Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Basketboll > Nba
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Nba

Debutim për tu haruar ai i Stefon Marbëri me fanellën e Nju Jorkut, pasi ekipi vëndas u mund përballë Hjustonit me rezultatin 79-111. Duhet të ishte pikërisht dita e tij që të sillte pak entuziazëm në Medison Skuer Garden, por ndodhi komplet e kundërta. Ishte një lojë mjaftë e vakët e vëndasve ajo që solli dhe fërshëllimat në publik duke mos e aprovuar apatin që prej kohësh po kalon skuadra e drejtuar nga tekniku Don Kenei. Hjustonit ka prishur në këtë mënyrë dhe mbrëmjen gala që i ishte rezervuar debutimit të Marbërit. “Nuk kam çtë them-ka deklaruar trajneri Niksave- Publiku ka të drejtë loja jonë linte shumë për të dëshiruar.

Kjo skuadër do patjetër diçka që ta zgjojë nga kjo gjëndje apatie, pasi po lëmë mjaftë pikë dhe pikërisht aty ku duhet të ishim të papërballueshëm”. Ndërsa në ndeshjen mes Minezotës dhe Portland ata që kanë dalë fitimtarë kanë qënë vëndasit me shifrat 96-75.

Ndeshja është luajtur në një nivel mjaftë të lartë ku spektakli ka qënë kryefjala e mbrëmjes. Një lojë të shkëlqyer ka luajtur i zakonshmi Garnet,i cili e mbylli ndeshjen me 26-pikë dhe 10-rribaunde.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 16:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Zhgënjyes për Merbërin dhe Harduej me fanellën e Kniks.

Debutim zhgënjyes për Merbërin dhe Harduej me fanellën e Kniks. Nju Jorkezët kanë sigluar një tjetër humbje këtë herë përballë Klivland me rezultatin 107-96. Vetën tetë pikë për ish-lojtarin e Feniks Sans ndërkohë që për Kavaljers shkëlquer dhe një herë Lebron Xhejms. Los Anxhelos Klipers nuk kanë arritur të përsërisin suksesin e derbit me Lejkërs duke u mundur nga finalistët e vjetshëm të Nets me rezultatin 92-75. Deçiziv dhe një herë është shfaqur Xhezon Kid me 32 pikë të shënuara dhe 8 asist të dhuruar.


Spërs vazhdojnë të korrin suksese të njëpasnjëshme.

Viktima e radhës për San Antonion ka qënë Uashington Uizards që janë detyruar të përkulen përpara kampionëve me rezultatin 94-72, megjithëse Tim Dankan nuk ka qënë në ditët e tij më të mira duke shënuar vetëm 16 pikë.

Mungesat e Shaki O’nil dhe Karl Malon kianë filluar të peshojnë në lojën e Lejkërs që janë mposhtur dhe nga Minezota. Tajmbëulvs të udhëhequr nga treshja Sprjuëll-Garnet-Kesëll kanë mposhtur kalifornianët me rezultatin 106-90.

Tjetër sukses dhe për Sakramenton që nuk aknë derdhur shumë djersë për të mposhtur Atlanta Houks 105-89. Kuotën e 100 pikëve e ka kaluar dhe Indiana Pejsërs që ka mundur Orlandon 114-107.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Janar 2004 16:09
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Pistons kanë arritur suksesin e nëntë rresht në kampionat duke fituar dhe në trasnfertën e Çikagos me 16 pikë diferencën. Një ndeshje e mrekullueshme për miqtë mbi të gjitha në fraksionin e katërt ku arritën të shkëputeshin ndjkeshëm nga Bulls dhe e mbyllën takimin me rezultatin 105-89. Nuk ndalen as Sakramento Kings që megjithëse me një rezultat të nguishtë kanë sigluar një tjetër sukses duke mposhtur Majemi Hit me rezultatin 90-86. Los Anxhelos Klipers kanë pasur nevojë për kohën shtesë për të fituar ndaj Portland Blejzrës. Një trepikësh i realizuar nga Edi Hauz i Klipërs përpara rënies së sirenës e çoi takimin në shtesë duke i dhënë mundësi kalifornianëve të shënin shifrat finale në 103-96.Spektakël në sfidën ndërmjet Miluokit dhe Boston. Baks kanë arritur të fitojnë me rezultatin 111-103 falë një loje të jashtëzakonshme nga ana e Toni Kukoç. Sukses dhe për Hjuston Rokets që kanë fituar ndaj Uashington 93-80 ndërkohë që në ndeshjet e tjera të mbrëmjes janë regjistruar këto rezultate: Atlanta-San Antonio 86-77, Nju Orlins-Minezota 89-94, Feniks-Denver 92-105, Utah-Golden Stejt 97-80 dhe Siatëll-Klivland 96-104.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Janar 2004 13:47
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Spektakël në mbrëmjen e djeshme të NBA

