tresh
.
Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752
|
Shtesa mbi materialin interesant te Admiralit dhe kush ka mend le te zere mend dhe juruni dreqin chatit e internetit se ju iken paret per ..esh ....ej po kjo keka tepelenase meee :p
TIRANE/ Policia arreston 42-vjeçaren nga Tepelena, prej një viti “dashuronte” nga interneti Neritan Hykën
Flirti, i vjedh emigrantit 50 mijë USD
Prokuroria: Lindita Halilaj, e dyshuar për mashtrimin me martesën
marre nga PANORAMA -- Klodiana Kotorri
Një emigrant shqiptar me qëndrim në Kanada, ka rënë pre i një mashtrimi të kushtueshëm gjatë komunikimit në distancë me një 42-vjeçare nga Tirana.
Kjo e fundit, e cila, sipas burimeve zyrtare të policisë, quhet Lindita Servet Halilaj, ka përfituar 50 mijë dollarë nga emigranti, të cilit i kishte premtuar martesë, pas kthimit në Shqipëri. Gjithçka ka filluar me një komunikim të rastësishëm në botën e internetit, i cili më pas është pasuar me një flirt platonik mes shtetasit Neritan Hyka dhe të dyshuarës Lindita Halilaj. Sipas burimeve zyrtare të policisë, 42-vjeçarja e cila ka lindur në Tepelenë dhe është banuese në Tiranë, pasi kishte rrëmbyer zemrën e Hykës, i ka kërkuar atij shumën e parave. Sipas policisë, Halilaj ka premtuar se do t’i vinte në përdorim për hapjen e një dyqani në katin e parë të shtëpisë, ku banonte në kryeqytet. Dyqani, sipas idesë së shtetases së dyshuar, pas kthimit të emigrantit Neritan Hyka, do të përdorej për interesa të dy “bashkëshortëve”. Prokuroria dhe policia e Tiranës, kanë dokumentuar të paktën 30 dërgesa të emigrantit nga Kanadaja në adresë të gruas me të cilën ai komunikonte. Pasi ka përfituar shumën 50 mijë dollarë, e dyshuara, sipas policisë, ka ndërprerë komunikimin me emigrantin. “Ajo nuk më përgjigjej në adresën e internetit dhe në numrin e telefonit”, ka dëshmuar i dëmtuari.
Aventura
Shtetasi që qëndronte në Kanada bashkë me disa të afërm të tij, ka vendosur të udhëtojë drejt Tiranës me qëllimin për të njohur gruan me të cilën kishte komunikuar, të cilës i kishte dërguar paratë. Emigranti ka deklaruar para hetuesve, së të gjitha shumat që ka dërguar në Shqipëri, i ka marrë në formë kredie në bankat kanadeze. Pasi ka mbërritur në Tiranë, Neritan Hyka ka tentuar të kontaktonte me 42-vjeçaren Lindita Halilaj. Kjo e fundit është “zhdukur”, ndërkohë pas një qëndrimi disaditor në kryeqytet, emigranti ka bërë denoncim në polici. Ai ka vënë në dispozicion të hetuesve të gjitha të dhënat e 42-vjeçares, dokumentet e dërgesave dhe vërtetimet e kredive që kishte marrë në Kanada. Dosja hetimore është regjistruar në Prokurorinë e Tiranës, e cila më 26 dhjetor 2005, ka firmosur një urdhër ndalimi ndaj të dyshuarës Lindita Halilaj. Ajo është arrestuar dje në mënyrë të befasishme, pasi kishte filluar lëvizjet e zakonshme, bazuar në informacionet që kishte marrë për rikthimin e emigrantit në Kanada.
Flirti platonik
Ka qenë fundi i vitit 2004, kur Lindita Halilaj, nënë e dy fëmijëve, është lidhur në internet me Neritan Hykën. Ky i fundit, sipas policisë, jeton në Kanada prej vitesh me prindërit dhe vëllanë e tij. Disa muaj pas komunikimeve të para në internet, dy personat pushtohen nga flirti i fjalëve, pa njohur njëri-tjetrin nga pamja fizike. Halilaj i ka premtuar martesë emigrantit. Disa kohë më parë, e dyshuara i ka thënë “bashkëshortit”, se banonte në katin e parë të një pallati dhe kishte dëshirë që një pjesë të apartamentit ta kthente në dyqan. Ideja e 42-vjeçares, sipas saj, kërkonte shpenzime, ndaj duhej që Hyka të dërgonte paratë për të ngritur dyqanin që do të ndihmonte ekonomikisht çiftin e ardhshëm. Një muaj më parë, Hyka i tregon në telefon 42-vjeçares, se do të vinte në Tiranë, dhe do të fejoheshin. E dyshuara, e cila nuk kishte këtë qëllim, ka vendosur të ndërpresë lidhjet me emigrantin. Ajo është zhdukur nga interneti, ndërsa bllokoi edhe numrin e telefonit. “Prokuroria e Rrethit Tiranë lëshoi më datë 26 dhjetor 2005 urdhrin e ndalimit për 42-vjeçaren, pasi dyshohet se është autore e vjedhjes me anë të mashtrimit të shtetasit Neritan Hyka, banues në Kanada, të cilit i ka vjedhur shumën prej 50.000 USD”, thuhet në komunikatën zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|