Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shteti i pare shqiptar; Mbreteria > Migjeni Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Apel per Migjenin.

Rrëfim, ndanë varrit të copëtuem të Migjenit.
Një varr i copëtuar në Shkodër mbart Millosh Gjergj Nikollën, që prej rivarrosjes në vitet e kaluara të Socializimit. Në Varrezët e Dëshmorëve të qytetit, ai është pothuaj i vetmi varr i dëmtuar. Kjo nuk është pak, po të kujtosh se ende për të nuk është besuar Çmimi prestigjioz kombëtar i “Penës së Artë” në letërsi; ndërsa Presidenti i Republikës, nuk i ka dhënë ndonjë nga Urdhrat e tij. Me ndryshimin e Sistemeve, njeriu që nuk u angazhua kurrë, ka filluar të tretet. Bashkë me mungesën e nderimit për Migjenin, bashkëqytetarët e tij vuajnë tranzicionin dhe “jetën ma zi se skëterrë”. Nuk e kanë bërë edhe “Qytetar Nderi”, ndërsa indiferenca ka filluar që t’i afrohet frikshëm. Ateisti dhe miku i vuajtjeve tashmë ka mbetur i paketuar në Muzeun e Shkodrës; i ngurtësuar me hundën e çjerrë tek Teatri me të njëjtin emër… ndërsa kumti i tij i ka mbetur i strukur ndanë një varri të copëtuem.

Per te gjithe anetaret e ketij forumi, e me shume akoma per shkodranet, kisha nje pyetje.
A duhet vleresuar e trajtuar Migjeni? A e meriton shperfilljen dhe heshtjen e deritanishme te institucioneve dhe te qytetareve shkodrane, kur Migjeni eshte nje simbol me te cilin shkodranet mund te identifikohen?

Me poshte eshte nje material qe ka pergatitur nje prej gazetareve te se perditshmes ''Korrieri'', Ben Andoni ne Shkoder.