Spektakël në mbrëmjen e djeshme të NBA.Los Anxhelos Leikërs fitojnë përballë Denver me rezultatin e përgjithshëm 97-71. Më shumë se një fitore e vëndasve ka qënë një humbje e miqve ajo e mbrëmshmja, pasi nuk kanë aritur të shfrytëzojnë mungesat e shumta të Leikërsave dhe lojën apatike që shpalosi në parket. Edhe pse me një lojë të dobët lojtarët vëndas kanë aritur të rregjistrojnë një fitore mjaftë të vlefshme, duke I dhuruar në këtë mënyrë fitoren e 800-në karierën e tij , trajnerit Fil Xhekson.Një fitore mjaftë të vështirë ka aritur dhe Denver e cila fitoi me shifrat e ngushta përballë Filadelfias 125-122.Tashmë Maverik nuk arijnë të fitojnë dot pa i bërë të vuajnë tifozët e shumtë.Pasi aritën një avantazh prej 15-pikësh, miqtë e ulën tempin e lojës duke ja lënë iniciativën miqve nga Filadelfia të cilën aritën të barazonin.Por çdo gjë u kthye në favor të vëndasve kur filluan të dalin sërisht neë lojën e tyre. Ndërsa në ndeshjet e tjera që u luajtën mbrëmë u aritën këto rezultate: Nju Jork-Orlando 120-110, Boston –Hjuston 80-95, Indiana-Atlanta 85-78, Ditroid- Toronto 95-91, Nju Xhersi- Uashington 115-103, San Antonio- Minezota 93-100.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Janar 2004 16:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Detroit bie në Indianapolis

Pistons mbas 13 fitoreve rresht janë detyruar të dorëzohen përballë Indianas në një ndeshje ku diferencën e kanë bërë mbrojtjet. Në formë të shkëlqyer dhe Zhermen O’nil autor i 28 pikëve dhe Rexhi Miler me 22 pikë të shënuara që i dhanë fitoren Pejsërs me rezultatin 81-69. Spektakël në Sakramento ku fitimtarë kanë arritur të dalin miqtë e Portland. Blejzërs kanë pasur nevojë për kohën shtesë për të ulur në gjunjë King me rezultatin 109-104,njeriu ndeshje ka qënë qendra e Sakramentos Stojakoviç me 34 pikë. Utah Xhaz duke mos pasur në dispozicion liderin Andrei Kirilenko është detyruar të dorëzohet përballë Naxhets.Denver kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 96-75 të udhëhequr nga dyshja Lenard-Bojkins. Nuk ka zhgënjyer Dallas Maveriks përballë publikut të tij ka fituar me 13 pikë diferencë 106-93 ndaj Nju Xhersi Nets.Sfidë deri në sekondën e fundit ajo ndërmjet Majemit dhe Bostonit. Sëlltik megjithëse nuk po kalojnë një moment pozitiv gjithsesi kanë arritur të fitojnë me vetëm 2 pikë diferencën ndaj Hits me rezultatin 86-84.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 13:48
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Los Anxhelos Leikërs rrikthehen te fitorja

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re lakers.jpg
Ky file është shkarkuar 56 herë.

