Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Perkthime
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Perkthime

Esenin

Perktheu Vangjush Th Ziko Shagane



Shagane, asaman, Shagamane!

Nga veriu un'jam, te kam thene,

Ti s'e di thekren tone si fle

Dallgezuar nen driten e henes.

Shagane, asaman, Shagane.

 

Sepse jam nga veriu, prandaj,

Sepse hena andej esht'e madhe,

Hapesira rjazane pa skaj

Ia kalon bukurise shiraze,

Sepse jam nga veriu, prandaj.

 

Ti s'e di ate fushe, o shpirt,

Keta floke nga thekra i kam,

Po te duash, mbeshtilli ne gisht,

Nuk me dhembin ata, jo, aspak,

Ti s'e di ate fushe, o shpirt.

 

Shiko floket e mi, ta dish

C'jane dallget e thekres nen hene,

Qesh, e dashur dhe floket m'i prish.

Veç mos zgjo nje kujtim qe kam lene

Neper dallget e thekres me hene.

 

Shagane, asaman, Shagane!

Ne veri larg nje vajze kam lene,

Porsi ty eshte yll edhe hene.

Mbase zgjohet dhe gjumi s'e ze...

Shagane, asaman, Shagane.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2011 04:37
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

o cedro ca do te thote shagane, asaman, shagamane se nuk i kam degjuar asnjehere.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Janar 2011 23:18
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy
o cedro ca do te thote shagane, asaman, shagamane se nuk i kam degjuar asnjehere.


Shagane (theksi ne fund) eshte titulli i nje poezie te Eseninit. Shagane eshte emri i vajzes qe ishte sigurisht nga vendet e Lindjes. Poeti ka shkruar nje cikel me poezi per keto vende.

Asaman eshte nje thirrje edhe kjo e huazuar nga bota lindore dhe qe edhe ne e perdorim ne kenget tona " Asaman o zyri i zi ee" Nje thirrje qe shpreh gezim.

Ne fakt poezia ne fjale eshte perkthyer shume here nga perkthyes te afte, qe jane marre me Eseninin dhe po ashtu Cikli i Poezive te kesaj familje eshte perkthyer ne shume gjhe te botes.

Kadareja rreshtin e pare te poezise e ka bere: Shagane e imja Shagane, duke imituar thirrjen origjinale ruse Shagane, moja Shagane. Po keshtu eshte perkthyer edhe nga Agolli, Bllaci dhe madje edhe ne gjuhet e tjera sllave, per aq sa njoh une.

Mua me pelqen vecanerisht ky variant, ka shume arome Orienti.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2011 00:10
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ja edhe nje perkthim i keq i kesaj poezia

Bej krahasimin me poezine e mesiperme

SHAGANE

Shagan? ? Shagan? ? shpirti im ? Shagan?!

Vij nga larg , nga Veriu , nga ane e anes,

Valezojne grunoret nen driten e Henes,

Ne vallen e jetes falin hare,

Shagan? ? Shagan? ? shpirti im ? Shagan?!



Vij nga larg , nga Veriu, nga ana e anes,

Atje Hena ndrin, ndrin ? njeqind here m?e madhe,

Siç e kini te rralle bukurine e Shirazit,

Te ne e pafund, - hapesire e Riazanit ?

Vij nga larg ? lart , nga Veriu , nga ana e anes !


Valezojne grunoret nen driten e Henes,

Kaçurrelat e mia ? ja rrembeva kallirit ?

Me gishtat e tua rrotulloja floririn!

S?do te qaj si femija ne preher te Nenes ?

Valezojne grunoret nen driten e Henes!



Vale ? dallge grunoret ? me falin har?!

Perkedheli kaçurrelat ? sill ne mend fushat tona,

Ju lutem, e dashur, shakane kuptoma,

Ledhatoji, por mos zgjo endrren qe fle ?

Vale dallge grunoret ? me falin hare!


Shagan? ? Shagan? - shpirti im - Shagan?!

Ne Veri larg e lart, vashe e re, porsi ti ?

Ndoshta pret e sharron te moçmen dashuri

Ne endrra ledhaton kaçurrelat me hare ?

Shagan? ? Shagan? ? shpirti im ? Shagan?!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2011 01:58
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Perkthimi i Jorgo Bllacit

Shagane, shpirti im, Shagane
sepse jam nga veriu, prandaj
po te flas ty per fushen pa skaj
per thekrishten nen henen pa re.
shagane, shpirti im, shagane!

sepse jam nga veriu, prandaj
atje hena me duket me e plote;
ndoshta s'ka si Shirazi ne bote,
po Rjazanin nga zemra s'e ndaj
sepse jam nga veriu, prandaj.

po te flas ty per fushen pa skaj;
keto floke ia kam marre thekrishtes;
po te duash perdridhi nder gishta,
mos pandeh se me dhembin e qaj.
po te flas ty per fushen pa skaj.

per thekrishten nen henen pa re
shiko dallget te floket e mi
qesh, e dashur, lodro si femi,
mos me zgjo veç kujtimin qe fle
per thekrishten nen henen atje.

shagane, shpirti im, shagane!
atje larg ne veri, ka te ngjare
nje leshverdhe, si ti, leshverdhe
ndoshta vuan per mua ende..
Shagane, shpirti im, Shagane!

Une mendoj qe perkthimi i pare eshte me i miri

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Janar 2011 02:05
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Shagane (theksi ne fund) eshte titulli i nje poezie te Eseninit. Shagane eshte emri i vajzes qe ishte sigurisht nga vendet e Lindjes. Poeti ka shkruar nje cikel me poezi per keto vende.

Asaman eshte nje thirrje edhe kjo e huazuar nga bota lindore dhe qe edhe ne e perdorim ne kenget tona " Asaman o zyri i zi ee" Nje thirrje qe shpreh gezim.

Ne fakt poezia ne fjale eshte perkthyer shume here nga perkthyes te afte, qe jane marre me Eseninin dhe po ashtu Cikli i Poezive te kesaj familje eshte perkthyer ne shume gjhe te botes.

Kadareja rreshtin e pare te poezise e ka bere: Shagane e imja Shagane, duke imituar thirrjen origjinale ruse Shagane, moja Shagane. Po keshtu eshte perkthyer edhe nga Agolli, Bllaci dhe madje edhe ne gjuhet e tjera sllave, per aq sa njoh une.

Mua me pelqen vecanerisht ky variant, ka shume arome Orienti.



Thanks se nuk po e merrja vesh si ta lexoja nje te uruar. Tani qe e lexova per here te dyte sikur mu ngroh njecike (ky i Jorgo Bllacit) se per here te pare nuk me pelqeu hic.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2011 02:08
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha ingmetalboy


Thanks se nuk po e merrja vesh si ta lexoja nje te uruar. Tani qe e lexova per here te dyte sikur mu ngroh njecike (ky i Jorgo Bllacit) se per here te pare nuk me pelqeu hic.



Une e kuptoj qe duke qene nje fjale e huaj, sikur krijon nje ngurim qe ta pranosh, por ne perberjen e gjithe ides merr kuptim edhe ajo. Mendo qe ngjarjet jane diku ne token e perseve. Edhe fjala asaman ka ardhur prej andej. Une pikerisht per kete gje e vleresoj perkthimin e V.Zikos. Ai ka gjetur nje fjale kyc qe te ngelet ne mendje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Janar 2011 02:11
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:51 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Perkthime

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.