Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Qe te kuptojme mnagesite duhet edhe te kuptojme arritjet.
Arritjet:
Per mua nje arritje spektakolare eshte venia e rendit, i cili dukej krejt i pamundur ne vitin 97. Une mendoja se katrahura e rendit do zgjaste shume me teper, ndersa PS arriti te vere rend shume me shpejt.
Mangesite:
Problemi kryesor i qeverisjes PS-iste ka te beje me goditjet qe i ka dhene biznesit te vogel dhe sipermarrjes se biznesit. Eshte nje pershtypje e perhapur ne Shqiperi (jo pa te drejte) qe biznesi tashme perbehet shpesh nga monopole dhe njerez te perzgjedhur. Ky kontroll i binzesit ne menyre te rrepte nuk ekzistonte ne kohen e PD-se, 92-96.
Sot per sot problemi kryesor i hapjes se bizneseve konsiston jo vetem ne taksat e larta (gje qe po vdes biznesin e vogel), por edhe ne centralizimin e licensave dhe lejeve. Ne kohen e Berishes problemi kryesor nuk ishin lejet, por xhingla te tjera qe haste biznesi. Sot puna e nje biznesi konsiston 99% ne marrjen e lejeve, bindjen e funskionareve te shtetit dhe korruptimin e tyre ne menyren e duhur. Kjo ka bere qe sado ekonomia te jete zhvilluar, ky zhvillim te mos percpetohet si i tille perderisa levizjet e sipermarresve te rinj te pengohen rendshem nga shteti.
Edi Rama, i cili sot mbahet me te drejte si kryebashkiaku me i suksesshem, e ka kthyer bashkine ne nje istitucion kyç ku ndeshen ndertuesit tiranas. Eshte e vertete qe urbanistika e Tiranes eshte shume me rregullt se ne kohen e Berishes, por çmimi i paguar per kete sherbim tejkalon çmimin real qe rregulli i urbanistikes se kryeqytetit do kushtonte.
Pra..., me te mire a me te keq mangesia e qeverisjes PS-iste çon detyrimisht ne korrupsionin dhe klanet e krijuara ne biznesin shqiptar dhe, me besoni, keto klane nuk kane qene kurre kaq te forta ne qeverisjen PD-iste.
Ky mesazh nuk do te favorizoje PD-ne e sotshme, pasi kjo nuk eshte gje tjeter vecse relikja e aspiratave te dikurshme, qe merr fryme fale intelektualeve jashte saj (Komiteti per Orientimin Politik nuk eshte gje tjeter vecse nje bashkim idesh dhe intelektualesh apolitike qe me PD-ne nuk kane te bejne asgje).
Dicka e fundit. Nuk e di nese kjo qeveri ka kapacitetin mendor te luftoje mentalitetin e prapambetur shqiptar per te pergatitur komunitetin per hyrje ne Evrope, por di qe kjo nuk eshte bere fare. Mundesite e nje qeverie jane shume te medha ne luften kunder duhanit, maskilizmit, patriarkalizmit, klaneve, korrupsionit etj etj. Pavaresisht se keto fenomene varen me se shumti nga injoranca dhe imoraliteti i popullit tone, qeveria shqiptare mund te kishte bere shume me teper per luftimin e tyre. Kjo nuk do te thote qe fajin e ka qeveria, por mendoj se nuk do te ishim ketu sot nese qeveria luftonte sinqerisht fenomenet e siperpermendura.
Thene keto, deshiroj t'ju kujtoj se eshte matematike qe partite ndryshojne vend pas 8 vjetesh ne nje krah. Nese Berisha dhe KOP-i qe ka shpikur nuk fitojne zgjedhjet e ardhshme kjo do te thote se ka dicka qe nuk shkon, ose dicka do te ndodhe ne dy vitet e ardshme. Ajo qe do te mbetet ne politiken shqiptare edhe per disa kohe jane prijesat e politikes shqiptare, binomi PD-PS. Eshte akoma larg ardhja ne politike e njerezve qe do te revolucionojne menyren e te menduarit.
__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|