Nga Shkodra, Ben Andoni
Leka GJ., një burrë gazmor 70 vjeçar nga Shkodra, habitet kur e pyesim për Varrezat e Dëshmorëve. “Pse ka në Shkodër, dëshmorë! Ju kanë rejt”, na qësëndis. Gjithsesi, shpejt e mbledh veten dhe ‘kujtohet’ se në Lagjen e T’ardhunve, ku banon, pak më tej në rrugën që të dërgon në Vaun e Dejës është Kompleksi i Varrezave. E shfrytëzon, për të bërë një copë rrugë deri në shtëpi dhe të kalojë kohën e tij bukur të bollshme.
“A e ke parë ndonjëherë varrin e Migjenit”-e pyesim. “Ku ka vorr Migjeni”, përgjigjet hazërxhevapi. “Ai ka qenë i marut, që kur ka lind”, më thotë. “I Madhi Zot! Ne ktu, -dhe tregon kur mbërrijmë vendin e varrezave, -e njofim tash si ven plenash”. Gjithsesi, fillon e bëhet i besueshëm, sepse mban ende mënd rrugën e vjetër, që të dërgonte tek varrezat, tashmë e mbuluar me pirgjet e parregullta të plehrave të bashkëqytetarëve të tij…
Hokatari, që po plotëson një kuriozitet të jetës, na prin. E gjejmë shpejt, varrin e të ndjerit Migjen, i cili është në ekstremin e majtë të varrezave. Prehet i dyti nga e majta, thjesht, ashtu si ka qenë edhe në jetën e kalueme. Pranë njërit prej heronjve të Vigut, në anë tjetër pranë Perlat Rexhepit. Varrin e ka përsëri të dëmtuar. Një ekspert mund të dallojë llojin e thyerjes, por i çuditshëm mbetet fakti që vetëm varri i tij, pranë komunistëve (që shkodranët pretendohet se nuk i kanë shumë qejf) dhe Luigj Gurakuqit dhe Vaso Pashës është i dëmtuar. Ka të shkruar vetëm Pseudonimin MIGJENI, ndërsa shkronjat e tjera i janë shuar, nga moskujdesja. Në këtë moment edhe Leka është bërë “kurioz”, ose më mirë i duhet të luajë rolin e të përvujtmit.”Po çfarë kan pas, me rrezikun”, thotë. Kaq, sepse fjalët e tij pluskojnë në ajrin e ftohtë dhe era e luginës së Kirit i ngjit…në eter.
Bashkëqytetarët e tij dhe harrimi
Migjeni nuk ka marrë më shumë vend, sesa një vdektar tjetër. Në ato përmasa, kush më shumë e kush më pak, do të ketë racionin hyjnor. Ndryshimi është se “gdhëndja”, mbi varrin e tij, tregon sesa i pakët ka mbetur nderimi, që bashkëqytetarët kanë ruajtur për të. “Thelltë në veten teme flejnë kangët e pakëndueme/ të cilat ende vuejtja as gëzimi s’i nxori/ të cilat flejnë e presin një ditë ma të lumnueme…/”. Nga hapësira që i kanë thyer, nuk mund të thotë më shumë,…sepse pak kujt i interesojnë, përveç studiuesve gjërat e tij…
Kanë kaluar kohët, kur atë e kanë vlerësuar si pakkush vdektar tjetër. Tani është futur në mbretërinë e kalciumit, atje ku ai identifikohet thjesht me asgjënë. Për të thënë të vërtetën, shkodranëve ka kohë që nuk u bën përshtypje të madhe figura e tij. Pavarësisht, se zyrtarisht, si oratorë të mirë dinë të thonë të kundërtën. Kryetari i ri i Bashkisë thotë se për të është bërë shumë dhe në përvjetorët, që do të ketë do të kujtohet gjithmonë. “Meqë jeni titullar i parë i Bashkisë, do të kujdeseni, që atij t’i jepet titulli në mandatin tuaj “Qytetar Nderi”…Përgjigja është korteziale dhe e kënaqshme për të bindur, se nuk është ndonjë gjë e madhe, ky fakt deri më tani. “Ka një lloj indiference, por nuk është vetëm Migjeni, por janë edhe shumë shkrimtarë të tjerë dhe piktorë e të tjerë me rradhë, dhe tashmë veçanërisht studjuesit janë ata, të cilët do të nxjerrin vlerat e vërteta të këtyre njerëzve”. Gjithsesi i vjen në ndihmë fakti, që në Shkodër është bërë një aktivitet i mirë kohë më parë për Migjenin. Drejtori i Muzeut Cungu, thotë se objektet e tij ruhen me shumë kujdes... Për fat, kanë ardhur të afërmit e tij, ku Zonja Anxhelina Ceka, e mbesa e tij, edhe i ka fotografuar dhe është interesuar gjatë. Duke shkuar në qytet, busti i tij, në qendër, “i shmangur” fare pak tashmë duket i sigurtë. Si përpara dy vjetësh, është i menjanuar dhe nderon kioskat, që i qëndrojnë më pas. Shkodranët “e ruajnë me fanatizëm” dhe përveç kësaj i kanë bërë edhe një “kurim estetik”, tek hunda. Migjeni, “rreziku” (fjalë keqëardhje) nuk zhurmohet. E duron edhe këtë…Ndofta nga vorri i tij, tashti i bie që të përjetojë vetë Kangën, që i ka bërë dikur të burgosunit:”Nëpër hekra të kryqzuem të dritores seme/shof qiellën të copëtueme në katërdhetë copë”. Në fakt, ka kohë që nuk ka pse të mundohet, një dorë “e kujdesshme” ia ka krijuar mundësinë, duke “ia përshtatur vorrin” për këtë qëllim. Nuk e dimë si mund të jenë përgjigjur përfaqësuesit e Shkodrës, përkthyesve të shqipes, të ardhur nga e gjithë bota, të cilët insistonin që të shihnin shtëpinë e mbetur, apo vorrin e tij. “Për mendimin tim, ai është vlerësuar dhe është në programet mësimore, -thotë profesor Tefë Topalli,-dhe ndoshta dhe më shumë se kushdo tjetër”. Përmend, të paktën, rastin e dhënies të emrit të teatrit të qytetit, ku” ai nuk ka asnjë kontribut për dramën”, thotë duke ngritur krahët. “Asht i errët, si vetë ftyra e tij”, më thotë kryeneç, krejt kontrapedal një bir shkodran i shekullit t’ri, kur do e takoj në qytet. Të përkulur nga varfnia, shkodranët u duhet që të përballojnë një realitet, që duhet pranuar se për qytetarët është i vështirë. Ndoshta, ky është justifikimi kryesor, për atë që ai nuk u bën përshtypje, dhe se ai nuk meriton një nderim më të madh në qytetin e tij. Nuk është “Qytetar nderi”, vetë simboli i Shkodrës dhe me sa duket dhe predispozita e kryetarit të ri, nuk e kalon të paraardhësit, për sa i përket figurës së tij. Më e saktë, më kujtohet fjala e një funksionari të vjetër të Bashkisë, dy vjet të shkuara për të njëjtin problem:”Duhet ta propozoj dikush. Kështu kanë bërë mjekët dhe të tjerë. Por komuniteti artistik i Shkodrës nuk e ka bërë këtë për Migjenin”.
Të jetë vetëm indiferencë? “Ngandonjëherë mendoj se kjo është krejt inkoshiente, ngadonjëherë mendoj se kjo mund të lidhet me disa mendime, që nuk i përshtaten Migjenit, ose mendoj një kritikë ndaj veprës së tij, që më duket se është kuptuar shtrembët”, thotë Skënder Drini, një nga shkrimtarët dhe njerëzit më të njohur në Shkodër. Gjithsesi, ateizmin Migjeni duket se e ka paguar rëndë. “Së paku të më shajnë:-I Mallkuem!/Së paku të më tallin: -I Uruem!/Së paku të më këndojnë:-I Yni Zot!”
Nderimi ndaj tij
Kjo është pjesa më e ndritshme e tij. Mban “de jure”, Urdhrin e Lirisë dhe po ashtu është “Mësues i Popullit”. Duke u nisur me count-doën, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me familjarët e tij (Zonjën Ceka-mbesën e tij) “gjatë këtij viti 2003 ka botuar një vëllim shumë të mirë luksoz dhe përfshirës. Them përfshirës sepse për herë të parë janë përfshirë dhe letrat e Bojkës”, thotë Kujtim Dashi, një nga specialistët e librit në MKRS. Një aktivitet i mirë është bërë në Fier dhe një po aq cilësor në Shkodrën e tij. Ndërsa, në 13 tetor me rastin e Ditëlindjes, Migjeni duhet “ta ketë ndjerë dhe vetë”, sepse nuk e kishte fatin, që të kujtohej. Një ditë më parë, askush nuk mund të bëzante përpara autoritetit të kutive të votimeve. Ca më shumë të kujtonte një përvjetor të zakonshëm të Migjenit. Një fakt, që ka shkuar gjithmonë në invers me llogjikën e pushtetarëve shqiptarë. Për publikun duhet të kujtohet thjesht se :Nuk ka pasur ndonjë nderim vitet e fundit për të, ndërsa Konkursi kombëtar letrar nuk e ka parë të arsyeshme, që ta nderojë me çmimin e saj prestigjioz “Pena e Artë”. Deri dhe pak ditë, kur kanë mbetur Çmimet e reja, ndoshta pa u gabuar mund të themi, se do të jetë një fat për Migjenin, që të përftojë në vitin 2003. Thuhet kështu, sepse teknikisht, ai mund ta merrte në vitin 1998 me rastin e 60 vjetorit të vdekjes; apo në 2001 me rastin e 90 vjetorit të lindjes. Këto afate kanë kaluar tashmë. Ndërsa indiferenca mund të thuhet se më shumë projektohet që nga qyteti i tij, ku edhe një pllakë e vetme, që mund të vihej pranë shtëpisë, apo mjediseve qytetare, të mund të lajmëronte se atje pranë kishte lindur Migjeni, mungon krejtësisht.
Anatema ndaj tij
Eshtë thënë disa herë, se ai është një poet revolucionar. “Ky emërtim, që i jepet si poet revolucionar, më duket se sot tingëllon keq, apo sot merret me kuptimin pexhorativ, kur flitet si revolucionar. Sepse shumëkush e konsideron fjalën revolucionar, këtë ndryshim, si ndryshim me dhunë në aspektin shoqëror dhe politik. Po, nuk mund të kuptohet fjala revolucionar, si element novacioni”, thotë Drini. “E kush ka nge të merret me të”, më thotë një qytetar. “Na jena n’terr, fizik e menduer”. “T’gjith e duem, por kurrkush nuk ka menjen tek ai. Boll kena hallet tona”, thotë një mesoburrë. “E ka vorrin ktu ai?!” më kujtohen fjalët e Lekës. Ajo që të vjen turp nga shkodranët e sotëm është se asnjëherë nuk shprehen direkt. Zyrtarisht, janë të aftë për të afruar një limonatë. Nuk duhet me shkruejt kurrë, se ai ka qenë ateist nga goja e një shkodrani. Ai “vuen prej vedit”, të thonë shumica, në një zë. Qyqarin, nuk e kanë lënë rehat edhe studjuesit. Kështu, p.sh. studjuesi i nderuar shqiptar Arshi Pipa shprehej për të se:” I lindur shqiptar në një familje me prejardhje sllave, pastaj i shkolluar në një mjedis kulturor sllav, ai përsëri pati kontakte me Shqipërinë dhe me gjuhën e kulturën shqipe si i rritur. Gjuha, që fliste në shtëpi, ishte serbo-kroatisht, kurse në seminar mësoi rusisht. Ai nuk e dinte mirë shqipen. Shkrimet e tij janë plot gabime drejtshkrimi. Madje edhe mjaft elementare, kurse sintaksa e tij ishte larg sintaksės tipike tė shqipes." Për fat, ata që kanë adhuruar kontributin e Migjenit për shqipen, në këtë rast e shohin si shpëtim studjuesin e nderuar Robert Elsie, që shprehet për të:” Duke qenë edhe me prejardhje sllave, ai nuk u mbyll brenda kufijve nacionalistė, por do të bëhej një nga shkrimtarët e paktë shqiptarë, që do të lidhte dy anët e hendekut kulturor, i cili ndante dhe po i ndan shqiptarët dhe serbët".
Pse nderim
“Por, a do të vijë dita kangët me u zgjue?/Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?/Jo!Jo!Se liria filloi me lulzue/dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valën..”. Nuk ka qenë aq largpamës Migjeni, se të parashikonte se Dielli Alegorik do t’i kushtonte aq shumë. I vlerësuar lart në periudhën e rregjimit, qoftë dhe për këtë togfjalësh, ai është identifikuar shpesh, me njerëzit, që janë larg botës së letrave, si një njeri i lidhur me rregjimin. Një fat, që i i ishte shmangur, sepse ai shkruante për veten, për të qenë i pastër me jetën. "Unë jam pa moral. Konceptimi im menduer -mos me thanë ideologjik-nuk pajtohet me moralin tė cilin mue kjo shoqni ma imponon. Por unë e marr moralin e saj për sy e faqe, n'sa mbrapa unë ia loz lojën kur të due. Kështu si unë, ia lozin lojën shoqnis' me qindra veta në vendin tonë...". "Në mjaft raste, -në një shkrim të tij, studjuesi i njohur Aurel Plasari thotë,- kur për një dukuri flitet shumë, ndodh që ajo të mbulohet më tepër, se të zbulohet”. Ky duket edhe justifikimi më i mirë për të.
Për “politizimin e tij të majtë”, na vjen në ndihmë përsëri Elsie:”Migjeni nuk ishte as optimist, si edhe as nuk ishte i angazhuar”, që t’i shkonte këtij fakti. Shpjegimi më i thjeshtë është edhe më i sigurti. Kaq mjafton, që të kujtohesh se politikanët shqiptarë, me inflacionin e vlerësimeve dhe dekorateve, t’i atribuonin diçka edhe atij. Pavarësisht se tek qytetari-Migjen, që ishte i skalitur kudo dinjiteti, do të ishin të turpshme këto.
***
Nga varri i dëmtuar, nga vendi ku ai nuk ka më shtëpi, shpirti i tij nuk apelon vetëm kqyr. Gati 70 vjet më vonë, vdekjes së tij, dhe 70 vjeçari Lekë, që tallet me Milloshin, sipas mënyrës së tij, është tulatur. “T’paktën vorrin mos me ia ngacmu”, thotë teksa zbresim shkallët e Varrezave dhe ulemi drejt tapetit të plehrave urbane të Shkodrës…”Për ta mbramen herë shof Shkodrën, i dëshiroj ‘natën e mirë’-dhe i dërgoj një të puthun n’ajër”…Ndërsa, ne na mbetet vetëm të kujtojmë epigramin e madhërishëm në varrezat e Rrmajës…”Jepja Zot pushimin e pasosun”.
(Shkodër, 4 nëntor 2003)


