Sunlight
depertuese..

Regjistruar: 16/07/2004
Vendbanimi: atje ku lind dielli..
Mesazhe: 89
|
Tërmeti mësim dhe këshillë
"…e fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim". (El-Isra: 59).
All-llahun e falënderojmë, paqa dhe bekimi qofshin mbi të Dërguarin e All-llahut, familjen, shokët dhe ata që ecin pas udhëzimit të tij.
All-llahu, subhanehu ve teala, është i Urtë dhe i Ditur në gjërat që i cakton dhe gjykon, ashtu sikurse është i Urtë në gjërat që i ka përcaktuar dhe i ka urdhëruar, sepse Ai, krijon argumentet që dëshiron dhe i përcakton për të frikësuar robërit e Tij dhe për t'ua përkujtuar detyrat që i kanë ndaj Tij, për tua tërhequr vërejtjen nga idhujtaria dhe kundërshtimi i urdhërit të Tij dhe zbatimit të ndalesave, siç ka thënë All-llahu, :
"…e fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim". (El-Isra: 59).
All-llahu, ka thënë:
"Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që t'i shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t'u bëhet e qartë se ai (Kur'ani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?". (Fusilet: 53).
All-llahu, thotë:
"Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t'ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë". (El-Enam: 65).
Transmeton Imam Buhariu në Sahihun e tij nga Xhabir ibën Abdullahi, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur ka zbritur ajeti:
"Thuaj: "Ai ka fuqi (t'ju shpëtojë, por edhe) t'ju sjellë dënim prej së larti.." ka thënë:
"Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde".
"… ose prej së poshti nën këmbët tuaja…" tha: "Kërkoj strehim në Fytyrën Tënde".
Transmeton Ebu Shejh El-Esbahaniu komentin e Muxhahidit rreth këtij ajeti, i cili ka thënë:
"Britma, gurët dhe era vijnë nga lart", kurse "Dridhja dhe gëlltitja e tokës vijnë nga posht".
Ska dyshim se këto tërmete që ndodhin në këto ditë në vende të shumta janë pjesë e këtyre argumenteve me të cilat All-llahu i frikëson robërit e Tij. Çdo gjë që ndodh në gjithësi, qoftë tërmet ose diç tjetër, gjëra që i dëmtojnë njerëzit dhe u shkakton llojlloj pengesash, të gjitha këto vijna nga shkaku i idhujtarisë dhe mëkateve.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
"Çfarëdo e keqe që mund t'ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë". (Esh-Shura: 30).
All-llahu, thotë:
"Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti. Ne të dërguam ty Pejgamber për mbarë botën. Mjafton që All-llahu është dëshmues për këtë". (En-Nisa: 79).
All-llahu, subhanehu ve teala, duke folur për popujt e kaluar thotë:
"Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. All-llahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë". (El-Ankebut: 40).
Andaj të gjith muslimanët e moshërritur po edhe të tjerët obligohen të pendohen te All-llahu, subhanehu ve teala, të përqëndrojnë në fenë e Tij, të ikin nga të gjitha veprat e ndaluara, qoftë idhujtari ose mëkat, nëse dëshirojnë të arrijnë shëndet dhe shpëtim në dynja dhe ahiret nga të gjitha të këqijat, nëse dëshirojnë që All-llahu tua largon të gjitha belatë dhe tua ofron të gjitha të mirat, siç ka thënë All-llahu, subhanehu ve teala:
"E sikur banorët e këtyre vendbanimeve të kishin besuar dhe të ishin ruajtur, Ne do t'ju hapnim begati nga qielli e toka, por ata përgënjeshtruan, andaj i dënuam me shkatërrim për atë që merituan". (El-A'raf: 96).
All-llahu, për ithtarët e Librit thotë:
"Dhe, sikur ta zbatonin Tevratin, Inxhilin dhe Kur'anin, që u zbritën nga Zoti i tyre, ata do të kishin furnizim me bollëk nga qielli dhe toka. …". (El-Maide: 66).
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
"A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë kur ata ishin fjetur (natën)? A mos u siguruan banorët e fshatrave nga dënimi jonë paradite, kur ata ishin duke luajtur? A mos u siguruan ata prej ndëshkimit të All-llahut? Nuk sigurohet kush prej frikës së ndëshkimit të All-llahut pos njerëzve të humbur". (El-A'raf: 97- 99).
Al-lameja Ibën Kajimi, rahimehull-llah, thotë:
"All-llahu disa herë i jep leje tokës që të mer frymë, e kjo shkakton tërmete të mëdha, kurse kjo robërve të Tij u shkakton frikë dhe përulje, pendim dhe largim nga mëkatet, përkulje para All-llahut dhe keqardhje për këto vepra, siç na kanë treguar disa dijetarë të selefit duke thënë pasi kishte pasur tërmet: "Po ju qorton Zoti".
Omeri, radijall-llahu anhu, pasiqë ndodhi tërmet në Medinë u mbajti një hutbe dhe i këshilloi duke u thënë: "Nëse edhe një herë ndodh, unë nuk do të banoj në mesin tuaj".
Tregimet nga selefi në këtë drejtim janë të shumta.
Andaj e kemi obligim që gjatë tërmeteve dhe rasteve tjera, siç është marja e diellit ose hënës, erërave të fuqishme, vërshimeve, etj të nxitojmë në pendim te All-llahu, subhanehu ve teala, ti përkulemi Atij dhe të kërkojmë nga Ai shpëtim, ta përmendim sa ma shumë dhe të kërkojmë falje prej Tij, siç na ka mësuar Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me rastin e marjes së diellit:
"Kur ta shihni këtë gjë nxitoni në dhikër, lutje dhe kërkim falje nga All-llahu".
Është e pëlqyeshme gjithashtu që të jemi të mëshirshëm me të varfërit dhe të ngratit duke u dhënë sadaka, sepse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë:
"Mëshironi që të mshiroheni".
"Të mëshirshmi i mëshiron i Mëshirshmi. Mëshironi ata që janë mbi tokë që të ju mëshirojë Ai që është mbi qiell".
Dhe hadithi i Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem:
"Ai që nuk mëshiron nuk mëshirohet.
 :p
P.S
Marre nga albislam
__________________
Vetia e se vertetes eshte se nuk e tepron kurre....
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|