Mister_DXP
cloudmixer
Regjistruar: 11/06/2007
Vendbanimi: asgjekundi
Mesazhe: 1119
|
FURTUNA-pjese nga nje tregim.
.
.
.
....................................................................Furtuna
.
...........Në fillim i kishte munguar boja e shkrimit, më vonë letra dhe tani, tani i mungon fibula; i mungonte ajo pjesë e së tërës, pa të cilën gjithshkaja kthehet në asgjë…
...........Pasionet tona janë si ato mekanizmat e komplikuara, të cilat i shohim që funksionojne, por nuk e dimë se si. Kanë shumë susta e butona, të cilat po nuk dite se si t’i shtypësh, në vend që të prodhosh ar do të nxjerrësh diçka të ngjashme me tunxhin apo edhe me keq. Disa herë edhe kur mëson përdorimin e tyre, diçka të shtyn dhe bën ndonjë marrëzi duke shtypur një buton të gabuar. Rezultati dihet. Produkti i pasioneve është ai që drejton shpirtin tonë. Atëhere edhe pasoja do të jetë dy llojesh ose dhimbje ose kënaqesi.
..........E dinte mirë se çfarë e mundonte. Të gjithë e kanë nga një ishull, si ai i Robinson Kruzosë, ku shkojnë dhe fshihen gjatë shtërngatave shpirtërore. Atje midis vetmisë dhe të egërve, ndodh pikërisht ai fenomeni aq i vështirë i shërimit shpirtëror. Dhe…kur korja e gjakosur mbulon plagën, ndjen një nevojë të tmerrshme për të pasur pranë dhe vështruar atë që të mungon. Pasioni e tërheq shpirtin drejt dëshirës me një force të parezistueshme, me një rrëmbim të tillë, saqë mungesa, mungesa e asaj që dëshirojmë, duket vërtet e padurueshme.
..........-Jam mirë- I kishte thënë ajo.
..........-Të dua- Ja kishte kthyer ai me buzën në gaz. E kishte mendjen të turbulluar. E dinte se e kishte thënë këtë fjalë kushedi sa herë. Po bëhej qesharak, por aq i bënte.
...........Mund të mendoni se si ndihet një kapiten anijeje në furtunë? Ja, mbyllni pak sytë dhe do ta kuptoni menjëherë. Ashtu! Mbajini mbyllur. Era fryn nga të gjitha anët. Dallgët ngrihen mbi lartësinë e direkëve dhe ju keni përgjegjësinë e mijra jetëve. Oh, mjaft! Ju nuk mund të kuptoni. Përfytyrimi është shumë i varfër për të paraqitur një stuhi në det. Stuhija shpiortërore është pikërisht ashtu. Por…është mijra herë më e fuqishme; mijra herë më e dhimbshme. Në vend të direkëve janë eshtrat… Litarët e tendosur dhe të lagur, janë nervat dhe venat… Brinjët, janë dërrasat e hambarit që kërcasin si të çmëndura. Dhimbja, kjo tinzare e padrejtë, dredhon nëpër hapësirat e rropullive dhe shqyen pa mëshirë.
...........Janë disa momente në jetë kur qënja kërkon mosqënjen. Momente kur shfleton të gjitha filozofitë e njohura dhe të panjohura për të gjetur një shpjegim, që do të të lehtësonte sado pak. Një filozof pat thënë që, për të njohur çfarëdo lloj të vërtete, njeriu ka nevojë për frymën Divine. E ku ta gjejë i shkreti njeri këtë të vërtetë, kur vetë Divinja i qëndron larg.
..........-Po pse nuk më flet?-I tha ajo duke e parë me bishtin e syrit. Faqet i ishin skuqur dhe dukej edhe më e bukur.
............Iu afrua dhe duke dashur që ta puthte në qafë, i zuri syri disa krela të holla që i dilnin atje, pikërisht në hapësirën e vogël, që krijohet midis flokëve dhe veshit. ...........Lëkura me ngjyrë rozë, e skuqur pak nga emocioni dhe e mbuluar me ato krela të pabindura, e bëri që të dridhet dhe të ndjejë…tërheqjen sublime. Ajo ishte tepër femër, tepër atraktive dhe e dëshiruar. Nga thellësitë e oqeanit shpirtëror u ngrit një tallaz i ri, një fortune, që ashtu e fuqishme dhe mbytëse i erdhi deri në grykë. U gëlltit me vështirësi dhe mendoi i trembur: “Zot! Këtë njeri unë e adhuroj!”
.
DXP
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|