Ardhja e Migjenit në letërsinë shqipe
Nga Ismail Kadare*
…Kudo në veprën e tij ndihet ndalimi i parakohshëm, ndërprerja. Ai vetë mund të mendohet si i tillë: i ndërprerë. Por, ndërgjegja e tij nuk ngjan e zakonshme, përderisa ajo është ndërprerja e një uragani.
Frymëmarrja, ritmi, pulsi i shkrimtarëve të tillë si Migjeni është i veçantë. Dhe kjo është e kuptueshme. Ne njohim vetëm një lloj ritmi, atë të jetës njerëzore, që vazhdon rreth 70 vjet, por nuk jemi në gjëndje të parashikojmë, sesi do të ishin shumë gjëra në botë, duke përfshirë këtu edhe artin, sikur jeta mesatare e njeriut, të ishte më e madhe p.sh. rreth 300 vjet, ose më e vogël, p.sh rreth 10 vjet.
Shkrimtarët që dinë ose, së paku, e ndjejnë se do të vdesin para kohe, kanë një ngutje të tyren. Megjithatë, duhet thënë se duke qenë nën trysninë e një ritmi të përgjithshëm, ata pengohen në ecjen e tyre, në po atë mënyrë, që pengohet prej turmës, njeriu që shpejton më shumë se ç’duhet në një stacion pasagjerësh. Kjo duhet të jetë edhe vuajtja më e madhe e këtyre të përkohshmëve.
Ç’do të shkruante më pas? Ç’la pa bërë? Në ç’lartësi do të ngjitej? Këto pyetje, ndonëse të mbetura pa përgjigje, e në thelb janë të panevojshme, përsëriten, ashtu si shumë pyetje të tjera për njerëzit e mëdhenj, që brezat e rinj dëshirojnë t’i kenë midis tyre.
Por, për shkrimtarin e vdekur para kohe, këto pyetje përsëriten sidomos gjatë asaj periudhe, brenda së cilës, ai mund të ishte ende gjallë. Kjo është një periudhë e veçantë, kur ai që mungon hijerëndë dhe sundues, siç janë shpesh munguesit (personazhet e para të epikës botërore), shkaktuan trazim, prishje drejtpeshimi, mëdyshje dhe madje ankth. Por, përvjetorët kalojnë njëri pas tjetrit, kalon dyzetvjetori i lindjes, pesëdhjetëvjetori e kështu me rradhë dhe trazimi nis e zbehet në po atë masë, që mundësia e qënies ende gjallë të shkrimtarit nis e zvogëlohet. Së fundi, vjen nëntëdhjetëvjetori e pastaj njëqindvjetori i tij dhe ideja se tani do të ishte me siguri nën tokë, sjell te brezat njerëzore po atë qetësi, që shkakton te familjarët pas dy-tri ditësh cfilitëse ceremonie mortore, i vdekuri, që më në fund kallet në dhe.
Kjo është edhe koha kur letërsia e re shqiptare ndodhej nën bezdinë e skematizmit sovjetik, Migjeni do të ishte 39 vjeç. Më 1960, kur ajo me një kërcim tigri (apo ndoshta kaprolli), nisi të shkëputet nga ajo skemë, ai do të ishte 49 vjeç. Dhe më 1989, në kohën kur përfundoheshin këto shënime, ai do të ishte në moshën 78 vjeç.
Siç shihet, koha e qetësisë, ende nuk ka mbërritur për të, çka ndoshta ndihet në këto fletë.
***
“Mirë se erdhe, vëlla!”.Me këto fjalë Dhimitër Pasko, përshëndeti në “Revistën letrare”, në mars të vitit 1944, daljen e librit të parë të Migjenit “Vargjet e lira”. Por, Migjeni ndërkaq kishte gjashtë vjet, që kishte vdekur. Kështu që formula e saktë e mirëseardhjes në këtë rast do të ishte “mirë se erdhe vëlla i vdekur!”.
Por, fjalët “vëlla i vdekur” për ballkanasit, e veçanërisht për shqiptarët, janë më shumë se kuptimi i tyre i drejtpërdrejtë. “Vëlla i vdekur” është personazi kryesor i një prej baladave të tyre më të vjetra e më tronditëse, njeriu që u ngrit nga varri për të përmbushur një premtim, që s’kishte mundur ta kryente sa qe gjallë. Ndaj në poetikën ballkanase, e veçanërisht atë shqiptare, fjala e këtij personazhi të zbehtë e të pluhurosur nga balta, e këtij transcendanti, që ka bërë rrugën e praptë, të panatyrshme nga vdekja në jetë, ka një peshë e ogur të veçantë.
Unë djepi juej e ndoshta vorri juej, kishte shkruar vite më parë Migjeni për veprat e tij.
Ai e kishte shpërthyer më në fund varrin dhe po vinte t’i sillte letërsisë shqipe kumtin e tij të veçantë, me të gjitha vulat dhe peshën që i jepte rikthimi nga terri.

