Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Autizmi,cfare dini ju per te?
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Autizmi,cfare dini ju per te?

E shtyre nga intervista e meposhtme me gjuhetarin,perkthyesin dhe autorin e majft librave me natyre shkencore dhe gjuhesore...eshte hera e pare qe ai flet per veten,ne fakt per te birin....Edmond Tupja nga nje kendveshtrim tjeter...

TIRANE- Ai luan më mirë se kushdo me fjalën. Kjo, sepse e njeh mirë atë. Sapo i them emrin tim në telefon, më thotë se do ishte shumë bukur ta kishe me H (Ilda). “H” është fi snike, hyjnore”, e gati të vë në faj për këtë gjë, a thua se njerëzit e zgjedhin vetë emrin e tyre. Por, në fakt këtë herë ai nuk do të fl asë për fjalën, interpretimin e saj. Pedagogu dhe studiuesi, përkthyesi e publicisti i mirënjohur, autor i mjaft librave, Edmond Tupja këtë herë fl et për dhimbjen e tij. Një dhimbje që atij dhe Xhildës, i ka premtuar dashuri, ashtu siç edhe e ka titulluar librin e tij: “Kur dhimbja premton dashuri/ Të jetosh me një fëmijë autik”. Është jeta e Gesit, djalit të tij... Të mirëpriturit gjithë dashuri nga dy prindërit e shqetësuar gjithmonë për çdo reagim të tij... por të tronditur pamasë kur pasi Gesi kishte mbushur pesë vjeç, mësuan se ai vuante nga sindroma e autizmit... Dhimbja s’kishte fjalë... Ajo depërtonte bërë të tejdukshëm... në çdo rresht të librit, e ndjen atë...
Sot Gesi është 23 vjeç, por mosha mendore e tij është vetëm katër vjeç. Tupja ka shkruar gjithë përjetimin si baba, ditët e vështira të Gesit, sidomos gjatë krizës së adoleshencës, apo edhe kur koha ështe gri. Po ashtu, castet e lumtura me Gesin, kur ai i puth, i përkëdhel gjithë dashuri. E ndërkaq, shqetësimin e pashtershëm që të shpon në trup për fatin e Gesit, kur dy prindërit e tij të mos jenë më në këtë botë... “Kush do të kujdeset për Gesin kur ne të mos jemi më?”
Pyetja e parë që më bëtë kishte lidhje me emrin tim. Ju Edmond, vetë e keni zgjedhur emrin tuaj?
Emrin Edmond ma ka zgjedhur mamaja, ma ka thënë vetë. Në moshën 11-vjeçare lexon në Greqisht (sepse ishte në Greqi atëherë, i ati ishte tregtar), lexon romanin “Konti i Monte Kristos”, ku personazhi kryesor ishte Edmond Dantesi.
Më vuri emrin Edmond prej tij. Që atëherë e kishte vendosur, që kur të martohej do të bënte një djalë dhe do t’ia vinte emrin Edmond. Dhe, kështu pra emrin e kam nga Edmond Dantesi. Por, unë mendoj, ose me kalimin e kohës, pasi bëra studimet në Francë, lexova Frojdin, them se do ketë qenë ndryshe. Domethënë, ajo si një 11- vjeçare, shumë e zhvilluar për moshën e saj, do ketë ëndërruar të martohet me një Edmond. Mirëpo, ajo doli partizane aty në mal, në Brigadën e Parë nuk takoi një Edmond, por takoi një Skënder dhe bëri atë që Frojdi e quan “transfertë”, atë ëndrrën e vet e realizoi tek i biri, tek djali i madh dhe dihen lidhjet e nënës me djalin e madh e me djemtë në përgjithësi, ashtu si edhe lidhjet e babait me vajzën e madhe e vajzat në përgjithësi. Kështu, unë e mora emrin Edmond.
Jeni i kënaqur me emrin tuaj?
Jam i kënaqur, ndihem mirë. Është emri im. Kur thoshte dikush, një politikan në radio, kur shqiptarët shkonin në Greqi e në Itali (e sidomos në Greqi ishte më e theksuar) dhe ndërronin emrin, ai thoshte, që unë e kuptoj që një njeri që quhet Mahmut ta ndërroj emrin, se shkurtimisht si mund ta thërrasin Mahmutin, por një njeri që quhet Hasan, le ta mbajë Hasan. Këta nga Hasan e bëjnë Aristidh, nga Xhevrie e bëjnë Xhesika, nuk ka kuptim. Kështu që unë nuk e ndërroj emrin tim. Sikur të ma shtrojnë me flori, siç thuhet rëndom, unë nuk e ndërroj. Jam i identifikuar me emrin tim.
