Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096
|
" Bushtra", nga Artan Gjyzel Hasani(Roman)-VAZHDIMI....
Im bir nuk e kish njohur nenen e tij ajo na kish braktisur kur ai s'ishte vetem nje foshnje njemotake. Ish rritur nen perkushtimin dhe vemendjen e sime meje. Megjithate ai e ndjente mungesen e nje gruaje te re e te bukur prane tij, si gjithe shoket e tij qe kishin prane mamin e tyre.
Ai kurre s'i kishte thirrur ndonje krijese "Nene!".
Nje dite e kisha marre me prane vetes dhe i kisha treguar se si babi i tij donte aq shume nje grua te panjohur me emrin Dona qe kishte edhe nje vajze te mrekullueshme me te cilen ai do te lozte e do ta kishte shoqe.
"Po nese ti do ta kesh grua Donen, une do ta kem mami dhe vajzen e saj moter, apo jo?".
Per here te pare ne trurin e tij po zhdukej ajo dileme vrastare e femijeve pa nene: "Si ka qene mami im? E mire? E bukur? A me donte shume? Po perse iku nga une, nese me donte?".
Nje dite ai e kish pare Donen dhe vogelushen e saj dhe pyetjes sime" A te pelqyen?", i ish pergjigjur: "Shume temira, sidomos ajo vajza e vogel!"
Ne nje fare menyre Dona ishte bere nena e tij: nuk linte rast pa treguar dashurine, perkujdesjen dhe vemendjen e saj mbi ate femije te ndjeshem si gjithe femijet e llojit te tij. Dhurata, puthje dhe perkedhelje ndertonin
ne syte e tij imazhin e nje mami te mire e te bukur qe fati po ia falte me vonese. Nje mami qe edhe pse fizikisht i mungonte shtepise sone, kish zene perfundimisht vendin e saj ne gezimin dhe lumturine e jetimit per here te pare dhe pse jo, pergjithmone.
Cdo darke para se te flinte e puthja dy here, per mua dhe per mami Donen!
Nese per te rriturit koncepti "bashkeshort" nuk eshte i perjetshem, per femijet koncepti "mami" eshte jo vetem i perjetshem, por me i deshirueshmi ne bote. Kush mund t'ia shpjegoje nje femije, arsyen e largimit te se emes, pa i trishtuar veshtrimin e kthjellet te syve dhe shpirtit?
Dona kishte edhe nje bashkeshort qe e kisha pare te vinte aty teper rralle, gjithmone i dehur e nganjehere agresiv me te shoqen. Kujtoj nje mbremje, ndersa ajo ulte qepenin, i ish afruar nga pas dhe duke e share e kish qelluar me grusht barkut. Kisha qene vetem dy metra larg tyre. Nuk e di se c'gje me kish ndaluar te nderhyja e po te ishte nevoja edhe te perleshesha me ate njeri qe trajtonte si skllave ate qe ishte perendia dhe mbreteresha ime! E fyer Dona e shkrete vec kish hedhur nje veshtrim te pafuqishem drejt meje. Por me i fyer isha ndjere une.
Te nesermen per here te pare i kisha kerkuar me force ndarjen nga i shoqi dhe nga poshterimi qe i falte jeta prane tij. "Dona! C'jemi ne te dy?"
Vertete, c'ishim ne te dy?
Sigurisht, per njeri-tjetrin ishin dy perendi. Per te gjithe te tjeret, Dona ishte nje grua e pabese qe tradhetonte te shoqin, pra nje kurve, ndersa une nje aventurier, nje prishes i familjes, nje kurvar i rendomte. Kishim biseduar edhe here te tjera per kete gje dhe kishim arritur ne perfundimin qe aq na bente per boten.
Por ishte dicka tjeter qe me bente te pyesja veten neteve. Lidhja me nje grua te martuar ka dicka teper te vecante qe e kapin vetem ata qe vertete e dashurojne ate grua.
