Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Alber Kamy
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Alber Kamy

Alber Kamy

Alber Kamy (Alber Camys), një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë së sotme frënge, lindi më 7.XI.1913 në Mondovi, në Algjerinë Veriore. Prindërit e tij qenë të varfër. Mirëpo, kjo nuk ishte as e para e as e vetmja fatmjerësi që e shijoi Alberi në jetë. Kështu varfëria rëndoi rëndoi me tërë peshën e saj mbi familjen e tij pas vdekjes së t’jatit. Zemra e tij e njomë djaloshare shijoi fort herët hidhtësinë që ia shkaktonin skamja dhe vdekja. Në kohën kur moshatarët e tij bredhnin nëpër fushë e livadhe pas fluturave e zogjëve, ai përjetonte caste tjet të zymta.Me gjithë krajatat e shumta të jetës, e ëma u kujdesua për shkollimin dhe edukimin e të birit. Shkollën fillore kreu në Balkar, kurse pastaj vijoi gjimnazin në Algjer. Jeta shumë e vështirë, lufta e pandërprerë për ekzistencën, fëmijëria e papërjetuar dhe mjedisi plot me kontradikta shoqërore sikur ia hapën sytë, e bënë të vetëdijeshëm dhe ushtruan ndikim pozitiv mbi zhvillimin dhe formimin e personalitetit të tij.Keta rrethana shpejtuan procesin e burrërimit të tij dhe i hapën perspektiva të ndritura në lëmin e artit. Alberi filloi të merret me leximin qysh herët. Librat i hapën një horizont të gjerë dhe plotësuan mungesën e jetës shpirtërore të tij. Në këtë mënyrë u zgjua mjaft herët edhe interesi i tij për letërsi. Kështu, më 1925 dramatiozoi romanin “Falsifikuesit e të hollave”, që përmban një kritikë të rreptë, drejtuar kundër hipokrizisë së shoqërisë dhe borgjezisë “falsifikatores” së moralit. Më vonë ai dramatizoi edhe disa vepra të Malros e të Monterlanit. Më 1930 Kamy pësoi një fatkeqësi tjetër, ra i sëmurë nga tuberkulozi. Kjo sëmundje e rëndë e shkëputi përkohësisht nga puna dhe ndërpreu vrullin krijues të tij. Vetëm pasi u shërua plotësisht, iu përvesh përsëri krijimtarisë letrare, të cilën e pat filluar më parë. Një etapë të renë zhvillimin e tij si shkrimtarshënon viti 1938. Atëherë filloi karierën e vet si fletorar. Në të njëjtën kohë ai nisi edhe veprimtarinë artistike dhe erdh duke u zhvilluar e përparuar përherë si letrar.
Gjatë luftës së Dytë Botërore, Kamy u hodh në luftë kundër nazizmit e fashizmit dhe mori pjesë në lëvizjen e Rezistencës. Në këtë kohë zhvilloi veprimtari të gjerë revolucionare dhe u bë një nga themeluesit e fletores “Komba” dhe kryeredaktor i saj. Duke filluar nga viti 1947, Kamy i kushtohet plotësisht letërsisë.
Më 1957 Alber Kamy mori Çmimin Nobel për letërsi me romanin “I Huaji”. Kjo mirënjohje e lartë nuk zgjoi kurrfarë habie, sepse ai tashmë gëzonte famën e shkrimtarit të madh dhe ishte një nga letrarët më të mëdhenj bashkëkohës të letërsisë frënge dhe botërore. Veprat e tij, sidomos romanet, ishin përkthyer në shumë gjuhë të huaja dhe botoheshin në tirazhe të mëdha.
Më 4.I.1960, derisa po kthehej prej pushimit të Vitit të ri, të cilin e kishte kaluar në vilën e vet në rivierën franceze,vdiq në mënyrë tragjike në një aksident automobilistik.
