dena
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 23/01/2004
Vendbanimi: tirane
Mesazhe: 102
|
JETA ESHTE SHUME E BUKUR, sipas A.Cehovit
JETA ESHE SHUME E BUKUR....
Jeta është një ngjarje aspak e këndshme, por ta bësh atë të bukur, është shumë e lehtë. Për këtë nuk mjafton të fitosh 200.000, të marrësh Shqiponjën e bardhë, të martohesh me një vajzë të bukur, të dalë nami si model i zyrtarit të mencur…të gjitha këto janë pasuri të kalbura dhe i nështrohen zakonit. Për ta ndjerë në vetvete lumturinë e pandërprerë, bile edhe në minutën e pikëllimit dhe të trishtimit, duhet:
A) Të dish të kënaqesh me të tashmen dhe b) të gëzohesh me faktin se ”Mund të ishte dhe më keq” Por kjo nuk është e veshtirë:
-Kur ty të ndizet shkrepsja në xhep, atëherë gëzohu dhe falendero Zotin, që ti në xhep nuk ke një qese me barut.
-Kur ty të vijnë në shtëpi kushërinj të varfër, atëherë mos u zverdh, por përkundrazi thirr: “ mirë që këta nuk janë kapterë policie”
-Kur ty të hyn në gisht një spic, gëzohu: Mirë që ajo nuk më ka hyrë në sy”
-Nqse gruaja ose motra e gruas tënde luan gamë,ti mos u cmend, por përkundrazi të mos zënë këmbët dhe, nga gëzimi, që ti dëgjon lojën muzikore dhe jo çakejt apo një koncert macesh.
-Gëzohu që ti nuk je kalë që tërheq karrocën me shina, nuk je parazit, nuk je derr, nuk je gomar, nuk je ari të cilin e tërheqin arixhinjtë, nuk je tartabiq.Gëzohu, që ti nuk je i çalë, nuk je i verbër, nuk je i shurdhët, nuk je memec, nuk je me kolerë…Gëzohu që në minutën e dhënë ti nuk rri në bankën e të akuzuarit, nuk shikon para vetes kreditorin dhe nuk bisedon për honorare me Turbën.
-Nqse ti banon në vende jo shumë të largëta, atëherë a nuk duhet të jesh i lumtur nga fakti që nuk u kanose të gremiseshe në firifistun, i syrgjynosur larg njerëzve të tu?
-Nqse ty të dhëmb një dhemb, atëherë ngazëllehu që ty nuk të dhembin të gjithë dhëmbët.
-Gëzohu që ti ke mundësi të mos e lexosh gazetën “Grazhdanin” që stë kanë futur në një kazan plehrash, që nuk je martuar me tri gra njëkohësisht…..
-Kur ty të çojnë në një parcelë, atëherë hidhu përpjetë nga entuziazmi, që ty nuk po të çojnë në ferrin e zjarrtë.
-Nqse ty të rrahin me thupra mështekne, atëherë ti përplasi këmbët dhe bërtit: “Sa i lumtur jam që nuk më fshikullojnë me degë hithrash”
Nqse gruaja të ka tradhëtuar, atëherë gëzohu që ajo të ka tradhëtuar ty dhe jo atdheun.
Dhe kështu, të tjera, të tjera…….Zbato, o njeri këshillat e mia dhe jeta jote do të përshkohet nga ngazëllimi i pandërprerë...........
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|