robert
Veteran ne forum
Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871
|
Nje gje nuk kuptoj ketu une Shelg. Kushti i ekzistences se kesaj grimce te parashikuar nga shume shkencetare, e quajtur si fillim me emrin e njerit prej tyre, Peter Higgs-it, eshte fusha e caktuar tredimensionale. Mos i perngjan kjo asaj teorise; beri veza pulen apo pula vezen? Apo ne kete rast te dyja dualen njehkohesisht?
Dicka tjeter qe pres une si nxenes kureshtar eshte: c'rendesi ka per fiziken e ardhme dallimi (zbulimi) i kesaj grimce brenda protonit, kur teorikisht dihej pak a shume qysh ne fillim te shekullit se protoni vete ka ngarkese, si i tille edhe mase? Apo edhe pak me vone, kur dihej se protoni vete eshte nje perberes i disa grimcave te tjera?
Ja, se fundi, pas disa muajsh apo vitesh, kur keta eksperimentatore e kane siguruar pagen e majme te tyre, e zeme se dallohet (pra aprovohet) se kemi te bejme me grimcen higs, grimcen me mase te caktuar. Mir' po, une akoma nuk po e kuptoj c'te re do te sillte kjo bie fjala ne terheqjen e gravitetit qe kane planetet, diejt, galaktikat?..
Jam kureshtar te di dicka me shume mbi kete grimce dhe kete teme, nese dikush tjeter ka ezauruar ne kete fushe materiale te shkruara.
__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|