Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Hundëza Dhe Hunzakët Jetëgjatë
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Hundëza Dhe Hunzakët Jetëgjatë

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re untitled.jpg
Ky file është shkarkuar 145 herë.

Shkrimi për Hundëzën po fillohet me një pjesë të marrë nga libri i Aristidh P. Kolës, “Arvanitasit dhe prejardhja e grekërve”, Sh. B. 55, Tiranë, 2002, ku shkruhet: Rreth 6000 ushtarë ilire pas vrasjes se Klitit nga Aleksandri i Madh e veçuan pozicionin e tyre prej tij dhe u endën nëpër Braktane derisa përfunduan në Kafiristanin e sotëm (midis Afganistanit dhe Pakistanit verior). Perpara pak vjetësh skenaristi Xhejms Hilton xhiroi nje dokumentar të titulluar "Horizonte të humbura" (Lost Horizons). Banorët e asaj zone janë të gjatë, të bardhë, me flokë gështenjë dhe jetojnë shumë vjet. Lugina ku jetojnë quhet ne ditët e sotme Hundëza (Hundë e vogël) dhe me të vertëte kjo fushë mbyllet me një hundëz midis dy maleve që e rrethojnë. Një tjetër vendodhje moçalore quhet Balta. Dialekti i tyre quhet Burrusheski që do të thotë gjuhë e burrave. Reaguan ndaj futjes me detyrim të fesë moslemane dhe megjithatë edhe sot bëjnë dhe pijnë (në kundershtim nga të gjithe banorët e atjeshëm) verë e madje të përzierë me ujë, siç bënin të lashtët. Shumë zakone dhe tradita të tyrë dëshmojnë prejardhjen iliro-helene te tyre; (shiko Ernesto Skura "Iliret ne Afganistan" ne gazeten LIDHJA te Antonio Bellushit, Maj 1983).
Kërkimi në bibloteka dhe internet nxorri shumë të dhëna, sqarime, studime, receta shëndeti dhe botime për Hundëzën dhe gjuhën Burushaski, gjuhën e burrave, e cila është një gjuhë e pashkruar. Tani Kafiristanin e quajne Nuristan, pasi thuhet që banoret kanë pranuar fenë moslemane. Vendodhja e Kafiristanit eshte aty ku piqen Afganistani, Pakistani, Kina e Taxhikistani dhe Hundëza ndodhet ne pjesën e Pakistanit. Nga një shkrim në internet spjegohet pse ai rajon është quajtur Kafiristan = Qafiristan = Vendi i Qafirëve = Vendi i të pafeve sipas moslemanizmit. Tani Kafiristanin e quajnë Nuristan (vendi i dritës), pasi thuhet që banorët kanë pranuar fenë moslemane.
Hunzakët janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezet me lekurë të errët apo me afganistanasit, taxhikistanasit e kinezët. Hunzakët janë të bardhë dhe me mollëza të kuqe. Shumica e 50 mije Hunzakëve kanë sy blu, të gjelbër ose bojë hiri dhe flokë që kalojn nga e verdha e misrit tek e zeza e korbit. Disa femijë kanë edhe flokë të kuq. Lart në male është nje fis i madh që quhet KALASH dhe ngjashmeria e tyre me parardhësit evropiane të lë me gojë hapur. Perënditë e Kalasheve kryesohen nga perëndia Di-Zau (Diell-Zeus). Kalashët skalisin në portat e tyre edhe një gjë që shpreh origjinën e tyre të lashtë ilire dhe lidhjen e tyre me Alkesandrin e Madh: dy brirë dhije (edhe Skënderbeu dy brirë dhije kishte në përkrenare). Një lule të egër me ngjyrë të verdhë që fëmijët e mbledhin në mal apo fushë e quajnë BISHA.
Një libër gjuhësor i hollësishëm për rajonin e Hundëzës është botuar nga Prof. Etienne Tiffou, “Hunza Proverbs”, University of Calgary Press, Calgary, 1993. Nga ky libër tregohet se Hunzakët përdorin shprehjet apo fjalët e mëposhtme: I bukur si yll (gjinia mashkullore); E bukur si Hëna (gjinia femërore); Foljet KAM dhe BAJ në zgjedhimet e tyre të ndryshme, si p.sh. E KAM BA; Dhelpra e quan të tharët rrushin kur nuk e arrin; ZOR (vështirë); Shtrij KAMBËT sa ke jorganin; BUE (buejt e arës); KU DAMË NA ZER BESA; SHEJA SI KA RA E KA DA; IN (nj_); BAR; AGON, A KE NI (po agon, e ndjen); BUBULLIMA; ÇILA (hapa); KURBAN; BESON; HUNDA; BALLKON; etj.