*Marrë nga libri me të njëjtin titull



Si e njoha unë Migjenin
Nga Petro Marko*
Migjeni na shkroi një letër të gjatë, ku na këshillonte që të mos nxitoheshim e të mos i binim murit me kokë. Ai do të bashkëpunonte me revistën (Flitet për ABC-në), por ne duhej të kishim shumë kujdes e të mos i linim rast për masa adminstrative nga ana e qeverisë. Ne ishim për zhurmën, alarmin, paçka se revista mund të mbyllej . Na kishin thënë disa herë shokët se duhej të shfrytëzonin këtë rast “të shtypit të lirë” që la përkohësisht qeveria liberale e Mehdi Frashërit. Mua më caktuan si drejtor politik dhe…

…Dërgonin shkrime shumica e intelektualëve laikë dhe përparimtarë. Dërgonin shkrime letrare gjithë ata të rinj të atyre viteve. Edhe Migjeni dërgoi. Brankoja (Merxhani) ushqente një simpati të veçantë për të dhe thoshte se ai ishte talent dhe gjenial. Më dërgoi në Pukë për ta takuar. Më dha dhe tre napolona, që t’ia jepja, pasi ai ishte shëndetlig. Kur vajta në Pukë, e njoha. Më bëri përshtypje portreti i tij i skalitur dhe dora e mendimit dhe e dinjitetit. Fliste pak. I thashë se kush isha, dhe u gëzua kur më pa. Ai flinte në një dhomë përdhese dhe të gjatë, aty nën xhade, nën shkollë. Pranë tij banonte dhe infermier Filipeu, i cili më pëlqeu; ai më uroi për revistën dhe më premtoi se do të bashkëpunonte me ne. Me Milloshin ndenja dy ditë. Gjithë bisedat tona silleshin rreth stilit, rreth formës, rreth problemeve që duheshin ngritur në art e në publicistikë. Nuk i pëlqente zhurma. Në bisedë e sipër i thashë:
-Milosh, ti shkruen errët, ndaj duhet të shkruash më hapur, që të kuptohesh nga shumica e lexuesve tanë. Ne duhet të shkruajmë më thjeshtë, më hapur dhe jo me aludime.
-Që ta pësojmë si me “ABC”-në, a? Jo , vëlla! Ne duhet të shkruajmë mirë, me zemër e me mënd, por me mjeshtëri artistike. Paçka se nuk na kuptojnë dot. Arti është art dhe publicistika është publicistikë. Ja, bie fjala, shumë nga poezitë e tua nuk më pëlqejnë se…-u mendua ca.-A të vjen keq, a, që po të flas si vëlla?
-Jo Millosh, nuk më vjen keq aspak, por, si të ta them unë, ti je shumë hermetik dhe koha e hermetizmit ka kaluar. Duhet të jemi realistë dhe çdo shkrim i yni duhet të ngrejë një problem. Ai shikonte larg. Ishim në pragun e barakës ku flinte; po niseshim për të ngrënë në një restorant të vogël e të vetëm të Pukës.
-Dëgjo,Petro! Nëse nuk më kuptojnë, unë shkruej për vedi!-dhe më shikoi në sy. S’ka ma lumtuni sesa kur ndjenjat e tua i shpreh me sinqeritet dhe dashuni për njeriun.-Më hodhi krahun.-Njeriu, kur shkruen, nuk merr leje nga askush, përveç ndërgjegjes së vet.-Më vështroi në sy!Asht kështu apo jo?
Zërin e kishte të qetë dhe të ngarkuar me sinqeritet dhe pasion!
-Le të shkruejmë, se do të na kuptojnë, more Petro!…
***
Po, përpara se të rrëfej itenerarin e udhëtimit që më çoi në realizimin e ëndrërs sime, dua të shtoj dhe diçka që më mbeti si një imazh i paharruar: fytyra e Migjenit! Aty nga dimri shkova në Shkodër dhe rashë në familjen e Vasil Trimçevit, për t’u takuar me Migjenin. Ndjenja disa ditë. Aty ishte dhe Viti Shahini, që e kisim shoqe të mirë. Me Migjenin folëm për poezinë. I thashë se Ismet Toto dëshironte të botonte një vëllim me vargjet e tij dhe me vargjet e mia dhe me një parathënie të gjatë për poezinë e re. I thashë se unë pranova, po Demir Godelli nuk më lejoi duke më thënë se Ismet Toto nuk ishte shok i idealit tonë. Edhe Migjeni nuk e dëshironte një gjë të tillë. Kur po hipja në autobuz dhe po përqafohesha me Migjenin, vendosa t’i thosha se po ikja larg. Nuk dihej nëse do të shiheshim më. Ai e kuptoi. I pashë sytë t’i lageshin. Dhe më tha:-“Lum ti që ke shëndet të mirë! Po Petro, lum ti që ke shëndet të mirë.-Më vështroi një copë herë, sikur deshi të më jepte porosi, por shqipëtoi këto fjalët e fundit që dëgjova prej tij:
“Ti ke shkruar vargje të mira dhe të dobëta, ke shkruar shumë, po nisja jote në Spanjë është poema më e bukur që po shkruen”.
Marrë nga Kujtimet e titulluara “Intervistë me vetveten” e autorit


