Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Toka , Natyra dhe Mjedisi. > Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore

Deri në periudhën para-industriale të shekullit të XIX-të, ndotja e ujit ka qënë kryesisht problem jo shqetësues, e shkaktuar nga ndotje të vogla, kryesisht nga shkarkime të lëngëshme. Shumica e mbetjeve ishin me origjinë shtazore ose nga njerëzit, dhe ndonjëherë nga përbërës të tjerë organikë ose jo-organikë nga industria (Stanners et Bourdeau, 1995). Në zonat pak të populluara, pa sisteme kanalizimesh, këto probleme, edhe sot kapërcehen lehtë nëpërmjet aftësisë vetëpastruese natyrore të lumenjve.
Zhvillimi industrial dhe qytetërimi modern pas shek. XIX–XX-të çoi në formimin e zonave të mëdha të banuara, me industri dhe bujqësi të zhvilluar intensive. Kjo shkaktoi shtimin e shkarkimeve ujore pa ndonjë trajtim paraprak, tej mundësisë vetëpastruese të ujërave. Për këtë, në mbarë botën sot shëndeti i njeriut dhe zhvillimi i tij janë gjithnjë e më tepër të shqetësuar nga cilësia jo e mirë ose mungesa e ujërave. Përmbytjet nga lumenjtë, më të theksuara vitet e fundit po shkaktojnë shpesh probleme të rënda; gjithashtu, shkatërrimi i habitateve ujore nga sistemimi i papërshtatshëm, si dhe digat mbi lumenj po çojnë në varfërim të botës bimore dhe shtazore.
Nga ana tjetër, me industrializimin dhe rritjen e popullsisë rritet edhe kërkesa për ujë të një cilësie të mirë. Krahas përdorimit urban dhe industrial kërkesa për ujë po rritet në drejtim të higjenës personale, vaditjes në bujqësi, përdorimit në blegtori, energjetikë, për ftohje në termoenergjetikë dhe industri, si dhe për peshkim, lundrim etj. (Stanners et Bourdeau, 1995). Të gjitha këto ndikojnë në cilësinë e ujërave. Krahas rritjes së përdorimit, shumë ujëra po i nënshtrohen ndotjes në rritje prej shkarkimeve të  përqendruara të papërpunuara urbane dhe industriale, dhe prej derdhjeve aksidentale. Krahas tyre, ndikim të madh luajnë dhe ndotjet e shpërndara bujqësore dhe ato të shpëlarjes së tokës dhe ajrit, prej përdorimit të tepruar të plehrave dhe pesticideve.

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 17:43
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Tulipani
< ArtHolic >

