Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Poezia O moj Shqypni, e mjera Shqypni!
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Poezia O moj Shqypni, e mjera Shqypni!

O moj Shqypni, e mjera Shqypni
O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.




Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shtator 2010 21:57
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Poezia e Pashko Vasës Mori Shqypni, e mjera Shqypni, e ka fokusuar gjendjen faktike dhe dëshpërimin autorial për shkak të asaj gjendjeje, dhe ka dhënë një alternativë të shpejtë, revolucionare. Por, ajo që i ka munguar sensit të Pashko Vasës, ka qenë mungesa e vetëdijes për rolin e madh, të jashtëzakonshëm që do të mund të luante feja ose fetë në projektin e çlirimit kombëtar. Natyrisht, me kusht që ato të viheshin edhe në një funksion të gjithanshëm mobilizues, emancipues dhe ndërgjegjësues kombëtar.


Nga shënimet e shumta të Pashko Vasës dhe nga vepra e plotë e tij, nuk mund të nxirret ndonjë hipotezë për të qenit e tij si ateist. Pashko Vasa është një njeri me bindje të thella humaniste po edhe fetare. Mirëpo, angazhimi në frymën e zgjimit kombëtar, e bën që së paku në një çast të krijojë një rend të ri të vlerave shpirtërore, duke e nxjerrë kauzën e kombit, me shqyptarinë si emërtim të saj, si një ndjenjë me përparësi mbi të gjitha të tjerat. Figura e krijuar prej tij në vargjet e sipërcituara, e ka gjithë fuqinë emocionale dhe gjuhësore, për të qenë vepruese në ndërgjegjen e recepientit. Por, në nivelin e tyre si krijuese të një koncepti, vargjet bartin në vete një kundërthënie me moralin dhe me një arsenal potencial të ndjenave të njeriut shqiptar. Duke u nisur nga një gjendje aktuale politike shqiptare, Pashko Vasa nxjerrë përfundimin se kombit i duhet një ideologji revolucionare e rrënimit të lidhjeve të njeriut shqiptar me fe. Kemi të bëjmë me një bartje të fajit për gjendjen dëshpëruese, nga fusha objektive në atë subjektive. Ngushtimi i kuadrit të shkaqeve për gjendjen e mjerë të shqiptarëve në nivelin e besimeve fetare, është një ideologemë agresive poetike dhe politike.

Gjetja" e Pashko Vasës ka të bëjë me dilemat shqiptare të identifikimit, që nga koha e formimit të kombit e deri në ditët tona. Në rastin e shqiptarëve, për faktin se në një proces tepër të vështirë të mbijetesës dhe të formimit kombëtar, janë përqafuar tri fe të ndryshme, nuk ka qenë e mundshme që feja të luajë rolin integrues në nivel kombëtar, sikundër ka ndodhur te kombe të tjera, të cilat në procesin e formimit kombëtar, kanë arritur një unifikim edhe në planin fetar. Pra, më shumë se te roli përçarës i klerit dhe te dobësimi i kombit për shkak të konvertimeve në kombe të tjerë, në rastin shqiptar duhet të shikohet pasoja e mungesës së rolit integrues të fesë në formimin kombëtar dhe në luftën e tij të vështirë për pavarësi dhe jetë të lirë. Duke mos e inkuadruar këtë forcë shpirtërore mobilizuese në projektin e çlirimit kombëtar dhe të krijimit të shtetit kombëtar, shqiptarët kanë luftuar pa mundur ta shfrytëzojnë njërën nga armët më të fuqishme. Rastet më markante në historinë shqiptare flasin edhe për shembuju jo të pakët të mobilizimit të personaliteteve fetare në projektin nacional shqiptar, nga të tri fetë ekszistuese. Por, është fjala për angazhimin e njerëzve konkretë, të bartëse të funksioneve fetare, e jo të fesë ose të feve eksizuese si tërësi.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shtator 2010 21:59
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Vizio jepi shfry dufin nashti ta dedikoj temen

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shtator 2010 22:01
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha AngelDevil
Vizio jepi shfry dufin nashti ta dedikoj temen




Cer ti jap ma une!? Ske lane gje ti, i ke thene te gjitha me lart!

POR, ndigjoje pak kete, te lutem (dhe ndigjoje mire, jo perciptas), besoj se e merr pergjigjen Ti, dhe RAIMOND-et pastaj!

-Dy Shqiptar Të Mençur-
=


p.s. Do kishte qene mire, ta kishe zgjeru temen me me shume Poete! Behej me e larmishme se sa te perqendrohesh vetem tek Nje!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shtator 2010 22:45
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Hape ti temen dhe e bashkoj une me kete.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Shtator 2010 23:00
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:33 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Poezia O moj Shqypni, e mjera Shqypni!

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.