Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Dede Gjo Luli
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Dede Gjo Luli

Dedë Gjo Luli (1840-1915). Udhëheqës i shquar i Malësisë së Mbishkodrës në luftën për çlirimin kombëtar dhe për ruajtjen e tërësisë territoriale të atdheut, Hero i Popullit. Mori pjesë në qëndresën e organizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit për mbrojtjen e Hotit e të Grudës që qarqet shoviniste malazeze kërkonin t'i aneksonin në bazë të vendimeve të Kongresit të Berlinit.

Në vitet e fundit të shek. XIX Dedë Gjo Luli u aktivizua përsëri në lëvizjen për autonominë e Shqipërisë, mori pjesë në mbledhjen e përfaqësuesve të popullsisë së Shkodrës që vendosi bashkimin me Lidhjen e Pejës. Aftësitë e tij si organizator, si prijës luftarak dhe si udhëheqës popullor, u shfaqën sidomos gjatë Kryengritjes antiosmane të v. 1911. Nën udhëheqjen e tij malësorët e Hotit, të Grudës e të Kelmendit korrën suksese të rëndësishme kundër forcave osmane dhe e detyruan qeverinë xhonturke të hynte në bisedime me ta. Në bashkëpunim me qarqet patriotike, ata parashtruan në Memorandumin e Greçës kërkesën për autonominë territoriale-administrative të mbarë Shqipërisë. Dedë Gjo Luli i qëndroi besnik deri në fund luftës për krijimin e shtetit kombëtar shqiptar.

Edhe pas Shpalljes së Pavarësisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga luftërat ballkanike e vendimet e padrejta të Konferencës së Ambasadorëve në Londër, Dedë Gjo Luli iu desh, megjithëse në moshë të thyer, të vazhdonte luftën për mbrojtjen e vendit dhe bashkimin kombëtar.

Më 24 shtator 1915 forcat pushtuese serbo-malazeze, në bashkëpunim të ngushtë me reaksionin bajraktaro-çifligar e klerikal vendas, e shtinë në dorë pabesisht dhe e vranë në Sheshëz afër Oroshit.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 25 Mars 2005 18:19
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:11 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura të shquara > Figura te njohura te Pavaresise > Dede Gjo Luli

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.