Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e dytė > Grupi B2 > FK. Sopoti
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

FK. Sopoti

Sopoti mundet nga Devolli në Librazhd

Pas humbjes në turin e parë të Kupës së Shqipërisë me ekipin modest të Fushëmbretit, ekipi i Sopotit ka humbur me një rezultat të thellë edhe një takim miqësor të zhvilluar në fushën e tij të shtunën. Futbollistët librazhdas, që sivjet janë në përbërje të Sopotit, janë treguar amatorë në fushën e lojës dhe janë ndëshkuar katër herë radhazi nga devollinjtë. Ekipi i Sopotit ka realizuar vetëm një gol gjatë kësaj miqësoreje, duke treguar se ende është një ekip i brishtë dhe me mjaft probleme në prag të fillimit të aktivitetit zyrtar. Në miqësoren me Devollin, në radhët e Sopotit kanë luajtur futbollistë të grup-moshës 16-18 vjeç. Atyre u mungon eksperienca për të përballuar ngarkesën që ka kampionati, i cili në këtë edicion do të jetë i vështirë për librazhdasit. Megjithatë, nga drejtuesit e klubit të futbollit "Sopoti", fillimi i aktivitetit do t'i gjejë librazhdasit më të organizuar dhe me një përbërje më cilësore, pasi shpresohet që të zgjidhet problemi i financës.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datė 08/03/2004 ora 16:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2003 09:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Librazhdasit ndalin korēarėt

Sopoti - Skënderbeu 2-1

Sopoti: Gogunja, Kola, Lleshi, Jolla, Dushku, B. Çota, Hano, Rama, Duka, Karriqi (A. Çota 85'), Hazballa. Trajner: F. Ibrahimi.
Skënderbeu: Llapanji, Drabaj (Bajraktari 73'), Bajrami, Xheka, Zylyftari, S. Lako (Çaushi 88'), A. Lako, Zyla, Agolli, Fermani, Ngjela. Trajner: F. Stefa.
Shënues: Bajrami 30', Rama 33', 47'.
Gjyqtarë: P. Ujka (Laç), R. Kraja, D. Salaj (Shkodër).
Kartonë të verdhë: Fermani, Çaushi, Hano.

Ka qenë një pjesë e parë që foli kryesisht për korçarët. Kjo, me sa duket, edhe për shkak të mospërshtatjes së shumë lojtarëve librazhdas në minutat e para të lojës. Për këtë arsye, ishin korçarët që kaluan të parët në epërsi me anë të mbrojtësit Bajrami, duke shfrytëzuar një pakujdesi të mbrojtjes vendëse. Vetëm 3 minuta i janë gëzuar golit futbollistët korçarë, sepse në minutën e 33-të kanë qenë vendësit që e kanë barazuar rezultatin e lojës me anë të mesfushorit Rama. Ky ka qenë rezultati i pjesës së parë. Në pjesën e dytë kanë qenë vendësit ata që kanë folur më shumë. Librazhdasit, dy minuta pasi kishte filluar pjesa e dytë, shënojnë përsëri me anë të Ramës, gol që vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. Korçarët, nga ana e tyre, u munduan ta baraspeshojnë lojën, por ishin vendësit që e ruajtën rezultatin duke sulmuar përsëri. Këtë e tregojnë edhe goditja e dy shtyllave nga ana e vendësve. Korçaerët, në 10 minutat e fundit, janë përpjekur shumë për të arritur barazimin, por në këtë ndeshje, ashtu si në të gjitha ndeshjet e tjera tradicionale midis tyre, vendësit nuk kanë lëshuar në fushën e tyre.

Thanë:
F. Stefa, trajner i Skënderbeut:
"Ishte një ndeshje korrekte, por ne humbëm shumë raste dhe, natyrisht, kur humbet, përfiton kundërshtari. Për mua, është java e parë që drejtoj, sepse ekipi korçar po kalon probleme të shumta, ndaj m'u desh të vija si trajner emergjent për këtë ndeshje."
F. Ibrahimi, trajner i Sopotit: "Vazhdojmë të luajmë me një ekip me përbërje të re. Ndryshe nga java e kaluar, kishim në ekip 3-4 lojtarë më me përvojë, të cilët janë aktivizuar edhe në sezonin e kaluar. Kjo fitore ka vlera, sepse na largon nga kuota e zero pikëve."

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Modifikuar nga qershor13 datė 08/03/2004 ora 16:56

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 12:08
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Alliu, drejtues i klubit "Sopoti"

Eshtë emëruar shefi i ri i klubit të futbollit "Sopoti". Burime zyrtare nga Bashkia e Librazhdit kanë konfirmuan për "Sportin shqiptar" se është larguar nga kjo detyrë Jovan Gugu, i cili e ka mbajtur këtë vend prej disa vitesh. Me gjithë vlerësimet për punën e Gugu në drejtimin e klubit librazhdas, drejtuesit e rinj të pushtetit vendor, për t'i dhënë nxitje zhvillimit të mëtejshëm të futbollit të këtij qyteti, kanë gjykuar që këtë detyrë ta kryejë ish-futbollisti i ekipit kombëtar Ilir Alliu. Karriera e suksesshme e tij si futbollist është vlerësuar se mund të sjellë sukses në ecurinë e ekipit Sopoti. Largimi i Jovan Gugut është përcjellë me reagime nga një pjesë e specialistëve të futbollit dhe e opinionit sportiv. Ndërsa ish-shefi i klubit, Jovan Gugu, nuk ka pranuar të bëjë komente për zëvendësimin e tij. Kryebashkiaku i Librazhdit, Shaqir Kuka, e ka cilësuar emërimin e Alliut zgjedhjen më të përshtatshme për vendin e sekretarit të klubit.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2004 09:26
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Kategoria e dytė > Grupi B2 > FK. Sopoti

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.