Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Ali Pashe Tepelena
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Plaku-i-Detit
Koordinator Mjeksie

Regjistruar: 23/01/2003
Vendbanimi: Stanboll/Turkey
Mesazhe: 14

Ali PaShe TePeLeNa

Ali Pashe Tepelena,
Luani i Janines


Permbledhje nga: Plaku-i-Detit Copyright © Shtator 2003



Shekulli i XVIII i gjeti trevat Shqiptare ne nje kohe atonomie te theksuar nga pushteti Osman i Stambollit dhe pa nje fuqizim te madh te bejlereve dhe pashallareve Shqiptare ne qeverisjen e tyre ne Shqiperi. Shqiptaret qe tashme kishin krijuar ne Stamboll lidhje te forta politike, krijuan edhe ne Shqiperi baza te forta autonomie, ku familje te ndryshme Shqiptare, si ato te Vlorajve, Velebishtajve, Ngurzajve etj filluan qe te bejne nje politike autonome nga Stambolli. Shekulli i XVIII pa ne Shqiperine e Jugut qytetin e Janines qe te marre rrolin e kryeqytetit te Shqiperise ku lojerat politike mes pashallareve Shqiptare u zhvillonin, ne kete qytet qe ishte nder me kozmopolitanet dhe me i zhvilluari ne te gjithe Ballkanin. Grindjet e Pashallareve Shqiptare per kontrollin e Janines, arriten pike vendimtare te tyre, kur Janina ra ne duar te Pashait Mehmet Karakushi ku morri tipare te nje pashalleku dhe u shkeput nga sanxhaku i Terhalles. Vdekja e Mehmet Pashes, e la qytetin e Janines ne vakum, te cilin e shfrytezoi Ali Tepelena[1], qe u mbiquajt ‘Asllan’ apo Luani i Janines, dhe qe me pas morri edhe titullin Pasha. Ali Pashe Tepelena, personi qe aq shume preku penen e orientalisteve Evropjane, coi inspiratat e Shqiptareve, u be sebep i fitores se Grekerve, dhe qe aq shume shqetesoi Sulltanet e Stambollit.