Indiferenca ndaj tij, më duket si inkoshiente
Flet shkrimtari dhe publicisti i njohur Skënder Drini për Migjenin. Pse shkodranët nuk i kanë dhënë vendin e duhur bashkëqytetarit të tyre dhe pse ka ndodhur kjo sipas tij

Si e mendon këtë lloj indiference, që ka qyteti i Shkodrës dhe institucionet për Migjenin?
“Në të vërtetë kjo është diçka e pakuptueshme dhe më duket si një paradoks, që për një autoritet kaq të lartë të letrave shqipe, siç është Migjeni, të krijohet një situatë e tillë. Ngandonjëherë mendoj se, kjo është krejt inkoshiente. Ngadonjëherë mendoj se, kjo mund të lidhet me disa mendime, që nuk i përshtaten Migjenit, ose mendoj një kritikë ndaj veprës së tij, që më duket se është kuptuar shtrembët. Përfundimisht, Migjeni është një shkrimtar realist, ekstrem realist, nëqoftë më lejohet që ta them këtë. Ai ka elementë të spikatur të realizimit kritik. Ky është mendimi im. Nuk e di se në çfarë pozicioni është kritika dhe se ku mund ta vendosë Migjenin. Ai është një shkrimtar, i cili nuk e ka sjellë vizionin e kohës të kamufluar, ose të ëmbëlsuar. Ai e ka sjellë vizionin e kohës, më saktë na ka dhënë vizionin e kohës me ashpërsinë e vet, me ato mundësi dhe me ato të meta, që kanë qenë karakteristike për atë kohë. Duke qenë kështu, një shkrimtar, i cili kërkon të ndryshojë gjëndjen këtë situatë, sigurisht është me atak në sfera të ndryshme të jetës. Nëqoftëse kahje të ndryshme të politikës dhe të shoqërisë së sotme shqiptare, mund ta ndjejnë veten të atakuar, sot prej atyre mendimeve që ka dhënë dje Migjeni, mua më duket si paradoks. Prandaj, nuk ka kuptim, që Migjeni të ketë një kuptim koshient dhe të kundërshtohet në mënyrë koshiente. Më tepër, unë, dua t’ia lë inkoshientes, që vjen nga të gjitha mangësitë e të gjithë jetës sonë sociale, artistike dhe politike”.
Ndoshta e shikoni si handikap, cilësimin e tij si “revolucionar”?!
“Eshtë thënë disa herë, se ai është një “poet revolucionar”. Ky emërtim, që i jepet si poet revolucionar, më duket se sot tingëllon keq. Apo, thjesht, sot ai merret me kuptimin pexhorativ, kur flitet si revolucionar. Shumëkush e konsideron fjalën revolucionar, si ndryshim me dhunë në aspektin shoqëror dhe politik, ndërsa nuk mund të kuptohet fjala revolucionar, si element novacioni. Por, nëqoftëse ne themi një mendim drejt, ne jemi në moment revolucionar. Dhe, nuk duhet të kuptohet fjala revolucionar, gjithmonë si një element pexhorativ dhe të dhunshëm. Migjeni është një shkrimtar, i cili jeton. Pse? Kur them që jeton, dua të them se ai është aktual, Të gjithë elementët e prozës dhe poezisë së tij, personazhet dhe idetë, i shohim ende sot të materializuar. Ata i sheh, që nga lypësi dhe deri tek prostituta. Që nga bisnemsni më i lartë dhe deri tek ai që përpiqet që të bëjë diçka dhe nuk arrin që të bëjë gjë. Migjeni kërkonte një ideal për vendin e tij dhe këtë ideal, ndofta ai e kërkoi, duke u shprehur ashpër. Por, elementët e prozës së tij, nuk ishin elementë superficialë, por elementë që mund të shfaqeshin me atë lakuriqësinë, me atë ashpërsinë, dhe me atë mjerimin që kishte koha. Natyrisht këto do të ishin pasazhe shumë të rënda. Pasazhe të cilat prekin, në thelb problemet. Prekin, atje ku është problemi më akut”.
Çfarë ndryshoi me të pas viteve ’90?
“Përgjithësisht, ndaj Migjenit, dikush është munduar në fillim të viteve 1990-92, në kohën e ndryshimit të rregjimit në Shqipëri, që të kërkojë dhe në origjinën e tij, por edhe atë ta etiketojë, sikur nuk është shqiptar dhe është andej apo këndej. Kjo nuk qëndron. Migjeni nuk shkroi për një vend tjetër. Ai shkroi për vendin ku jetonte. Një shkrimtar, që nuk e ndjen veten me kombësinë e vendit ku jeton, nuk mund të shkruajë kështu. Pra, Migjeni e ndjente veten shqiptar dhe gjithshka që mund të flitet për origjinën e tij mund të jetë thjeshtë një spekulim”.
Një lloj përkëdhelje që i kanë bërë pas çlirimit ka ndikuar për çmitizimin e tij?
“Po, Migjeni ka pësuar fatin e disa shkrimtarëve në një masë relative të atyre, që nuk janë trajtuar në epoka të ndryshme të historisë. Migjeni ishte një nga shkrimtarët e përkëdhelur do të thosha unë gjatë periudës së diktaturës në Shqipëri, e cila kërkonte mbështetje tek shkrimtarët e së kaluar, që kishin edhe një fjalë të vetme, që mund të ishte aluzive, vetëm që ajo ti shërbente kohës. Si ajo shprehja që ka Migjeni, në një nga poezitë e tij: “Nga dielli alegorik”. Çështje ky lloj alegorizimi? Ështe periudha, kjo në kohën kur e përkëdhelnin Migjenin, që ky ‘Diell Alegorik’ ishte socializmi. Mirëpo, a ka dashur ta thotë këtë Migjeni?! Po edhe nëse ka dashur ta thotë, e ka thënë vërtetë, a mund të akuzohet ai sot…”.
E mendoni se mund të zhgënjehesh në këtë kohë?
“Ndofta. Ai sot mund të kishte një mendim krejt tjetër, sepse shumë vetë janë gënjyer, apo që kanë krijuar iluzione të tjetra, qoftë edhe aq të mëdhenj si Aragoni, në kohën e tij, me atë që ndodhte në Bashkimin Sovjetik. E shikonin si një shpresë, por janë zhgënjyer. Kështui ka ndodhur dhe me Romen Rolanin dhe të tjerët. Prandaj, pse duhet të miret kështu. Ne sot, që e vlerësojmë Fishtën nuk duhet të mendojmë se kjo ka qenë një mëndje, që e ka luftuar rregjimi komunist dhe kështu duhet ta ngremë”. B.an




