Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Xhevahir Spahiu
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Xhevahir Spahiu

Cdo poet, kush me shume e kush me pak, nne nje menyre vihet ne rolin e kerkuesit te vazhdueshem. Atij s'i mjafton as nje jete e tere per ta kerkuar fatin e njeriut.. fshehtesite e shumta te botes se tij.Ne nje rast ku edhe vete thote se "poetet jane si gjeologet, po s'kerkuan, sgjejne dot." Me kete bindje ai faktikisht vetepercaktohet ne rrugen krijuese, tregon temperamentin e tij specifik ne kete drejtim. E gjithe kjo nenkupton se Xhevahir Spahiu poezine e gjen brenda realitetit, qofte ne qenien e njeriut, qofte ne natyre. Gjithsesi i nevojitet vetem nje dhunti specifike per ta kapur ate brum dhe t'i jape nje forme te caktuar, kuptohet me peshe e me mesazh artistik. Ne librin e tij "Tek rrenja e fjaleve" po ashtu e shohim ate duke bredhur here ne njeren sfere, e here ne tjetren, duke kerkuar aromen e poezise si bleta neper lule. KJo flet qarte se kemi te bejme me nje poet te gjalle per nga natyra, e dinamik.
Me respekt

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2004 14:44
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ervisa
Doktoresh zemrash!

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: U.s.a
Mesazhe: 266

Ja ca poezi nga ky poet!

Heshtje s'ka

Zhurmojne lumejte
qe nga koha e Adamit
Zhurmojne bletet dhe rete
permbi supet e malit.
Zhurmojne orkestrat e deteve
dhe bubullimat e avionave,
zhurmojne udhet e shteteve
dhe zerat e zogjve
zhurmon limfa neper drure
dhe gjaku neper trup,
zhurmojne shirat e ardhshem
neper qiejt e murme
dhe mendimet ne tru.

Ngopur bota me zhurma
te vogla e te medha
Heshtje s'ka.


Udhetimet e mia

Do ta shaloj rene,
te shkoj mbi malet e mia,
po deshen shi , t'u derdh pika lotesh.

Do ta shaloj kalin,
te ndiej shijen e eres,
kur dashuria pret.

Do ta shaloj lumin,
te me coj ne det,
te mbaj mbi vete anijet.

Do ta shaloj pemen,
mos pikellohet pa zogjte,
rrenjet ti ngulen me thelle ne toke.

Do ta shaloj endrren,
pa yzengji dhe pa fre,
te me coje tek e nesermja.

Do ta shaloj kengen,
zot i saj , rob i saj , ti kendoj,
levizjes dhe nga pika e vdekur.

Vjedhesit e bukurise

Antibiblike

Permbytja e perbotshme,
sic mblidhet nata po mblidhej.

Drure asgjekundi,
gjekundi brigje.

Njeriu hapi dritaren e barkes,
nisu , i tha pellumbit.

Asgjekundi drure
brigje gjekundi.

Pellumbi u kthye
me nje bisk ulliri ne sqep.

Atje ka toke
atje ka jete.

Po njeriut ia moren pellumbin , degen.

Linden maskat,
bukurine e vodhen profetet.

Ullijnte

Te heshtur rrime,
fytyregeryer
e te ngarkuar rende.

Nga burra
jane deformuar,
si nenat.

__________________
Rinia eshte mishngrense dhe pleqeria barngrense.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Janar 2004 18:45
Ervisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ervisa Kliko këtu për të kontaktuar me Ervisa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ervisa Shto Ervisa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ervisa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Shembja e nje nate dashurie:

Ktheva koken, mbajta hapat:
binin tjegullat, binin traret,
binte qielli i nje nate dashurie.
Atje mbi papafingo, prane yjeve e pata puthur,
shemben yjet tani, behen pluhur.
Dritare s'ka, ka sy te zgavert,
s'ka mure me plasaritje te etshme,
skelete fjalesh ne gjysmerresire,
skelete enderrash, premtimesh te neserme.
Ngrihet tymi si nje mjegull e bardhe,
nje grusht eshtrash te nje nate germadhe.
Ne cep te rrenimit
dy burra po pine qete-qete cigare.
Ej, ju atje! Nuk degjoni si ulerijne brenda meje xhindet,
edhe pak e llava do te dale jashte meje si tek vullkanet.
Mos u kthe ne kujtim, i thashe
mos u kthe ne harrim, me tha;
botes i falem nje nate dashurie
dhe kjo s'eshte pak.
Nje nate. Dhe çfare nate!
Dora mbi sup,
hena mbi mal,
qielli i kalter i botes mbi krye...
Mbajeni, mbajeni!
Ajo po bie...po bie....
Dhe ishte nje nate e paemer,
siç ishin te paemert yjet.
Kini meshire, mos e shembni ate nate!
Eshte renkimi im apo klithma e saj?
Kini meshire, kini meshire!
Ajo ishte nje nate dashurie
qe kurre s'duhej te kish gdhire.
Kini meshire,
ne mos po atje nen gure,
nen peshen e nates se shembur do te shembem,
i vrare jo nga urrejtja, po nga dashuria,
qe, perjetesisht quhet dhembje...

Xhevahir Spahiu

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Mars 2005 19:45
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

                             poezi  xh spahiu

                 Per ty do te shkruaja si Pablo Neruda

                 E  dashur mos vdis, mos vdis AGAVI (---- e dini ca eshte?----)

                Ti ke lulezuar mbi humbetirat e   vdekjes ,

                 C'pune ka vdekja me ty?????

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Korrik 2007 03:32
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RAIMONDI Kliko këtu për të kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RAIMONDI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:58 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shqiperia Demokratike > Xhevahir Spahiu

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.