Ali Pashe Tepelena
me pamje Luani

Karriera

Nuk asnje dyshim se figura me e rendesishme dhe me e famshme e historiografise Shqiptare neper kohera eshte figura e Ali Pashe Tepelenes, Pashait Shqiptar, sundues te Shqiperise se Mesme dhe Jugore, te fundshekullit te 18 deri me 1822. Ali Pashe Tepelena qe mendohet te kete lindur diku mes intervalit te 1740 deri me 1750, ishte bir i nje familje aristokrate Shqiptare nga Tepelena. Gjyshi i Ali Pashes i qujatur Mukhtar, ishte nje komandant i zoti ne ushtrine Osmane, gje te cilen ai e pati treguar ne rrethimin e Korfuzit me 1716. I jati i Mukhtarit, Mucoja (apo Mustafai) ka qene Be nga Gjirokastra dhe besohet te kete qene muteselim (nen-guvernator) i nahijes se Tepelenes qytet qe ishte pjese e Sanxhakut (rrethit) te Vlores.[2] Mukhtari, gjyshi i Aliut si Be qe ishte, kishte nen kontrollin e tij prona dhe ushtare te shumte. Me vdekjen e Mukhtarit, titulli i Beut dhe pronat e Mukhtarit i kaluan te jatit te Aliut, Veliut. Gjate nje sherr qe Veliu i jati i Aliut pati me kusheririn e tij te pare, Islam Beun qe ishte edhe mutessarrif i Delvines, coi ne vrasjen e Islamit nga Veliu me 1759, gje qe coi Porten e Larte (ne Stamboll) qe pas 3 vitesh ta caktoje Veliun si mutessarrif i Delvines.[3] Ali Pasha qe u lind ne kete rreth aristokratik Shqiptar qe nje raport ndaj Hapsubrgeve te 1783 permendet se familja e Aliut ishte “familja me nobel e Toskeve te te gjithe Epirit”[4] nuk pati fat qe te gezoje shume. Ne moshen 10 vjecare vdekja e babait te Aliut e coi familjen e tij qe te gjendet e vetme ne mes te kater rrugeve, te braktisur dhe varferuar. Familjes se mbetur pa burre te Aliut, armiqte e te atit te tij filluan qe ti benin lloj-lloj poshtersishe. Per kete arsye, e ema e Aliut, Hankoja qe rridhte nga fshati i Konices[5], tashme u detyrua qe te marre rrolin e burrereshes ne familje dhe u mundua qe te mbronte nderin dhe pronat e saja nga armiqte e te shoqit. Por ne nje konfrontimet qe ajo pati me bandat e Kardhiqioteve[6] dhe Harmoveve, ajo ra viktime e pabesise se Kardhiqioteve qe e turperuan Hankon sebashku me te motren e Aliut, Shanicen duke i marre peng dhe c’nderuar. Aliu i vogel qe ne kete kohe mendohet qe te kete qene mes 10 deri me 15 vjec arriti qe te shpetoje nga kurthi i Kardhiqoteve, por pasiqe ai ishte i pafuqishem dhe i vogel, ai nuk mundi qe te shpetonte dot nenen dhe motren e tij nga poshtersite e Kardhiqoteve. Motra dhe e ema e Alit u lirua nga Kardhiqotet vetem pasi nje tregtar Grek nga Gjirokastra shkoi ne Kardhiq dhe i pagoi Kardhiqotet per lirimin e dy femrave te marra peng. Hidherimi qe Aliu i vogel morri ne shpirt nga kjo poshtersi, dhe kerkesa e Hankos per te marr hak per nenen e tij, ndoshta ishin edhe shkaqet kryesore qe cuan Aliun qe te rritej si nje djale ambicioz dhe me inspirime ne jete. Duke qene se ai rridhte nga nje familje e varfer, por me tradite aristokratike, Aliu rinine e tij sipas shume tregimesh e nisi si ‘bandit’ qe shquhej per trimeri dhe zgjuarsi. Ne kohen e rinise se Aliut Shqiperia e Mesme policohej nga ‘armatolet’ qe ishin mercenare Greko-ortodoks, qe shquheshin per kurrupsion dhe hajdutllek te madh mes tyre. Ali Pasha sipas disa tregimesh mendohet qe te kete qene kryetar i nje bande cubash me ndikim në Thesali dhe anës se maleve të Pindit gjate rinise. Perderisa keto krahina ne ate kohe administroheshin nga Pashallëku i Beratit me në krye Ahmet Kurt Pashën, nje dite, Aliu u zu rob dhe e pru në Berat. Pashait te Beratit, Ahmetit, i bëri shume përshtypje bukurija dhe mencuria e Aliut. Per kete arsye Ahmeti, e punesoi Aliun si roje personale ne shtepine e tij. Por pas disa kohesh pune ne Pashallekun e Beratit, Aliu qe transmetohet te jete merzitur me Pashain, te cilit ai i kerkoi vajzen e tij, por qe Pashai ia rrefuzoi, u largua nga Berati dhe u bashkua me shoket e tij te mehershem. Me pas Aliu kaloi ne Delvine ku aty u martua me te bijen e Kapllan Pashes, (Pashait te Delvines qe ishte ne lufte me Ahmet Kurtin), Gjylsymen. Duke qene i ri ne moshe (24 vjec) dhe nje njeri me ambicje dhe zgjuarsi, Kapllani pa tek Aliu nje njeri te afte per te bijen e tij. Disa kohe pas marteses se Aliut ne Delvine, i vjerri i Aliut, Kapllani, vdiq. Vendin e Kapllanit e zuri kunati i Aliut, qe quhej Ali dhe ishte martuar me te motren e Aliut, Shanicen. Por kunati i Aliut pas pak kohesh vdiq ne nje konflikt, kurse i vellai i tij Selimi nuk u lejua qe te behej Pasha nga Padishau i Stambollit, keshtu qe posti i shkoi Aliut nga Tepelena. Pak kohe pas marrjes se postit te Pashait te Delvines[7], me 1787, Ali Pashes iu caktua posti i Derbendler Bashbugut (shefi i policise se rrugeve malore). Zotesia e Aliut dhe sinqeriteti i tij ne pune jo vetem qe shtoi besimin e Portes se Larte ne aftesite e Aliut, por mbi te gjitha i solli zonave qe ai policonte qetesi dhe siguri qe kishte munguar prej kohesh, kjo fale ndershkimeve te rrepta qe Aliu iu dha hajduteve e kacakeve te kohes. Duke rekrutuar nje force Shqiptaresh te perbere nga 4.000 veta, Aliu vendosi rregull qe nga Janina e deri ne Thermofilat. Duke pasur kete post, sebashku me postin e mutessarrifit te sanxhakut te Terhalles te cilin Aliu e kishte marre ne 1786[8], Aliu marshoi drejt Janines me 1788 ku zoteronte anarkia. Me vendosjen e rregullit dhe qetesise ne Janine, Aliut iu dha posti i Pashait apo Vezirit te Janines, qe perpara tij u mbante nga Izet Pasha.[9] Ky post qe ishte edhe posti me i larte qe Aliu do te gjente ne karrieren e tij coi ne themelin e shtetit autonom Shqiptar qe Ali Pasha krijoi dhe udhehoqi gjate jetes se tij, prej moshes 44 vjec e deri ne vdekje. Ndertimi i Shtetit Shqiptar Me marrjen e Janines, Ali Pashe Tepelena, filloi edhe ndertimin e shtetit autonom Shqiptar qe do te shtrihej nga Durresi ne Veri deri ne gjirin e Korintit ne Jug. Duke nenshtruar Konicen, Permetin, Kelcyren, Libohoven, Arten dhe me vone me acarimet e Osmaneve me Bushatllinjte e Shkodres dhe fuqite Evropjane, Aliu morri kazane e Korces, nenshtroi Himaren, Gjirokastren, Beratin, Vloren dhe Delvinen. Ne kete periudhe Aliu i vuri nje vemendje te madhe infrastruktures se vendit. Ai ndertoi rruge, hane, ura e ndertesa te reja neper fshatra e qytete. Sic shume agjente, e visitor Evropjan transmetuan ne kohe te Aliut, ne Pashallekun e tij nje mireqenie dhe ringjallje e tere kulturore morri pjese. Sipas Hobhousonit (1813) Aliu e beri zakon qe ta vizitonte cdo fshat e qytet te Pashallekut te tij, te pakten njehere ne vit. Duke ruajtur nje autonomi te gjere nga qeveria e Stambollit, Aliu diti me saktesi sesi te shuaje konfliktet, vjedhjet dhe hajdutlleqet ne Pashallekun e tij, dhe u soll si nje princ i vertete. Kujdesja e Aliut per infrastrukturen dhe zhvillimin e Shqiperise ne kohe te tij, coi ne lindjen e nje vale te madhe artizanesh, zejtaresh, tregtaresh dhe per me teper shume vizitoresh te huaj u shtyne qe te vizitonin Shqiperine. Nga kapitali i Pashallekut te Aliut, Janines tregtare dhe agjente tregtare nga Venecja, Ankona, Padua etj, vendosen lidhjet e tyre qe ne ate kohe u shqua per pasurine e madhe. Nga Janina tekstile, mendafsh, flori, argjend e shpata dhe arme u eksportuan per ne Itali dhe viset e Ballkanit.[10] Limone, portokalle, lesh e vaj ulliri qe shpesh vinin nga Saranda e Delvina u kaluan ne kohe te Aliut nga Janina per ne tregjet e Evropes. Ndersa kafeja, sheqeri erdhen ne Janine nga Trieste, rrobat erdhen nga Gjermania dhe Franca. Ne kete kohe portet e Durresit, Vlores e Prevezes sherbyen si pikat me te rendesishme nga ku mallrat i erdhen kapitalit te Ali Pashes. Pasuria ne kohen e sundimit te Ali Pashes ne Janine u shtua shume. Sipas Cifutit te konvertuar ne Islam, Ibrahim Mansur Effenidese[11], qe sherbeu si sekretar i Aliut, Ali Pasha vete personalisht kishte mese 500.000 dele dhe 600.000 dhi.