Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Rruga artistike > Artistët Shqiptarë...
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 07/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Artistët Shqiptarë...

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 01piktura_rudi_goga.jpg
Ky file është shkarkuar 114 herë.

Krijmtaria artistike e Rudi Gogës.

Krijimtaria artistike e Rudi Gogës, e përzgjedhur dhe e segmentuar për këtë ekspozitë, sendërtohet me teknikën monotipi unikate, me ngjyra ose bardhë e zi, dhe me bakërshkrim-shtyp i thellë për reproduktim të kufizuar. Nga perspektiva pamore e tërësisë, si mozaik teknikash dhe motivesh, kjo ekspozitë, në plan të gjerë, lë përshtypje vizuale dhe ndjenjë të përgjithshme shpirtërore sikur të një “teleskopi të gjallë” të imagjinuar që vëzhgon një kosmos në miniaturë, të dalë nga një kaos paraprak me një gërshetim kontrastesh të ngjyrave, motiveve e konturave të padefinuara dhe enigmatike. Ky kosmos në miniaturë ngashnjen dhe josh kurreshtje dhe instinkt për një dioptri më të mprehtë, vesh të sërhollë për të “ndier” një jehonë më të qartë, ndjenjë shpirtërore për përjetim të përkohshëm, një kujtesë për amshim dhe filosofi jetësore për përsiatje. Si e tillë, kjo ekspozitë shikohet dhe konceptohet si një kompleks artistik-funksional, mikrokosmos i enkoduar nga një ngërthim shqisash me intuitë, shkathtësi dhe spontanitet të gjenit krijues në nënqiellin e një cepi të jehonës dhe kulturës mesdhetare.

Kodi si i konceptualizuar thua se hapëron drejt mesazheve, duke ngacmuar dhe nxitur ndjenjën e reagimit. Bebzat e syve të mi zgjerohen e bymehen maksimalisht për të gjetur më shumë dritë për ngjyra, më shumë hapësirë për shtrirjen e konturave xigluese, më shumë thellësi në përmasën e konceptualizmit me motive e detaje dramatizuese në kompozicion, herëherë edhe dimensionin e katërt si fiksim për përjetësi. Krahët e ndjenja e imagjinatës sikur më avullojnë shpirtin i cili braktis trupin për një çast, duke u ngritur deri në fijen e shtatë të qiellit, për të zbritur në tokë ngadalë e butë dhe për të dalluar si të vizualizuara “klithmat e heshtura” të shqetësimeve të trazuara të piktorit për fatin e njeriut që në embrion, për ofshamën e dhëmbjes dhe të mallit të fëmijës pranë varrit të nënës, lotët ngashërryes që “njomin” shtatoren e bekuar dhe dinjitetin e humbur të lypses e cila mbulon “turpin” dhe trupin me flokët e gjata që prekin deri te “strajca e mjerimit në duar”. Tematika dhe motivet e realizimeve artistike të Gogës përshkohen kryesisht me dimensionin mbizotërues të konceptualitetit artistik të siluetave “të ringjallura”, me trajtat e skeleteve të reinkarnuara me mish e shpirt, që nga Teuta e varrosur me ritualet e pajimet e denja të mbretëreshës drejt atyre tradicionale që palohen në shtresat e kohës dhe të dheut me motive të etapave të shpërbërjes së jetës fizike drejt hiçit rrëqethës e neveritës. Në këtë kompleks temash e motivesh përshkohet edhe konceptualizmi me përmasa erotike i relievuar si gjurmë në zall, si i skicuar në tre aktet e deliriumit të përkohshëm, në vrapin elegant e relaksues të jetës kalimtare të vdekatares pas shkarkimit të afshit të trupit dhe të shpirtit, si dhe në motivin energjisë së akumuluar emocionale dhe fizike mbi të cilën duket se peshon pjesërisht fuqia e shpërthimit të pazbutur fizik, me simbolin e kokës së demit me brirë.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2004 23:48
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hirushja Kliko këtu për të kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hirushja Shto hirushja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hirushja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 07/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re 01piktura_zakes.jpg
Ky file është shkarkuar 111 herë.

Zake Prelvukaj, profesoreshë në Akademinë e Arteve të Kosovës.

Pamja e saj fizike të imponon t'i afrohesh e të flasësh me të. E kur gjindesh përball saj shumë shpejt bindesh se fjala është për një krijuese të mirëfilltë, tepër të thjeshtë, modeste e skofiare.

