Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ka ardhur koha. Vepro Tani.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ka ardhur koha. Vepro Tani.

Titulli duhej te ishte "Koha per Ndryshim" por kjo teze tashme eshte e konsumuar.
Dikush dhe shumekush mund te mendoje se kam ndryshuar mendim, le te jete keshtu per ata. Ne fakt i perkas atij paradoksi shqiptar ku te varferit mbeshtesin te djathten shqiptare ne mungese te nje se majte qe duhej ti perfaqsonte dhe mungon akoma.
Ka ardhur koha e nje rotacioni politik ne qeverisje, kjo nuk eshte as pyetje as retorkike por thjesht nje domosdoshmeri e kohes.
Ketu nuk po flas ne rrafshin e arsyetimit politik por te asaj arsye qe shikon dhe gjykon pertej arsyetimit politik.
Ka ardhur koha qe majta shqiptare te kaloje proven se eshte vertet e tille.

Nevoja dhe domosdoshmeria e rotacioneve politike dihet se eshte ligji themelor i funksionimit te demokracise.

Tashme mendoj se qeveria Berisha e ka dhene maksimumin e saj dhe nje mandat i trete vetem do ta dobesonte te ardhmen e saj politike.
Nje mandat i trete nuk fitohet ne kushtet aktuale te Shqiperise me vota popullore. Ai mund te fitohet vetem ne saj te kalkulimeve politike dhe elektorale.
Nje mandat i trete krijon perspektiven qe te rrezohesh me vote plebishitare popullore ne rastin me te pare dhe rrezikon te mos marresh as minimumin e domosdoshem ne kuvendet e ardheshme.
Jane kryer nje sere reformash, jane bere disa ligje dhe kushtetuta ka marre thuajse formen e saj perfekte, do ishin te mjaftueshme per te mos u angazhuar ne maksimum per te marre nje mandat te trete.

Duke pare dhe analizuar te gjitha keto arsyetimi perse nuk duhet te marre nje mandat te trete, ndiehet plotesisht nevoja pra qe ka ardhur koha per rotacion.
Sa dhe si e a ju pelqen fjala rotacion atyre qe jane ne pushtet dhe atyre qe pretendojne une dyshoj shume nga eksperineca 20 vjeçare postkomuniste.
Arsyetimet e mesiperme mbeshtesin idene e nje rotacioni politik ne qeverisjen e Shqiperise dhe jo zhurmat elektorale e lojrat politike.

Ardhja ne pushtet e opozites se sotme e shoh si nje lubrifikim qe i behet qeverisjes, te nevojshme dhe domosdoshme. Ashtu sikurse mund te jete pas kater apo 8 viteve te ardheshme. Uroj 4 megjithese deshirat e mia jane shume larg ambicjeve dhe kapaciteteve te politikaneve tane qe e lidhin pushtetin dhe qeverisjen me perjetesine.
Ka ardhur koha e nje ndryshimi paqesor i qeverisjes, pertej atij arsyetimi te rrezojme rregjimin. Ky arsyetim krijon premisen per ngritjen e nje rregjimi tjeter. Ashtu sikurse nuk eshte rregjim ai qe iken ashtu nuk duhet konsideruar se po instalohet nje rregjim i ri.

Ardhja ne pushtet e opozites se sotme dhe ndryshimi i politikave ekonomike dhe fiskale nese realizohen ne kahun e duhur eshte mese e domosdoshme pas ketyre viteve te favorizimit te bizneseve te medhaja sipas takses se thjeshte.
Megjithese e shoh si te hershem taksimin progresiv dhe ne kohen kur bota po kalon nje depresion ekonomik, nuk e perjashtoj si nje mundesi pasi ne kushte normale eshte e vetmja takse e drejte qe shkon kah forcimi i shtetit social.

Ne fund te fundit keta jane poltikanet tane dhe me te mire nuk mund ti gjeme se nuk ekzistojne. Izolimi i tyre nga populizmi dhe vleresimi i tyre ne baze te punes se bere dhe te asaj qe mund dhe suhet te bejne jane bazat e nje sistemi te drejte politik. Kjo mund te realizohet edhe permes asaj thirrjeje qe beri para disa kohesh ambasadori amerikan "Vepro Tani". Vepro tani duhet kuptuar si nje apolitizim partiak dhe vleresim dhe respekt per veten.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Shtator 2012 12:02
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Sala duhet te largohet se ka mbjelle varferi, porse kjo opozite e ka te veshtire te fitoje sepse eshte e pabesueshme, jo patriotike dhe e inkriminuar ne nje far e mase me ish ministra te diskretituar

Ja mendo nje opozite qe ka si specialist kryesor Anastas Angjelin _-Kjo eshte turp

__Porse Opozta ka fat se ka dale ne loje Kreshnk Spahiu , i cili ka krijuar nje elektorat shume te madh dhe ky do i beje gjemen Sales


Megjtihate , duhet ndryshimi patjeter, ne menyre qe te mesohemi me ndryshimin e shpeshte te qeverise, dhe ne kete menyre politkanet tane do krijojne strategji ekonomike te tilla qe te kene miratimin e te gjitha kraheve , dhe qe kur te nderohet pushteti te mos nderohet edhe strategjia ekonomike

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Shtator 2012 20:02
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Ka ardhur koha. Vepro Tani.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.