[12] Ne kohen e Aliut, fushat e Terhalles dhe Larises qe me pare rronin ne frike dhe skamje, u mbushen plot me drith e prodhime bujqesore. Edhe pse ligjet Osmane te kohes e ndalonin eksportin dhe monopolizimin e grurit, vizitore te kohes se Aliut vune ne dukje se Aliu ishte nje nga biznesmenet dhe eksportuesit me te medhenje te grurit ne Pashallekun e tij. Nese perpara ardhjes se Aliut ne pushtet ne trevat e Shqiperise, shume veta nuk paguanin taksat ndaj shtetit (Osman) me ardhjen e Aliut sistemi i taksave u riperteri ne te gjithe vendin. Aliu pervec taskave qe njerezit duhet te paguanin ndaj qeverise se Stambollit, vuri edhe taksa per pashallekun e tij, taksa me te cilat ai mbante shtetin dhe investimet ne vend. Personat qe rrefuzonin te paguanin taksat u ndershkuan shume rrepte nga Aliu qe i burgoste dhe denonte rrepte ata qe nuk paguanin detyrimet. Pervec permiresimeve ekonomike, Aliu mbante nje elite te gjere intelektuale ne pallatin e tij. Sekretaret e Ali Pashes ne shume raste ishin Grek te shkolluar, Evropjan te konvertuar ne Islam, dhe Shqiptare me eksperience. Pasiqe jetonte ne Janine ku kishte shume Greker, gjuha zyrtare qe Aliu perdorte ne pallatin e tij per dokumentime ishte Greqishtja dhe Turqishtja, pasiqe Shqipja nuk kishte zhvilluar nje alfabet te qarte te vetin. Por gjuha e perditshme qe Aliu perdorte ne ishte Shqipja te cilen Aliu e perdori per dokumentimet e tij, por duke e shkruar me germa Greke.[13] Ne kohen e pashallekut te Aliut ne Janine, Janina u kthye ne qendren me te edukuar te te gjithe Ballkanit. Ne Janine u shkolluan me mijera Shqiptare, Grek e Turq. Me dhjetra shkolla u hapen, shkolla ne te cilat edhe shumica e rilindasve Shqiptare te shekullit te 19-20 u edukuan. Ne fushen e administrates se Aliut, nuk duhet te harrohet Divani qe ai themeloi per administrimin e shtetit te tij, ku rrolin e kryeministrit te Aliut e luante Omer Pashe Vrioni qe ishte edhe kryekomandant i ushtrise se Aliut.[14] Ne politike Aliu e tregoi veten e tij si nje nga pashallaret me te afte te kohes se tij. Ashtu si edhe Mehmet Ali Pashe Cami ne Egjypt, Ali Pasha ishte ne gjendje qe Pashallekun e tij ta kthente ne nje shtet kuazi te pavarur nga Osmanet. Nga Janina, Aliu hynte ne marreveshie me Ruset, Anglezet e Francezet kur te donte ai, dhe pashallekun e tij e konsideronte si token e tij dhe jo si toke Turke. Edhe pse Ali Pasha mbante marredhenie te mira me Porten e Larte, sidomos me Valide Sulltanin (nenen e Sulltanit), te ciles ai i dergonte edhe dhurata here pas here, ai ishte virtualisht i pavarur nga Stambolli. Per kete edhe Anglezet, Francezet e Ruset derguan ambasadoret e tyre ne Janine, qe iu drejtonin Ali Pashes ne termat e nje princi te pavarur. Duke qene i shkathet dhe i mprehte ne politike, Ali Pasha diti ne shume raste sesi ti luaje Anglezet kunder Francezeve, dhe ne shume raste te marre edhe ndihma e dhurata prej atyre, duke iu premtuar aleanca dhe mbeshtetje. Ne kohen kur ne Evrope lufta me Napoleon Bonaparti ishte ne maksimum, Aliu ishte ne kontroll te plote te Shqiperise Jugore dhe te Mesme me bijte e tij mutassarrif ne Tërhalle dhe Lepant (Mukhtari dhe Veliu). Ne keto kohe Aliu pati kontakte te gjera me Anglezet dhe Francezet me te cilet ne 1797 pati edhe kontaktin e pare.[15] Pushtimet e Francezeve ne detin Jon, te: Prevezes, Vonices, Pargës dhe Butrinti qe me pare ishin koloni Veneciane e coi Aliun qe te hyje ne kontakt me Francezet duke i pergezuar ata. Ne kete kohe, Aliu qe arriti te marre ndihma militare dhe leje per te dale ne det nga Francezet, e cuan ate qe te shtypte kryengritjet ne Himarë, gje per te cilen, Porta e Larte e shperbleu Aliun me titullin Asllan – Luan. Sulmi i Francezeve ne Egjypt e coi shtetin Osman qe te hynte ne lufte me Frenget, gje e cila shtyu edhe Aliun qe te sulmoj Prevezen dhe Vonicen dhe te detyroje Francezet qe te dorezohen. Me kete fitore mbi Frenget dhe me rregullimin e mevonshem te marredhenieve Turko-Frenge, Sulltan Selimi i III e gradoi ate si guvernator te te gjithe Rumelise (te tokave Osmane ne Evrope) me qender ne Manastir, ne Prill te 1802. Ambicjet e Aliut per ta larguar Francen nga deti Jon e cuan ate qe te hyje ne aleance me Angline qe ashtu si Aliu donte te largonte Francezët nga ishujt e detit Jon. Bashkepunimi i Aliut me Anglezet e cuan ate qe te marre ndihme militare nga Anglia, ku ndermjet te tjerash ai morri nje dhuratë prej 20 topash. Ne fushen e religjionit Ali Pasha, ashtu si edhe shumica e Shqiptareve te kohes se tij ishin, praktikuan Islamin si fene zyrtare te pashallekut, qe ishte feja e rraces sunduese - Shqiptare. Pervec Shqiptareve Musliman, ne pashallekun e Aliut kishte edhe Grek Ortodoks dhe disa Cifute. Edhe pse Greket Ortodoks gezonin lirite e parapara nga Islami, shpesh shume prifterinje Grek u ankonin se Aliu ishte shume i dhene pas Shehjlereve dhe Dervisheve, dhe sipas shume bashkekohesve te tij, ai iu dhuronte atyre shume para. Edhe pse ka disa tregime qe rrefejne per Aliun qe te kete detyruar disa Grekofile Shqiptare qe te Shqiptarizohen / Islamizohen me force, e verteta eshte se Aliu ishte shume tolerant ndaj jo-Islamo / Shqiptareve ne Pashallekun e tij, saqe tregohet se ai i lejonte Grekerit Ortodoks qe te vishnin rroba ekstravagante ne kohen e tij (edhe pse kjo nuk lejohej nga ligjet e kohes), gje qe e coi edhe nje Dervish qe te ankohet tek Aliu per tolerancen e madhe qe ai tregonte per ata.[16] Te njejten tolerance fetare ne e gjejme nga Aliu edhe ne Haremin e tij, qe sic transmetohet Aliu ne ate kishte nje Shqiptare Kristiane nga Tepelena, qe Aliu e lejonte te kryente ritet e saja fetare ne pallatin e tij, me prifterinje.[17] Megjithate ne sarajet e Ali Pashe Tepelenes shume Evropjane pranuan Islamin. Nder ata ne mund te kujtojme Marko Kurinin qe ishte premtuar qe te behej Peshkop i Bombeit ne Indi, por pasiqe ai sherbeu si sekretar i Napoleon Bonapartit per disa kohe ne Egjypt, me vone gjate nje rruge per ne Evrope ai u morr si skllav nga disa pirate Ulqinak, te cilet e shiten ne Janine. Ali Pasha qe e bleu Kurinin si skllav, e Islamizoi ate dhe me pas e punesoi ne sarajet e tija. Si pasoje e pranimit te Islamit, Kurini e ktheu emrin e tij ne Mehmed Effendi[18]. Megjithe tolerancen qe Aliu tregonte per fete, dhe sipas disa tregimeve qe flitet edhe per konsumimin e alkolit nga ai, vizitoret qe vizitonin Aliun gjate Ramazanit ne Tepelene, njoftojne se Aliu agjeronte te gjithe Ramazanin, dhe gjate vizitave qe Aliu bente ne Tepelene, ne vendin e rinise se tij, ai behej konservativ ne fe.[19] Edhe pse shkrues si puna e Haxhi Serretit e tregonin luften e Aliut kunder tradhetareve Suliote qe luftuan ne krah te Grekerve dhe Frengeve, si lufte kunder ‘qafirave’ (te pafeve), faktet ne kete argument nuk jane shume bindes. Ne fundin e jetes se tij, tregohet qe Aliu i eshte kthyer shume fese, devocionit fetar dhe mesimeve te Islamit. Sipas Ibrahim Mansur Effendise, Aliu fundin e jetes se tij e kaloi prane nje mistiku Persian (Sheikh Ali), te cilit pas vdekjes, Aliu i ndertoi edhe nje mazoleum. Fragmente nga jeta ne Pashallekun e Aliut Toke e Shqiperise! Lere shikimin tim te derdhet ne ty Ne ty, me njerez te ashper kujdestare Kryqet bien, minaret lartesohen (Lord Bajron, Peligrinazhi i Chaild Haroldit) Jeta ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte nje jete mjaft e bukur me ngjyra orientale Shqiptare qe ndezi shume kureshtjet e orientalisteve qe edhe shkruan per ate. Bukuria e Shqiptareve, krenaria e tyre, kultura e ndryshme nga ajo e Evropes, dhe per me teper zgjuarsia dhe personaliteti i Ali Pashes ishin nga faktoret me terheqes qe udhetare Evropjan si Bajroni, gjeten ne Pashallekun e Ali Pashes. Historite qe bashkekohes te Aliut shkruan per bemat e tij jane te shumta… Shume jane te pabesueshme, prekese, por qe ne fund tregojne karakterin e Ali Pashes dhe te jetes ne pashallekun Shqiptare te Janines. Bajroni nder te tjera ne kujtimet e tija kujton se: Nuk do të harroj kurre ditën kur hym në Tepelenë, ne oren pese të mbremjes, ndërsa dielli ishte duke perënduar. Më erdhi në mëndje, me pak ndryshime në veshjen, përshkrimi i Branstone Castle në nje nga librat e Walter Scott. Veshja ndryshon mbas kombësise së trimave që janë në shërbim të Vezirit. Shqiptarët kanë petkun ma të mrekullueshëm të botës me fustanellën e bardhë, me jelekun prej kadifeje të qendisur me ar, me xhamadanin prej stofe të zezë dhe me koburen dhe kamën me doreza prej argjendi të punuar. Tartarët me qylafet e gjatë mbi krye; Turqët me çallmat dhe kaftanët e veshun me gëzof përmbrënda. Te gjithe këto kostume të bukur plot ngjyra dhe shkëlqim, ashtu edhe banesa e Ali pashës formonin nji pamje fort të kandshme për nje të huej. Më futën në nje dhomë që ishte shtrue mjaft bukur dhe Sekretari i Vezirit më pyeti për shëndetin mbas modës turke. Nuk më lejuan të paguaj as për fjetjen, as për ushqimin dhe as për ndonje send tjetër.