Mirë, le të kalojmë tek motivi i intervistës, që është pikërisht libri që keni shkruar për djalin tuaj, Gesin. Si lindi ideja për të shkruar atë dhimbje që ju vetë e keni jetuar?
Erdhi krejt natyrshëm. Unë kisha përkthyer lloj-lloj librash, mbi 40, kam shkruar rreth 12 libra nga temat më të ndryshme, që nga shkenca e përkthimit, tek fjalorët erotikë, Fjalori Sinonimik i Gjuhës Shqipe (i pari), lloj-lloj temash kanë pasur librat e mi. Një ditë pata një si ndriçim, që gjithë këtë edhe vuajtje të madhe, edhe gëzime të vogla me djalin, këtë përvojë, përse ta mbaj vetëm për vete, të humbasë, ndoshta do më bënte mirë në disa rrafshe, që ta shkruaj. Së pari, do t'i jepja një përvojë prindërve që kanë fëmijë të tillë; së dyti do t'i sensibilizoja organizmat, institucionet qeveritare, shoqërinë civile që këta fëmijë kanë nevojë për t'u marrë në ngarkim, që të socializohen, të shoqërizohen, të hyjnë në marrëdhënie, sepse inteligjencën e kanë, por e kanë të frenuar; edhe së fundit dhe më së paku, mua më duket egoiste, por kështu është, duhet të shkarkoja, të pastroja vetveten, sepse çdo libër, çdo vepër arti është pastrim i vetvetes. Domethënë, një lehtësim, një barrë që e ke brenda do ta nxjerrësh.
Në momentin që e shkruat, e më tej e përfunduat librin, e shkarkuat plotësisht këtë barrë?
Kam vuajtur kur e kam shkuar! Çdo libër është vuajtje. Letërsia është vuajtje, thotë Fatos Kongoli, autori im, që e kam përkthyer në frëngjisht. Por, të shkruash një libër të tillë, ku ti shfaq përpara botës gjithë dhimbjen tënde, dhe në kuptimin e madh se çfarë do të bëhet me këtë fëmijë kur prindërit të mos jenë pranë; do ta plasin në ndonjë spital psikiatrik, do ta dendin me ilaçe, me 'haloperidol', etj, ku bëhet shuk mishi... nga kjo frikë, thashë, do shkruaj këtë libër që të ndërgjegjësoj shtetin, shoqërinë, t'u japim një minimum, jo ushqimi dhe uji, pra për të pirë e për të ngrënë, por t'u japë një qoshe të ngrohtë. Se këta kanë nevojë për dashuri, kanë nevojë për mirëkuptim, duan durim, duhet një personel të kualifikuar, këta mund të integrohen në punë të thjeshta, për shembull im bir ka qejf të mbushë dhe të zbrazë kova. Mos kujtoni se është fushë me lule, natyrisht edhe jashtë shtetit ka probleme të tilla. Sigurisht që shërbimet psikiatrike, atje ku jo rrallë përfundojnë fëmijë të tillë, janë pak më njerëzore se tonat, por unë them që shteti ynë duhet që për këta fëmijë, sidomos për këta se e kanë inteligjencën, por e kanë të bllokuar, por edhe për fëmijë të tjerë, të gjithë ata që kanë probleme të tilla' për të paralizuarit, paraplegjikët, për të verbrit, etj, duhet të kenë kushte. Numri i tyre vjen duke u rritur, sepse kjo është edhe tendenca në botë, jo vetëm në Shqipëri. Para 20 vjetësh ka qenë një autik në 10 mijë, tani flitet për një në 156, pra le të themi 10 në 10 mijë, pra po shtohet kjo dozë, për shkak të arsyeve që unë edhe i kam shpjeguar në libër. Pse ndodh kjo? Unë mendoj që shkenca mjekësore duhet të veprojë aq shumë, që qysh në barkun e nënës, në tremuajshin e parë, kur aborti është i mundshëm pa rrezik për jetën e nënës, të diktohet dhe t'i thuhet prindërit që fëmija juaj ka këtë defekt, do ketë këtë të ardhme. Doni ta sillni në jetë? Apo nuk doni? Problem për ju, problem për familjen e për shoqërinë... doni apo jo ta sillni në jetë?! Ka nëna që janë kurajoze dhe thonë "JO", unë do ta sjellë në jetë. Por, ka nëna që marrin vendimin tjetër.