Fillimisht, ti nis nje relate intime me nje te martuar dhe vjen nje cast qe ajo behet e jotja ne sensin qe ti e fut ne shtratin tend. Ne ato caste ti ndjehesh fitimtar dhe i shoqi i saj te duket nje humbes i panjohur. Kjo gje ta kenaq egoizmin dhe ta perkedhel sedren mashkullore, ti je "me i mire se i shoqi". Por kur me kalimin e diteve, bie ne dashur me kete grua qe akoma vazhdon te kete bashkeshort ate tjetrin, atehere gjerat ndryshojne: humbesi i madh ndjehesh ti, kur shikon qe cdo nate ajo, e dashura jote, shtrihet ne shtrat prane atij, burrit te ligjshem, me te cilin vertet nuk e lidh ndjenja, por e lidh ai procesverbal i thjeshte i gjendjes civile.
Jeta e dyfishte eshte njera nga provat me te veshtira te karakterit njerezor. Sidomos per grate e martuara. Akoma me e veshtire kur ne mes ndodhet edhe femija i pafajshem, aq i vemendshem ndaj prinderve te vet. Midis nje bashkeshorti te padeshiruar dhe dashnorit te shumepritur, midis indiferences ndaj pranise se njerit dhe padurimit per mungesen e tjetrit, midis ferrit te ligjshem dhe parajses se jashteligjshme.
Dona prej muajsh po bente kete jete te dyfishte. Duhet te permbushte njekohesisht, ne cdo cast te jetes, detyrimet fizike dhe shpirterore te dy njerezve qe me keto dy detyrime shikonin gjera aq te ndryshme e shpesh te kunderta. Perderisa lidhja jone po vazhdonte pa asnje problem, kjo tregonte se Dona e permbushte me sukses detyrimin e saj bashkeshortor, pa hedhur asnje hije dyshimi mbi veten. Kushedi sa genjeshtra dilnin nga goja e saj per te justifikuar para te shoqit vonesat e herepashershme, sa mashtrime per te mbrojtur te paprekshme dashurine e saj te fshehte. Brenda meje ndjeja nje fluks faji kur shikoja ate krijese te cilter dhe te sinqerte qe per hatrin tim dhe te asaj magjie qe na lidhte, cdo mbremje luante rolin e bashkeshortes
besnike mes genjeshtres dhe hipokrizise.
Qetesohesha kur mendoja qe ky rol jo vetem qe ishte i perkohshem, por edhe e vetmja zgjidhje e detyruar nga vete rrethanat e lidhjes sone.
Kur perpiqesh per nje qellim te larte je gati per cdo sakrifice qe do te te shpjere drejt realizimit te tij. Por shpesh, keto sakrifica te tjetersojne pikerisht ne ato gjera qe deri dje ishin pjesa me e shenjte e karakterit tend.
Dhe kur sakrifica te tilla, te domosdoshme per nje jete te dyfishte, si
genjeshtra dhe shtirja, zgjasin me shume se c'duhet, rrezikon te ambjentohesh aq shume me to, saqe nje dite prej ditesh, te mos i frikesohesh as nje jete te trefishte.
Ndaj cdo nate i lutesha Zotit qe sakrificat e Dones te mos zgjasnin shume dhe te merrnin fund diten kur do te ishte vertet zonja ime e ligjshme.
"Dona! Po sikur t'u hapesh zemren prinderve e t'u tregosh se sa fatkeqe je ne ate martese?"
"Ata e dine prej kohesh, por me thone se ky ka qene fati im dhe s'mund te ndryshohet me..."
"Si eshte e mundur te mos e kuptojne qe po behen edhe ata bashkefajtore ne kete krim qe i behet vajzes se tyre te vetme?"
"Ata nuk i kuptojne ca gjera, shpirti im. Im ate do te me vriste nese une do te guxoja te ndahesha nga im shoq."
"Po sikur te bisedoj une me te per gjithshka qe ne kemi nder mend?
"Atehere do te na vriste te dyve."
__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|