[20] Kurse Hobhousi shkruante rreth Aliut: Veziri ishte nji burrë i shkurtën dhe mjaft i trashë. Kishte nji fytyrë shume të kendshme me cipë të bardhë dhe trajtë të rrumbullakët. Syte i kishte të kaltërt me lëvizje të shpejta që të banin me kuptuar menjiherë se nuk gjindesh përpara nji Pashai oriental. Mjekrën e kishte të bardhë dhe të gjatë sa i binte përmbi gjoksin... Na priti me nji kortezi të jashtezakonshme dhe na mori aq me të mirë sa me na quajtur djem te tij. Ishte fare në qejf për nje njeri ne ate pozitë. Në sa vise të Turqise që vizituem nuk pashë nje pasha tjetër të qeshte në ate mënyrë. Nuk kishte ndonji roje të posaçme, por vetëm katër a pesë djem të veshun me petkun e bukur shqiptar dhe me flokët e gjatë që u binin mbi supe.[21] Prostituta qe u kthye ne Shenjtore Nje nga ngjarjet qe shumica e Evropjaneve vune shenim ne mbresat e tyre ne Pashallekun e Ali Pashes, ishte edhe historia e Grekes Frosine dhe birit te Aliut, Mukhtarit. Sipas tregimeve, mesohet se djali i Aliut, Mukhtari ishte qejfli i madh. Duke u nisur nga ky fakt, nje Greke e quajtur Frosine, qe ishte gruaja e nje tregtari Grek, ishte nje nga shume femrat qe shkonin me Mukhtarin. Duke patur deshiren e saj qe ta vidhte Mukhtarin sa me shume qe ajo mundtte, Frosina nje dite iu lut Mukhtarit qe ishte ne dashuri me ate si i cmendur, qe ti jepte asaj unazen e floririt qe Mukhtar Pasha mbante. Mukhtari i verbuar nga pasionet, kujtoi se Frosina ia kerkonte atij kete unaze ne shenje dashurie, por Frosina ne te vertet pasiqe ia morri unazen Mukhtarit, shkoi menjehere tek nje argjendar per ta shitur mallin e marre. Argjendari qe e pa unazen qe Frosina ia coi atij, pasiqe e kuptoi vleren e madhe te saj, shkoi menjehere ne pallatin e Pashait per ta shitur kete mall te cmuar tek gruaja e Mukhtarit, Pashoja. Pashoja qe e njohu unazen e te shoqit, u be si e marre dhe e pyeti argjendarin se kujt ia kishte marre ai kete unaze. Argjendari i tregoi se ia kishte dhene grekja Frosine. Pashoja si grua e ndershme dhe me dinjitet, qe tashme ishte ne kulmet e xhelozise, shkoi menjehere tek i jati i Mukhtarit, Aliu dhe i tregoi atij historine. Ne kete kohe, Mukhtari u therrit nga Stambolli per te shtypur Pashain e Adrianopojes ne Turqi qe ishte cuar ne rrebelim. Aliu qe u informua nga nusja e birit te tij Pashoja, per herezite e te shoqit me putanat Greke, pasiqe kreu nje hetim dhe i gjeti te gjitha prostitutat me te cilat i biri shkonte, i morri ato, i lidhi dhe i mbyti ne liqenin e Janines per shkak te pabesive bashkeshortore dhe prostitucionit qe ato kryenin, i cili sipas Aliut dhe ligjeve te kohes ishte nje krim i madh. Greket qe i urrenin Shqiptaret ne kulm, ndershkimin e prostitutave Greke dhe te Frosines, i kthyen ne terma fetare, dhe per kete arsye Kisha Ortodokse Greke e shpalli prostituten Frosine Shenjtore, duke shtuar edhe metej urrejtjen Greke kunder Shqiptareve, tashme te shenjterizuar me nje prostitute, dhe duke satanizuar Shqiptaret dhe Ali Pashen te cilit Greket i dhane pershkrime si gjarper, satana etj.[22] Hakmarrja ndaj Kardhiqoteve Si Shqiptar i ndershem dhe me gjak qe ishte, Aliu qe nga vegjelia e tij, mbajti me vete gjithnje nje enderr ne vete, ate te marrjes se hakut per nenen dhe motren e tij qe ishin c’nderuar nga Kardhiqotet kur ai ishte ende i vogel. Deri në shtratin e vdekjes Hankoja, e ema, i kujtonte Aliut turpin qe i kishin vene Kardhiqotet asaj dhe i kerkonte atij qe tia vinte nderin ne vend. Dhe momenti i venjes se nderit ne vend i erdhi Aliut me 1812, mbi 40 vjet pas turperimit qe Kardhiqotet i kishin bere familjes se tij. Per kete ai rrethoi Kardhiqin dhe ekzekutoi 60 vete te cilet i kishte marre peng. Me pas Aliu hyri në qytet në krye të ushtrise dhe iu kërkoi që të gjithe burrat ti përuleshin. Gjashteqind burra të çarmatosur i shkuan atij përpara dhe i ofruan njohjen si sundimtar te tyre, te nje Han jashte Kardhiqit (Hani i Valias, ndermjet Kardhiqit dhe Janines). Aliu i quajti Kardhiqiotet vellezër dhe djem të tij, dhe i fali. Por mes fytyrave te atyre qe ai pa ne ate tubim, ai njohu ata që i kishin poshteruar nenën. I ndezur nga ndjenja e hakmarrjes, Aliu u dha urdhër ushtarve të tij qe ta rrethonin hanin dhe të masakronin te gjashteqind burrat. Por ushtarët e Aliut rrefuzuan me qelluar mbi njerez të çarmatosur. Per kete arsye, disa Greker të kryesuar nga Thanas Vaja, e kryen gjakmarrjen kunder gjashteqind Kardhiqiotve. Renia e Pashallekut te Janines Ardhja ne pushtet ne Stamboll e Sulltan Mahmudit te II, pervec te tjerash i solli shtetit Osman ri-centralizimin e kontrollit nga Stambolli. Mahmudi qe ne jeten e tij perjetoi rrevoltat e Jenicereve ne Stamboll, u be i vendosur ne shkaterrimin e tyre dhe te cdo fuqie tjeter ne shtetin Osman. Ne kete kohe Pashallaret te ndryshem kishin krijuar shtete nen – shtete ne Devletin Osman. Nder keta, dy me te fuqishmit mund te shihen dy pashallaret toske Shqiptare, njeri ishte Mehmet Ali Pasha i Egjyptit, dhe i dyti Ali Pashe Tepelena i Janines. Per kete arsye qe me 1812 Ali Pasha u shpall si shkarkuar nga posti i mutessarifit te Janines dhe u urdherua qe te shkoje ne Tepelene, por me nderhyrjen e Anglise Aliu mbijetoi. Duke patur paranoje nga planet e ardhshme te Stambollit, Ali Pasha iu dha dore te lire militanteve Greke ne trevat e tija qe te benin rremujra kunder Stambollit. Por Greket nga ana tjeter, pasiqe arriten edhe qe te depertojne ne pallatin e Ali Pashes, shpresonin qe ta shfrytezonin luften e Ali Pashes me Turqit ne dobi te tyre. Nderkohe, nje pasha Shqiptar qe quhej Ismail Pasho Beu pronat te cilit i ishin marre nga Ali Pashe Tepelena, pas shume ankesave qe ai beri ne Porten e Larte, dhe pas nje atentati te deshtuar qe Ali Pasha beri kunder tij, arriti qe te kete audience me Sulltanin te cilit i tregoi per demet qe i kishte bere Ali Pasha. Sulltan Mahmudi pas kesaj audience, dhe me deshiren e tij per te centralizuar pushtetin ne shtetin Osman, e shpalli Ali Pashen dhe bijte e tij si te jashteligjshem. Per kete arsye, ne qershor te 1820, nje ushtri e komanduar nga Ismail Pasho Beu sulmoi Janinen. Ne kete kohe shume gjenerale te Aliut e dezertuan ate, nder ata 15.000 veta me Omer Bej Vrionin. Forcat bashibozuke (policore) te Aliut bene nje rrezistence te dobet, gje qe e detyroi Ali Pashen qe me besniket e tij te mbyllet ne dy keshtjella prane qytetit. Gjithashtu, djemte e Aliut; Veliu dhe Myftari ne kete lufte u dorezuan shpejte. Nen udheheqjen e Hurshid Pashes nga Morea qe ishte armik personal i Aliut dhe forcave te Bushatllinjve nga Shkodra rrezistenca e tij u be e pashprese. Per kete arsye Ali Pasha filloi negociatat e dorezimit ne menyre qe ti falej jeta, por Hurshid Pasha e mashtroi ate dhe ushtaret e tij e vrane Aliun ne momentet kur ai e kuptoi se ishte tradhetuar. Vdekja e Aliut, dhe perqendrimi i ushtrive Osmane dhe Shqiptare ne lufte kunder Ali Pashes, i dhane shans rrebeleve Grek qe te fillonin dhunen e tyre ne Epir dhe Greqi per krijimin e shtetit Helen. Ne kete rrebelim shume Shqiptare ortodokse morren pjese, si suliotet Marko Bocari etj, te cilet luftuan perkrah Grekerve per krijimin e shtetit fondamentalist Helen, shtet i cili me vone do te shtypte dhe vriste Shqiptaret egersisht, pervec debimeve masive dhe masakrave qe ky shtet do te bente kunder Shqiptareve Musliman ne Epirin e Jugut dhe te Veriut, egersi qe ne i pame edhe ne shek. e XX dhe po e shohim ne te XXI. Shume nga ata Shqiptare ortodoks qe luftuan per Grekun, me pas u helenizuan dhe humben lidhjet e tyre Shqiptare, keshtuqe sot Greket, suliote si Marko Bocari etj, i shpallin heronje Grek.