Më falni që po tregohem cinike; nëse do të ishte zbuluar që tre muajsh që Gesi do të kishte këtë sindromë, çfarë vendimi do të kishit marrë ju?
Mua? Kjo pyetje i bëhet nënës! Ka nëna që vendosin "Jo". Unë mendoj që deri në 3 muaj nuk është krim, nuk është vrasje. Sartri thotë që, "aborti nuk është krim, është një vrasje metafizike!", kështu që unë vet në këtë rast jam për abort, sepse është plagë për nënën, plagë për familjen dhe shoqërinë, për shtetin. Është vërtetë traumë. Traumë e përjetshme. Por, kur lind fëmija, të supozojmë që t'i bëhet një gjilpërë etj, aty unë them jo. Ka ardhur në jetë tashmë.
Në libër keni shkruar historinë e Gesit, aty ka momente mjaft të dhimbshme, cili prej tyre ka qenë më i vështiri për t'u hedhur në letër?
Çdo moment është i vështirë. Ka momente ku unë kam qarë kur shkruaja librin, momente kur mendoja pasigurinë e të ardhmes së Gesit, unë aty tronditesha, më kullonin lot, vetvetiu. Ka edhe momente të tjera kur kam qarë, por sa herë që në atë libër është folur për të ardhmen e fëmijës, sa herë që në këtë libër flitet për marrjen e përgjegjësisë së rritjes së kësaj fëmije dhe unë rijetoja skenat, unë qaja, gulçoja me ngashërim.
Po gjatë kësaj bashkëjetese me Gesin, për ju si baba cili ka qenë momenti më i vështirë?
Ka pasur shumë... unë i kam treguar në libër. Por, ka pasur momente të vështira sidomos në krizën e adoleshencës. Gesi ishte shumë i dhunshëm ndaj vetes së tij, pastaj bëhej i dhunshëm edhe me ne. Kush ka rritur fëmijë, e ka parë që në kohën e adoleshencës edhe fëmijët normalë janë të dhunshëm, qoftë verbalisht me gojë, qoftë me gjeste, domethënë të godasë. Unë kam shembuj konkret nga njerëz që i njoh, nga komshinj, etj, që kishte raste kur fëmija godiste prindin, sidomos djemtë. Kështu që nëse unë librat e tjerë i kam nxjerrë në dritë natyrshëm, me njëfarë dhimbjeje si për shembull gruaja që lind, këtë libër unë e kam nxjerr në dritë me operacion çezarian, sepse e kisha të tërin brenda dhe pastaj kur filloi të dalë, kishte dhimbje të llahtarshme. Por tani, ashtu si një grua që ashtu siç lind ndihet e këputur mbas lindjes, që thonë se dhimbjet e lindjes janë të llahtarshme, unë nuk i kam provuar ato dhe nuk kam ndërmend t'i provoj sepse kështu është natyra mashkullore, ajo njerëzore, unë këto dhimbje i kam ndjerë mendërisht kur mbarova së shkruari këtë libër dhe ende nuk e kam marrë veten, më besoni.
Gesi nuk ka bërë asnjëherë pyetjen "Pse". Ju vetë sa herë e keni bërë?
Me mijëra herë, kur kam qenë fëmijë. Unë i nxija jetën time mëje kur isha tre vjeç, kur dilnim të shtunën ose të dielën në darkë dhe më nxirrnin në karrocë, unë kisha një lumë me pyetje; "Pse kjo pema është këtu? Pse kjo makina kalon kështu? Dhe, pyetjet e mia nuk kishin fund. Aq sa ime më qante; "po mjaft pra me psetë se më hëngre".
Po pasi morët vesh sëmundjen e Gesit, sa herë e keni bërë pyetjen, "Pse më ndodhi mua"?
Ah, e kam bërë një herë vetëm; "Pse më qëlloi mua?" dhe kaq. Pastaj pyetja që përsëritet është: "çfarë do të bëhet me fëmijën pas vdekjes sime?"
Ndërkohë, bashkëshortja juaj si e ka pritur botimin e historisë së Gesit?
Ah, atë e ka rrahur jeta mbas zbulimit të sëmundjes, më fort se unë, sepse është gdhirë me djalin. Unë punoj, dal, shkoj në fakultet jap mësim, vij këtu, u jap intervistë ju, por ajo është vetëm me djalin; del më pak, është e burgosur, prandaj është e madhërishme ajo është për mua, me të drejta të plota dhe të barabarta, bashkautore e librit. Ajo më ka dhënë mundësinë ta shkruaja librin.