Publicisti Kujtim Dashi: Nuk
e duan sepse është antiklerikal

“Në lidhje me Migjenin, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, gjatë këtij viti është botuar një vëllim shumë i mirë dhe luksoz dhe përfshirës. Them përfshirës sepse për herë të parë, janë përfshirë dhe letrat e Bojkës. Janë nga letrat më të bukura, që kam parë në jetën time. Botimi ynë është i mirë dhe i plotë. Ne takimin e bërë për të kemi pasur edhe Zonjën Anxhelina Cekën, që ka eksluzivitetin e botimit. Kam mbresat më të mira për takimin, ku atje u sollën dhe mbresat e Jakov Milajt, antropologut të parë shqiptar për Migjenin. Duke iu referuar Petro Markos: Ai gjatë takimeve me Migjenin, në kujtimet e tij “Intervistën me Vetveten” pohon se ka bërë dy takime me të, një kohë para luftës në Spanjë dhe një rast tjetër, kur largohet dhe i thotë: Ti po shkruan poemën më të bukur. Për mua, këtu plotësohet elementi jetësor i Migjenit. Ai jeton me kohën, dhe i thotë se po shkruan poezinë më të bukur. Pra, çështja tregon se ai tregohet edhe si antifashist i vendosur. Ai mund të konsiderohet si një nga poetët më të studjuar. Nuk them se është i përkëdhelur, por unë them se vepra e tij duhej që të bëhej më shumë e njohur. Mbase ka qenë impotenca e kritikës sonë letrare, që duhej ta bënte më mirë këtë. Ai është shkrimtari që solli modernitetin. Ata janë tre: Naimi, Migjeni dhe Ismail Kadare. Kadare vetë është ushqyer me krijimtarinë e tij. Ai thotë në një intervistë, se ai është një nga shkrimtarët më të mëdhenj. Ajo që e mbulon me një heshtje figurën e tij duket se e kanë bërë të doktrinuarit, pizevengët, ata pa ideale. Çuditërisht, ai është mbuluar me heshtje, dhe kjo prej qytetit, ku është rritur vetë: “Ose i kanë ra brekaçat”, si thoshte vetë ai.
Dua të them se për mua mbetet simboli i Shkodrës. Këtë e ndjeva kur të gjithë përkthyesit e shqipes që erdhën në “Fshatin e Paqes” në Shkodër, kërkonin të gjithë të shkonin në shtëpinë e Migjenit. Por shtëpi nuk ka, varri është i prishur. Kështu u bë dhe me Fishtën dikur. Kjo heshtje nuk ka kuptim. Unë marr dhe shëmbullin e një reviste ARS-in. Si ka mundësi që nuk ka një rrjesht për të?
Edhe strukturat që përzgjedhin për “Penën e Artë”, duhet ta kishin në vëmëndje. Për mua s’është Ministria, që e kundërshton, por është pjesa e shpërfilljes që kanë dhe që është vetëm për shkaqe jo letrare. Ai atakon klerin dhe ai është anklerikan i bindur pavarësisht se ka studjuar në seminar. Ndërsa në Shqipëri sot është ndjellur me kisha dhe xhami të gjitha llojeve. Ai është aktual më shumë se kurrë dhe letërsia duhet që të ulë kokën, përballë mprehtësisë dhe angazhimit të Migjenit. Përfundimisht, ai ka qenë i studjuar, por tashmë ka mbetur në heshtje”.

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Nëntor 2003 01:12
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Thumbs down

hej elbasan(dh)i

pse flet kot pash nderin....
pse flet kot mor pse flet per Migjenin

perpjeku ti me shkru ndoj gja te bukur per vorfnine, per lypsat per prostitutat per hallet e njerezve.
po deshte shkruj edhe per dashnine e per rinine per atdheun per ca te dush,po gjeje ti temen e masandej kapu me Migjenin....


me vjen keq qe ja fut kot..
ciao nga 3SH

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2003 15:56
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

