: "Mine Peza, ku kam vajzen ku kam djalin, mi kanë futë n'atë burg të zi, fare fisin ma kanë tretur larg në ishull n'Itali".
E dyta, fillonte kështu: "Obobo, sytë ç'më panë, shkretirë, lumë e det, këtu gratë vetëm janë, burrat gjinden në gurbet..."
Shpresoj se dikujt, këto rreshte do i tingëllojnë si të njoftur...
Pres përgjegjëje.
Me të mira.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|