Regjistruar: 11/01/2007
Vendbanimi: Secret Garden
Mesazhe: 4717

Pellgu ujëmbledhës dhe vetëpastrimi i ujërave
Sipas Stanners et Bourdeau (1995) rrjedhjet e lumenjve përbëjnë burimet kryesore të ujërave të ëmbla. Është e qartë se të gjithë këta ndikohen shumë prej pellgut ujëmbledhës, klimës, shkëmbit amnor dhe tipit të tokës. Kjo e fundit ndikon në përmbajtjen e lëndëve minerale në ujëra. Aktiviteti i njeriut në këto sisteme ndikon në shumë mënyra, si p.sh. me anë të pyllëzimeve ose shpyllëzimeve, urbanizimit, zhvillimit bujqësor, sistemit të tokës, shkarkimit të ndotësve, sistemit të rrjedhjes etj. Theksojmë se liqenet, ujëmbledhësit dhe ligatinat gjatë rrjedhjes së lumenjve zbusin luhatjet e prurjeve dhe ndihmojnë në grumbullimin e lëndëve të transportuara prej tyre; për këtë, është e kuptueshme se cilësia e ujërave gjatë rrjedhës është pasqyrim i qartë i pellgut ujëmbledhës. Nga ana tjetër, kanalizimi i lumenjve ul dukshëm aftësinë e tyre vetëpastruese.
Burimi kryesor i ndotësve të mjediseve ujore janë lëndët organike që shkarkohen nga aktivitetet e mësipërme. Shpërbërja e këtyre lëndëve bëhet nga mikroorganizma që popullojnë sipërfaqet e sedimenteve dhe të bimësisë së zhytur (perifiton) në lumenjtë e vegjël, dhe që plluskojnë (plankton) në kolonën e ujit në lumenjtë e thellë. Meqë ky proces harxhon energji, ndotje të rënda çojnë në çoksigjenim të shpejtë të ujërave të lumit.
Lëndët organike në ujëra vijnë nga shkarkimet urbane dhe industriale. Gjatë rrjedhjes, menjëherë pas shkarkimit, kalbëzimi i lëndës organike ul sasinë e oksigjenit dhe shkakton çlirimin e amoniumit, i cili edhe pse vetë nuk është helmues, në varësi të pH dhe temperaturës kthehet në amoniak, i cili është helmues për gjallesat e ujërave. Më tej përqendrimi i lëndëve organike ulet prej hollimit dhe kalbëzimit të vazhdueshëm. Në një farë largësie nga burimi i shkarkimit bëhet oksidimi i amoniumit në nitrat; oksigjeni në ujë rritet nga oksigjeni sipërfaqësor; lëndët organike, oksigjeni dhe amoniumi, arrijnë ngadalë vlerat e rrjedhjes para shkarkimit. Një ecuri e tillë në lumenj quhet vetëpastrim. Aftësia vetëpastruese varet nga sasia e ndotjes dhe nga prurjet dhe tipi i shtratit të lumit.  
Në kushte natyrore, lëndët organike vijnë në ujëra nga erozioni i tokës dhe biomasa e vdekur e bimëve dhe kafshëve; këto nuk janë të tretëshme dhe kanë shpërbërje të ngadaltë. Në të kundërt, lëndët organike prej aktivitetit të njeriut janë të tretëshme, të shpërndara uniformisht dhe shumë të kalbëzueshme, duke shkaktuar harxhim të menjëhershëm të oksigjenit në ujë. Me rritjen e dendësisë së banorëve në pellgun ujëmbledhës rritet dhe sasia e lëndëve organike në ujëra si dhe ulet sasia e oksigjenit. Kërkesa biologjike për oksigjen (BOD) është më e ulët se 2 mg/l O2 në basene me më pak se 15 ban  orë/km2 , dhe i kalon 5 mg/l O2 në basene me më shumë se 100 banorë/km2 (Stanners et Bourdeau, 1995).
 
Eutrofikimi natyror dhe kulturor
Rreshjet që bien mbi sipërfaqen e tokës tresin mineralet gjatë depërtimit në tokë. Në zonat e virgjëra përbërja kimike e ujërave varet kryesisht nga dheu i tokës dhe shkëmbi amnor poshtë saj, duke bërë që niveli i ushqyesve të jetë i ulët. Vendbanimet dhe shpyllëzimet shoqëruese, zhvillimi bujqësor dhe urbanizimi e nxisin shumë shplarjen e lëndëve dhe ushqyesëve në lumenj dhe liqene. Një gjë e tillë nxit rritjen e fitoplanktonit, bimëve të tjera ujore dhe me radhë të organizmave të sipërm të zinxhirit ujor ushqyes, ky proces njihet me emrin ’eutrofikim kulturor’. Rritja e biomasës dhe dukuritë shoqëruese të eutrofikimit janë më të zakonshme në liqene dhe zonat bregdetare pranë grykë-derdhjeve të lumenjve. Fosfori dhe azoti janë ushqyes që nxitin këtë prodhim të lartë biologjik (Hallegraeff et al., 1995; Stanners et Bourdeau, 1995).
Pasojat ekologjike të eutrofikimit kulturor, të shkaktuar prej sasive të larta të ushqyesve mund të provokojnë ndryshimin e strukturës biologjike, ku mbizotërues bëhet fitoplanktoni, ujërat bëhen të turbullta, algat blu të gjelbra zhvillohen shumë duke shkaktuar formimin e shkumave dhe helmeve të fuqishme për kafshët dhe njeriun. Kalbëzimi i fitoplanktonit në fund shkakton uljen e oksigjenit në vlera të papranueshme për botën e gjallë. Nivelet e ulëta të oksigjenit shpejtojnë dhe çlirimin e fosforit prej sedimenteve, duke nxitur më tej prodhimin e fitoplanktonit, duke ndikuar në uljen e vlerave përdoruese dhe estetike të ujërave.
Në basene me aktivitet njerëzor të pakët vlerat e fosforit në ujëra janë përgjithësisht më të ulëta se 25 mg P/l , kurse vlera më të larta se 50 mg P/l tregojnë për ndikim të njeriut, p.sh. shkarkim ujërash të zeza ose shpëlarje bujqësore (Stanners et Bourdeau, 1995).
Kur ujërat marrin shkarkime urbane ose shkarkime nga fermat e kafshëve shtëpiake vlerat e amoniumit rriten dhe ato të oksigjenit ulen; në ujërat e ndotur rëndë vlerat e amoniumit mund të rritet nga 1 deri 5 mg N/l, i cili kur kthehet në amoniak mund të shkaktojë ngordhje peshqish dhe kafshësh të tjera ujore.
Aktiviteti i njeriut shkakton edhe rritjen e përmbajtjes së lëndëve kimike në mjediset ujore, sidomos të metaleve të rënda dhe të mikrondotësave organikë (pesticideve, poliklor-difenilet, lëndët organike të kloruara, hidrokarburet aromatike policiklike, etj.), me anë të shkarkimeve të ngurta, të lëngëta dhe të gazta, urbane, industriale, bujqësore dhe minerare. Të gjitha paraqesin rrezik për ekosistemet ujore dhe për vetë njeriun. Ujërat siperfaqësore të ndotura nga shkarkime fekale të njerëzve dhe kafshëve mund të transportojnë shumë patogjenë, si baktere dhe viruse, më e theksuar në zonat me popullsi të dendur, sidomos pranë qyteteve të mëdha.