Alber Kamy njihet si romancier, dramaturg, eseist dhe fletorar. Si shkrimtar i angazhuar, ai i përket plejadës së shkrimtarëve prometeianë. Ata e konsiderojnë krijimtarinë letrare në të njëjtën kohë edhe si luftë për çlirimin e njeriut dhe të ndërgjegjes së tij. Ruajtja dhe mbrojtja e vetëdijës dhe e ndërgjegjes është synimi kryesor i tij. Kështu, ideja themelore e veprave të tij nëpër etapa të ndryshme bëhët vizioni i botës së absurditetit dhe përpjekja për t’i zbuluar vlerat që ndodhin jashtë cakut të absurditetit. Duke u nisur nga kjo, edhe veprat e tij mund t’i ndajmë në dy togje: në të ashtuquajtura vepra “absurde” dhe vepra “të revoltuara”. Në grupin e parë bëjnë pjesë ato vepra që janë jehona e ndjenjës së përgjithshme të dezorientimit e të absurditetit që është karakteristike për brezin e shkrimtarëve të rinj të letërsisë frënge të viteve ’40. Kështu, romani “I Huaji” dhe jehona filozofike e tij “Miti i Sizifit” pasqyron në mënyrë tejet të fuqishmë pikënisjen e mendimit të shkrimtarit që, me pak fjalë, mund të përmblidhet kështu: njeriu arrin të njohë absurditetin e ekzistencës së vet në botë, në të cilën çdo gjë është e huaj dhe e pakuptueshme për të. Absurditeti fshin të tëra velrat konvencionale të jetës dhe njeriut absurd nuk i mbetet gjë tjetër, përpos vetëdijës mbi ekzistencën e absurditetit dhe revoltës drejtuar kundër asaj bote, e cila është e pamundur të njihet, si dhe kotësisë së fatit si të vetmit realitet të njëmendët. Sizifi, symbol i njeriut absurd, pranon mekanikën absurde të detyrës së vet pikërisht për arsye se ka arritur ta njohë dhe ka pasuruar kështu me një vlerë të gjallë, me vetëdijen e tij. Koncepsioni filozofik i Sizifit është sendërtuar artistikisht me romanin “I Huaji”. Protagonisti i këtij romani, Merso është jetësuar në automatizimin e verbët të jetës së përditshme dhe ka marrë tiparet e një përbindëshi, të zhveshur nga konvencionet shoqërore e nga vetëdija, derisa të arrijë ta njohë absurditetin e botës.
Alber Kamy është një nga letrarët e botës kapitaliste, të cilit e mundon çështja e ekzistencës së njeriut dhe roli i tij në jetën shoqërore.
Veprat dramatike të kësaj periode të krijimtarisë së tij, si “Mosmarrëveshja” dhe “Kaligula” janë edhe më konsekuente dhe më të guzimshme se romani dhe esei i tij. Këtu, njeriu absurd, i liruar nga të tëra ligjet dhe vargonjtë e shoqërisë, i udhëhequr nga vetëdija mbi absurditetin e çdo gjëje të kësaj jete, i përvishet aksionit. Logjika e shfrenuar e çon në krim (“Mosmarrëveshja”), në marrëzi e destruksion (“Kaligula”). Në këtë mënyrë, absurdeti, si i vetmi shtutës i aksionit, e shpie njeriun në një individualizëm të vrazhdë e anarkik.
Romani “Murtaja” tiranisë së verbët të epidemisë i kundërvihet simpatia dhe solidariteti bjerëzor, duke marrë anën e atyre që vuajnë si fizikisht, ashtu edhe shpirtërisht.
Esei “Njeriu i revoltuar” trajton raportin ndërmjet vetëdijës dhe realitetit në aspektin e historisë politike dhe letrare.
Drama “Shtetrrethimi” paraqet në formë dramatike revoltën e njeriut kundër tiranisë, Kurse drama tjetër, titulluar “Të drejtët” bën fjalë për problemin e ndrgjegjes individuale në realizimin e detyrave revolucionare. Pastaj dolën edhe esetë: “Internimi dhe mbretëria”, “Vera”, “Letra dërguar një miku gjerman”, “Aktualitete”, “Kronikat algjeriane” etj.
Romani i tij i fundit, titulluar “Rënia” sipas disa studjuesve shënon përsëri kthimin e Kamysë në pozitat e filozofisë së absurditetit dhe të anarkisë. Në të vertëtë, me gjithë cinizmin e jashtëm, analgjezinë dhe indiferencën, këtë roman e përshkoi vetakuza dhe larja e fajit të ndërgjegjes, e cila identifikohet me të keqen që mbretëron në botë dhe në njeriun vetë.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Prill 2005 10:09
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Analizė - I Huaji