Nuk ka nevojë për një prezentim të veçantë. Mjafton të thuhet Zake Prelvukaj. Atë e njohin dashamirët e artit figurativë jo vetëm në Kosovë, ku është formuar si piktore, por edhe në shtete të huaja, si Austri, Gjermani, Francë, Turqi, Suedi...Deri më tani ka patur mbi 30 ekspozita kolektive dhe invididuale brenda dhe jashtë kufijve të Jugosllavisë. Kudo që është prezentuar është vlerësuar lart nga kritikët e artit. Pamja e saj fizike të imponon t'i afrohesh e të flasësh me të. E kur gjindesh përball saj shumë shpejt bindesh se fjala është për një krijuese të mirëfilltë, tepër të thjeshtë, modeste e skofiare. Për vete nuk flet shumë, sepse ua lë të tjerëve ta vlerësojnë atë. Në komunim është e afërt dhe mjaft e hapur. Flet pa paragjykime për çdo gjë që ka të bëjë me botën e artit, për preokupimet, sukseset, brengat, dëshirat, planet dhe shpirtin e artistëve. Kjo është bindja jonë për krijuese shqiptare që e takuam pak ditë më parë në Ulqin, në një ekspozitë kolektive, organizuar nga Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Malin të Zi. “ U linda në Martinaj në vitin 1963, por jetoj dhe punoj në Prishtinë, ku në vitin akademik 1990/91 mbarova studimet në Akademinë e Arteve të Kosovës, drejtimin e pikturës në klasën e Nysret Salihamixhiqit. Në vitin 1993 filllova punën në Akademinë e Arteve të Kosovës, kurse më vonë magjistrova pikturën tek prof Muslim Mulliqi. Gjatë viteve 1996-1997 isha në Bordin e Shoqatës së Arteve Figurative të Kosovës për rajonin e Prishtinës, ndërsa që nga viti 1999 jam anëtare e Bordit të Galerisë së Arteve të Kosovës. Aktualisht është profesor ordinar në Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku ligjëroj lëndën Piktura Monumentale dhe udhëheq klasën e pikturës të shkallës së parë dhe Masters Program në shkallën e dytë” thotë Zakja. Pavarësisht se Plava nuk është shumë larg nga Prishtina tek Zakja vërehet nostalgjia për vendlindjen. "Kjo mua më ka munguar deri në këto momente, megjithëse në Kosovë, konkretisht në Prishtinë e kam ndier veten shumë mirë" thotë Zakja, e cila edhe sot ushqehet me bukurinë e atyre gurëve dhe të legjendave që i mban mend si fëmijë deri sa ishte në Plavë." Të gjitha ato janë pjesë e jetës time. Ato më kanë fisnikruar shpirtin dhe kanë ndikuar dukshëm në formimin tim si piktore. Për fat të mirë gjyshi dhe babai im ishin njerëz që lexonin dhe dinin shumë për shqiptarët, për kanunin, doket, zakonet tona.. Të gjitha këto i kam thithur si fëmijë nga ata dhe ato më vonë kanë lënë pakëz gjurmë në krijimtarinë time, sidomos pas diplomimit. Unë e ndiej veten shumë krenare, sepse arrita që, duke i futur këto elemente në piktuart e mia, të bëj diçka për vendlindjen time" shprehet Zakja dhe shton se pikërisht kjo e frymëzon dhe e fuqizon të ecën përpara dhe më larg. Në punë është shumë e përpiktë, guximtare dhe ambicioze. Pikturon nga dhjetë piktura menjëherë, por nuk i përmbahet një teknike, përkundrazi përdor teknologjinë më të rëndë, të cilës nuk i frigohet fare. Pse, për shembull, shprehet Zakeja, mos ta përdori në punë hekurin , guirin etj. Edhe pse nuk e kam parë kurrë, dua ta bëjë atë, sepse rreziqet më provokojnë, e t'ju them të drejtën rreziku im është piktura, pohon ajo. Asaj, meqë nuk jeton në Mal të Zi, i mungojnë njohuritë e plota për kolegët shqiptarë, por ka dëshirë t'i njohë ata. Po ashtu edhe ne shqiptarët në Mal të Zi kemi nevojë ta njohim opusin e pasur krijues të kësaj piktore të madhe.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Maj 2004 23:51
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hirushja Kliko këtu për të kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hirushja Shto hirushja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hirushja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Arti & Kultura > Arti Figurativ > Rruga artistike > Artistët Shqiptarë...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.