Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ventili
Anetar i ri

Regjistruar: 03/10/2006
Vendbanimi: Durres
Mesazhe: 25

Cool

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?

Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?

Dialog kulturash?



Nëse dikush ndërron nga feja e krishterë në atë islame nuk bëhet shumë zhurmë. Por krejt ndryshe ndodh në rastin e kundërt

Kush lind si mysliman mbetet i tillë, të paktën sipas të drejtës islame. Një mysliman që guxon të ndërrojë besimin jeton në rrezik, veçanërisht nën një rregjim mysliman si ai i Iranit, por edhe në Gjermani. Megjithatë ka njerëz të cilët kanë kurajo të ndryshojnë nga islamizmi në krishtërim.

Meshë në një famulli në Köln. Një grua lutet. Rreth 20 besimtarë të tjerë janë mbledhur në rradhët e stolave prapa saj dhe përsërisin me mend lutjen e gruas. Kjo nuk është një bashkësi e zakonshme të krishterësh. Këtu takohen të krishterë persë, ish myslimanë të cilët kanë ndërruar fe duke u bërë të krishterë.

Shumica e tyre kanë prapa kohë të vështira - luftë të brendshme, frikë nga shtypja dhe humbja e kontaktit me familjen. Për shumë kjo është tashmë pjesë e historisë dhe jetës së tyre sot. T'i kthesh krahët islamizmit është një proces i vështirë. Pjesa më e madhe e anëtarëve të këtij komuniteti e kanë mbajtur për vite me rradhë mbi supe këtë vendim. Edhe pse nga frika ata duan të mbeten anonimë, të konvertuarit nuk e mbajnë të fshehtë motivacionin e tyre.

"Kur lexon biblën shpirti qetësohet. Nëse lexon Kuranin atëherë të hyn frika. Nëse nuk bëj këtë apo atë gjë, çfarë do të ndodhë? Nëse nuk mbaj shami koke atëherë shkoj në ferr. Në fenë islame gratë nuk gëzojnë thuajse asnjë të drejtë." - thotë një e konvertuar.

Sipas vlerësimeve të organizatave për të drejtat e njeriut dhe kishave, në Gjermani ka rreth 6.000 të konvertuar, të cilët kanë ndërruar nga feja myslimane në atë të krishterë. Mendohet se më shumë se gjysma e tyre janë iranianë. Famulltari Kutzner kujdeset për shpirtin e të krishterëve persë në Gjermani: "Në Europë është vendim personal zgjedhja e kësaj apo asaj feje apo e asnjë besimi. Kjo është natyrisht ndryshe në një sfond islamik ku feja dhe politika janë të ndërthurura shumë më tepër nga sa jemi mësuar në Europë. "

Në Republikën Islamike të Iranit besimi dhe feja ashtu si në vendet e tjera myslimane janë pjesë e çështjeve publike. Kush del nga feja shtetërore, islamizimi, bën tradhëti të lartë dhe ndaj shtetit. Për të mbështetur këtë qëndrim të tyre, qeveria dhe udhëheqësit fetarë në rregjimin iranian i referohen Kuranit. Atje shkruhet:"Nëse ndryshoni atëherë ajo ju sulmon dhe ju vret kudo që të jeni." Sharia, ligji i Zotit, kërkon dënimin me vdekje për të konvertuarit. Sipas të drejtës islame çdo mysliman ka të drejtë të vrasë një të konvertuar. I konvertuari nuk gëzon asnjë të drejtë ligjore.

Nga frika të konvertuarit mund ta jetojnë besimin e tyre vetëm në heshtje. As miqve dhe familjes nuk mund t'u tregojnë. I kovertuari Babak ka ndërruar nga feja islame në atë të krishterë përpara 14 vjetësh në Iran. Që atëherë ai ka patur vazhdimisht frikë për jetën: "Isha vazhdimisht i vëzhguar, në punë dhe jashtë saj. Kur ndryshimi i besimit u bë i njohur u arrestova nga qeveria dhe u rraha me kamzhik. Në punë më bojkotonin thuajse plotësisht. Askush nuk fliste më me mua. Të gjithë kishin frikë se mund të ndesheshin me të njëjtat probleme. Dikur vështirësitë në Iran u shtuan aq shumë sa vërtet e kisha të pamundur të qëndroja atje më gjatë. Besoj se po të kisha qëndruar më gjatë, sot nuk do të jetoja."

Të konvertuarit në Iran mund të praktikojnë fenë në mënyrë shumë të kufizuar. Ata mund të takohen vetëm në kisha që egzistojnë në ilegalitet, të ashtuquajturat komunitete shtëpish, kryesisht në banesa private të të konvertuarve. Sipas të dhënave të organizatave për të drejtat e njeriut, në Iran ekzistojnë ndërkohë rreth 100 komunitete të krishtera shtëpish. Në famullinë perse në Köln pjesa më e madhe janë pagëzuar vetëm pasi kanë ardhur në Gjermani. Por edhe këtu ata ndeshen me paragjykime dhe kërcënime nga fanatikë fetarë.

