azurro
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280
|
Pasi te lexoni shkrimin e me poshtem te Migjen Kelmendit me thoni se a duhet te shkruaj per gjuhen Shqipe nje person qe nuk e njeh ate. Nuk e kam fjalen se ka shkruajtur ne djalekt por per fjalet e shumta te huaja qe skane asgje te perbashket me kete djalekt ose gjuhen letrare Shqipe. Ja disa fjale jo Shqipe qe ky person (them person sepse nuk e di se cfar eshte gazetar "studjus" apo thjeshte ndonje qe i pelqen te shkruaj)
-- fondamentale, standart,monstrozitet, petrifikimi, kompromiton e shume te tjera si keto qe une nuk i shkrova.
Gjuha Amtare, Europa e jo Enveri
E Diele, 03 Prill 2005
Projektligji per Gjuhen Shqipe shkel rande dinjitetin dhe te drejtat fundamentale te dy te tretave te tane shqiptareve qe Gjuhe Amtare e kane Gegnishten dhe kane 'fajin' se nuk jane Toske
Moto: Me kete projektligj, Gjuha Shqipe bahet e vetmja gjuhe ne bote, e cila me ligj mbrohet nga vetvetja (sic!). Sepse, me e mbrojte Standardin '72 (i cili, fund e maje asht nji Tosknishte e standardizueme) prej variantit Gege te Gjuhes Shqipe, i bjen me e mbrojte Gjuhen Shqipe nga Vetvetja. I bjen, si me thane, me e mbrojte British English nga American English. I bjen- monstruozitet. Cmendi. Nuk asht ligji qe e mbron nji gjuhe, por kultivimi, pasunimi dhe krijimi i mundesive me u zhvillue ma tej. E jo petrifikimi dhe perpjekja e bunkerizimit te gjuhes. Projektligji kompromiton rande percaktimin demokratik te Parlamentit Shqiptar dhe frymen europiane si synim te kesaj administrate dhe te shoqnise shqiptare ne pergjithesi. Ju mundeni me e propozue, e bile edhe me e aprovue nji ligj per gjuhen shqipe, me te cilin gjymtohet dhe pamundesohet zhvillimi i saj, por vetem deri ne diten kur shteti shqiptar dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, europianizohet. Deri ne diten kur shteti dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, lirohet nga nji enverizem i mbrendshem
Nga Migjen Kelmendi
Qe nga dita e shembjes se komunizmit, ne shoqnine shqiptare, jo vetem mbrenda shtetit shqiptar, bahet panderpre nji kerkese, gati klithme, per hapjen e debatit per Gjuhen Shqipe dhe nevojen e rishikimit te Standardit te vitit 1972. Me keqardhje te madhe mesova se autoritetet shqiptare, Parlamenti Shqiptar, ne vend se me e hape dhe me i ftue qytetaret ne debat, ka pregadite dhe ka prue nji projektligj per gjuhen shqipe, tue u mundue me i dhane fund e me ia mbylle nji-here-e-pergjithmone hapsinat ketij debati.
Motivet qe i kane ba keto autoritete me e pregadite projektligjin ndoshta nga kandveshtrimi i tyne duken te arsyeshme, por permes kesaj letre me lejoni me e ofrue nji kandveshtrim tjeter ne krejt kete cashtje. Kam shprese se kjo leter ofron njaq fakte sa me u argumentue natyra kontraverse, qellimi monstruoz dhe antihumanist e antieuropian i dizajnuesve te ketij propozimligji.
Tue nis prej Nenit 1 te tij ("Gjuhe zyrtare ne Republiken e Shqiperise eshte gjuha shqipe"), dizajnuesit e ketij propozimligji deshmojne se vazhdojne me keqperdorimin dhe keqinterpretimin e asaj qe quhet dhe ne te vertete asht Gjuha Shqipe. Nji pergjigje qe kesaj pyetje (Cka quejme dhe cka pandehim Gjuhe Shqipe?) ia bani Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, simbas shume albanologeve dhe studiuesve te shqipes, ishte pergjegje joshkencore dhe jocivilizuese ne kete pyetje. Nji shoqni demokratike dhe institucione kredibile, para se kishin me e ofrue nji projektligj, e kane per detyre me ia ba te mundun qytetareve mundesine me u familiarizue me faktet dhe me dokumentet e kohes se standardizimit. Kane per detyre me i hape debatet per te gjitha rezervat ja kontestimet qe i bahen Standardit '72 dhe promovimit te tij si e vetmja pergjegje ne pyetjen se, Cka quejme dhe cka pandehim se asht- Gjuha Shqipe?