Los Anxhelos Leikërs rrikthehen te fitorja, pikërisht në transfertën e vështirë të Torontos me shifrat 83-84.. Edhe pse pa Kobi Brajan dhe Malonë Leikërsat arrijnë një fitore me vlera mjaftë të mëdha, ku lojtari vendimtar ka qënë i zakonshmi Shak O’Nill me 36-pikë, 8-rribaunde dhe 5-asist. Nuk ka qënë vetëm një lojë spektakolare e tij por një shou i vërtetë, pasi i ka dhuruar të pranishmëve të shumtë momente të paharueshme spektakli. Për sa i përket Torontos, ekipi ishte në një formë mjaftë të mirë pasi loja u luajt në një rivalitet të lartë duke i bërë ballë një ekipi që kërkontë me ngulmë fitoren. Një tjetër fitore në transfertë ka qënë ajo e Kliveland përballë vëndasve të Uashingtonit me rezultatin e ngushtë 100-104.

Kjo ndeshje ka rregjistruar dhe rekordin e Xhejms pasi ka shënuar 38-pikë për herë të parë në një ndeshje, pikë këto që ndikuan dhe në fitoren e Kavaliers. Loja është luajtur në një ritëm mjaftë të lartë ku fjalën e fundit e kanë thënë miqtë pasi në atë mbrëmje patën një përqindje të lartë realizimi dhe një saktësi mjaftë të madhe në të gjithë parketin.

Ndërsa në ndeshjen tjetër ai që ka udhëhequr Minezotën drejtë fitores ka qënë i zakonshmi Garnet me 32-pikë, 13-rribaunde dhe 9-asist. Edhe pse janë mundur miqtë nga Filadelfia kanë shpalosur momente të bukura spektakli ku Aiverson nuk mund të rinte pa thënë fjalën e tij me 28-pikë, 8-ribaunde dhe 5 asist.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Shkurt 2004 20:02
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

San Antonio

San Antonio arrin të fitojë në parketin e Sakramentos me shifrat 94-102. Dy lojtarët më të mirë në fushë kanë qënë Toni Parker dhe Tim Dankan. Të dy kanë zhvilluar një garë mbushur me grintë dhe spektakël. Sakramento e ka pasur mjaftë të vështirë të depërtojë në mbrojtjen agresive të kampionëve në fuqi dhe arrin në këtë mënyrë humbjen e 4 në shtëpi. Indian tashmë është bërë një skuadër që nuk njeh humbje. Kësaj rradhe ka fituar në parketin e Torontos me shifrat 77-83.Loja është zhvilluar në një nivel mjaftë të lartë ku miqtë e kanë pasur më të lehtë shënimin pasi vëndasit kanë arritur një përqindje të vogël realizimi.Një lojë të shkëlqyer për Indianën ka luajtur Ron Artist me 27-pikë dhe 6-ribaund. Një tjetër fitore ka arritur të realizojë Minezota e cila ka mundur Klivland me rezultatin 103-92.Kevin Garnet përpara publikut të tijë arrin të realizojë jo vetëm 35-pikë dhe 12-ribaund, por mbi të gjitha një lojë spektakolare.Ndërsa në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate:

Uashington-Klipërs 112-100
Boston-Atlanta 96-100
Nju Orlins-Ditroid 92-81
Nju Xhersi –Orlando 120-99
Memfis –Miluoki 105-85
Hjuston-Cikago 82-80
Feniks-Siatëll 105-107
Hjuta-Portland 73-87
Golden Steit-Denver 96-87

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 09 Shkurt 2004 17:30
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Shak O’nil mjafton për t’i dhuruar fitoren Lejkërsave

Los Anxhelos Lejkërs i mjafton Shak O’nil për të sigluar suksesin e radhës në En Bi ej. Falë gjigandit të tyre, autor i 25 pikëve,skuadra kaliforniane ka arritur të triumfojë ndaj Majemit me rezultatin 98-83. Për Hit ndërkohë nuk kanë mjaftuar 19 pikët e Uode. Nuk frenohen as Nju Xhersi Nets që këtë herë kanë pasur si protagonist Xheferson. Asi i Nju xhersit ka shënuar 27 pikë në fitoren e të tijve ndaj Detroit Pistons 89-78. Spektakël në fushën e Baks. Miluoki dhe Sakramento kanë dhuruar një sfidë emocionuese që në fund është mbyllur me suksesin e Kings me rezultatin 124-117. Për Sakramenton spikati sërish Stojakoviç autor i 31-pikëve.Dallas Maveriks nuk e kanë pasur aspak të vështirë për të mposhtur Nju Jork Kniks falë edhe formës së jashtëzakonshme të Dirk Novitckit, 27 pikë për gjermanin.Një fitore të thellë ka arritur dhe Indiana Pejsërs që ka triumfuar ndaj Çikagos, 103-84. Në ndeshjet e tjera të mbrëmjes janë regjistruar këto rezultate:

Minezota-Klipers 96-84
Portland-Utah 81-86
Siatëll – Golden Stejt 97-106
Feniks- Toronto 94-101.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Shkurt 2004 22:56
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Los Anxhelos Lejkërs i falen Kobi Brajan

Los Anxhelos Lejkërs i falen Kobi Brajan. Mbas finales së All star Geims, asi i kalifornianëve ka shfaqur klasin e tij dhe në mbrëmjen e djeshme ka shënuar një kosh në sekondat e fundit duke i dhuruar suksesin 89-86 skuadrës së tij përballë Portland Blejzrës. Sakramento vazhdon të konfirmohet si skuadra më spektakolare e NBA duke arritur një fitore të thellë ndaj Boston Sëlltik 127-111. Sërish heroi i Kings ka qënë Stojakoviç me 28 pikë. Ndrësa për Boston nuk kanë mjaftuar 32 pikët e Devis. Kuotën e 127 pikëve e ka prekur dhe Miluoki Baks që kanë mposhtur pa shumë vështirësi Orlando Mexhik. Alan Ajverson humbet sfidën me Entoni dhe Denver Naxhets fitojnë ndaj Filadelfias 106-85.Deklarata e Kuban duket se ka fryrë më shuëm seç duhet Dallas Maveriks që kanë marrë një leksion të mirë nga Memfis.Grizëlls kanë fituar ndaj kauboj me rezultatin 109-92.Fitore në limitin e kohës ka arritur dhe Çikago Bulls që ka mposhtur 75-73 Toronto Reptors, ndërsa në ndeshjet e tjera të mbrëmjes janë regjistruar këto rezultate: Indiana-Orlando 75-89, Majemi-Utah 97-85, Nju Jork-Detroit 92-88, Minezota-Feniks 110-95 dhe Hjuston-Uashington 107-81.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shkurt 2004 18:28
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Regjistrohet fitorja e dhjetë rradhazi për Nju Xhersi

Dallas Maverik tashmë janë pretendentët kryesorë për fitimin e titullit kampion në En Bi Ej. Kësaj rradhe kanë fituar në parketin e Kliveland me shifrat 98-114. Maveriks rregjistrojnë 7-lojtar me dopioshifër dhe mbyllin lojën që në pjesën e tretë. Një lojë spektakolare kanë luajtur Stiv Nesh me 20-pikë dhe Skot Uilliams 16-pikë dhe 6-ribaunde. Një gitore në transfertë kanë arritur dhe Los Anxhelos Leikërs pasi kanë mundur Goldën Steit me shifrat minimale 99-100. Dyshja që ka rezultuar fituese ka qënë O’Nill- Brajan. Shak ka arritur të shënojë 31-pikë ndërsa Kobi 35-pikë dhe një lojë spektakolare. Asnjë trajner më parë nuk e kishte nisur karierën e tij me 10-fitore rrjesht, këtë gjë e ka arritur Lourens Frenk trajneri Nju Xhersit pasi ka mundur Atlantën me shifrat 98-92. Fitore në mbrëmjen e djeshme ka arritur dhe San Antonio, e cila ka mundur Toronton me shifrat 82-86. Ndërsa në ndeshjet e tjera u arritën këto rezultate: Orlando- Hjuta 90-77, Ditroit-Miluoki 102-98, Nju Orlins –Uashington 120-98 dhe Portland-Klipërs 101-86.Regjistrohet fitorja e dhjetë rradhazi për Nju Xhersi Nets dhe ai që e ka udhëhequr drejt suksesit ka qënë Lourens Frenk. Leikërsat marrin sërish fluturimin kësaj rradhe duke mundur rivalët e Goldën Steit me rezultatin minimal 100-99.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Shkurt 2004 20:50
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:16 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Sporte të tjera > Basketboll > Nba

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.