“I Huaji” është romani i parë i Alber Kamysë dhe njëherit dhe vepër e tij që u përkthye në gjuhën shqipe. Dalja në dritë e kësaj vepra letrare përngjet një ngjarje me rëndësi në jetën kulturore dhe artistike. Vepra hedh ngjyra të ndryshme, duke prekur imazhin e protagonistit Merso me tërë koloritetin e absurditetit, dhe duke bërë një jetë të shfrenuar e të çuditshme. “I Huaji” kap dimensionin e thellë filozofik, dhe vështirëson gjendjen e lexuesit për ta kapur aq mirë. Studiusë arti thonë, për ta kuptuar “I Huaji”, do të duhej të ndeshesh me karakterin filozofik të Alber Kamysë, dhe ndërkohë vëllimin e një kapaciteti artistiko-letrar. Pra mbetet një punë e vështirë që lexuesi të kuptojë mirë e drejtë idenë e këtij romani, pasi mënyra se si shfaqet ajo është e ndërlikuar dhe e çuditshme. Thjesht kultivohen do ndjenja që është rëndë për t’i sajuar në libër.

Romani “I Huaji” zë një vend të veçantë në krijimtarinë letrare – filozofike të Alber Kamysë. Vepra është hartuar në një strukturë shumë çoroditëse, dhe po kështu është shkruar me një gjuhë specifike, si një tregim tejet i pikëlluar i historisë së njeriut, i cili nuk është i vetëdijshëm që t’i perceptoje gjerat si interesante dhe të domosdoshme me një lloj ndjenjë prekëse, prandaj s’është i zoti të kuptojë se ç’po ngjante rreth e përqark tij. Kjo figurë është pikërisht zotëri Merso, protagonist i këtij romani. Veprimi i romanit nis me telegramin që merr ai nga Drejtoria e shtëpisë së pleqve, ku e pat vendosur të emën para tre vjetësh. Brenda tekstit shkruante se nëna e Mersos kishte vdekur dhe se varrimi i saj bëhej nesër. Çudia që ndodh përtej kufirit të çudisë është se zotëri Merso, këtë lajm e pret me një indiferencë të rrallë, gati – gati të pabesueshme. Një qëndrim i tillë mjaft intrigues, dhe i një natyreje jo të natyrshme e shtyn brenda dilemës lexuesin dhe kritikë arti. Nuk parakuptohet as me mend si është e mundshme që një bir të mos derdhë as një pikë lot për humbjen e qenies më të afërt, më besnikee më të dashur në botë, për krijesën më të shtrenjtë që e ushqeu me gjakun e saj, ia fali jetën si një kujtim të bukur, dhe që e edukoi me aq kujdes e përkushtim. Kjo është një piramidë që lexuesin e fut brenda hamendjeve të thella, po dhe një mënyrë për të marrë vesh se notat e absurditetit mbizotërojnë tek Alber Kamyja. Mersoja merr leje prej padronit të tij dhe niset në Marengo, ku ishte shtëpia e pleqëve. Specifiteti dhe temperatura që mbetet e pandryshueshme tek veprimi i protagonistit Merso shquhet dhe për një indifernece të detajshme. Në vend se të përqendronte tërë shllimet dhe vëmendjen në fatkqesinë që e kishte goditur rëndë, ai hiqet sikur fle një sy gjumë në autobus gjatë tërë udhëtimit. Për ta kuptuar se sa e çuditshme është sjellja e Mersos ndaj vdekjes së nënës dhe sa e vogël është dashuria e tij ndaj saj, vërjemë sapo marrim dhe i lexojmë këta pak rreshta:
“Kur ishte në shtëpi, nëna shkonte kohën duke më shoqëruar me shikimet e saj dhe duke heshtur. Ditëve të para, pasi qe vendosur në shtëpinë e pleqve, qante shpeshherë. Mirëp këtë e kishte bërë si zakon. Sikur pas disa muajsh ta largonte dikush nga shtëpia e pleqve përsëri do t’ia këpuste së qari. Përpos të tjerash, edhe kjo ishte një nga arsyet që viteve të fundit nuk e vizitoja fare dot”.
Qëndrimi i tij indiferent ndaj së ëmës sikur nuk njeh kufi. Arrin në shtëpinë e pleqve, takohet me drejtorin, hyn me kapelë, komplet fare ashtu i çuditshëm, pikërisht hyn ku është vendosur kufoma e saj, mirëpo zemra dhe ndjenjat e tij të plasura në cepin e një hijeje të zezë, nuk ligështohen aspak. Në momentin që hyn me kapelë portieri, merret një formë shumë e trishtuese panorama e arkivolit, zbeh dhe ajrin nga absurditeti i tepruar. Mes tij dhe Merson lind një bisedë, duke vënë në radhë vetëm fjalë që s’kanë ndonjë cipë mençurie. Fazë e trishtimit psikik. Para kufomës së nënës, shohim Mersonë duke pirë qumësht me kafe, ndez cigare, për të tymosur tavanin e bardhë, dhe dhomën, ngaherë udhëton në gjumë, pastaj diku larg qenies së tij, kotet, hamendet me veprimet e tij, rrefuzon të shohë nënën e tij për herë të fundit. Ditën e varrimit të saj, zotëri Merso sillet në mënyrë të pacipë, dhe sikur hiqet se ka ardhur në varrimin e dikujt tjetër, dhe e ndjen veten tamam si I HUAJ. Pasi të kryhen ceremonitë e varrimit të gruas, fill pas ai shkon në plazh, lëshohet krejtësisht në aventura dashurie, jepet pas gjerave që nuk e pasqyrojnë mendimet e thella, sikur ka një jetë të dytë për të. Atje në plazh kalon prehje të këndshme me një shoqe të tij, duke biseduar për filmin e Fernandelit, duke u mbështetur pas aventurave naive, thjeshtë kalon një jetë të shfrenuar, duke mos menduar për të nesërmen e të pasnesërmen. Stilet e tij, dëshmojnë se ai është njeri që ndalet nga veprimet e tij, qoftë edhe pas ngjarjeve më të hidhura se kjo e nënës. Pushimi i tij do të dalë në dritë vetëm kur të përaqafohet nga disa rrethana që e çojnë larg jetës normale. Aty në plazh ai kotët goxha, dhe ballafaqohet me një skandal, duke vrarë një njeri. E mbyt pa asnjë shkak të mundshëm. Thjeshtë për të vepruar në një aftësi të pakontrolluar, krejtësisht të shfrenuar pas iluzioneve jetësore. Pas mbytjes së njeriut, ai do të ndeshet edhe me një burg, duke e pasuruar jetën e tij , edhe me një model të ri paraqitjeje, duke u përballur me burgun. Kështu, qëndrimi i tij në burg, para hetuesit, avokatit dhe ditën e gjykimit është më se i çuditshëm, dhe i bastarduar bythekrye. Ai vazhdon me të njëjtën sjellje të sillet edhe në burg, aq indiferente sa sikur ato s’kanë të bëjnë fare me kokën e tij. Merso këtu në burg dënohet me vdekje. “Pasi kryetari ma kumtoi në një formë të çuditshme se do t’ma presin kokën në një shesh publik në emër të popullit frëng, atëherë m’u duk se e njihja ndjenjën që e lexoja ne fytyrën e secilit. Në fund fare avokati më pyeti a kisha për të shtuar diçka. U mendova. Thashë “Jo”. Pas kësaj më çuan”. Tash si mbetet gjë tjetër, përpos të vrasë mendjen që eventualisht të gjejë ndonjë mundësi e t’i shmanget kështu vdekjes së sihurt. Merso tani pjek mendjen për t’u kthyer në një stad tjetër, ndryshe nga ajo e absurditetit. Por ama minutat e fundit ai do të imagjinonte vdekjen a me kamzhik, me sëpatë, e deri tek makina e ekzekutimit. Ai tanimë bën përpjekje për t’i shpëtuar dënimit me metoda të reja, me projktligje, etj, etj.
Shpresë për të mbajtur Mersonë si një tip që ka ndryshuar rrënjësisht, duke shpresduar në faljen e vdekjes së qenies së tij, por puna qe se vendimi ishte marrë definitivisht, dhe kjo gjë nuk luhej dot.

