BIONDIA
Ne zemren tende.
Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184
|
14 shkurt 199...
Eshte mengjes heret dhe pse per mua ka qene mengjes gjithe naten, nuk me zinte gjumi ndoshta sepse neser do te vije 14 shkurti dhe eshte hera e pare qe e festoj pa ty ...dua te qaj por kam qare gjithe naten dhe skam me lote duke menduar sesa e veshtire eshte te pres kete dite pa ty .
E di qe sduhet te mendoj me sduhet te vuaj me per ty por cfare te bej, ndoshta une sdi me si jetohet pa ty dhe dashurine tende ?
E di qe me duhet te hiqem e qeshur sot per te mos me kuptuar keto te shtepise qe vuaj se kush i duron pastaj .Nuk dua te ngrihem nga krevati ,nuk kam deshire te shikoj televizorin o te shikoj njerezit qe dalin me te dashurit e tyre .Do bej sikur po fle do rri gjithe diten shtire do ngrihem te nesermen ne daten 15 te pakten nuk mendoj .
Nga guzhina degjohet era e mire e kafes dhe zeri yt dhe i mamit qe bisedoni per nje cast zeri yt ngrihet dhe veshi im kap kete fjali qe thua " ja me con goca ke Sanija" ....Une urreja kete fraze qe sapo the une urreja Sanijen e shkrete qe skishte faj por sot nuk do te doja kurresi te shoqeroja ty ne qender te pazarit kur te gjithe ishin me te dashurit burrat e tyre dhe une perkrahu me nje plake me nape jo kete sdo ta lejoja kurre e kurre.
U ngrita me vrull nga krevati hyri me te shpejtesi ne guzhine te dola perballe dhe me nje ze qe nuk besoj se qe i imi te thashe"
-Sot ke Sanija ste coj sikur qielli me token te piqet ik neser ose me babin po deshe skam nerva te degjoj llogjet e tua dhe te asaj ske pune tjeter ti cdo dy dite ke ajo - ti ashtu indiferente duke pare televizor e duke pire kafen me the;
"-He te keqen se o semure ,gjynah ta le vetem mos shkoj po sme cove iki vete po kam frike se mos me bie tensioni rruges e vdes -kur the kete fjale te fundit sdi pse mu shtrengua zemra sepse e dija qe ishe e semure dhe me lot ne sy por me nerva te thashe
-Po mire moj nane sot e gjeti te semuret Sanija-Ti duke qeshur me the:
-Po pse semundja sipas teje lajmreron ne kete moshe he te keqen nana vishu se vajti vone moj baj kshu kur te marr pensionin do te ble ate librin qe pe ate dite dhe se more - te pashe gjithe inat por skishte vlere me ti e dije shume mire qe une do te shoqeroje kishe arritur ate qe doje perpalsa deren e guzhines dhe te degjova ty qe nga mbapa me the –
-Se mos vesh tutat e sportit moj se na felliqe vish noj fund - ej bela thashe me vete ne kete kisha manget .Per 10 minuta u bera gati sa me shpejt te iknim aq me pak njeres te dashuruar do kishte rruges kshuqe do evitoja te shikoje zemra te kuqe n ne cdo qosh e ne cdo vitrine dyqani .Vesha nje fustan blu ,kapa floket bisht dola ne korridor pashe qe ishe vesh e bere gati , ti dhe pse ishe 70 vjece ishe akoma nje plake e bukur .Vesh me te zeza me napen e bardhe prej kremi ,kepucet e zeza te sheshta dhe me ishe dhe parfumos pale kur me pe me the
-Qyqa qyqa sa je dobsuar ky fustan ste rrin mire hic dukesh si shkop arixhiu -nervat e mia kishin arrit kulmin pashe dhe mamin gjithe inat sikur te ma kishte fajin ajo dhe dolem .
Te futa krahun dhe dolen tek rrugica me hipen nervat dhe ma keq sec isha kur pashe qe rruga ishte mbush plot me cifte qe kalonin .Ato ishin kap prej krahu per dore ti pershendesje cdo njeri te njoftur qe shikoje dhe naj here ndaloje dhe me bo muhabet kur shikoje noj moshataren tende dhe une duhet te rrija ne kembe duke degjuar ankesat tuaja "tensioni zemra ,koka ,reumatisi dhe nusja " ...
Ti e shikoje qe une isha e merzitur e nuk me pyesje"pse" ndoshta ishte e kote ti ishe deshmitare e neteve te mia pa gjume e loteve te mi.
