Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Luigj Gurakuqi
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi

Luigj Gurakuqi është një nga figurat kryesore të lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës.

Lindi në Shkodër më 1879. Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës në

Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës, dhe vijoi studimet e larta në shkencat biologjike në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publiçist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).
Më 1908 Luigj Gurakuqi kthehet në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Luigj Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Në vitet 1921-1923 Luigj Gurakuqi si deputet i Shkodrës u ishte vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i Fan Nolit. Luigj Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924. Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe në mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu.

Fan Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur "Syrgjyn-vdekur", kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e deroi me titulin e lartë "Hero i Popullit" dhe "Mësues i Popullit".

Krijimtaria poetike e Luigj Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më me poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941. Në poezinë e parë, që është përgjigjje për vjershën "Shko dallëndyshe" të Filip Shirokës, Luigj Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë. Krijimi më i njohur i tij është vjersha "Qëndresa", ku gërshetohen edhe elementë autobiografikë. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Luigj Gurakuqit. Ai është ndër të parët që parashtron kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën "Deka e zanave" thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik. Luigj Gurakuqi shkroi edhe vjersha për fëmijët, të cilat i botoi në "Këndimet" (1912).

Edhe si publiçist Luigj Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista "Albania", në gazetat "Drita", "Liria e Shqipërisë", "La Nacione Albanese", etj. Si stilist i shquar ai ka lënë modele të prozës publiçistike në dy dialektet.

Luigj Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publiçist, orator dhe si hartues i parë i metrikës shqipe.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2005 14:40
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Si gjithmone tradhetia ne shqiperi ka fillu nga politikanet antishqiptar ,ahmet zogu vrau LUIGJ GURAKUQIN.Enver hoxha perdori te gjithe dhe ne fund i zhduku,tani ka dal ky tropojani berisha me mesimet e partis se enverit duke eleminu ne fillim ARBEN BROCIN,me vone azem hajdarin me metoden e tij.....mos dal nga tema shkurt eshte fatkeqsi qe populli yne besoon tek keto njerez antishqiptar,ku si shume kemi humbur njerez e koka te meha si i madhi LUIGJ GURAKUQI e shoke....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2013 04:19
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Rregjimi komunist e kishte zakon qe i ngrinte shume lart (jo ne ajer apo eter) figurat antizogiste. Ky helmi eshte kaq i madh e i thelle saqe edhe sot ndryshku ka zene rende e ka hyre thelle.
Ndoshta duhet edhe shume kohe te hiqet ndryshku, koha ben punen e saj.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Janar 2013 20:34
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Rregjimi komunist e kishte zakon qe i ngrinte shume lart (jo ne ajer apo eter) figurat antizogiste. Ky helmi eshte kaq i madh e i thelle saqe edhe sot ndryshku ka zene rende e ka hyre thelle.
Ndoshta duhet edhe shume kohe te hiqet ndryshku, koha ben punen e saj.

ndryshku nuk hiqet nga nje hekur i keq,por vetem shkrihen se bashku e keshtu duhet dhe me klanet ne shqiperi....sepse vijon e njeta udhe e padrejte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2013 19:27
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SHKODRA4001 Kliko këtu për të kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SHKODRA4001 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor është moderator/e në këtë nën-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha SHKODRA4001
ndryshku nuk hiqet nga nje hekur i keq,por vetem shkrihen se bashku e keshtu duhet dhe me klanet ne shqiperi....sepse vijon e njeta udhe e padrejte!
Mos e shih boten vetem bardh e zi ka dhe gri siç thote diku fajtori, ka edhe ngjyra te tjera sipas meje.
Duke qene se jam larg ekstremiteteve kuptohet qe kemi distance ne gjykimin e gjerave.
Une ndryshe nga ekstremistet, kam durim. Me durim dhe pune te mire, hiqet ndryshku si nga hekuri i keq ashtu si edhe nga hekuri i mire. Teoria ime eshte se per faj te ndryshkut nuk mund te hedhim poshte hekurin. Imagjino sikurse te kesh gjetur nje relike te vjeter plot me ndryshk e kalkare. Ai qe ja di vlerat nuk e hedh por me kujdes e durim e pastron dalengadale, dalngadale dhe i jep vleren e saj. Nuk ka rendesi pastaj vlera. Nuk premtoj mrekulli tip nje dollar baraz me miliona dollare. Por qe do dale diçka e mrekullueshme besome.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Janar 2013 21:37
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:35 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Luigj Gurakuqi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.