Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Shqiperia dhe dhe procesi i Globalizimit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
COLDPLAY
Anetar i ri

Regjistruar: 19/01/2003
Vendbanimi: UK
Mesazhe: 1

Shqiperia dhe procesi i Globalizimit

Sipas gjykimit tuaj a mund te perfitoj Shqiperia nga procesi i globalizimit? Nese jo, atehere pse?
Sa eshte i dukshem ky proces ne ekonomine, kulturen dhe vlerat tjera shoqerore ne Shqiperi?

Modifikuar nga déjà-vu datë 15/09/2003 ora 17:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Janar 2003 00:12
COLDPLAY nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të COLDPLAY Kliko këtu për të kontaktuar me COLDPLAY (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: COLDPLAY Shto COLDPLAY në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto COLDPLAY në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sipas meje jo vetem mund te perfitohet nga Globalizimi, por kjo eshte e vetmja rruge qe Shqiperia te zhvillohet. Sigurisht nuk jam per ate globalizim qe shprehu dhe Botaed. Megjithate nuk do diskutoj ate.

Sipas meje globalizimi ka shume faqe dhe konseguenca. Nje prej tyre eshte bashkimi i Europes. Mendimi im eshte se Shqiperia do zhvillohet vetem kur Europa te interesohet qe ta fuse ne BE. Kete e shihja shume larg deri para pak muajsh dhe nuk mendoja se ishte e mundur. Megjithate pranimi i disa shteteve lindore dha shenjen e pare se Europa eshte shume me humane dhe Globalizuese sesa USA. Prandaj sipas mendimit tim Europa do e fuse se sben Shqiperine ne BE, nuk ka si ta lere jashte aty ku jemi ne, ne mes te Europes si pilaf. Prandaj vendet e BE do fillojne shpejt te interesohen seriozisht qe punet ne Shqiperi te shkojne mire. Kjo do te thote qe do monitorizojne Shqiperine shume me teper dhe do e fusin ne sistemin e kontrollit policor qe u nevojitet atyre. Pra ne fillim ata do interesohen per rendin dhe per lirine e shtypit. Nderkohe do u mesojne poltikaneve Shqiptare si te duhet te sillen. Psh pakti Nano-Berisha mund te jete nje konseguence e shtrengimeve Europiane, jo thjesht nje marrezi sic del tek nen-forumi i politikes.

Pasi te filloje te marri hov Shqiperia dhe te kete strukturat ne rregull BE do i fusi dhe ca investime perfundimtare.
I gjithe ky proces jam pothuaj i sigurte qe do zhvillohet, puna eshte me cfare shpejtesie. Une mendoj se varet e gjitha nga ngjarjet qe od ndodhin rreth e rrotull nesh. Psh nese ata fusin bullgari, maqedoni, apo ku di une ne BE, do interesohen qe Shqiperia mos ngele kurre prapa dhe te na fusin te gjitheve komplet.

Mendoj se e gjithe kjo histori eshte ne favorin tone. Pra jane shanse te vazhdueshme qe europa do na jape dhe do shikoje si do reagojne poltikanet dhe populli shqiptar. Nese ecim ne drejtim te zhvillimit do na ndihmojne akoma me shume.

Tani, persa i perket globalizimit qe shprehu dhe Botaed. Pikesepari po ju them se e mendoj si ai pak a shume. Por une kam vene re nje gje. Ne shqiptaret jemi pak si majmuna ne dy drejtime. E para se lekundemi ne deget e pemeve ne vartesi te eres qe fryn. Nje here frynte ere lindore, ndersa tani fryn nga perendimi dhe jane bere te gjithe filo-amerikane. Dhe se dyti sepse nuk kemi tru te llogjikojme por perqeshim vendet qe na influencojne. Psh qeveria jone ishte dakort per luften ne Afganistan. Ose psh jemi perhere dakort me ameriken edhe kur nuk dime per cfare behet fjale. Puna eshte te llogjikojme tamam. Pra amerika eshte vertet vend i zhvilluar por duhet te dime se ai zhvillim eshte bazuar shpesh mbi plane te felliqura dhe shfrytezime spektakolare te vendeve te tjera. Amerika prodhon 20% te ndotjes se ambjentit dhe mezi ulet ne tavoline kur behen traktate ekologjike. Amerika shfrytezon vazhdimisht mungesen e stabilitetit te disa vendeve per te bere tregtine qe i intereson. Ndonjehere e krijon vete rremujen me ane te CIA-s. Amerika eshte ne 5 vendet e botes (me Australine, Angline, Zelanden e Re, dhe Kanadane) qe spiunon boten qe ne vitin 1946 me sistemin Echelon. Kush nuk e njeh mund te shikoje raportin e parlamentit europjan mbi kete ceshtje (eshte per te vene duart ne koke).
(http://www.europarl.eu.int/tempcom/...rechelon_en.pdf)
Amerika mund te shfrytezoje te gjithe kete sistem per te eleminuar konkurrentet ekonomike ne boten e globalizuar dhe askush nuk jep garanci qe kjo nuk do ndodhe.

Por ka dhe ane te mira kuptohet. E kote ti permend une. Thjesht dua t'ju them se eshte mire te llogjikosim me mend ne koke, jo me dore ne xhep. Te tregohesh i sakte ne gjykime nuk dmth te tregohesh konservator apo komunist. Ne jemi te rinj dhe kemi jeten para, prandaj duhet te gjykojme gjithmone me mendjen tone, nese duam te jemi nje shtet, nje popull, nje qeveri. Me doren ne xhep shqiptaret llogjikuan deri sa rane firmat piramidale, dhe pastaj e pate cfare ndodhi.

Pershendetje

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Janar 2003 06:23
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:27 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndërkombëtare > Globalizimi, pro apo kunder? > Shqiperia dhe dhe procesi i Globalizimit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.