Jepni Mendimin Tuaj Ose artikuj Reth PaShait te Tepelenes.



Me Respekt.

__________________
*Nje Bujk i Mire Nuk Shikon Kurre Cepin Tjeter te Tokes*

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2003 11:33
Plaku-i-Detit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Plaku-i-Detit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Plaku-i-Detit (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Plaku-i-Detit't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Plaku-i-Detit Shto Plaku-i-Detit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Plaku-i-Detit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Joela
studente

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 47

Ali Pashe Tepelena

Sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë jugore, themelues i pashallëkut autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.
Lindi në Tepelenë, më 1740, në një familje feudalësh ushtarakë dhe u dallua shumë shpejt për aftësitë e tij dhe për energjinë me të cilën ndoqi planet e veta ambicioze për
t‘u bërë sundimtar i vetëm i vendit, duke përdorur gjithë mjetet, dhunën, dinakërinë, po aq sa edhe lidhjet familjare me feudalët vendas.
Më 1784 fitoi gradën e "Pashait" si komandant ushtarak pranë Valiut të Rumelisë në Sofje. Po këtë vit siguroi me luftë qeverisjen e sanxhakut të Delvinës. Në vitet 1786-88 u bë "derbendpashë" dhe qeveritar i sanxhakut të Tërhallës (Thesali) dhe shtiu në dorë qeverisjen e sanxhakut të rëndësishëm të Janinës, duke e shtrirë kështu pushtetin e vet mbi Epirin dhe një pjesë të trojeve jugore shqiptare. Si pronar i madh tokash, sipërmarrës i taksave shtetërore, si pjesëmarrës aktiv në veprimtari tregtare dhe duke mbrojtur interesat e çifligarëve të rinj po dhe të borgjezisë tregtare, të cilën e bëri për vete me një politikë tolerance të gjerë fetare, Ali Pashë Tepelena mënjanoi përkrahësit e pushtetit qendror osman dhe "tiranët e vegjël" si shkaktarë të anarkisë feudale në vend. Ai i shndërroi kështu trevat e përfshira nën sundimin e tij në një formacion shtetëror në fakt autonom, që dallonte nga viset e tjera të perandorisë për nga rregulli, qetësia, dhe zhvillimi ekonomik e kulturor. Janina u bë një qytet nga më të rëndësishmit dhe më të begatë në viset perëndimore të Ballkanit. Qendër e tregut ndërkrahinor të Rumelisë, Janina, që përfshinte edhe një varg krahinash të Shqipërisë, një vatër arsimore dhe kulturore ku filloi të përdorej përveç greqishtes si gjuhë shkrimi dhe shqipja.
Në vitet 1798-1812, duke nënshtruar me luftë qeveritarët rivale të sanxhaqeve fqinjë si dhe krahinat e vetqeverisura të Sulit, Himarës etj. dhe duke shfrytëzuar situatën e vështirë të Perandorisë Osmane në periudhën e luftërave të Napoleon Bonapartit, Ali Pashë Tepelena arriti të zgjeronte e përforconte pushtetin e vet duke përfshirë trevat që nga gjiri i Prevezës deri afërsisht në lumin Shkumbin. Pashallëku i Janinës u bë një faktor me rëndësi ndërkombëtare në kushtet kur forcat franceze dhe ruse që ishin vendosur në Ishujt Jonianë si dhe Anglia, drejtuan vëmendjen e tyre ndaj sundimtarit të fuqishëm shqiptar dhe krijuan lidhje direkte diplomatike me të, duke kapërcyer Portën. Ali Pashë Tepelena ishte bërë kështu një sundimtar faktikisht i pavarur, por gjithmonë i kujdesshëm për të mos krijuar konflikte të parakohshme me pushtetin qendror, duke pritur një moment të volitshëm për tu shkëputur prej këtij.
Orvatjet e Ali Pashë Tepelenës për të krijuar në vitet 1812-1819 një besëlidhje me sundimtarët feudalë të Shqipërisë së Veriut e sidomos me Bushatllinjtë me qëllim që të përballonin bashkërisht politikën centraliste të filluar nga Sulltan Mahmuti II, nuk dhanë rezultat. Rivaliteti midis Vezirit të Janinës dhe atij të Shkodrës e shpuri Mustafa Pashë Bushatlliun të merrte haptazi anën e Portës, kur kjo filloi të merrte masa ushtarake kundër qeveritarit të Janinës, që ishte bërë tashmë tepër i rezikshëm dhe po tregonte haptazi synimet e tij për t‘u bërë i pavarur nga Porta.
Në vitet 1820-1822 Ali Pashë Tepelena filloi luftën për mbrojtjen e vendit nga sulmi i forcave të Perandorisë Osmane dhe me këtë filloi faza më e lartë e veprimtarisë së sundimtarit shqiptar për të shkëputur zotërimet e veta nga vartësia e Perandorisë. Ai ndihmoi për këtë qëllim edhe lëvizjet çlirimtare të popujve ballkanas e sidomos kryengritjen e popullit grek, së cilës i dha ndihmë të madhe si në vitet e përgatitjes, ashtu edhe gjatë vitit të parë të zhvillimit të saj. Por aleanca luftarake e lidhur me kryengritësit grekë të Etolisë e Akarnisë nuk mundi të zhvillohej më tej, ajo u sabotua nga krerët e kësaj lëvizjeje. Megjithëse forcat e Ali Pashë Tepelenës në këto kushte u ndodhën vetëm përballë ushtrive osmane që u dërguan kundër pashallëkut të Janinës. Ali Pashë Tepelena i bëri ballë rrethimit për një vit e gjysmë. I braktisur më në fund edhe nga të bijtë dhe sundimtarë të tjerë krahinorë, Ali Pashë Tepelena bëri një qëndresë këmbëngulëse, derisa i ngujuar në një ishull të Liqenit të Janinës, u vra më në fund me të pabesë, më 1822.
Politika e Ali Pashë Tepelenës që synonte autonominë dhe bashkimin e krahinave shqiptare nën sundimin e pashallëkut të Janinës, më në fund dhe lufta e tij e hapur kundër sulltanit, e thelluan më tej hendekun midis shqiptarëvedhe sundimtarëve osmanë dhe ndihmuan për të përgatitur truallin për një etapë të re më të lartë të lëvizjes çlirimtare antiosmane të popullit shqiptar – për Rilindjen Kombëtare.