Po të afërmit, familjarët, miqtë tuaj, si kanë reaguar kur kanë mësuar që shkruat këtë libër?
Vëllezërit e mi nuk e kanë lexuar akoma se janë jashtë shtetit, nuk e kanë parë, shokë, miq e kolegë më thonë: "Të lumtë për kurajën!", sepse të bësh publikisht këtë jetë nuk është kollaj. Ne shqiptarët, ballkanasit, nuk para flasim për këto gjëra. Madje, kur u mor vesh sindroma e Gesit disa më thanë, mos e bëj publike, fshihe. Por, unë jam i hapur, duhet që të gjithë ta merrnin vesh, unë do të ndjehesha më mirë dhe do më kuptonin më mirë të tjerët. Kur shkoja në fakultet ose takoja ndonjë mik dhe isha i gërvishtur apo i nxirë në fytyrë, ata e dinin që mua më kishte bërë ashtu im bir kur ishte në krizën e adoleshencës, dhe nuk më bënin pyetje. Gjatë këtyre ditëve më kanë marrë në telefon shumë, po shumë njerëz, ndoshta rreth 40 telefonata. Një zotëri nga një fshat i Korçës më mori dhe më tha: "Profesor, të dëgjova dhe kam një shtëpi të madhe me kopsht me gjelbërim, çdo verë merr djalin dhe eja rri sa të duash". Ka njerëz të mirë sa të duash. Ka njerëz të mirë!
Studentët tuaj e kanë lexuar librin, dhe ju ka bërë ndonjë prej tyre ndonjë pyetje?
Jo, sepse nuk e kanë lexuar. Mbase dhe nuk e dinë që e kam botuar. Unë nuk jam si disa kolegë të mi, që jo vetëm u bëjnë publicitet librave të tyre, por edhe ua shesin atyre me detyrim. Unë nuk e bëj këtë. Unë dhe për librat e profesionit, të mësimdhënies u them shkoni tek botuesi dhe i thoni që t'u bëjë ulje.
Po sot si është Gesi?
Gesi sot është një djalë i gjatë, pak më i gjatë se unë, i shëndoshë. I shëndoshë, se nuk del jashtë në hapësirë. Është i dashur, shumë i dashur, mosha mendore e tij është katër vjeç, por kur ka një siklet, kur ndërrohet moti, bëhet i dhunshëm me veten e tij, godet veten, dhe në fakt nuk godet veten. Ai do të përzërë nga koka atë dhimbjen e thellë që ka, por po t'i afrohesh ai të godet, sepse ai veten nga tjetri e dallon pjesërisht; unë i dukem si pjesë e tij, por flet, është i dhembshur, është i dashur. Kur është mirë, vjen të puth. Pa i thënë që hajde, vjen të puth, të ledhaton, kërkon të luajë me ato lodrat e tij të thjeshta, thotë hajde më kap babi, të vrapojmë, dhe unë bëj sikur e kap, luajmë me top.
Cili është mesazhi që do t'u jepnit të gjithë atyre prindërve që kanë fëmijë autikë?
Mesazhi im është ky: Zoti, natyra, fati, rastësia, quajeni si të doni, ky fëmijë është i juaji. Duhet t'i bëni ballë, çifti duhet të jetë shumë i fortë. Se ka mjaft prindër që janë ndarë, edhe në Shqipëri madje. Fëmija autik ka nevojë për të dy prindërit, ka nevojë edhe për vëllezërit, edhe për motrat. Jepuni dashuri këtyre fëmijëve, ajo i qetëson, i bën shumë mirë. Jepuni mirëkuptim, duke vënë veten në vendin e tyre, dhe ju do të ndjeheni më mirë dhe ai do të ndihet më mirë. Dhe, kini durim, shumë durim dhe thojini vetes që pa këtë fëmijë ju nuk do të ishit kaq i mirë sa jeni sot. Ndërkaq, kam një mesazh edhe për autoritetet shtetërore: Shteti shqiptar, shoqëria civile shqiptare, bizneset shqiptare, të bëjnë diçka, që ditën kur të keni bërë gjithçka mundni, që në ditën kur prindërit e këtyre fëmijëve nuk do të jenë më, këta fëmijë të mos përfundojnë nëpër spitale psikiatrike! Bëni diçka për këta fëmijë, që të merren në ngarkim plotësisht nga strukturat shtetërore ose private, dhe që në këto qendra të gjejnë një thërrime dashuri e dhembshuri, pak mirëkuptim, në mënyrë që kur të shuhen këta fëmijë që nuk jetojnë më shumë se 60 vjeç, të ikin me një kujtim të mirë nga kjo jetë... në qoftë se ata do të kenë kujtime.

