Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Konsensuse apo pazare.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Konsensuse apo pazare.

Fjala konsensus eshte e huaj dhe tashme ka zevendesuar fjalen e bukur shqipe marreveshje. Mirpo e pashe te arsyeshme ta mbaja ate fjale ne krye te temes edhe per arsyen se edhe fjala pazar eshte e huaj megjithese eshte me e familjarizuar me shqipen per aresye kohore pra historike.
Ka do kohe qe veshi eshte mesuar ta degjoje si diçka te zakoneshme fjalen konsensus, syte ne te lexuar dhe sa here i jemi gezuar konsensusit.Ja pra qe jeta jone qenka e diktuar prej konsenseve!!! Me ç'te drejte!?
Nga eksperienza qe kemi fituar deri me tani, arrrijme te kuptojme se qenka fjala per pazare. Se ç'eshte pazari e dime mire. Kemi nje opinion te keq. Mipro te gjithe jemi apo mundohemi te bejme pazar.
Tregti duhej te ishte fjala e duhur.
Une dua te blej nje makine dhe beje tregti me shitesin duke u njohur me ofertat e tij, ate çfare me duhet mua si minimum (me e pakta) dhe çfare mund te perfitoj ndonje opsion apo kursej ndonje lek.
Mirpo ne politiken e mirefillte nuk eshte keshtu, dhe ky eshte shkaku i kesaj teme.
Normal qe mund ta kisha filluar direkt me titullin Shqiperia ne duart e Berishes dhe Rames! Zgjohuni o njerez! Kush jane keta dy zoterinj qe mbajne peng fatet e popullit biles dhe te integrimit!?
Per fat te keq keshtu eshte!!!
A thua se keta dy zoterinj te nderuar do jene te perjetshem, si fizikisht ashtu edhe ne pushtet?
Fatkeqsisht si kane rrjedhur ngjarjet po.
Vete llogjika e konsensusit, pazarit apo marreveshjeve ka krijuar tashme fushen e vet te veprimit! A thua se eshte diçka objektive, reale dhe e domosdoshme.
Konsensusi jepet apo behet perballe nje ligji qe favorizon njeren pale dhe ketu nuk ka shume per te dikutuar.
Sot jam ne pozite dhe neser do jem ne opozite.
Kur bejme nje marreveshje llogaria duhet bere se une duhet te perfitoj nese neser gjendem edhe ne opozite dhe jo vetem ne pozite.
Fatkeqsisht, te gjitha, pa perjashtim te gjitha marreveshjet, jane bere, per favoret e te qenit ne pozite.
Si pasoje kemi edhe kete radikalizem qe perjetojme sot.
Termin liri e kuptojme te gjithe, por mos harrojme se marreveshjet , konsensuset apo pazaret vetem e kufizojne ate duke mos i lene aspak mundesi veprimi sepse ndryshe prishen ekuilibrat.
Dihet mire se liria nuk duhet te jete prone e njeres apo tjetres.
Po keshtu nuk duhet te abuzohet me lirine.
Por ndertohen ca ligje apo rregulla ku asnjera pale nuk i ze lirine tjetrit.
Nuk ndertohet liria jote duke shkelur mbi lirine e tjetrit.
Te pakten ne politike nuk duhet te jete keshtu, sot je ne pozite neser padyshim do jesh ne pozite.
Neser do paguash apo vuash lirine e mohuar, qofte ne pozite apo ne opozite.
Perse ndodh kjo?
E qarte, lufta per pushtet.
Kur te vish ne pushtet i pafsh hajrin!
I pafsh hajrin. eshte me shume nje mallkim sesa urim ne politike.