__________________
Tė gjithė duan tė shkojnė nė parajsė,
por askush nuk do qė tė vdes...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2004 11:47
Joela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Joela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Joela (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Joela't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Joela Shto Joela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Joela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

Per Joela

I lexova te gjithe mesazhet qe keni shkruar per figurat tona historike dhe me behet qejfi kur i lexoj sepse tek ato figura shpaloset shpirti shqiptar ne menyren me sublime.

Po Ali Pashe Tepelena? Ketu, sic themi nga anet tona, e keni prishur muhabetin. Ali Pashe Tepelena ishte bandit, kriminel dhe erdhi ne pushtet duke vrare dhe masakruar te gjithe ata qe i dilnin perpara.
Thoni qe ai ka ardhur nga nje familje ushtarakesh . . . e ema e Ali Pashes, ka qene shqiptare nje nga ato, . . . (mos ta prishim gojen) qe bridhte nga nje fshat ne tjetrin. Kurse i ati i Ali Pashes ishte turk. Ardhja e tij ne pushtet ishte rrjedhoje e sherbimeve shume te vlefshme per perandorine otomane, sherbime te cilat i vuanin shqiptaret. Dhe sic e thash me perpara ai vrau dhe masakroi bej (te vegjel) shqiptare per te zmadhuar territorin e vet. Kete e di shume mire sepse njoh familje qe kane ikur nga zona e Tepelenes si rrjedhoje e dhunes se Pashait. Ne nje rast, ai e dogji beun e fshatit te gjalle ne hell, sepse e kundershtoi.
Ali Pashe Tepelena nuk donte t'ia dinte per Shqiperine, por donte te behej mbret apo sic e ka dhe emrin Pasha i territoreve. Gjergj Kastrioiti nuk i vrau shqiptaret me qellim qe t'i bashkonte, sic beri Aliu. Perandoria Otomane ishte ne krize ne ate kohe. Po t'ia donte te miren Shqiperise Aliu, situata atehere ishte shume me e favorshme se situata ne kohen e Skenderbeut per te arritur pavaresine.

Per fatin tone te keq, pas Skenderbeut, na mungojne figura te tilla ne histori (derisa arrijme ne pragjet e pavaresise.) Per kete arsye miti i Ali Pashes u zmadhua dhe e verteta u fsheh.
Periudha e Rilindjes erdhi si rrjedhoje e kushteve te jashtme: Kriza e perandorise Otomane. Pavaresia e Greqise gjithashtu u tregoi ballkanesve qe liria eshte me se e mundshme. Per me teper, shekulli i 19-te karakterizohet kudo ne Europe nga nga nje rritje e levizjeve nacionaliste. Gjermania u bashkua ne 1870. Po ashtu edhe territoret e Italise u bashkuan. Dhe kuptohet, figurat tona te Rilindjes, duke qene se shume prej tyre u edukuan jashte shtetit, mesuan shume nga eksperienca e vendeve te tjera.

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2004 18:33
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NYCgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NYCgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
jimmy84
Veteran ne forum

Regjistruar: 11/12/2003
Vendbanimi:
Mesazhe: 1021

NYCgirl

Te dish dicka:Ali Pasha vertet u fuqizua ne saj te masakrave por eshte ekzagjeruar ca.Se pari babai i Aliut s`ka qene turk po shqiptar(per kete te jesh e sigurte)Persa i perket atij qe e poqi te gjalle s`qe bej dhe e poqi sepse ai ishte qe hodhi idene e perdhunimit te nenes dhe motres se Aliut(qe per disa jave kaluan dore me dore te gjithe burrave te 2 fshatrave Hormove dhe Kardhiq).Pra edhe ai s`ishte i pafajshem.Aliu mund te bashkonte SHQIPERINE si SKENDERBEU por metodat qe perdori nuk ishin shume "demokratike"dhe arsyeja kryesore qe Aliu nuk u perkrah nga popullsia ishte sepse Aliu vendosi taksa shume te renda dhe ishte shume i rrepte.Edhe disa sqarime:Aliu cilesohej si teper i rrepte por shume i drejte(mund te lexosh librin ALI PASHE TEPELENA te Sabri Godos qe njihet si libri me i sakte dhe me i hollesishmi per jeten e Aliut)Eshte e vertete qe ka qene hajdut kur ka qene i ri por kur erdhi ne pushtet i zhduku plotesisht bandat dhe krahina qe ai udhehiqte u be krahina me e sigurte dhe me e qeta te pakten ne Shqiperi.Pra Aliu kishte cilesi teper te vlefshme po qe tip tirani.Per cilesite e tij mjafton te dini se ai arriti te vendoste lidhje me Angline,Napoleonin biles edhe me carin e Rusise.Te gjithe keta kane pasur konsujt e tyre ne Janine.
P.S Ajo qe the per nenen e Aliut eshte perhapur qe atehere nga banoret e Janines te cilet e urrenin Aliun dhe e quanin bir k...Kete e thote edhe S.Godo ne librin e tij

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2004 19:48
jimmy84 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė jimmy84 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me jimmy84 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė jimmy84't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: jimmy84 Shto jimmy84 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto jimmy84 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

hahaha

Sa per librin e Sabri Godos . . . lere fare, se nuk ia vlen te flas. Di vetem te them qe nje njeri qe beri lemsh kushtetuten e Shqiperise, kushtetute e cila u kontestua nga gjysma e popullsise, domosdo qe do bej lemsh dhe historine.
Po thuaj, po beme hero Zanin e Coles, do bejme hero dhe Ali Pashen.