...Marre nga Balkanweb..

Me lind pyetja po cduhet ditur me shume per autizmin,si mund te ndihmosh dike qe e ka,si mund ti ruhesh(nese mund)..

Cfare dini ju per kete semundje"?

Modifikuar nga Eria datė 20/01/2010 ora 11:31

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 11:21
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Re: Autizmi,cfare dini ju per te?

Citim:
Po citoj ato që tha EAK

Vëllezërit e mi nuk e kanë lexuar akoma se janë jashtë shtetit, nuk e kanë parë, shokë, miq e kolegë më thonë: "Të lumtë për kurajën!", sepse të bësh publikisht këtë jetë nuk është kollaj. Ne shqiptarët, ballkanasit, nuk para flasim për këto gjëra. Madje, kur u mor vesh sindroma e Gesit disa më thanë, mos e bëj publike, fshihe.
.[/I]
...Marre nga Balkanweb..

Me lind pyetja po cduhet ditur me shume per autizmin,si mund te ndihmosh dike qe e ka,si mund ti ruhesh(nese mund)..

Cfare dini ju per kete semundje"?

Kam vecuar keto rreshta nga intervista e zhvilluar. Kjo eshte e keqja ne Shqiperi. Semundja shikohet akoma si turp. Shqiptaret jane shume te painformuar me shume lloj semundjesh qe prekin vecanerisht trurin. Mesuesit bejne pedagogji ne sholle se si te sillen me nx normal, por jo ata me probleme fizike apo mendore. Une jam njohur me kete semundje kur kam ardh ne Usa. Mendova.'' Sa shume te semure me kete semundje paska ketu? Te ne nuk ka.'' Por vertet nuk ka?
Jo. E verteta eshte se ka, por nuk tregohet. Keta femije nuk ndjekin shkolla publike si femijet e tjere, por shkolla te vecanta posacerisht per keta femije. Mbahen te izoluar nga familja se u vjen turp nga shoqeria dhe menyra se si do e trajtojne kete femije. Dihet qe femijet jane ndonjehere vertet jo shume ''mikeprites'' sidomos nese shoku/shoqja ka nje semundje.
Kam patur nje me probleme ne lagje qe nuk arrita ta njihja kurre, se me sakte nuk arrita ta shihja per aq vite qe jetova atje. Askush nuk e kishte pare pervec te afermeve. Rrinte mbyllur ne shtepi. I vinte turp familjes ta ekspozonin.
Me eshte dhene mundesia te punoje me nja dy femije me Autizem.

C'eshte Autizmi? Ka te beje me zhvillimin jo normal te trurit. Shfaqet kryesisht pas viti te dyte te jetes se femijes. Femija zhvillohet normal dreri ne vitin e dyte dhe pastaj sjellja e tij ndryshon komplet. Mund te pushoje se foluri, apo te shfaqi sjellje jonormale per nje femije dyvjecar.
Qe prej vitit 1980 jane shtuar shume raste me Autizem. Nuk dihet ekzaktesisht cfare e shkakton, por disa nga shkaqet mund te jene:
1)Gjenetike
2)Viruset
3)Vaksina
4) ndotja dhe lendet toxike.
Zbulimi i hershem i siptomave te kesaj semundje dhe trajtimi i duhur ndihmojne ne permisimin e sjelljes se femijes, te folurit, dhe fiton aftesi ti bej vetsherbim vetes.
Autizmi paraqitet ne forma te ndryshme ne femije te ndryshem. Jo cdo femije me autizem shfaq te njejtat shenja. Pjesa me e madhe e tyre nuk flasin fare. Vetem belbezojne. Nje pjese e vogel flasin pak. Por nuk perjashtohen edhe raste kur femijet me Autizem flasin normal. Disa jane socal, te shoqerueshem, te tjere mund te jene te pashoqerueshem. Disa agresive, disa jo. Jane tipa te ndjeshem. Disa jane te ndjeshem ndaj zhurmave te forta, nga drtita e forta. Bejne leizje te shpeshta te pjeseve te ndryshme te trupit ne menyre te pakontrolluar. Nuk para pelqejne te bejne kontakte me sy.
Puna me keta femije nuk eshte e njejte. Ajo metode pune qe eshte efikase per njerin, nuk eshte e thene te fuksionoje per tjetrin. Duhet gjetur metoda qe fuksionon me shume me ate femije.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 14:28
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Re: Autizmi,cfare dini ju per te?