Vetem kur njerezit kishin me e shterre te drejten e tyne fundamentale me i njofte faktet, me u familiarizue me tana dokumentet dhe kundershtimet e bame ndaj nji vendimi, dhe vetem mbas debateve te hapuna me pjesemarrje te mediave dhe te nji numri te madh qytetaresh, nji institucion demokratik, nji institucion kredibel, kishte me dale me nji propozimligj. Ne shoqnite demokratike, projektligji, ne te vertete, asht emanacion i ketij debati dhe ketij familiarizimi te qytetareve me faktet. Kjo asht procedure e shoqnive demokratike dhe institucioneve qe pretendojne ligjshmenine dhe proceduralitetin.
Menyra se si u pregadit dhe si u ba publik ky projektligj, tue i ba lak tana mundesive qe njerezit qe mendojne ndryshe me i ba veretje e me e dhane mendimin e tyne, tue i ba lak te drejtes se qytetareve me u njofte me te vertetat dhe dokumentet e Standardit '72, verteton sine qua non se dizajnuesit e ketij projektligji jane njerez te proviniences komuniste, per te cilet demokracia s'ka ndodhe ne Shqipni, sepse per ta- Ligji ende mbetet instrument i Diktatit e jo Konsensusit.
Ky ligj e ban eksplicite natyren antidemokratike te projektuesve te ketij projektligji, tendencen antieuropiane dhe antihumanizmin e tyne.
Ambicia dhe aspirata e shtetit shqiptar me iu bashkue Unionit Europian promovohet nga kjo administrate si e pakontestueshme. Por, me lejoni shkurt me i permend vetem disa nene europiane me te cilat ky ligj bie ndesh:
Projektligji i propozuem nga Parlamenti Shqiptar bie ndesh me Nenin 1 te Kartes se te Drejtave Fundamentale t'Unionit Europian (CHARTER OF FUNDAMENTAL RIGHTS OF THE EUROPEAN UNION)
Dinjiteti Njerezor
Neni 1
Dinjiteti i njeriut asht i pacenueshem. Duhet me qene i respektuem dhe i mbrojtun.
Dinjiteti i njeriut nuk asht vetem e drejte fundamentale ne vetvete, por edhe konstituon bazen reale per te drejta fundamentale. Prandaj, ne frymen e ketij neni dhe te principeve te permenduna ne preambulen e Deklarates Universale per te Drejatat e Njeriut, t'aprovueme ne vitin 1948, qe i kushtohen dinjitetit te njeriut, mendoj se projektligji me Nenin 4 te tij, njashtu si asht artikulue e ndertue e arsyetue, shkel rande dinjitetin e dy te tretave te tane shqiptareve qe Gjuhe Amtare e kane Gegnishten dhe kane 'fajin' se nuk jane Toske.
Neni 22
Diversiteti kulturor, religjioz dhe gjuhesor
Unioni respekton diversitetin kulturor, religjioz dhe gjuhesor
Me u bazue ne Nenin 22 te Kartes se te Drejtave Fundamentale t'Unionit Europian (CHARTER OF FUNDAMENTAL RIGHTS OF THE EUROPEAN UNION) del se projektligji shkel rande te drejten fundamentale te njeriut me u zhvillue, me u shkollue dhe me krijue ne Gjuhen Amtare. Dy te tretat e tane shqiptareve nuk e kane zgjedhe Gegnishten si Gjuhe Amtare. Ajo asht e drejte e tyne e lindun. Prandaj, projektligji cenon rande dokumentet europiane me te cilat nji shtet demokratik, qe ka pretendimin me iu bashkue Unionit Europian, ka per obligim me e kultivue diversitetin edhe gjuhesor. Uniteti n'Diversitet, qe cka domethane me qene Europian. Europian domethane me e respektue Tjetrin, Kulturen e tij, Gjuhen e tij, Religjionin e tij. Me kete projekligj Parlamenti Shqiptar promovon dhe mbeshtet Ekskluzivitetin, Jotolerancen dhe Tehuejsimin si parime, tue ra ndesh rande me frymen e tana ligjeve europiane, sepse cdo parlament me pretendime europiane duhet me i respektue diversitetet dhe me i perfshi ato ne tana nivelet e qeverisjes dhe te veprimit politik.