Te kthehemi te Ali Pashe: Shqiptareve te shkrete nuk u dilnin taksat e turqeve, po dhe ato te Ali pashes kishin manget . . . dhe venja e taksave te renda verteton faktin qe i vuri per t'u pasuruar vete. Sa per sigurine ne vilajetin e Janines, cdo diktature ka siguri, sic e dime mire ne shqiptaret. Por me cfare cmimi?
Dhe persa i perket faktit qe bejte perdhunuan nenen e motren . . . pse flisni budalleqe. Eshte si te thuash qe dikush do merrte guximin te perdhunonte anetare te familjes se Sadamit apo te diktatoreve te tjere.
Ishte Ali Pashe Tepelena ai qe perdhunonte femrat, n.q.s e keni degjuar historine e Frosinit.

Nejse, doni ta mbani Ali Pashen? Mire per ju. Ai nuk eshte heroi im.

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2004 20:18
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NYCgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NYCgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Joela
studente

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 47

Pershendetje NYC girl!

Ne radhe te pare une postoj materialet mbi figurat e shquara duke qene jashte cdo ndikimi, sipatizimi, interesi dhe politizimi. nuk e kam fjalen vetem per Ali pashe Tepelenen por per te gjithe figurat e shquara qe do te reshtohen ne kete forum. Ndoshta informacionet e hedhura nga une tejcojne paksa edhe burimin prej nga jane nxjerre perfundimet, por, qellimi im kryesor eshte qe te bej te njohur keto figura dhe jo te interpretoj per ta (te pakten jo ne mesazhin fillestar i cili eshte thjeshte informues).

Historia e Shqiperise eshte e mbushur me figura kontradiktore te cilat ndonjehere mund te gjykohen pozitivisht e ndonjehere negativisht. raste te tilla ka plot qe nga Ismail Qemali qe shpalli Pavaresine e me tej u zhduk pa lene gjurme duke e lene Shqiperine ne fatin e eres se Jonit. Qe nga Mbreti Zog I i cili e la vendin ne doren e Italise edhe pse kishte formuar Shtetitn e pare te mirefillte shqiptar. e deri tek Enver Hoxha qe solli çlirimin e vendit dhe zhvillimin e tij deri ne njefare pike, por, qe mbyti te gjitha lirite e mundshme te njeriut dhe formoi nje sistem nga i cili nuk po dalim dot as pas kaq viteve demokraci. Pra cdo figure ka te mirat e te keqijat e tij sepse vete kushtet e papershtatshme, mungesa e tradites se qeverisjes, presioni i fqinjeve dhe i fuqive te medha dhe mospercjellja e reformave dhe ideve ne popull.

Vijme tek Ali pashe Tepelena.
Ali Pasha eshte e vetmja figure shqiptare qe ndermori nje inisiative te tille pas 400 vjetesh pushtim dhe qe formoi klasen ushtarake shqiptare e cila kundershtoi me arme ne dore edhe pas vdekjes se Aliut Turqine dhe reformat e famshme te Tanzimatit. Vec pregatitjes se tyre, Ali pasha ka rendesine se krijoi nje kult shqiptar dhe theu nje kult turk, duke iu kundervene seriozisht imazhit te Turqise se pathyeshme. Shqiptaret nen Ali pashen korren fitoret me serioze ne historine e Shqiperise pas Skenderbeut. Ali pasha sillej si nje sovran i pavaruir ne zoterimet e tij feudale. Eshte koha kur jeta e njeriut vleb fare pak, eshte koha e masakrave me te medha te Historise, Lufterat Ruso-Turke, Revolucioni francez, betejat e Mbreterive te Bashkuara te Evropes kunder Napoleon Bonapartit. Pra mjetet per te mbajtur pushtetin ishin dhuna dhe mjetet e tjera te erreta.

E ema e Ali pashes nuk ishte nje nga grate e perdalura por ishte e shoqja qeveritarit qe sundonte Tepelenen. Pas vdekjes se tij bejleret e fshatrave rrotull pak nga pak i moren te gjithe Pasurine. Ali pasha u rrit me kete padrejtesi mbi shpatulla dhe sic ishte mode ne ate kohe doli kaçak (ne ate kohe kemi nje lulezim dhe nje himnizim te kacakeve dhe hajduteve qe luftonin nderkohe edhe Turqine e cila ishte mbajtesja e rendit). Pasi Aliu behet i famshem ai ndiqet rregullisht nga forcat qeveritare dhe detyrohet te emigroje bashke me disa nga luftetaret e tij me besnike. Shkon ne nje ishull (nuk me kujtohet emri) dhe futet ne sherbim tek qeveritari i atij vendi. Ai aty korr sukses ne zhdukjen e kontrabandes dhe luten ndaj kriminalitetit, kjo gje i sjell te ardhura dhe i jep eksperience. Nderkohe bejleret qe i kishin vjedhur pasurine kapin Nenen dhe Motren e Aliut dhe i mbyllin ne dy fshatra te Tepelenes, Hormove dhe Kardhiq (nese me kujtohen mire emrat). Aty ata i perdhunojne duke i kaluar cdo nate ne nje shtepi te ndryshme. Kur lerohet nena e Aliut i shkruan per turpin nje leter te birit. Aliu nuk dinte te lexonte dhe shkon tek nje mik i babait te tij duke parandjere dicka te keqe. Pasi merr vesh gjemen, Aliu kerkon te sulmoje keto dy fshatra. E ema e frenon pasi Aliu nuk kishte fuqine e mjaftueshme per te thyer qendresen e atyre fshatrava. Aliu fillon aktivitetin e tij te cilin e dime tashme nga mesazhet e mesiperme.

Pas vdekjes se se Emes, Ali pashai i cili tashme ishte nje sundimtar i fuqishem vendos te sulmoje keto dy fshatra kryengrites qe gjithmone kishin qene vendstrehim per armiqte e tij. E motra i dorezon Aliut nje liste me emrat qe duhet te ekzekutoheshin te cilen e kishte pregatitur e Ema dhe ia kishte lene si amanetin e saj te fundit. Aliu sulmon dhe rrafshon Hormoven ndersa Kardhiqin e detyron te dorezohet dhe i mledh tere burrat ne oborrin e nje manastiri dhe i vret tere meshkujt 7 vjec e lart. Kaq per historine e perdaljes se nenes dhe motres se tij.