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Mendova.'' Sa shume te semure me kete semundje paska ketu? Te ne nuk ka.'' Por vertet nuk ka?

Debora, je e sigurt per keto qe ke shkruar?.
Une jo.

Qe ka autizem ne shqiperi, kjo as qe vihet ne dyshim, por numuri i tyre eshte shume i vogel, jashtezakonisht i vogel, po te krahasohet me USA-n.

Vec kesaj ne shkaqet, ti ke rreshtuar "vaksinat"?

Ka shume zera per kete gje, por jo nga profesioniste. Per fat te keq e ngrehin zerin njerez jokopetente, midis te cileve edhe aktore.
jane bere shume studime mbi vaksinat dhe nuk rezultojne qe te shkaktojne autizem, te pakten keshtu pergjigjen profesionistet te cilet jane edhe me te besueshem. jane ngritur edhe komisione shkencetaresh te pavarur dhe konkluzioni eshte i jnejte:vaksinat nuk shkaktojne autzem

Autizmi eshte genetik dhe te gjitha shkaqet e tjera veprojne nepermjet mutacioneve qe mund te krijojne ne gene

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 15:29
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Re: Re: Re: Autizmi,cfare dini ju per te?

Cedrus nuk permenda qe ka shume femije me Autizem ne Shqiperi, por qe ka. Une nuk kam arritur te njoh asnje, sepse edhe ato raste qe kane qene nuk beheshin publike. Eshte e vertet qe ne Usa dhe Angli me duket ka me shume femije me Autizem.
Kam permendur qe nuk dihet tamam shkaktari, por mendohet qe mund te jene nje nga nga keta faktore ose te gjitha se bashku.
Sa per vaksinat mund dhe te jene. Eshte vene re te disa femije ndryshim sjellje menjehere pas marrjes se nje vaksine. Nuk eshte 100% e sigurt qe eshte shkaktuar nga vaksina, por ekziston si mundesi.
E di qe Amish people nuk vaksinohen? Tek ata nuk eshte gjetur asnje rast me Autizem. Nuk te duket cudi kjo?

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 15:39
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Re: Re: Re: Autizmi,cfare dini ju per te?

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Kam permendur qe nuk dihet tamam shkaktari, por mendohet qe mund te jene nje nga nga keta faktore ose te gjitha se bashku.
Sa per vaksinat mund dhe te jene. Eshte vene re te disa femije ndryshim sjellje menjehere pas marrjes se nje vaksine. Nuk eshte 100% e sigurt qe eshte shkaktuar nga vaksina, por ekziston si mundesi.
E di qe Amish people qe nuk vaksinohen? Tek ata nuk eshte gjetur asnje rast me Autizem. Nuk te duket cudi kjo?

Po dihet shkaktarime. eshte geni i mutuar.

Shihet me shpesh tek grupe popullsish qe martohen me njerez te afert ne gjak dhe kjo nuk i perjashton amishet, por perkundrazi i fut ne keto grupe
ja lexoje kete, apo t'ja jap amorit ta perktheje se ajo ja thote ketyre gjuheve te hujshme.

http://www.whale.to/vaccine/olmsted.html

Kjo teoria e vaksinave ka dale ca kohe perpara. Autizmi eshte shume i vjeter, shume me i vjeter se dalja e vaksinave.
Per kete punen e vaksinave dhe autizmit, ka shume historira, varja.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 15:46
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Re: Re: Re: Re: Re: Autizmi,cfare dini ju per te?

Citim:
Po citoj ato që tha cedrus

Po dihet shkaktarime. eshte geni i mutuar.

Shihet me shpesh tek grupe popullsish qe martohen me njerez te afert ne gjak dhe kjo nuk i perjashton amishet, por perkundrazi i fut ne keto grupe
ja lexoje kete, apo t'ja jap amorit ta perktheje se ajo ja thote ketyre gjuheve te hujshme.

http://www.whale.to/vaccine/olmsted.html

Kjo teoria e vaksinave ka dale ca kohe perpara. Autizmi eshte shume i vjeter, shume me i vjeter se dalja e vaksinave.
Per kete punen e vaksinave dhe autizmit, ka shume historira, varja.

