Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > "Udhetim me yjet"
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

"Udhetim me yjet"

Eshte mesnate dhe kerkoj nje grimce drite ku te gjej dicka qe te afrohet me ty ,me imazhin tend qe mban gjalle shpirtin tim te etur per ty.
Me ka marre malli engjelli im,me ka marre malli dhe ditet vras me lot.
Si munda une te ikja larg teje ,si munda te iki nga ajo qe kisha me te shternjte,me te shenjte,me te bukur ,me sublime...
Sdo tja fal kurre vetes,dhe ndergjegja ime klith ne cdo hap dhe ne cdo frymemarrje qe une bej pa ty.
Me ka marre malli dhe perqafoj fort kujtesen dhe puth neper endrra imazhin tend .Ashtu si putheshim gjithmon,sikur te ishim vetem une dhe ti ne kete bote.Se vetem une dhe ti jemi ne kete bote,megjithse bota na ndau ,bota xheloze na dha largesine qe shpirtrat tane ti ndante por harroi qe shpirtrat tane jane vetem nje.
Tashme smund te te shkruaj me shume ,vetem drita e yjeve me ndricon syte per te te shkruar,vetem drita jote me ndricon shpirtin per te vazhduar te jetoj.

Te dua engjelli im...

Psres letren tende se fjalet e tua jane ilaci im i vetem qe mund te sheroj plaget e mallit.

Engjellit tim ...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Modifikuar nga Demokrate4ever datë 13/02/2007 ora 06:49

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shkurt 2007 04:22
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Naten kur flija ju luta Morfeut qe kur te thurte endrra te te sillte tek une ,dhe ti erdhe te me sillje parajsen megjithse ne boten irreale te endrrave ,ne boten imagjinare te dashurive perfekte .Kur endrrat iken zgjimi ma perplasi si shuplak fyteres makthin e te qenit pa ty.Shpirti im renkonte klithje deshire per te te pasur edhe me imagjinate prane meje ,dhe delironte me dihatje deri sa u lodh duke qare .Jo jo nuk qaj me , e di qe lotet jane thjesht grimca dhimbjeje qe vdesin por qe kthehen dhimbshem duke te vrare akoma me shume.Malli po grric lekuren dhe shenjat e tij i perkedhel si shenje e kujtimit tend.Ah sa doja te isha me ty duke te puthur afshin ,duke te prekur pasionin ,perkedhelur shpirtin.Sa do te doja te rrija tek preheri yt dhe atje te flisja per monotonine e te qenit pa ty.Sa here qe mbushem me ajer me kujtohesh ti ,je ti linfa ime vitale qe gjakun ben te rrjedhi neper vena .Te kujtohet shpirti im kur u njohem ?Sa shi qe binte ate dite .Une si zakonisht pa cader i bere qulle nga gjithe ai rrebesh dhe ti e buzeqeshur qe me thua me ate zerin tend magjik dhe hipnotizues-Cfar bejn meshkujt kur bie shi ? Une i cuditur nuk u pergjigja thjesht te pash ironikisht pa vene re se kush ishe. Ti e buzeqeshur mu ktheve -Meshkujt kur bie shi ...lagen.
Me erdhi edhe mua per te qeshur dhe ktheva koken per te pare kush ishe ... u dashurova marrezisht me shikim te pare.Nuk u besoja syte ,engjejt egzistonin vertet,dhe pas engjellit me te bukur isha dashuruar une.Nuk do ta harroj kurre engjelli im ate moment dhe jane pikerisht momentet qe kam kaluar me ty qe me mbajn gjalle.
Me fal shpirti im se nuk te kam pyetur sesi je,sesi embelson ditet e tua me magjine e perhereshme .Magji e cila me magjeps edhe mallin,me embelson dhimbjen.

Ps:Tregom edhe per grimcat e drites qe te rrine afer se edhe per to jam xheloz ne kete moment .

Te dua me shume se kurre...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shkurt 2007 05:04
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Mbyll syte te te prek me puthje endrash shpirti im
Hapi krahet te te perqafoj me lot malli shpirti im
Te te ledhatoj lekuren ,te perkedhelem me floket
Te ngrohem me deshiren,te klith pasionin,te vras mallin
Kthema mallin ne grimca ajri qe une te jetoj nga fryma jote
Digjma lotin qe une te shikoj nga drita e zjarreve qe djegin shpirtrat
Shpirtin tim beje tendin deri sa shpresa te agoje dhe vdekja te friksohet
Te friksohet vdekja e dashurive ,qe largesin e ka thike pas kraheve.
Nese te merr malli per mua, une jam ne cdo rreze drite qe dielli peshperit
Nese boten ka pushtuar erresira ,kerkom neper yje atje do te me gjesh
Nese qielli eshte plot me re te zeza,une jam fshehur pas reve mallin kam lot
Prandaj mos u cudit nese qielli qan me klithje bubullimash,eshte dhimbja ime
Mbyll syte te te puth perseri dhe parajsen ta njoh serish
Engjejt me falshin por puthja jote eshte puthje perndish...



Ps:asgje dhe askush smund te na ndaj kete ta dish.Je gjithmon imja dhe gjithmon imja do te mbetesh deri ne perjetesi,deri ne...

Te dua...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Shkurt 2007 19:03
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Me fal nese humba dhe nuk te dergova fjalet e mia te te puthnin naten perpara se te te zinte gjumi.Te te puthnin kur enderroje ,kur buzeqeshjen i falje dites dhe dielli buzeqeshte me shume kur te shikonte.Me fal nese dites tende i fala nje mendim me shume se mos ndoshta une ne boten time nuk te kisha me engjell qe mekatet me fal.Mos mendo kurre qe une edhe per nje cast te vetem te mos bluaj emrin tend midis buzeve pastaj ta pertyp sepse keshtu embelsoj shpirtin.Mos mendo kurre se malli do te me braktisi ndonje dite dhe ti do te jesh thjesht nje kujtim i bukur i koheve qe shkuan dhe qe skthehen kurre mbrapa.Ti je e shkuara , e tashmja dhe e ardhmja ime ,ne enderr ,ne jeten e perditshme,ne shpirtin dhe ne mendjen time.Me fal shpirti im nese nuk munda te isha me ty sot ,te pakten fizikisht sepse shpirti im eshte gjithmon me ty .

Te dua ...


Mallin per ty adhuroj si ikone
Nga shpirtrat e ligj ai me mbron
Me mbron dhe puth dashurine
Vetem puthja jote ma fal perjetesine.


Ps:Gezuar Shen Valentinin shpirti im...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Shkurt 2007 21:56
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:52 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re e prozes > "Udhetim me yjet"

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.