Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?

botuar te Shekulli

Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?

EDUARD ZALOSHNJA

Jo të shumtë duhet të jenë ata shtetas shqiptarë që nuk e kanë pyetur të paktën një herë vehten gjatë 12 vjetëve të fundit se pse e paskërkemi patur mallkim që të mos udhëtojmë lirisht jashtë Shqipërisë. Ndërsa, siç e demonstroi në mënyrë tragjike ngjarja e Karaburunit, jo të paktë duhet të jenë ata shqiptarë që gjatë 12 vjetëve të fundit kanë vënë kokën në rrezik për të kapërcyer detet apo malet që na ndajnë me fqinjët.

Për të gjetur njëfarë ngushëllimi rreth kësaj gjëndje, mund të hidhen sytë rreth e rrotull nëpër botë e të shihet se nuk jemi i vetmi popull që vuajmë kalvarin e moslëvizjes së lirë. Në të njëjtën varkë janë edhe marokenet e tunizianët që lundrojnë me anije të ndryshkura për në Itali, edhe meksikanët e amerikanoqendrorët që rrezikojnë jetën nëpër shkretëtirat e Arizonës, edhe kurdët dhe aziatikojugorët e tjerë që marrin përsipër pesëqind rreziqe për të arritur në Europë.

Dhe karakteristikë e përbashkët e të gjithë këtyre bashkvuajtësve është se duan të ikin nga vende në të cilat klasa politike ka dështuar t’i japë arësye ose shpresë për të ndëjtur. Është pikërisht ky dështim që përbën edhe gjeneratorin e kërkesës së madhe që ekziston për shërbimet që ofrojnë trafikantët e qënieve njerzore retherrotull botës

Deri më sot, vendet e zhvilluara i janë përgjigjur këtij fenomeni në dy mënyra. Njëra i përqaset problemit nga ana e ofertës - d.m.th. luftohet kundër rrjeteve kriminale që ofrojnë trafikimin e qënieve njerzore. Ndërsa tjetra, i përqaset nga ana e kërkesës - d.m.th. punohet për eliminimin e shkaqeve që i bëjnë njerëzit të kërkojnë të emigrojnë ilegalisht.

Eksperienca ka treguar se përqasja e parë mund të japë rezultate të shpejta por të përkohshme, ndërsa e dyta, të ngadalta por të përhershme. Kjo sepse, për sa kohë ekziston kërkesa për emigracion ilegal, do të gjendet dikush që e ofron atë shërbim, pavarësisht nga vështirësitë për realizimin e tij. Kështu p.sh., kur Sh.B.A. bllokoi pikat kryesore të kalimit nga Meksika, trafikantët thjesht zgjodhën pik-kalime më të vështira Dhe kostoja kryesore e atij aksioni rëndoi mbi emigrantët, të cilëve iu duhej të pagonin më shumë dollarë për kalimin, ndërkohë që ndonjëherë iu binte ta pagonin edhe me çmimin më sublim - jetën.

Por shëmbullin më klasik të dështimit të kësaj përqasje mund ta gjesh tek Italia, e cila, megjithëse ka shpenzuar goxha për bllokimin e skafistëve shqiptarë, ka 12 vjet që nuk arrin rezultatet e dëshiruara. Fluksi i skafeve, të cilat shpesh dërgojnë edhe drogë përveç njerëzve, herë paksohet e herë shtohet, por asnjëherë nuk ndalon - shqiptarët nuk pushojnë së vëni kokën në rrezik për të kaluar Adriatikun.

Dhe në veçanti, politika që ka ndjekur Berluskoni si kryeministër e ilustron më së miri të metën e përqasjes që Italia ka zgjedhur në luftën me trafiqet ilegale që i vijnë nga Shqipëria. Ai i rrihte dikur shpatullat "mikut të tij" Berisha kur ndërmerrte ndonjë operacion anti-skaf, ndërkohë që harronte se me të në krye të vendit nuk krijohej dot shteti ligjor dhe prosperiteti ekonomik që do të eliminonte kërkesën për trafiqe ilegale. Dhe fatkeqsisht, të njëjtën gjë Berluskoni e bën edhe tani, kur në krye të shtetit shqiptar është "miku i tij" Nano - binjaku siamez i Berishës.