Sot në Iran dënimi me vdekje për të konvertuarit thuasje nuk urdhërohet më me vendim gjykate. Shpesh ai kryhet nga një familjar i cili kërkon të lajë kështu turpin e familjes. Edhe në Gjermani ka patur raste të tilla megjithë lirinë e besimit thotë një punonjës i Shoqatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut në Frankfurt: "Për fat të keq ka edhe në Gjermani vrasje të të konvertuarve në komunitetin iranian. Askush nuk e si sa është numri i këtyre vrasjeve pasi ashtu si në rastin e të ashtuquajturave vrasje për arsye nderi ato kamuflohen si aksidente në shtëpi apo aksidente me makinë. Ka që thonë se numri i vrasjeve të të konvertuarve në Gjermani arrin pesë në vit."

Megjithë frikën të konvertuarit nuk heqin dorë nga besimi i tyre. Nga myslimanët ata kërkojnë të njohin përkatësinë fetare si çështje private. Myslimanët në Europë që përfaqësojnë qëndrime të moderuara nuk i vënë aspak rëndësi detyrimit për t'iu përmbajtur fesë islame.

Mounir Azzaoui nga Këshilli Qëndror i Myslimanëve në Gjermani e konsideron jashtë kohe detyrimin për fenë islame: "Në të vërtetë në traditën islame ka sinjale që flasin se liria fetare nuk është e lejuar. Por kjo duhet parë në kontekstin kohor dhe në kohën e Profetëve mundësia e ndryshimin të fesë nuk egzistonte. Sot jetojmë në një situatë krejt tjetër dhe për këtë arsye duhet të jetë plotësisht e mundur që feja islame të praktikohet por edhe të hiqet dorë prej saj."

Ky këndvështrim nuk ndahet megjithatë nga disa prej myslimanëve në Gjermani dhe para së gjithash nga shunë qeveri myslimane. Në Iran situata për të konvertuarit është ashpërsuar edhe më shumë që prej ardhjes në post të konservatorit të linjës së ashpër, Presidentit Mahmud Ahmadinexhad.


Monika Vosough Mohebbi

Deutsche Welle

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Nëntor 2006 23:01
Ventili nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ventili Kliko këtu për të kontaktuar me Ventili (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ventili Shto Ventili në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ventili në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
walker
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 19/11/2006
Vendbanimi: somewhere in jungle
Mesazhe: 122

Thuaj te pakten me dy fjale ku do te dalesh me keto qe thua!

__________________
Fjalet e shumta jane fukarallek

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Nëntor 2006 23:38
walker nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të walker Kliko këtu për të kontaktuar me walker (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: walker Shto walker në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto walker në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 07/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Citim:
Po citoj ato që tha walker
Thuaj te pakten me dy fjale ku do te dalesh me keto qe thua!


Nje CV per DW...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Dhjetor 2006 01:26
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të erzeni_be Kliko këtu për të kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto erzeni_be në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Izolda
Anetar i ri

Regjistruar: 12/07/2006
Vendbanimi: Neverland
Mesazhe: 20

Cdo njeri qe pretendon se ka qene musliman dhe pastaj ka nderruar fene nuk ka qene kurre i tille.
Ai qe braktis Islamin nuk e ka njohur kurre ate.

__________________
There is enough light for one who wants to see.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Dhjetor 2006 04:20
Izolda nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Izolda Kliko këtu për të kontaktuar me Izolda (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Izolda Shto Izolda në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Izolda në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Dr. Gery Miller
Anetar i ri

Regjistruar: 01/12/2006
Vendbanimi: Ilirid
Mesazhe: 11

"Ata te cilet devijojne nga e vertete pasi qe me par "ishin" ne te, deshmojne vetvetiu nga fatki se ata kurr nuk e kane njohur ate qe e kane thene, e qe ne zemer ska qene fare" thoshte nje dijetare ne nje liber.

Te largohesh nga Islami dhe te kalojsh ne fet e tjera joautentike, eshte apostazi, dhe njeriu i cili ben nje gje te tille, eshte mizor, ngase eshte mohues, apo mbulues i te vertetes edhe pse kete te vertete e ka pohuar me par.

Te largohesh nga nje fe, d.m.th. t'a poshterosh ate, dhe prandaj kur te largohesh sjell faktet pse po largohesh.

Ata te cilet e braktisin krishterimin, thone: E kemi lene, mbase as konceptin e Zotit nuk kemi pasur mundesi t'a mesojme aty.

Ndersa ata qe dalin prej Islami, thone: E keme lene, mbase (misonaret krishter) na jepnin çokolata per kalamanje, dhe jane njerez te mire.

Islami nuk mirret me çokolata mirepo me argumente.