Elbasanlliu
Kur na doli Migjeni se" eshte "ishte gay pash perendine!?.Pash Zoten, a ke turp nga vetja per ato qe shkruan per Migjenin e madh !!??? Nejse. mendimi nuk mund ti impunohet asnje njeriu ,por te kisha sugjeruar ti hidhje nje sy veprave te Migjenit te kishe sadopak horizont ne lidhje me figuren e tij dhe te na shpalosje pse jo edhe ketu ne forum njohurite tuaja ne tema te tilla.Ai ishte njeri i madh dhe ashtu do mbetet me veprat e tij te cilat nuk do njohin kurre limite kohore,, jane te pavdekshe dhe shume realistike ne cilendo periudhe qe jetojme .N q se per pak sekonda, nuk i referohemi viteve kur shkroi veprat e tij do shohim nje lidhje sa realiste po ashtu te dhimshme me realitetin dhe kohen ne te cilen po jetojme.
Sigurisht qe do shkruante per lypsat ,,, ate shtrese te shoqerise qe asnjeri nuk mirrte mundimin te futej sadopak ne jeten dhe mundimet e tyre.Varferia eshte NENA e injorances. Perse si mendon ti duhet te shkruante dhe ti thurte lavde jetes luksoze te asaj kohe qe bente familja mbreterore.?Jo shpirti vogel, kjo nuk ishte e nevojshme se MIgjeni ishte njeri qe e gjindte veten te barabarte me ate shtrese lypsaresh dhe te vuajtur te popullit .
Eniss te falenderoj personalisht per kete teme qe ke hapur mgjse eshte nje teme lenduese,sidomos kur mendon per fatin e asaj trashigimie te pa zevendesueshme qe na ka mbetur nga nje figure e shquar si M.GJ.N MIgjeni. Shpresoj qe ti jepet sa me shpejt vleresimi dhe vendi qe i takon keti emri te pavdekshem te letersise ,artit e kultures se popullit tone.
Zot fali se nuk dine c'ka bajne.Falenderime Eniss dhe suksese te metejshme .

PS Ebasanlliu Me nje njeri qe nuk ka aftesi argumentimi ,eshte i kote debati.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2003 23:13
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ESHI Kliko këtu për të kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ESHI Shto ESHI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ESHI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

per TR(L)ESH....

qe ishte migjeni shkrimtar, kjo dihet nga te gjithe qe e njohin mire vepren edhe jeten e migjenit. Nga doli i madh ky MIGJENI? se i pelqente regjimit komunist ta ngrente sepse migjeni perpiqej te njolloste periudhen e sukseshme monarkiste ? kurse sa per muhabetin qe thoni ju qe e ndiente veten te barabarte me lypesit ai ishte aq i barabarte me ta sa ishte Marksi edhe Engelsi me klasen punetore. Mjafton te permendesh pagesen e kurimeve te tij te faturuar edhe kjo ne emer te asaj monarkie qe ai aq shume e ulte. Dhe ne kohen qe shkruante Migjeni per Lulin e Vocerr dhe lypesit e di sa miliona te papune kishte ne Gjermani, Angli, France, Amerike ? mjafftron te permendesh depresionin e viteve 30...ishte krize boterore. Une ti tresh nuk perpiqem te shkruaj ndonje gje te bukur per varferine sepse ne rradhe te pare varferia nuk eshte gje e bukur, vete nuk jam i varfer, nuk di te shtirem dot dhe po berea ndonje gje ne jete nuk do i jap te varferve shkronja...

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Modifikuar nga volter datë 15/03/2005 ora 15:08

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2003 01:20
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të elbasanlliu_2003 Kliko këtu për të kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto elbasanlliu_2003 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

per elbasanlliun

elbasanlli e di qe migjeni ka qene shkrimtar, ai ka shkruajtur vepra madhore, per nje lypes per 2-3 lypes per lulin e vocerr per.... per.... komplet llumin e atehershem. elbasanlli, vetem migjeni edhe zoti kane bere gjera te medha nga balta ..dmth nga llumi. migjeni eshte nje poet i madh qe vetem se vdiq, por nqs do ishte gjalle mund te ishte kanidat edhe per nobel. se aq shume pas vakteve lluksoze i nginjur aq shume i keputesh shpirti per te varferit sa edhe nene tereza do e kishte zili. elbasanlli ke te na shkruash ndonje gje te bukur per poetin ?
me respekt sunbeloved

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Modifikuar nga volter datë 15/03/2005 ora 15:10

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2003 01:48
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

per elbasanlliun

Tuj mendue (me dhimbje) qe deri tash e ke pase seriozisht po baj edhe nje tentative te fundit me te replikue.
Nga ana politike nje monarki nuk eshte nje sistem qe siguron nje demokraci aspak te plote ne vend, e per ma teper ajo e mbretit zog qe shume personalitete ma me rendesi se une e ti e kane denue, kundershtue, denoncue ate. Dhe Zogu (i k..) e diftoi veten tuj vra L. Gurakuqin, I. Boletinin e shume kundershtare te tjere politike. Por mund te shtojme edhe marrjen e tij te pushtetit me ndihmen e ne favor te Jugosllavise.
Edhe ne kete moment ka te papune ne USA, Evrope apo Azi. Edhe prape mund te shkruash per ato e te tjere, mjafton qe te shkruash bukur. Dhunti qe une e ti prape nuk e zoterojme, por Fale Zotit ka te tjere qe e kane.
Ti nuk arrin te kritikosh asgja ne vepren e ketij shkrimtari. Edhe nje femi thote molla eshte e kuqe, ilaqet jane te idhta. Nuk e di c'moshe ke por mesa duket nje analize te mirfillte nuk arrike me e ba. Migjeni nuk pret qe me ja ba ti ne fakt.
Migjeni s'i ka pelqye vetem rregjimit komunist qe merrte ate qe i interresonte dhe e trasformonte ne favor te vet. Edhe Fishta ka dale antishqiptar per te njejtit, por kjo s'don me thane aspak se Fishta ishte antishqiptar. Jeta e tij e vepra na tregojne totalisht te kunderten. Nqs ke ndi a lexue per te.
Edhe per Rembone kane thane se ishte gay, gja krejt e gabume ne fakt. As portretin e ndonje Dorian Gray nuk ka shkrue.

Kete duhet ta keshe lexue. e Migjenit ashte. Lexoje edhe nje here. Analizoje nga ana stilistikore, e formes, e permbajtjes, e temes e gjithe ato cka permban POEZIA.

DY BUZË

Dy buzë të kuqe,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithën,
gëzimin ma fikën,
si fantazma ikën
ndër do bota të larta...
Dy buzë të përgjakta,
dy dëshira të flakta,
që afshin ma thithen
në buzë kur m'u njitën -
andjeet m'i trazuen,
zemrën ma tërbuen,
trunin ma helmuen
e në fund u mërguen...
Dy buzë të kuqe,
bukuri fatale,
të një grueje stërzane
një pranverë të tanë më mome
një pjesë zemre më nxome,
dhe gëzimin ma vodhne...
Ato dy buzë të kuqe
dhe dy lotë të mia
qenë shenjat e dhimbjes
kur më vrau bukuria,
kur më zu dashunia
e më dogji rinia.

te pershendes

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2003 03:45
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Citim:
Po citoj ato që tha ENISS


Per te gjithe anetaret e ketij forumi, e me shume akoma per shkodranet, kisha nje pyetje.
A duhet vleresuar e trajtuar Migjeni? A e meriton shperfilljen dhe heshtjen e deritanishme te institucioneve dhe te qytetareve shkodrane, kur Migjeni eshte nje simbol me te cilin shkodranet mund te identifikohen?