Me kete projektligj, Gjuha Shqipe bahet e vetmja gjuhe ne bote, e cila me ligj mbrohet nga vetvetja (sic!). Sepse, me e mbrojte Standardin '72 (i cili, fund e maje asht nji Tosknishte e standardizueme) prej variantit Gege te Gjuhes Shqipe, i bjen me e mbrojte Gjuhen Shqipe nga Vetvetja. I bjen, si me thane, me e mbrojte British English nga American English. I bjen- monstruozitet. Cmendi. Nuk asht ligji qe e mbron nji gjuhe, por kultivimi, pasunimi dhe krijimi i mundesive me u zhvillue ma tej gjuhen shqipe. E jo petrifikimi dhe perpjekjea e bunkerizimit te gjuhes. Projektligji kompromiton rande percaktimin demokratik te Parlamentit Shqiptar dhe frymen europiane si synim te kesaj administrate dhe te shoqnise shqiptare ne pergjithesi. Ju mundeni me e propozue, e bile edhe me e aprovue nji ligj per gjuhen shqipe, me te cilen gjymtohet dhe pamundesohet zhvillimi i saj, por vetem deri ne diten kur shteti shqiptar dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, europianizohet. Deri ne diten kur shteti dhe shoqnia shqiptare, ma ne fund, lirohet nga nji enverizem i mbrendshem.
E ka edhe nji aspekt kjo cashtje. Ate patriotik. Tane ata qe ishin angazhue per kete cashtje, qe personalisht e konsideroj si fundamentale per demokratizimin dhe europianizimin e shoqnise shqiptare, jane akuzue si percames, si te dyshimte, jane etiketue e anatemue.
Por, projektligji mendoj se demaskon perfundimisht, tue i ba eksplicite, tendencat e Percamjes e jo te Bashkimit te propozuesve dhe dizajnuesve te ketij projektligji. A jane Percamese tendencat qe kerkojne nji Standard te Shqipes, ku kishim me perfitue e me u ndie mbrenda Gjuhes Amtare tane shqiptaret, apo perpjekja me dominue permes disa vendimeve gjuhesore qe favorizojne nji varietet te shqipes, Tosknishten, tue e damtue rande hapsinen e Gjuhes Shqipe? Sepse, projektligji perfundimisht percan dhe damton perpjekjet per avansimin dhe pasunimin e Standardit Shqip dhe te Gjuhes Shqipe, tue i ofrue iluzionin, folesve toske dhe elites me provinience komuniste, e t'jetuemit ne nji komunizem gjuhesor. Komunizmi si ideologji pesoi fiasko, por komunizmi gjuhesor doli triumfant, na thote ky projektligj.
Ju garantoj, vetem edhe per nji kohe te shkurte. Derisa nuk ndodh ajo qe une e quej Elevim i Paradigmes Dominante Kulturore. Derisa nuk ndodhe- Europianizimi i Shoqnise dhe Shtetit Shqiptar.
Ne shoqnite demokratike ligji asht instrument i marreveshjes, i konsensusit, e jo i diktatit. Nuk asht ligji pergjegja, por debati. Mos u tutni nga debati. Tutuni nga diktati. Askush ma mire se ju s'e din se cilat jane pasojat e diktatit. Mos aprovoni ligje qe munden me e kompromitue institucionin dhe kredibilitetin tuej si legjislatore. Mos lejoni me u kompromitue percaktimi europian i shoqnise dhe shtetit shqiptar me keso propozime qe shkelin rande dinjitetin dhe te drejtat fundamentale te qytetareve. Europa, pra, e jo- Enveri, te nderuem legjislatore!
Prishtine, 29 Mars 2005
__________________
Te gjithe jetojme nen te njejtin qiell, por jo te gjithe kemi te njejtin horizont
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|