Defekte ka sa te duash, pasi si pasoje e konsensusve qe nuk jane gje tjeter vetem se nje spirale e nje vide pa fund qe nuk e kupton se po shkon siper apo poshte. Ne fakt po qendron ne vend, qe prodhon skarcitet. Siç e kemi pare deri me tani. Besoj dhe shpresoj se politika shqiptare ne pergjithesi duhet ta kete kuptuar tashme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shtator 2011 11:21
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Thuaje shkurt mer piktor. Poltikes shqitpare i eshte spanuar vida.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shtator 2011 11:36
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Shkurt muhabeti, ne Shqiperi mungon mendimi i pavarur. Kjo vihet re kollaj.
Tjetri i thote vetes analist dhe nuk merret me analizen e problemit ne fjale por hillet ne akuza. hajde analiste hajde. Biles jane me te zellshem edhe se vete politikanet.
Fatos Lubonja njeri nga keta, ndoshta me i miri sot per sot. Nuk eshte se me ka pelqyer kurre nganjeher ben ca kapercime akrobatike dhe i ze gafil ortaket e tij dhe kjo eshte e vetmja pike e tij se di te zhytet edhe di te dale. Gje qe e dallon nga militantet partiake ops analiste.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 25 Shtator 2011 15:35
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

PE: Ndalni sulmet ndaj Topit, Prokurores dhe SHISH

Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Europian Viktor Boshtinaru ka dalë dje në mbrojtje të presidentit Bamir Topi, SHISH-it dhe Prokurorisë duke cilësuar akuzat e hedhura nga PD si shumë të dëmshme për Shqipërinë.

“Jam këtu si mik i shqiptarëve, mik i Shqipërisë, por besueshmëria e funksionimit të institucioneve demokratike në vend është e vonuar. Ky funksionim cenohet nëse dikush që ka funksion të lartë, thotë që Prokurori i Përgjithshëm i Republikës, Presidenti i Republikës, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror janë të përfshirë në një grusht shteti. Pra, ky informacion është zyrtar, kështu që më duhet t’ju them që gjëra të tilla të paramendohen. Në qoftë se dikush flet për një grusht shteti dhe akuzon, i takon që kjo situatë të qartësohet. Pra, mendoj që kjo gjë është shumë e rëndësishme”, tha eurodeputeti.

Ai kërkoi nga kryeministri Berisha, si njeriu që ka bërë deklaratat, që të paraqesë provat për ato që ka thënë pasi këto akuza nuk mund të hidhen në erë.

Nënkryetari i delegacionit zbardhi edhe një pjesë të diskutimit të zhvilluar me kreun e shtetit: “Do të doja ti referohesha deklaratës së presidentit. Presidenti na tha dje që Radio dhe TV shtetëror sillen në mënyrë të njëanshme. Ata janë shumë të njëanshme. Pra flasim për një deklaratë të bërë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Kështu që unë e mbaj parasysh këtë deklaratë, sepse presidenti është simbol i vendit tuaj. Kështu që mendoj se liria është çështje shumë e rëndësishme”.

Gjatë takimit me palën shqiptare, eurodeputetët kanë konstatuar një frymë bashkëpunimi, e cila vihet re sa herë që në horizont shfaqen ndërkombëtarët.
“Kam një pyetje, nëse të gjithë e mirëpresin. Nëse jeni kaq mirë pse Shqipëria është kaq vonë, pse keni humbur dy vjet?! Duket se Këshilli i BE, do ta shtyjë statusin kandidat deri në mars për disa vende të Ballkanit, pasi kanë bërë më mirë se Shqipëria. Vendi juaj është ende duke pritur. Pra, është një problem dramatik, pse kaq vonë?!
Pyetja tjetër a do jetë i qëndrueshëm ky proces, jo vetëm me fjalë të mira, por edhe duke zbatuar çdo gjë”,- tha ai duke iu referuar të shkuarës që marrëveshjet kanë mbetur vetëm në letër.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 10 Dhjetor 2011 15:19
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Boshtinaru mik i shqiptareve.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Dhjetor 2013 02:55
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Konsensuse apo pazare.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.