Atyre qe u mungojne argumentet, nuk din se si t'i therrasin te tjeret ne ate qe jane vet pos me lemosha mashtruese. Sikur qe bejne ne Maqedoni deshmitaret e jehoves, qe na hudhin prej avionit broshura neper oborret tona, edhe pse 99% jemi musliman. Apo ka disa prej tyre shkojne tek ca te varfer dhe ua japin nga nje paket me dhurata e ndihma, dhe mbrenda vendojne broshurat anti-islame.

Nuk mbrohet nje fe duke sulmuar tjetren.

Paqa qofte mbi te udhezuarit.

Dr. Gery

__________________
Mosmirënjohja është çorodi, kurse shoqërimi me të marrët është dëmesi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Dhjetor 2006 20:39
Dr. Gery Miller nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Dr. Gery Miller Kliko këtu për të kontaktuar me Dr. Gery Miller (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Dr. Gery Miller Shto Dr. Gery Miller në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Dr. Gery Miller në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Citim:
Po citoj ato që tha Dr. Gery Miller


Nuk mbrohet nje fe duke sulmuar tjetren.

Dr. Gery



Per mua ky njeri me emrin Dr Gery Miller eshte nje mesues i mirefillte.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Dhjetor 2006 08:27
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
walker
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 19/11/2006
Vendbanimi: somewhere in jungle
Mesazhe: 122

E drejte kjo qe permende.

Citim:
Po citoj ato që tha Izolda
Cdo njeri qe pretendon se ka qene musliman dhe pastaj ka nderruar fene nuk ka qene kurre i tille.
Ai qe braktis Islamin nuk e ka njohur kurre ate.

__________________
Fjalet e shumta jane fukarallek

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Dhjetor 2006 17:33
walker nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të walker Kliko këtu për të kontaktuar me walker (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: walker Shto walker në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto walker në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SEND_ME_AN_ANGEL
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2006
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 209

Per mua bota eshte e lire, cdo njeri nderrimin e fese e ka ne ndergjegjen e ti, ska pse te etiketohet si tradhetar apo kushedi se cfare. Feja eshte dicka personale, nuk eshte sinonim i shtetit, megjithese ne shume vende islamike dhe autokrate ndodh e kunderta. Nuk ka kuptim te shpallet tani lufte nderfetare si ne kohen e Kryqezatave, cdo njeri jeton si e ndjen dhe konvertohet kur ti duket e arsyeshme. S'kane te bejne cokollatat, sic pretendonte dikush me siper.

__________________
Libera Nos A Malo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 02 Janar 2007 19:14
SEND_ME_AN_ANGEL nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SEND_ME_AN_ANGEL Kliko këtu për të kontaktuar me SEND_ME_AN_ANGEL (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SEND_ME_AN_ANGEL Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SEND_ME_AN_ANGEL në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AKILI76
Anetar i ri

Regjistruar: 25/12/2006
Vendbanimi: ITALI
Mesazhe: 16

desha te shtoj se feja eshte e lire dhe jo dhun panvarsish se dikush eperdor pre qellimet eveta un jam mysliman por jo praktikant se
ne shkollat tona sflitesh per fe dhe zot pr me gjith ate un besoj se ka zot
dhe muhamedi eshte bejkamer qe i cili ka puar fjalen e zotit
allahut dhe ju njerez qe thoni nje qe beson te zoti dhe kthen
ruge ben mekat dhe e zoti ska pe ta fal

__________________
NJE CIGARE ESHTE JETA TYMI ESHTE LUMTURIA KURSE HIRI QEMBETET ESHTE DASURIA

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 03 Janar 2007 00:57
AKILI76 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AKILI76 Kliko këtu për të kontaktuar me AKILI76 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të AKILI76't! Kërko mesazhe të tjera nga: AKILI76 Shto AKILI76 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AKILI76 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 02/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Kujdes: ky mesazh përmban ofendime ose mungesë respekti. Postuesi është i lutur të përmbahet.

O dr Geri ti duhet te jesh dicka e perziere midis Turkut dhe Arabit qe del me keto deklarata kaq radikale .Megjithese ju shqiptaret e Maqedonise jeni gjysme Turq.Idete e tua mbaji per vete shoku dhe seshte nevoje te na i imponosh ne te tjereve.Une per vete kur lodhem me nje fe kthehem ne fene tjeter ,dhe deri tani kam ndryshuar 5.Keshtu ma do kokrra e qejfit mua lali .Propagande mos bej ketu.Se perndryshe e ngrita Gjergj Kastriotin .E di mire ti se cfare u beri ai Turqve dhe myslimaneve.Mishin e derrit ben mire ta hash lal se eshte shume i ushqyeshem.Cdo gje qe Zoti e ka krijuar ne toke eshte e mire per te ngrene .hahaha

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Janar 2007 06:46
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aulon 12 Kliko këtu për të kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aulon 12 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 24 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Kush lind si mysliman duhet të vdesë i tillë?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.