Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Konkursi i muajit Prill '06(kategoria-poezi)
Cila eshte krijmtaria juaj e preferuar?
Ky sondazh është i mbyllur.
Casti i falur - nga - Ingmetalboy 5 20.00%
Diagnozat e nje shpirti - nga - Crazy and Beautiful 5 20.00%
Drite-hijet e nje brenge - nga - Wolf_Cub 11 44.00%
Ne rruget e jetes... - nga - Mermaid 3 12.00%
Mos me lere vetem - nga - Dars 1 4.00%
Gjithsej: 25 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 30 Prill 2006, ora 05:41  (30 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Konkursi i muajit Prill (kategoria-poezi)

Votoni per letrarin e muajit (kategoria-poezi)
Falenderojme ne vecanti pjesemarresit ne kete konkurs edhe ftojme gjithe lexuesit e kesaj teme te votojne per te preferuarin krijues. Suksese te gjithe konkuruesve!
Urime per talentin dhe krijimet tuaja!


Ps. Renditja e krijimeve eshte bere sipas postimit te tyre ne temen konkursi i muajit.

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2006 10:36
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Cast i falur" - nga - Ingmetalboy

Ky cast qe kaloi
ishte i yti, a e di?
Mendja apo zemra e damkosur
u zhyten ne detin merzi.

Merzi per humbjen e pathene
e pritjes se lodhshme pashprese
casti i keputur nga kenga
qe qan per ne me denese.

je ti faji? Ndoshta jam vete?!
Kompleks i vjeter mendor?
Apo fati i nate pa hene,
qe capitet sonabul me zor?

Po ti nuk mund te pergjigjesh
sepse shiprti koordinata nuk ka
te mund te goditej me shigjete
nga Kupido qe mbrapa nuk pa.

Tani dua vetem te fle
dhe me nuk dua t'ja di.
Per ato qe nata na fali
cfare humba une apo ... fitove ti.

Modifikuar nga iliriusa datë 31/03/2006 ora 11:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2006 10:42
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"DIAGNOZAT E NJE SHPIRTI" - nga - Crazy and Beautiful

Shpirti qesh,
drillet,
turperohet,
dashurohet,
pervelohet,
piqet,
zihet,
acarohet,
lendohet,
tmerrohet,
zgerdhihet,
ulerin,
hesht,
flet,
noton,
vrapon...,
po!po!-i imi shpirt vrapon.

Shpirti dehet,
kenaqet,
gezohet,
lumturohet,
hidherohet,
shtrengohet,
perqafohet,
ligeshtohet,
terbohet,
egersohet,
melodi kompozon,
kendon...,
vallezon,
po!po!-i imi shpirt vallezon.

Shpirti tretet,
prehet,
qelbet,
kalbet,
cahet,
thyhet,
ndricohet,
lahet,
thahet,
hahet...,
jo!jo!-i imi shpirt nuk hahet.


A.A.
03/19/2006
USA.

Modifikuar nga iliriusa datë 31/03/2006 ora 11:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2006 10:43
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Dritë - hijet e një brenge" - nga - Wolf_Cub

Befas u kujtova se
Ende s’kisha thënë asgjë për lumturinë e hënës
Që zbret mbrëmjeve mbi qerpikë
Ende asgjë s’kisha thënë
Për shpirtin e spektrit të dritës
Se….
Ka një bukuri që thotë mijëra fjalë
Përballë saj
Jetë bëhet vdekja
E shoh, në çastet kur tek ti
Pafajsisht lulëzon buzëqeshja
Dhe më pas tretet ngadalë
Si vesa n’kënaqësi të rrezeve t’mëngjesit
Dhe unë mbetem i pafjalë
Vdes, i mbërthyer në heshtje…
… për t’u rikthyer sërish
Larg infeksioneve trunore me “parajsë’’
Këmbëzbathur, mbi flakë-ferrin e një brenge
Filloj e kërkoj prap’
Dhe duke kërkuar, me mua flirton shikimi
Dhe sheh shumë krijesa bastarde
Fjalor ekstremitetesh në “mbretëri maskimi”
Por… maskat s’qenë të miat
‘’Maskëmbajtësit’’ ‘’maskëmaskues’’
Duke ndjekur rrugët krijuese të krijimit
U shndërruam në premtues

Atyre që kurrë s’na u dhanë
Atyre për të cilat “do të jenë” na thanë
Për to...
“Jetë-kërkimeve” në të cilat vdesim
tresim gjithë jetën tonë
Duke gënjyer shpirtin me shpresë.
Dhe “gjumi i madh” kënaqet me jetët tona t’pagjumë
Dhe vdekja gjallon e merr krahë
Duke parë tonin fat-përhumbje.

Kush je ti?
A e ke pyetur veten vallë?
C’ngjyrë ka gjaku yt, a lëndohesh a ke mall??
Unë kam kohë që përleshem
Të vras majmunin brenda në mua
Por e ringjall e nesërmja
Nën klimën e sjelleve të tua,
Dhe tek unë, njeriu trembet
Trembet zëri i luleve që kurrë s’mbijnë
Pranë akullnajave shpirt-njerëzore
Kurrë, s’mbarojnë rrugë-lotët
E të brishtave krijesa tokësore.