Por pas pesë vjetëve të kryesimit të mazhorancës nga Berisha dhe shtatë nga Nano, ta do mendja se Italia, vendi i fuqishëm më i interesuar për eliminimin e trafiqeve shqiptare, do t’i kthejë sytë më së fundi nga një alternativë e re politike në Shqipëri. Alternativë kjo që do t’i jepte garanci Italisë se do i përdorte me aftësi dhe ndershmëri ndihmat e huaja për krijimin e shtetit ligjor dhe prosperitetit ekonomik.

Dhe modele për aplikimin e kësaj përqasje ekzistojnë. Administrata Bush, e interesuar për krijimin e shtetit ligjor dhe prosperitetit në një vend të rëndësishëm strategjik si Gjeorgjia e vogël, pushoi së mbështeturi "mikun e vjetër" Shevarnadze, dhe duke filluar nga mesi i vitit 2002, investoi politikisht e financiarisht për fuqizimin e një lëvizje qytetare të ngjashme me "MJAFT!"-in tonë. Dhe ajo lëvizje, në fund të vitit 2003, nxorri në krye të shtetit një udhëheqës 36 vjeçar me arsimim dhe botkuptim perëndimor, i cili jep shpresë për një të ardhme më të mirë të Gjeorgjisë.

Në qoftë se Berluskoni dëshiron që një gjë e ngjashme të ndodhë edhe në Shqipëri, duhet të harrojë sa më shpejt zakonin e rrahjes së shpatullave të "miqve të tij" Nano e Berisha, dhe të mos vonohet në zbatimin e modelit gjeorgjian të "mikut të tij" Bush.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 19:52
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Dmth t'i themi Berluskonit Stop me Nanon e Berishes, se sipas parashikimeve i bije qe pas levizjes Mjaft, te fshihet pasardhesi i Ri i Shqiperise.
Nuk e di por karakteri politik qe ka mare levizja Mjaft kohet e fundit atje te con. Uroj tjeter here me Djale!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 20:25
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

hajde hajdeeeee ke do veme ne krye te shtetit Erjon Veliajn apo anetaret e bordit

Zoti Zaloshnja po i beni gje fushate elektorale Mjaftit? apo eshte keshtu diplomaci parapergatitore qe po del nje parti e re politike e drejtuar nga anetare te moshes mesatare 20 vjec. teper te afte per te udhehequr popullin dhe per t'i cuar shqiperine drejt prosperitetit demokratik ....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 20:46
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Se kush do te vihet ne krye te shtetit po u arrit menjanimi i dyshes Nano-Berisha, nuk mund ta percaktoje asnjeri sot. Rendesi ka qe dyshja te menjanohet per t'i hapur rrugen nje udheheqesi qe do te qeveriste me mire se ata te dy.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 20:57
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

dhe kjo rruge do hapet permes mjaft? pse valle nuk rimblidheni ju ish-dhjetoristat e menjanuar nga PD e nga partite e tjera dhe krijoni nej forum intelektual por perdorni nje OJQ per te realizuar ate qe nuk e keni bere ne keto 14 vjet?

faktikisht mendoj qe jeni pergjegjes per situaten qe eshte sot shqiperia sepse duhet te kishit menjanuar qe ne fillim krijimin e piramidave politike... kishit nje vizion njerezit ju besonin apo zgjodhet rehatine personale dhe pas 10 vjetesh kujtoni se do arrini ate qe late pergjysem? aq me teper mijera e mijera km larg shqiperise ?

bo te shohim lobizmin shume gjera po qartesohen por nuk besoj se ne kete menyre do fitoni besimin e njerezve.....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 21:01
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Mos valle Ju intelektualet e Diaspores(USA), po pergatisni qeverine e Re,
ate qeveri me koncepte moderne qe i mungon Shqiperise?