Nuk besoj se ndodh me shpesh tek njerezit qe martohen brenda te njejtit gjak. Te Amishet duhet te kishte me shume raste nese do ishte e vertet. Ata martohen mes tyre. Me perpara ndodhnin me shume martesat brenda gjakut, se tani. Por shtim me te madh te ketyre rasteve me Autizem ka ndodhur pas viteve 80-te.
Mendohet qe Autizmi shkaktohet nga zhvillimi i ngadalesuar i trurit te bebes qe ne barkun e nenes . Nuk e hedh poshte faktorin gjenetik. Kam pare brenda nje familje te kene dy fem,ije me Autizem. Sa gje e dhimbshme!
Meqe qenka Anglisht informacioni qe ke sjell une per vete s'kam nevoje per perkthyes, por ti meqe ke merak e besim te doktoret e forumit coja Amorit. :p

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 15:54
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Re: Re: Re: Re: Re: Autizmi,cfare dini ju per te?

Citim:
Po citoj ato që tha Debora*

Nuk besoj se ndodh te k njerezit qe martohen brenda te njejtit gjak. Te Amishet duhet te kishte me shume raste nese do ishte e vertet. Ata martohen mes tyre. Me perpara ndodhnin me shume martesat brenda gjakut, se tani. Por shtim te ketyre rasteve ka me shume pas viteve 80-te.
Mendohet qe Autizmi shkaktohet nga zhvillimi i ngadalesuar i trurit te bebes qe ne barkun e nenes . Nuk e hedh poshte faktorin gjenetik. Kam pare brenda nje familje te kene dy fem,ije me Autizem. Sa ggje e dhimbshme!
Meqe qenka Anglisht informacioni qe ke sjell une per vete s'kam nevoje per perkthyes, por ti meqe ke merak e besim te doktoret e forumit coja Amorit. :p

Nuk eshte puna a beson ti o Debora. Shkenca nuk behet me te besuar.
Po ta lexosh ate artikullin qe te vura me siper atje do te gjesh edhe emra shkencetaresh edhe studime statistikore te mirefillta.
-Studimi flet per autizmin tek amishet dhe ata dihet qe martohen "ne gjak"
-Studimi thote qe tek amishet numuri i autisteve eshte me i larte se mesatarja e te tjereve, pra mbi 1:166.

Where are the autistic Amish? Here in Lancaster County, heart of Pennsylvania Dutch country, there should be well over 100 with some form of the disorder.

I have come here to find them, but so far my mission has failed, and the very few I have identified raise some very interesting questions about some widely held views on autism.

The mainstream scientific consensus says autism is a complex genetic disorder, one that has been around for millennia at roughly the same prevalence. That prevalence is now considered to be 1 in every 166 children born in the United States.

Applying that model to Lancaster County, there ought to be 130 Amish men, women and children here with Autism Spectrum Disorder.

Well over 100, in rough terms.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 16:00
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mesa di autizmi nuk eshte thjesht mungese e pergjithshme zhvillimi ne tru, por nje zhvillim "ndryshe". Shpeshhere ka autiste qe jane para te tjereve ne mesimin e aritmetikes dhe leximit. Deficiti qendron tek marredheniet e reduktuara sociale. Nje femije 3 vjeç lexonte ne menyre perfekte dhe kishte mesuar vete, duke vezhguar faqet e librave. Nga kjo ane ishte gjeni. Por rrinte ne nje cep dhe nuk komunikonte me te tjeret.

Megjithate ka nivele te ndryshme autizmi dhe nuk besoj se grupimi dhe diskutimi ne pergjithesi ndihmon.