Marre nga Dep. Bio. Univ. Tiranes

__________________
"Sono gli altri le strade, io sono una piazza, non porto in nessun posto, io sono un posto"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2007 17:50
Tulipani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Tulipani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Tulipani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Tulipani Shto Tulipani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Tulipani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Brown dhe Sarcozy: 10 miliard dollarė pėr klimėn

Kryeministri i Anglisë, Gordon Brown dhe Presidenti francez Nicolas Sarkozy thanë të premten se ata do të kontribuojnë me një fond prej 10 miliard dollarë në vit për tre vjet me radhë për të ndihmuar vendet në zhvillim për të luftuar ngrohjen globale.

Duke folur në një samit të BE-së në Bruksel, Broën dhe Sarkozy thanë se vendet e tyre do të paguajnë të paktën 1.5 billion pounds ($ 2,56 billion Cdn) gjatë tre viteve.

Brown tha se vendet e BE-së duhet të punojnë së bashku për të siguruar financat në mënyrë që vendet në zhvillim të mund të ndryshojnë politikat e tyre.
-nga Shekulli-

---------------------

Sa keq qe NUK DISKUTOHET ketu ne Forum dhe per keto Tema!!!

Ne diskutojme me pasion per "budallalluqe" por, per probleme Primare-Mediate i anashkalojme sikur te jene "jo gjera qe na perkasin neve"!...

Verej qe ne kete Teme te hapur, jane vetem dy Texte te Autores, POR, asnjeri nuk ka diskutuar.................edhe une, deri me sot-tani!!!

A mos valle duhet ta marrim Nytyren, si nje dicka qe s'na perket?!
Te shohim shkaterrimin e saj dhe te mbyllim syte apo gojen?!
A nuk eshte kjo Natyre, ky sistem i IRGANIZUAR: Uje, Ajer, Atmosfere qe na bejne te mundur jetsen apo me sakte: Te Existuarit tone mbi-ne kete Planet??!!

A nuk duhet te jemi NE=Njerzit, ruajtesit dhe kujdestaret e saj???!!!

Edhe nqse mendohet nga dikush, qe diskutimi nuk sjell gje,- eshte gabim!
Cdo diskutim, nxit instinktin. Dhe ne kete rast, dhe ai qe nuk e ka shkuar kurre ne mend, nepermjet diskutimit behet i vetedijshem, dhe mund te veproje ATY KU MUNDET me ATE MUNDESI qe MUNDET!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2009 12:52
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ndergjegjsimi dhe sakrifica.

Tani per tani mbare bota eshte fokusuar ne ndergjegjsimin e asaj qe po i shkaktojme ambjentit perreth.

Ky eshte nje proçes i gjate dhe i veshtire per tu kuptuar nga e gjithe shoqeria pra e pasura, e mesme dhe e varfera.

Pasi te kalohet proçesi i ndergjegjsimit do te filloje faza me e veshtire, ajo e sakrifikimit, ku njerezit e ndergjegjsuar mbi demin qe po shkaktojne do te fillojne te heqin dore nga shume te mira qe tashme jane bere pjese e pandarshme e jetes sone te perditeshme, qe nga boja e kepuceve buzekuqet apo detergjentet lares, manikyre, pudra e llaqe etj etj etj.
Kurse pesticidet dhe te tjerat jane ato te dukeshmet dhe me pak te demshme per industrine por njelloj per ambjentin.

Ndoshta jam pak jashta temes se ujit por e verteta eshte se uji qe pime varet shume nga keto.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2009 17:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Shume e vertete qe keto tema jane shume pak te rrahura ne te gjithe shoqerine tone. Shume e vertete ajo qe tha Vizioner, te gjithe ne e shohim natyren apo mjedisin qe na rrethon jo si pjese tone te perditshme.