Të shoh ndonjëherë
Dhe çdoherë më turbull
Ylli i ëndrrës sime po fiket...
… për t’u rindezur, si diell i madh përrallor
Në thellësi të gjithësisë
Që të krijojë buzëqeshjen e artë
Për fëmijët e pafajsisë,
Që do t’qeshin fort
Me përrallën tonë biblike të parajsë-ferrit,
Që s’qe vec jeta jonë
Përzierje e lumturisë dhe vrerit
Dhe do mblidhen bashkë fëmijët e së nesërmes
Pasardhësit e të “lashtëve zemërlënduar”
E do t’këndojnë në “funeralin e frikës”
Këngën e dashurisë së jetuar
Asaj
Që s’ngjit shkallë, por buzë,
që kur puthen
Lindin yje që kurrë nuk fiken;
Se të gjithë yllësitë në botë
Thonë
Se prej puthjeve lindën
Atyre
Që bëhen me “buzët e zemrës”
Atyre
Që mbajnë fshehur mrekullitë e femrës
Patjetër,
Dhe puthjeve që krijuan sytë e tu
Sepse, ti nuk je një krijesë përdhunimi
Por vec një gjallesë
Pak hapa larg kutërbimit,
Që mundesh, po, t’lëshosh aromë njerëzore
Veç po t’bëhesh pjesë e një kurore,
E një kurore që quhet jetë,
Ku patjetër e gjelbra vend do të ketë
Atë ngjyrë që kanë edhe sytë e tu
Ngjyrë që mund të marrë pjesë në buqetë
Të cilën ndrysh’ e quajmë jetë.


Hëna zbret përsëri mbi qerpikë
Ngadalë, me ngjyrën e saj të zbehtë,
Dhe mëngjeseve ti ngadalë i hap sytë
Të lindësh të blertën përreth
Se ndoshta sytë e tu janë një shpresë tokësore
Që t’mbijetojë shikimi
Ndaj, unë për ta po t’flas sot në gjuhën e shpresës
Duke të thënë pjesë të një betimi:
- Në mua kurrë s’do të vdesësh
Veç ... kam një lutje
E s’ta them veç ty,
Ja them dhe mrekullisë
Që mbartin të tutë sy
Ia them tokës, qiellit
“Hënës së qerpikëve” diellit,
Të flas lehtë
Me zërin e një fluture të bekuar
Dhe të klith fort
Si gjetës i lirisë së ëndërruar;
Jeto - dhe mos më kujto asnjëherë mua
Veç… bëhu “njeri” e më pas bëhu “grua”
Që... nesër magjia e syve të tu të mos vdesë
Që jeta dhe emri njeri, të jenë
Kënaqësi,
Që lind
Kur puthen dielli me vesën,
Ndoshta do të ndodhë një ditë megjithëmend
Dhe ti
Do ta meritosh emrin tënd.

WOLF_CUB 2003

Modifikuar nga iliriusa datë 31/03/2006 ora 11:02

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2006 10:44
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Ne rruget e jetes..." - nga - Mermaid

Ecja..
Ne rrugicen e pafund,
Shkujdesur..
Ne horizontin e larget
humbisja gjurmet..

U ndala,
pas nje porte te arte
Aty.. te takova
Te ndjeva,
Preka,
Dashurova,
C'do qelize.

Te zhvesha
Dashuri e ''Xhuljetes''

Eca me tutje,
Zemra..
ne heshtjen e nates,
Qante..
Mbi supet e vogla
Plaget e renda
Mbarte..

U Ndala perseri

Pas nje tjeter porte..
Enderr..
por zbathur ishe.
Te mbeshtolla
ne zemren time
Por ti asnjehere
S'me njohe...

Eca perseri
derisa shpirti u lodh
I vetem..
Nata luajti
gjer ne agim.

Nje tjeter drite lindi
nuk isha me vetem
Jam me ty..
Drite e shpirtit
Qe vazhdon
Rruget E jetes...

M.S - ''ARFIME''

Modifikuar nga iliriusa datë 31/03/2006 ora 11:03

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2006 10:46
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

"Mos me lere vetem!" - nga - Dars

Mos me ler vetem
Mes avujsh te pergjumshem
Nen mantelin e dhimbjes mbledhur
Cjerre nga rrezja
E ketij dielli te dhunshem.

Njome
Kete dhimbje te rreshket
Me lotet e agut
Te ndera fijeve te pafund te shpreses.

Perkunde
Endrren e porsalindur
Ne djepin e cunget
Te percartjes se lumtur
Qe lehtas veson
Mbi ate mbremje te muget.

Puthe
Gezimin e porsacelur
Ne kendbuzen e rese
Prej nga kane per te rrjedhur
Shirat e harreses.

Por mos me lere vetem!

Modifikuar nga iliriusa datë 31/03/2006 ora 11:03

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 31 Mars 2006 10:47
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664

Une votova per Wolf_Cub

Duhet ta deklarojme Iliriusa apo e bera lemsh dhe me shan Wolfi pastaj?

__________________
arratisur syrgjynosur...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Prill 2006 01:51
Cindi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Cindi Kërko mesazhe të tjera nga: Cindi Shto Cindi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Cindi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Pershendetje lexuesve!

 

Shpallim edhe ketu fituesit e konkursit te muajit Prill ne kategorin e poezis. Kemi dy fitues te cmimit te dyte ketu keshtu qe po ju a leme vendin te dyve, besoj se s'ju vjen keq.

Faleminderit per pjesemarrjen tuaj ne konkurs edhe qe ndani me ne te gjithe krijmtarit tuaja.

 

Vendi i pare: Wolf_Cub me  "Drite-hijet e nje brenge"

Vendi i dyte : Ingmetal boy me "Casti i falur".....dhe..... Crazy and Beautiful me "Diagnozat e nje shpirti"

Suksese te metjeshme e krijmtari te mbare!

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Maj 2006 09:19
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Arkivi i Konkurseve > Konkursi i muajit Prill '06(kategoria-poezi)

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.