Eniss-it: S'te kam pershendetur me pare dhe po perfitoj nga rasti duke te t'cuar nje pershendetje teper miqsore dhe faleminderit per temen, se tani dua te them ca gjera mire e bukur.
Tani, Migjeni jo qe duhet vleresuar me shume sec eshte ber', por nga nje shtet si ai i joni s'ke c'pret me shume, por i duhen dhene cmime nga me te medhate. Ka shkruar nga kryeveprat qe permban letersia shqiptare, edhe per kete jemi te vetedijshem si ne te dy Eniss, por edhe gjithe ato qe njohin shume mire vepren MIGJEN-iane. Persa i perket heshtjes, Shkodra eshte nje qytet me kulture te hershme, edhe Migjeni eshte "pjelle" e asaj kulture teper te lashte Shkodrane. Problemi eshte se qyteti i lashte nuk po sheh nje dite te bardhe qe nga 1945, ku dhe shkelqimi i ketij qyteti filloj rrugen e keqe te tejposhtes..., edhe kjo si shkak i politikes shqiptare komuniste, por edhe asaj te tanishme, qe ka vendosur ta fundos me shume. Atehere ne nje qytet ku ka probleme jetike eshte e kote te kerkojme nje kujtese per Migjenin. Hallet te bejne te harrosh. Por shkodra e shkodranet s'besoj se kane per ta harruar ndonjehere Migjenin dhe cuar poshte figuren e tij. Plus shkodranet kane shume simbole me te cilet mund te identifikohen, teper shume.

Elbasanlli: E di si kane thene? Injoranca eshte me e keqe se bomba atomike, me vjen keq, por ne kete rast je treguar tipik i ceket ne mendime... si dhe ne kuptim ndaj letersise. Kur vendosim te vleresojme nje shkrimtar, nuk e nisim nga syte e bukra e nga floket kacurrela, por nje shkrimtar e vleresojme nga fuqia qe ka ne te shkruar, nga fjalet depertuese tek lexuesi, nga menyra si e shpreh boten e tij dhe e ben ate te lexuesit, aftesine per te shkruajtur aq paster ne gjuhen amtare. Perdite e me shume kuptoj, se s'eshte SHQIPJA e veshtire, por jane njerezit qe s'dine ta flasin ate. E po mendoj qe vertete ti Elbasanlli ben pjese ne ate rangun e dyte te njerezve, qe madheshtine e shqipes s'e njeh aspak.
Si mund ta njohim madheshtine e SHQIPES??? Mjafton te lexosh sikur edhe dy rreshta nga shkrimtari i madh MIGJENI. Duke qene se jam i sigurte, qe pervec atyre shkrimeve te Migjenit qe i ke lexuar ne klase te peste, edhe tani ne koken tende jane lemsh po te ndihmoj sado pak te marresh ca njohuri mbi MIGJENIN, shkrimet e tij te mrekullueshme, edhe jeten e tij... Ku n.q.se di te lexosh SHQIP do shohesh qe ka patur nje lidhje teper afatshkurter per shkak te vdekjes se tij te menjehershme ne moshe teper te re me Bojken, mikeshen e motres se tij. Te lutem na kurse cik frymen si mua, edhe te tjereve e mjaft shkruajte idiotesira ketu. (me fal per fjalorin e keq, por e meriton sepse ke share nje nga figurat me te madherishme te Letersise Shqiptare):
http://www.forumihorizont.com/forum...3?s=&forumid=90

Per te tjeret: Vetem nje person qe e ka lexuar dhe ndjere Migjenin mund ta vleresoje ate, asnjeri tjeter. prandaj mos humbisni frymen tuaj me dike qe s'njeh vepren e tij. Respektet e mia dhe na bashkofte Migjeni i thone kesaj.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Dhjetor 2003 12:25
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

A ti duhesh vizituar...
Une e mbyll me kaq, kur s'ja vlen s'ja vlen.

P.S Gay ne SHQIP o elbasanlli i thone pederast, shkruaje ne fjalor ta mesosh. Oskar Uaild (nje gjenial tjeter) ishte po ashtu pederast, e c'hyn kjo ketu? Pra as ajo qe ti the se Migjeni qenka pederast s'hyn fare ne temen "Apel per Migjenin"... Kaq turp qe lexoj mesazhe te tilla tuat per nje shkrimtar qe e vlereson nje komb. Ah, injoranca me e keqe se bomba atomike... merr gjithmone ato me koken bosh.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Dhjetor 2003 10:40
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

apeli i Enissit

Eshte hera e pare qe marre pjese ne kete lloj debati dhe kjo fale Enissit.

ENISS te lumte! qe hap nje debat me permbajtje.
Eshte per te ardhur keq e mos me keq qe nje nga te pakta krenari qe ka mbetur per ne shqiptaret po trajtohet ne kete menyre.
Do te pyesja ate elbasanlliun, te pyeste vellane e vet ne Amerike, se a do te kishte mundesine ky i dyti te krenohej sadopak me bemat e Naltmadhnise qe me ndihme te ushtrise serbe rrezoi qeverine e Fan Nolit, apo do te krenohej me Migjenin qe sipas teje ... .

Oh si nuk pati nji grusht te fuqishem ...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Dhjetor 2003 00:23
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të trojani Kliko këtu për të kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: trojani Shto trojani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto trojani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

Elbasanlli me vjen shume keq per ju, qe Migjenin paske arrit ta njohesh vetem nga qe" ishte" Gay .
N q se nuk ke gje tjeter per te thene ne lidhje me temen hap syte , lexo dhe meso dicka me shume per Migjenin ne kete teme.

Natyra na dhuroi dy sy,dy veshe dhe vetem nje gjuhe ,ne menyre qe te shohim dhe te degjojme me shume e te flasim me pak ,sepse asnjehere nuk mund te thuhen aq urti sa mund te heshten aq marrezi.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Dhjetor 2003 03:38
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ESHI Kliko këtu për të kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ESHI Shto ESHI në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ESHI në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:11 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Shteti i pare shqiptar; Mbreteria > Migjeni

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.