Une kam mbaruar per Ing.Ambjenti dhe profilizuar per Trajtim ujrash (per ironi te fatit nuk kam punuar asnje dite ne profesion) dhe ide per hapjen e ketij sektori (Ekologjise) e kam dhene edhe une dikur. Po mbas kaq kohe qe futem shoh se interesimi eshte sh i vogel.

duke u futur ne teme: Persa i perket Shqipetareve une e shoh edhe ne jeten normale qe jane shume neglizhent persa i perket mjedisit (ujit,ajrit,klimes,tokes etj). Nuk e di se nga vjen kjo (mendoj se nga varferia dhe nga kuptimi mbrapsht i "demokracise"). Mesa mbaj mend, kur ishim te vegjel ne fillore te gjithe benin edukate qe kishte te bente edhe me mjedisin (nuk e di ne behet me apo jo?) dhe njerezit ishin si me te ndergjegjshem.
Nje risi per ne (per boten jane shume normale) jane impiantet e trajtimit te ujrave urbane dhe industriale. Fatkeqesisht ne vendit tone vetem 1 eshte e perfunduar 100% (qerret, kavaje) ndersa ne durres dhe pogradec vazhdojne punimet qe kane goxha vjet qe kane nisur. Me ra rasti te shikoja perfundimet e punimeve ne impiantin e qerretit (mbulon nje popullsi prej 50 mije banoresh) dhe me thene te drejten u habita nga teknologjia. Personi pergjegjes i impiantit (turk ky) na shpjegoi te gjitha procedurat sesi uji i ndotur urban apo industrial kalonte ne impiant dhe pas disa fazave kthehej ne uje te perdorshem per blegtori apo bujqesi. (me e bukura ishte kur ky robi piu ujin pas fazes se fundit te trajnimit). duhet te beja me dije qe ne fillim qe kosto e te gjithe impiantit ishte diku te 5 mil euro,ndoshta arsyeja kryesore qe ka perfunduar vetem 1 deri me sot.

Fola me sh per ujin pasi ne bote shihet si nje nga burimet qe po shteron (perjashto shqiperine qe perdor uje te pijshem neper lavazhe dhe per larjen e troruareve dhe paguan 20 leke/m3 per fryme), por duke pare edhe hapat e teknologjise (impiant per transformimin e ujit te detit ne uje te pijshem),mund te mos jete nje teme sh e nxehte sic mund te jete per momentin ngrohja globale dhe ndryshimet klimaterike.

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2010 08:36
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Citim:
Po citoj ato që tha Bledumi
duhet te beja me dije qe ne fillim qe kosto e te gjithe impiantit ishte diku te 5 mil euro,ndoshta arsyeja kryesore qe ka perfunduar vetem 1 deri me sot.



Te duket shtrenjte 5 milione euro?

Me leket e Durres-Kukes ishin ndertuar 200 impiante te tille.

Ose me thjesht, mjafton te vije dy here Real Madrid ne Shqiperi qe te kesh nje impiant per 50 mije banore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2010 09:18
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

E imagjonoj si do te jete pas 50 vjetesh.

Keto elikat qe prodhojne energji nga era fap fap fap fap dhe korenti vuuu.

trena qe ecin te varur neper litare qe varen nga qielli.

Oxhaket? Pike tymi nuk do nxjerrin.
pa le pyjet neper Shqiperi si do valojne me te kater anet.

Nejse shume bukur duhet te jete kshu.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2010 12:37
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Keshilla praktike mbi rrjedhjet natyrore

Ironia ka lezet kur di te behet dhe nuk kalon ne mode. Ndryshe eshte vetem fiksim qesharak.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Shkurt 2010 13:45
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Te duket shtrenjte 5 milione euro?

Me leket e Durres-Kukes ishin ndertuar 200 impiante te tille.

Ose me thjesht, mjafton te vije dy here Real Madrid ne Shqiperi qe te kesh nje impiant per 50 mije banore.



Persa i perket rendesise qe ka ai impiant nuk me duken shume 5 mil €, por hajde mbushi mendjen nje qeveritari apo nje bisnesmeni qe te investoje aq leke per nje impiant trajtimi ujrash.. Jam i sigurt qe do pyesi mbi 5 here se per cfare sherben..

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shkurt 2010 09:59
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Bledumi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Bledumi Shto Bledumi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Bledumi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Ekologjia > Toka , Natyra dhe Mjedisi. > Ndikimi i njeriut ne ujerat natyrore

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.