Personazhet: Duke lexuar këtë roman, lexuesi njihet me një numër të konsiderueshëm personazhesh, të cilët Kamyja i ka pasqyruar me kujdes, duke i individualizuar, tipizuar, konkretizuar dhe emotivizuar. Kështu, Selesti përfaqëson tipin e pronarit të restorantit, padroni atë të kapitalistit, Emanueli – njeriun e punës dhe shokun, drejtori – njeriun energjik, zonja Merso – nënën, portieri – plakun e zellshëm, Tomas Pere – pensionerin, Mara kardana – aventuristen, Salamano – plakun e lënë, Rejmon Senteu – aventuristin, hetuesi, avokati, prokurori, kryetari i trupit gjykues, gazetarët, publiku, dhe prifti.

Duke analizuar tiparet e karakterit të Mersos, kuptojmë se ai përfaqëson njeriun absurd të Kamysë. Ai jeton në botën e absurditetit. Mersoja dhe shoqëria qëndrojnë njeri pas tjetrit diametralisht të kundërt. Ai e ndien veten si të Huaj, si qenie transite.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2005 11:25
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veēse nė dorėn e Zotit!
Mesazhe: 2053

A.camy eshte nja nga autoret e mi te preferuar gjithashtu, romani "I Huaji" eshte nje kryeveper boterore per stilin dhe mesazhin filozofik te tij.Me kujtohet se pikerisht ky roman me ka rene analize vepre ne provimin e letersise se shekullit 20....Shyqyr qe e kisha lexuar dhe e shkrova me qejf...

Madje dhe Miti i Sizifit nuk eshte me pak i pelqyer....simbolika e tij eshte perdorur ne vargjet e shume shkrimtareve....

pershendetje plloshtan dhe flm qe na e solle kete material

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet mė (Pedro Salinas)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Nëntor 2005 13:54
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Isra Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Isra Shto Isra nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Isra nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Alber Kamy

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.