Z.Zaloshnja u kam bere nje pyetje ne nje nga Temat e Mjaft.
- A eshte Z.Artur Cani anetar drejtues i levizjes Mjaft? Nqs mundesh me kthe pergjigje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 21:09
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Historia ka treguar se rinia ka shanset me te medha per te organizuar levizje qe sjellin permbysje te status kouse. Brezi im e pati shansin ne dhjetor '90 per te realizuar nje permbysje qe menduam se do t'i jepte fund vuajtjeve te shqiptareve. Tani eshte rradha e brezit pasardhes ta realizoje permbysjen qe do te rilindete shpresen. Une nuk e di se kush do te dilte ne krye te qeverisjes pas permbysjes, por jam i sigurte qe do te ishte nje njeri qe jeton ne Shqiperi dhe qe, ne mos do te kete arsimim perendimor, do te kete formim perendimor.

Artur Cani, me sa di une, nuk eshte anetar drejtues i levizjes Mjaft. Ai eshte thjesht nje mbeshtetes i zjarrte i Mjaft-it.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 21:19
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Faleminderit per pergjigjen.
Nqs levizja Mjaft eshte e mbushur me te tillle mbeshtetes te flakte si Z.Cani e besoj sa larg thashethemeve eshte kjo levizje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 22:17
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

ne nje shkrim te sotem Mustafa NANO shkruan si me poshte citoj:

“Mjaft”-i është i pakënaqur nga klasa e sotme politike, por me sa di unë nuk ka kërkuar në asnjë rast zëvendësimin e të gjithë klasës politike. Nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, pasi është edhe absurde, edhe e pamundur. “Mjaft”-i mund e duhet të kërkojë zëvendësimin e shefave të kësaj klase politike, zëvendësimin e atyre që nuk kanë lënë gjë pa thënë kundër sho-shoqit, e atyre që e kanë helmuar mjedisin e debatin publik me gjuhën kafshërore, e atyre që nuk na lënë të organizojmë zgjedhje normale, e atyre që kanë bllokuar demokratizimin e partive të tyre, e tok me këtë, demokratizimin e vendit. Kjo po, që nuk është një gjë absurde dhe e pamundur.

e zeme se duhet te ikin nano dhe Berisha, per te cilen te gjithe jane dakort.
kush do i zevendesoje?

nuk ju duket se po beni konfuzion per qelimet, objektivat e MJAFT-it? se deri me sot po lexoj shume shkrime por nuk po del asnje nga anetaret e vete organizates te sqaroje te verteten.

per cfare doni te pergatitni shqiptaret me shkrime neper gazeta? qe MJAFT do krijoje opoziten e ardhshme shqiptare? qe nga OJQ do behet PArti politike? apo do rregjistrohet momentin e fundit si parti politike ?

po behet shume loje fjalesh.... ka shume mjegull ne gjithe kete muhabet.
gjithsesi ende s'kam mare pergjigjen per lobizmin

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 23:18
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
CaliAlCapone
Anetar i ri

Regjistruar: 16/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 4

Mona !!!

<<Mos valle Ju intelektualet e Diaspores(USA), po pergatisni qeverine e Re,
ate qeveri me koncepte moderne qe i mungon Shqiperise? >>

Nuk ka rendesi se kush por ne Shqiptaret nga te gjitha trojet duhet te inkuadrohemi dhe te punojm qe te krijojm nje qeveri/shtet qe eshte per popullin dhe per Shqiptarin.
Mjaft ma me Nano e Berisha, ne kena nevoje per dike ma inteligjent dhe ma Shqiptar ne zemer qe te punojne per ne SHQIPTARIN e jo per Grek dhe Italian.

Tung

__________________
A person asked Confucius, "What surprises you most about mankind?"
Confucius answered, "Man will spend from his health to make money, and then spend from his money to restore his health. He is so anxious about the future that he forgets the present, to the extent that he lives neither in one (the present) nor the other (the future). He lives as if he will never die, and dies as if he had never lived at all."

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Janar 2004 23:49
CaliAlCapone nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të CaliAlCapone Kliko këtu për të kontaktuar me CaliAlCapone (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: CaliAlCapone Shto CaliAlCapone në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto CaliAlCapone në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:29 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Sfera Institucionale > Shoqëria civile, institucionet dhe zgjedhjet > Mjaft, ofertës apo kërkesës për trafiqe?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.