Jam dakort me Deboren. Ka shume mundesi ne Shqiperi autistet jane njesoj ne numer si ne perendim, por nuk diagnostikohen (sidomos format e lehta) dhe nuk tregohen nga familjet. Kjo eshte natyrale sepse njerezit nuk duan te lidhen me dike qe ka gjene "problematike". Edhe per Alzheimer nuk flitet ne Shqiperi, por statistikat tregojne se perqindja eshte e ngjashme ne çdo vend. E ashtequajtura skleroze ose kur i quanim pleqte "te rrjedhur" ve bast se ne shumicen te rasteve eshte Alzheimer. Kjo tregon se ka injorance mjekesore. Mund te jete krejt njesoj per autizmin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 16:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Po dhe une ato informacione qe kam sjell si kam shpikur nga mendja, apo nga njerezit e rruges, Cedrus.
Ai informacioni qe ke sjell ti tregon thjesht qe ka dhe Amish me Autizem, por jo ne shifra te larta sic gjenden te te tjeret. Nuk tregon shkakun pse ndodh te Amish people. Vetem supozime, asgje konkrete.
Me beri pershtypje te artikulli qe nje familje Amish kishte nje femije me Autizem, por qe e kishin te adoptuar nga Kina.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 16:20
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mesa di autizmi nuk eshte thjesht mungese e pergjithshme zhvillimi ne tru, por nje zhvillim "ndryshe". Shpeshhere ka autiste qe jane para te tjereve ne mesimin e aritmetikes dhe leximit. Deficiti qendron tek marredheniet e reduktuara sociale. Nje femije 3 vjeç lexonte ne menyre perfekte dhe kishte mesuar vete, duke vezhguar faqet e librave. Nga kjo ane ishte gjeni. Por rrinte ne nje cep dhe nuk komunikonte me te tjeret.

Megjithate ka nivele te ndryshme autizmi dhe nuk besoj se grupimi dhe diskutimi ne pergjithesi ndihmon.

Jam dakort me Deboren. Ka shume mundesi ne Shqiperi autistet jane njesoj ne numer si ne perendim, por nuk diagnostikohen (sidomos format e lehta) dhe nuk tregohen nga familjet. Kjo eshte natyrale sepse njerezit nuk duan te lidhen me dike qe ka gjene "problematike". Edhe per Alzheimer nuk flitet ne Shqiperi, por statistikat tregojne se perqindja eshte e ngjashme ne çdo vend. E ashtequajtura skleroze ose kur i quanim pleqte "te rrjedhur" ve bast se ne shumicen te rasteve eshte Alzheimer. Kjo tregon se ka injorance mjekesore. Mund te jete krejt njesoj per autizmin.

Autizmi eshte nje crregullim i zhvillimit normal te trurit qe fillon e cfaqet atje nga mosha 3 vjecare.
Nje karakteristike dominante e autizmit eshte qe femijet nuk bejne kontakt me sy. Eshte semundje e thjeshte per te diagnostikuar dhe nuk kerkon ndonje zhvillim te madh shkencor, madje ai diagnostikohet fillomisht nga prindi dhe jo nga mjeku.
Pra prindi shikon qe femija nuk kontakton me sy me te dhe me te tjeret, por luan me lodrat qe ka qejf vete.
Vonesa ne te folur eshte nje shenje tjeter dominante.

Por edhe autizmi ka shume shkalle zhvillimi. ka edhe forma te lehta qe kalojne me rritjen e femijes.

Ne Shqiperi jane bere studime te mirefillta dhe dihet statistikisht edhe perqindja e femijeve me autizem.

Sa per Alzhajmer, eshte nje gje tjeter. Nuk duhen ngaterruar gjerat.
Nese autizmi bie ne sy shume shpejt dhe ka shenja dominuese qe nje edukatore kopshti i njeh shume lehte, Alzhajmer(edhe kjo ka shume shkalle) eshte semundje e pleqerise dhe pra e nje moshe qe njeriu nuk pritet te beje shpikje, por te kaloje nje pleqeri te lehte.
Ka edhe per Alzhajmer studime.
Persa ju takon studimeve, edhe ato jane te ndryshme.
ka studime ne shkalle kombetare, por ka edhe me perzgjedhje.
Incidenca eshte shume e vogel nder shqiptare, per sa i takon autizmit.

Nuk do t'i kene shqiptaret te gjitha te ligat de.

Jo, jo Debora nuk i ke shpikur nga mendja . Se mos je shpikse ti.

Puna eshte se varet ku do t'i kesh marre.

Po te lexosh Jim Carrey, ai ngul kembe qe autizmi shkaktohet nga vaksinat. Aktor hesapi, dhe komik madje.

Edhe cifutet ortodokse kane numer me te larte te rasteve me autizem tipik(martohen me kusherirat e para keta qe thua ti Debora.
Numur shume te larte kane japonezet.

Sa per njohjen shkencore te kesaj semundje, eshte vertetuar qe ka baze genetike.
Nuk dihet mire pathfiziologjia dhe biokimia e sa, megjithse ka shume studime te tilla qe nuk te lejojne te besh pergjithesime shkencore.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Janar 2010 17:54
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: [1] 2 3 4 5 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Psikologjia > Autizmi,cfare dini ju per te?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 
Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.