Sanija per bela banonte afer stadiumit dhe ti qe gjithmon i bieje shkurt permes lagjeve kesaj here doje ti bije gjate nga rruga qe te conte permes pazarit .Ishin afer turismi si pre dreq kur i doje nuk shikoja as ndonje kushuri me makine qe te na merrnin e te na conin tek Sanija (po festonin dhe ato si duket …) .Kur ishim afer turismit ti ndalove hapin per nje cast e me the
-Nuk jam mire me dridhet gjithe trupi duhet me pi kokrren e zemres- mua me kapi frika ato momente sdija cte beja ishim shume larg nga shtepia jone po dhe larg ambulanza qe te coja ti duke me pare qe une u tremba me the;
Ja futemi ketu brenda tek turizmi nje sekonde sa te ulem pak te pi kokrren dhe me kalon mos u bej merak nuk jam aq semure " .
Skisha rruge tjeter ngadale filluam te hipen shkallet si per cudi asnjehe se kam kuptuar pse ishin aq shume shkalle ky dreq turismi ato momente kisha frike se ti mos keqesohes.Hyme bredna ne katin e para kamariert kur pa fytyren time te shqetesuar nuk priti me gjate po na drejtoi drejt nje tavoline ne fillim te salles qe ishte e lire dhe ne u ulem .Une tu ula afer dhe ta shtrengova doren lehte dhe shume e shqetesuar te pieta
-He nane je me mire tani ja rrime nje sekonde ketu e pastaj te dal se mos ke lokali tjeter gjej G...(cunin e xhajes) e te coj me makine ne shtepi ".
Ti mu pergjigje _
-Jam mire mos u shqeteso po me kalon thirri atij kamarierit te vije te marrim noj gjo "-kamarieri sa me pa qe jab era me dore erdhi me shpejtesi dhe te pyeti
- Cfare do merrni- ate momente me erdhi nje deshire ta shaja kete idiot sepse sipas atij ne kishim hyre ne ngrene noj gjo ,se shikonte qe nana ishte semure sa budalla ,kur degjoj zerin tend qe i thua
-Po ndonje embelsise o akullore nuk keni ju te keqen nana -une zgurdullova syte nga habia kamarieri buzeqeshi dhe te tha
-Po si skemi cfare te dush ti - ti kerkove dy akullore nje per mua dhe nje per vete dhe mbas akullores doje dhe nje kafe te mesme pale .
Une spo kuptoja asgje dhe ajo qe ishte ma e keqa kur te pashe ne fytyre ti ishe mire nuk kishe shenjat qe te kishte kap zemra kur kamarieri u largua me the me nje ze qe se kam harruar kurre:
-Rrotulloi syte te keqen nana ne kete salle cfare shikon ?-une rrotullollova syte dhe pashe plot cifte te moshave te ndryshme qe hanin pinin dhe te gjithe ishin te gezuar e qeshnin -Mendon se te gjithe keto njeres jo ato qe jane martuarit nje dite do perfundojne bashke?Ndoshta po ,ndoshta jo por kjo sdo te thote qe ato do qajne gjithe naten sic ben ti sdo dalin nga shtepia do rrine me nerva gjithe diten e do mallkojne veten mu desh te genjej per te nxjerre jashte se ke 2 muaj mbyll sikur je ne burg .Dashuria per nje djale iken vjen por ti duhet te jesh e lumtur sepse dashuria qe kemi ne per ty sdo iki kurre ,nana e di qe sot ti do te doje te ishe me nje njeri tjeter dhe se une ste bej kurre te lumtur dhe sikur te dua sot por nje dite ti do jesh shume e lumtur kete e kam te sigurt sdua me te shof lot ne syte e tu .
Me mori doren dhe ma puthi une kisha lot ne sy por kete here nuk ishin lot sepse dikush me kishte lene vetem nuk ishin lot sepse dikush me kishte tradhetuar mua dhe dashurine time.Nuk ishin lot sepse nje njeri kishte shkelur premtimet e bera kisha lot sepse nuk kisha kuptuar me pare sesa dashuri kisha une rreth meje .Kisha nje dashuri te sinqerte te prinderve te mi dhe tende .Ti me genjeve qe te dilnim per te me treguar se jeta nuk ishte vetem "AI" dhe se kjo dite ishte thjesht nje dite shkurti asgje me shume ....Ky eshte san Valentini me i bukur qe kam kaluar ....
Mbreme duke lexuar bllokun tim gjeta kete shkrim ndoshta dikush qe ka humbur nje te dashur o ky san Valentin e gjen vetem te mendoje qe eshte vetem nje dite asgje me shume. Kam marre ne san Valentinet e mevonshem dhurata nga me te bukurat suprizat nga me te papriturat por asnje sme ka dhene aq shume dashuri sa me ka dhene ajo plaka me nape te bardhe .....Gezuar .
Modifikuar nga Lela_Dr datë 14/02/2011 ora 14:12
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|