IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750
|
Te Korruptuar,por Edhe Te Degjeneruar
Para 2-3 ditesh te gjithe ata shqiptar qe kane mundesi te shikojne tv TOPCHANEL ne emisionin FIKS FARE u skandalizuan kur pane shefin e kuadrit te Ministrise se Puneve te Jashteme nje i quajtur Alfred ....,i cili kishte mbi 6 muaj qe ushtronte presion psikologjik mbi nje vajze punonjese e MPJ, e cila ishte diplomuar me graden MASTER ne nje universitet jashte vendit per diplomaci,per te patur mardhenie seksuale me te.Aq shume e kishte merzitur vajzen e gjore sa ja kishte bere jeten malore themi ne nga anet tona.Si nje vajze e zgjuar dhe guximtare ajo vendosi ta diskreditoje kete partiak injorant publikisht.Gazetaret e FIKS-it munden te regjistronin zerin dhe fytyren e drejtorit te degjeneruar, i cili ne menyre te paturpeshme i tha vajzes se nqse do te shkosh me mua ne shtrat ti do te jesh e qete do te shkosh ne kurse per kualifikim jashte shtetit dhe asnjehere nuk ka per te tu rrezikuar vendi i punes.I degjeneruari shkoi prenotoi edhe nje dhome ne hotel,por me zgjuarsine qe e karakterizonte vajza ju shmang me lezet ketij maskarai militant , i cili edhe pse nuk kishte kualifikimet e nevojshme,te cilat vajza dhe shume te tjere qe kane mbaruar ne perendim i kane ato, ishte epror sepse per diplome kishte teseren e Partise Socialiste.Ja pra kush jane meritokratet e Fatos Nanos,ose sic ka thene i madhi Dritero Agolli ******hatokratet e PS.Kjo ishte nje vajze teper kurajoze,por sa e sa te tjera per te ruajtur vendin e punes dhe per te siguruar mjete jetese per vehte dhe per familjen behen pre e ketyre monstrave ,e ketyre militanteve te korruptuar,xhahil e krye te degjeneruar.Do t'ju thosha shume vajzave te cilat studjojne ne Europe ose ne Amerike dhe enderrojne te kthehen ne atdhe mbas studimeve t'i bejne llogarite mire se administrata socialiste ngjane nga shefi i tyre i madh,i cili bene thirrje neper fjalimet e tija me nje lume fjalesh zvarritese e neveritese,qe te gjithe ata qe mbarojne jashte do te punesohen ne administraten publike e ne dikastere ,por duke pasur per shefa ata qe kane diplomen e te korruptuarit e te degjeneruarit,e cila perkthehet nje teser militanti te PS.Dikush shtron pyetjen te votojme ose te mos votojme.Une do te thosha te mendohemi mire atje para kutise se votimit,duke sjelle nder mend varferine e skajeshme,papunesine,cmimet e larta per plehrat qe vijne nga Greqia per konsum,korrupsionin dhe imoralitetin qeverritar dhe te administrates publike,trafiqet e ndryshme, kontrabanden, monopolet,vrasjet te cilat nuk po njohin ulje dhe te gjitha keto pislleqe e kane kupolen ne Partine dhe Qeverine Socialiste.Ketyre njrezve nuk ju bene pershtypje asgje.Nuk kane as turp as nder,jo me para shqiptareve te cilet i genjejne me ca thase mielli e ca pako makarona me rrezatim radioaktiv per t'ju marre votat nje here ne 4 vjet, sepse ne ate shkalle varferie i kane katandisur,por edhe ndaj atyre qe nuk i mashtrojne dot,bashkesine nderkombetare te cilet jua kane thene ne sy qe jeni me te korruptuarit e Europes,prandaj nuk po e nenshkruajme me ju marreveshjen e Asocimstabilizimit dhe kushti qe ju kane vene tani si EU dhe USA eshte ;nqse beni zgjedhje te lira e te ndereshme do te kete ndonje shans ose konderta do te jete me pasoja te pariparueshme per gjithe shqiptaret.Ne shqiptaret duhet t'ju falim 4 vitet e para socialisteve dhe kishin te drejte te benin krahasime me vitin 1938,oh me falni'97 por 4 vitet e tjera jo me,por ata jane mesuar qe t'i bien fyellit ne nje vrime,sepse edhe tani po na flasin per '97-n tamam si baballaret e tyre qe i benin krahasimet me 1938-n.Kush i pertyp keto brockulla socialiste i bene ne radhe te pare keq vetes se tij pastaj gjithe vendit.Kur PS eshte ndare,PD po bashkohet.Figura karizmatike si z.Eduard Selami do te kthehen ne gjirin e PD:figura te shquara ne lemin e menaxhimit te ekonomise se tregut si Genc Ruli apo Gramoz Pashko kane konfirmuar kthimin e tyre ne PD dhe jane propozuar ne zona te ndryshme si kandidat per deputet. Shume figura te shquara nga shoqeria civile,dhe ajo akademike jane ftuar nga PD por te dhene kontributin e tyre.Keto jane lajme te mira per shqiptaret.Berisha ky njeri karazmatik e ka kuptuar me ne fund se autoritarizmi i tij ka marre fund pergjithmone,kjo pra trgon se duke ndejtur ne opozite i ka kuptuar gabimet dhe ka fituar pervoje.PS e ndare me dysh i ka shanset te humbura per nje mandat te trete.Ajo eshte tejet e konsumuar,prandaj edhe militantet e saj po mundohen me te gjitha rruget e felliqura t'ja marrin te mirat pushtetit te pa merituar.
__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|