Persa i perket merites se tij mund te permendim qe administronte rruget dhe doganat madje fuqia e tij duket kur dergohet serasqer (kryekomandant) i nje ushtrie prej 200.000 ushtaresh. Bajroni e shpreh me se miri karakterin dhe sundimin e Aliut ne librat e tij. Aliu vendosi marredhenie diplomatike me fuqite me te rendesishme te kohes dhe ndermori aksione luftarake ndonjehere kunder interesit te Turqise apo aleateve te saj. Kjo tregon se ai "de facto" ishte nje sundimtar i pavarur me monedhen e vet, policine e vet, ushtrine e vet, doganen e plot dhe politiken e vet te brendeshme dhe te jashteme e cila jo gjithmone ishte edhe ne interes te Turqise. Vlen te permendim qe liberalizoi te gjitha fete e tjera pervec islamizmit dhe barazoi hendekun ndermjet grekeve dhe shqiptareve "raja" dhe sundimtareve "turq". Kjo tregon se zbatonte nje politike krejt te ndryshme nga pushteti qendror Turk.

Si perfundim:
Aliu ishte nje sundimtar i eger dhe gjakatar, por ishte vete periudha e tille ku rregulli arrihej vetem nepermjet dhunes. Pati rendesine sepse krijoi nje shtet shqiptar "de facto" dhe u kthye ne simbol te qendreses kunder pushtuesit te huaj dhe tregoi se edhe shqiptaret kane aftesi per te qeverisur. Ky moment eshte i rendesishem sepse shenon fillimin e dhjetera kryengritejeve te cilat do te sjellin Rilindjen Kombetare dhe do te kurorezohen me shpalljen e Pavaresise.

P.S. Meqe keni permendur Skenderbeun edhe ai shkaterroi feudalet e tjere me forcen e ushtrise se tij dhe i permblodhi ne shtetin e drejtuar prej tij. kjo beri qe shume prej feudaleve shqiptare u kthyen kunder tij dhe u bashkuan me turqit ose e luftuan vec e vec ose u vune nen mbrojtjen e Venedikut. Madje Skenderbeu nuk kurseu as zoterimet e Gjergj Arianitit (vjeherrit te tij). Pra edhe pse eshte heroi yne kombetar me i madh edhe ai kishte menyrat e veta te sundimit dhe ka derdhur gjak shqiptari per te konsoliduar pushtetin e tij. Kjo ishte menyra e qeverisjes ne ate kohe kur vellai vriste vellain per te eleminuar kundershtaret e fronit. Ky nuk eshte fenomen i padegjuar si ne Evrope ashtu edhe ne Turqi apo vise te tjera. Eleminoheshin pretendentet qe te sigurohej pushteti.

Shpresoj te kem qene e qarte N.Y.C.girl. Nuk besoj se do te replikoj kaq gjate per cdo figure.

Pershendetje!

__________________
Tė gjithė duan tė shkojnė nė parajsė,
por askush nuk do qė tė vdes...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2004 20:42
Joela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Joela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Joela (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Joela't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Joela Shto Joela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Joela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
PriNcEzZa_UsA
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 15/06/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 32

Historia e Shqiperise eshte e mbushur me figura kontradiktore te cilat ndonjehere mund te gjykohen pozitivisht e ndonjehere negativisht. raste te tilla ka plot qe nga Ismail Qemali qe shpalli Pavaresine e me tej u zhduk pa lene gjurme duke e lene Shqiperine ne fatin e eres se Jonit. Qe nga Mbreti Zog I i cili e la vendin ne doren e Italise edhe pse kishte formuar Shtetitn e pare te mirefillte shqiptar. e deri tek Enver Hoxha qe solli çlirimin e vendit dhe zhvillimin e tij deri ne njefare pike, por, qe mbyti te gjitha lirite e mundshme te njeriut dhe formoi nje sistem nga i cili nuk po dalim dot as pas kaq viteve demokraci. Pra cdo figure ka te mirat e te keqijat e tij sepse vete kushtet e papershtatshme, mungesa e tradites se qeverisjes, presioni i fqinjeve dhe i fuqive te medha dhe mospercjellja e reformave dhe ideve ne popull.

^^^ po po

__________________
Muwahhhhhhhhhhhhhhhhhhh!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Qershor 2004 01:51
PriNcEzZa_UsA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė PriNcEzZa_UsA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me PriNcEzZa_UsA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė PriNcEzZa_UsA't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: PriNcEzZa_UsA Shto PriNcEzZa_UsA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto PriNcEzZa_UsA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

Question

pershendetje

Dokumenta dhe debate te tilla historike pasurojne pa mase forumin dhe ne bashke me te.
Ali Pasha ka qene nje figure kontradiktore, dhe per kete jemi te gjithe dakort.
Duam apo s`duam ne eshte fakt se ai ndihmoi ne menyre indirekte ceshtjen shpiptare dhe ate greke kunder Portes se madhe.
Pyetja shtrohet:
A eshte i vertete ky fakt? Dhe nqs se po: Atehere pse historianet, politikanet, dhe qeverite e te dy vendeve nuk e permendin kete fakt? Pse valle nuk permendet Pashai plak ne librat e historise se ketyre dy vendeve? Dhe kur permendet, permendet ne menyre krejtesisht tangente.

Valle a nuk ju ka rene ne sy ky fakt?
Jam i sigurt se po!
Atehere pyetja vazhdon te mbetet e papergjur.
-Pse valle asnje nga te dy vendet nuk ka patur deshiren ta kete hero te vet?
-A nuk eshte cudi se pothuajse te gjitha dokumentat per Pashain plak jane "zhdukur"? Dhe shumica e ketyre fakteve qe ne dime per te vijne prej gojedhenave dhe folklorit?

-Mos valle shkaku i kesaj harrese te historianeve eshte vete endra dhe qellimi i vertete i Pashait plak?
Qellimi i Pashait nuk ka qene as pavaresia e Shqiperise dhe as ajo e Greqise, por ringjallja e shtetit te Pirros se Epirit. Pirro ka qene dhe idoli kryesor dhe mundesisht i vetem i Pashait.
Fakti eshte se Ai ja arriti qellimit per 17 vjet rradhazi.
Per 17 vjet rradhazi ka egzistuar nje shtet i pavarur ne zemer te Ballkanit te roberuar per 300-400 vjet.
Nuk eshte i vertete fakti se Pashai qe kaq i hedhur pas grabitjes se tokave.
Ketu mund te permendim faktin se Ai i shtriu kufijte deri aty ku dhe Pirro i kishte, dhe asnje pellembe me tutje.
Ai me nje lehtesi te madhe mund te mirrte Lefkaden dhe shtate ishujt joniane (popullsia vendase deshironte te ishte nen sundimin e pashait se sa te turqve), por qellimi i tij nuk ia lejonte.
E pra tani besoj se e kuptoni se pse figura e pashait eshte "anashkaluar" nga shume historiane.

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Qershor 2004 10:28
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re alipasha.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 123 herė.

Ja edhe disa foto te ketij Shqiptari te madh ne ato kohera , Veziri i Janines , Ali Pashe Tepelena

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2005 20:34
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 13/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re janina_002.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 119 herė.

Kalaja e famshme e Aliut ne Janine

__________________
Ja fute kot

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2005 20:36
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė myzeqari Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė myzeqari't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: myzeqari Shto myzeqari nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto myzeqari nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te njohura te mesjetes > Ali Pashe Tepelena

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.