Ndërsa të dhënat e mëposhtme janë nxjerrë nga libri i Dr. Jay Milton Hoffman “Hunza: Fifteen secrets of the healthiest and oldest living people”, Professional Press Publishing Assoc., 5th Ed., Valley Center, 1985. Titulli i këtij libri në Shqip është: “Hunza: Pesëmbëdhjetë të fshehtat e njerëzve më të shëndetshëm dhe më të vjetër që jetojnë”.
Pllaja e Hunzës është 2300 - 2700 metra mbi nivelin e detit dhe tërë lugina rrethohet nga male me lartesi 6000 - 7500 metra mbi nivelin e detit. Edhe pse vendi është malor, ai është shumë pjellor në prodhimin e zarzavateve, frutave e drithërave të ndryshme, si për shembull: patate, bizele, kastraveca, grurë, misër, elb, kajsi, dardhë, mollë, pjeshka, kumbulla, fiq, qershi, rrush, shalqi, etj. Banorët janë bujq (ar-bërës) të shkëlqyer dhe kanë krijuar nje sistem mahnitës e madhështor taracash dhe vaditjeje për to. Kanalet kullues që lidhin dhe ushqejne taracat me ujë quhen KULLSE. Një mal ngjitur me luginën është i mbuluar me akullnaja, të cilat rrëshqasim me kalimin e kohës; ky mal quhet RAKAPOSHI (Ra kah poshtë).
Banoret jetojnë në harmoni të plotë, kanë shëndet shumë të mirë dhe rrojnë gjatë. Banoret e Hunzës janë te gjate, racë e bardhe dhe me floke ngjyrë gështenjë. Banoret e Hundëzës rrojnë 100-140 vjeç dhe nuk njohin ndonjë sëmundje, çfardolloj qoftë. Njerëzit jane shume mikprites dhe ndihmues të njëri tjetrit. Nuk egziston ndonje lloj krimi ne Hunza. Një djalë i lindur ushqehet me gji për tre vjet kurse nje vajzë për dy vjet dhe gjatë kësaj periudhe burri dhe gruaja nuk kanë marrëdhënie. Në Hunzë nuk ka ndarje të çifteve martesore.
Banoret pëlqehen të quhen HUNZAKË (Hunzakuts), e cila tingellon saktë sipas Shqipes. Vallet e Hunzakëve shoqërohen nga daullet, fyejt apo pipëzat dhe valltarët kërcejnë të kapur dorë më dorë në formë rrethi. Një valle popullore e rëndësishme është Vallja e Shpatave, që kercehet vetem nga burrat dhe valltaret vishen me rrobe me ngjyra te quajtura KAMARBUNDE. Veçan shtohet se për Vallen e spikatur Shqiptare të Shpatave gjendet një pikturë madhështore në Vjenë e punuar nga një piktor i famshëm austriak.
Ne raste festimesh, më të vjetrit veshin pelerina leshi te qëndisura te quajtura ÇUKA. Kryetari i Hunzës e ka titullin I MIRI (The Mir). Në Tetor bëhet festa e verës (pijes alkolike). Gratë nuk janë të mbuluara me perçe. Festa më e rëndësishme është festimi i Vitit te Ri diellor (ashtu si pellazgët, arbëreshët) që festohet më 21 Mars. Ky festim quhet NA UROSH dhe dita e pare e vitit të ri bie më 21 Mars. Në një ditë të vetme të Dhjetorit organizohen të gjitha martesat e vitit. Burrat veshin pantallona te bardha që i quajnë SHALVARE (shal – varë) ndërsa gratë bluzën e tyre e quajnë KAMISHË. Banorët tregojnë histori se si ata janë ngulmuar aty që nga koha e Aleksandrit të Madh.
Nuk ka insekte perveç mizës së zakonshme. Derri nuk egziston atje dhe po ashtu edhe mishi i derrit nuk përdoret për t’u ngrënë. Ata mund të quhen 99% vegjetariane, sepse mishin e dhive të egra e hajnë me pakicë vetëm në dimër. Nuk ka qen, mace, pula apo bretkosa. Veçan, Dr. Hofman vërejti që banorët hanin shumë frutin e kajsisë dhe tulin e berthamës së kajsisë; biles dhe aq yndyrë sa përdorin e nxjerrin nga tuli i bërthamave të kajsive. Shkrimi për Hunzakët po mbyllet me të fshehtat e jetëgjatësisë së tyre që janë përmbledhur si më poshtë nga Dr. Hofman, i cili e vizitoi dy herë Hundëzën:

1- Të shëndetshëm dhe të shplodhur;
2- Klima dhe ajri;
3- Tokë pjellore në thellësi;
4- Ushtrime fizike ditore duke iu ngjitur dhe zbritur taracave;
5- Gjumi i plotë dhe qetësi absolute për tërë natën;
6- Pirje e madhe uji që rrjedh nga akullnajat;
7- Pirje çaji me rrëshirë shkembi (që e quajnë SHËLLIR-JETE);
8- Mungesë shqetesimesh;
9- Ushqim me vitamina dhe minerale (fruta, drithëra të pasitur, zarzavate);
10- Ushqime të pasheqerosura;
11- Ushqime pa dhjamëra dhe yndyrna;
12- Mungesë sëmundjesh;
13- Jashtëqitje e trashë tre herë në ditë;
14- Mosngrënia e mishit të derrit dhe të qënit pothuaj jomishngrënës;
15- Mospirje kafeje.


Veçan, studimi i Hundëzës dhe Hunzakëve ka rëndësi të madhe për kulturën Shqiptare, sepse ngaqë ka qenë një vend i izoluar për mijra vjet atje janë ruajtur të gjalla tiparet popullore, gjuhësore e zakonore pellazge-ilire-arbëreshe-shqiptare.


Përgatitur nga Saimir Lolja
Nën-Prof., Dr., PEng.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Nëntor 2003 18:44
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aulon 12
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 02/01/2007
Vendbanimi: Itali
Mesazhe: 179

Shume interesante .Kam degjuar edhe une per keta hundezaket, po nuk kam gjetur deri me sot asnje argument per te lexuar.Di qe akademia greke e shkencave i dergoi menjehere njerezit e saj ne kete krahine.Kurse akademia qorre e shqiperise rri e fle gjume.Nese vertetohet qe dialekti i ketyre pasardhes te ushtareve te Lekes eshte i ngjashem me shqipen Greqia ka per te ngrene grushtin e saj me te rende ne histori.Te shpresojme qe dikush te nxjerre fonde dhe te dergoje dike qe te beje nje studim serioz.Mund te shkoja edhe vete ,por sikur eshte zone e rrezikshme andej tani ,me duket se sillet verdalle Bin Ladeni.Nejse te shpresojme me vone per te bere nje vizite turistike.Hej Klodel me dergon dot ndonje ide se ku mund te lexoj dicka mbi kete argument,shqip,italisht ose anglisht.

__________________
Do te vije dita e Arbrit

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 21:18
Aulon 12 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aulon 12 Kliko këtu për të kontaktuar me Aulon 12 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Aulon 12 Shto Aulon 12 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aulon 12 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

E ke ne google Aulon.
Ne fakt, atje ja vlen te ikim bashke, jo vetem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:11
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re hunza.jpg
Ky file është shkarkuar 71 herë.

001

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:36
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re huneza1.jpg
Ky file është shkarkuar 69 herë.

002

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:38
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re huneza3.jpg
Ky file është shkarkuar 66 herë.

003

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:40
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re huneza4.jpg
Ky file është shkarkuar 65 herë.

004

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:42
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re huneza5.jpg
Ky file është shkarkuar 64 herë.

005

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:44
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re huneza6.jpg
Ky file është shkarkuar 62 herë.

006

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:46
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re huneza7.jpg
Ky file është shkarkuar 60 herë.

007

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Janar 2007 22:48
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kontinenti Kliko këtu për të kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: kontinenti Shto kontinenti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kontinenti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Antikiteti > Hundëza Dhe Hunzakët Jetëgjatë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.