Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Ministri italian i Rendit, reagime të ashpra pas vrasjes në Vareze
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Ministri italian i Rendit, reagime të ashpra pas vrasjes në Vareze

Pisanu: Emigrantët, rrezik për sigurinë e Italisë

Tirane
Vrasja e një baristi italian nga dy emigrantë shqiptarë në Itali, kthehet në një çështje politike.

Ngjarja në Vareze ka provokuar protesta antishqiptare nga të cilat ka mbetur i keqtrajtuar një emigrant shqiptar, ndërsa po diskutohet mundësia e dëbimit të emigrantëve shqiptarë me qëndrim në Itali. Në mes të kësaj situate të tensionuar zyrtarë të lartë italianë janë shprehur, se populli shqiptar nuk duhet kriminalizuar për shkak të ngjarjeve spontane, të cilat kanë si protagonistë emigrantët nga vendi ynë me qëndrim në Itali. Ministri i Brendshëm italian, Xhuzepe Pizanu deklaroi dje se asnjë krim nuk mund të justifikojë reagimet raciste ose ksenofobe. Pisanu është i referuar ngjarjeve të ditëve të fundit në Vareze, ku pas vrasjes së një 23-vjeçari italian nga dy shqiptarë janë zhvilluar disa revolta antishqiptare.

Deklarata
Nga ana tjetër ministri i Brendshëm i Italisë, tha dje për mediat vendase se askush nuk mund ta vendosë vetë drejtësinë. Duke folur rreth temës së emigracionit, Pisanu tha se emigrantët duhet të jenë të kontrolluar sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare. “Emigrantët janë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë e vendit tonë”, është shprehur numri një i policisë italiane. Ky deklarim ka sjellë reagime të ndryshme në rangjet politike dhe sociale të Italisë. Një ndër emrat e njohur të drejtësisë së vendit fqinj, Di Pietro, ka dalë kundër kësaj deklarate duke i qëndruar idesë, se emigrantët nuk duhen kriminalizuar pse persona të veçantë kryejnë vepra penale deri edhe vrasje të rënda si ajo e Varezes. Ndërkohë, situata duket e tensionuar dhe në shumë qarqe është hedhur edhe ideja e largimit të emigrantëve shqiptarë nga Italia. Kundër akteve raciste është shfaqur dje edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i policisë italiane, Luixhi De Sena, i cili ndodhej në Tiranë. Ai i tha agjencisë italiane të lajmeve “ANSA”, se “nuk duhet të kriminalizohet një popull i tërë, duke u udhëhequr nga emocionet për një akt kriminal të kryer nga dy emigrantë shqiptarë”. De Sena ka vijuar me deklaratën e tij, duke u shprehur se në kriminalitetin në Itali duhet bërë një dallim mes rolit që kanë shqiptarët e Shqipërisë dhe ata nga Kosova e Maqedonia.

Vrasja e italianit
Të shtunën në mbrëmje, më 11 qershor, Klaudio Mezhiori barist në qytetin e Vareze ka mbetur i vdekur nga goditjet me thikë. Autori i krimit, sipas policisë italiane, është emigranti shqiptar Vladimir Mnela. Ai është arrestuar pak kohë pasi ka kryer krimin ndërsa gjatë dëshmive të dhëna për hetuesit ka treguar se gjithçka e ka kryer në gjaknxehtësi. Emigranti shqiptar në Itali, i cili kishte shkuar atje në mënyrë klandestine ka kërkuar ndjesë dhe është shprehur i penduar për veprimin e tij. Vrasja e baristit italian ka shkaktuar reagime të ashpra në zonën ku ka ndodhur ngjarja. Anëtarë të disa organizatave naziste kanë organizuar manifestime, nga të cilat ka mbetur i keqtrajtuar një emigrant shqiptar. Pas ashpërsimit të gjendjes, nëna e baristit të vrarë është shprehur publikisht për vetëpërmbajtje. Në emër të djalit të saj, nëna e viktimës ka kërkuar që ngjarja të mos përdoret në mënyrë të gabuar, por të shërbejë për rritjen e tolerancës, duke kërkuar që ngjarja t’i lihet në dorë drejtësisë.


------------------------------------------------
Edhe flasim per ksenofobine tone. Si eshte e mundur qe cdo vrasje banale qe ndodh ne cdo vend te botes gjithnje kthehet ne debat politik per largimin e te gjithe emigranteve nga vendi dhe barazpeshohet populli shqiptar me Krimin????

Ku jane reagimet e ambasades sone ne Itali, te qeverise sone?

NE kerkojme respektin e te huajve, nderkohe qe harrojme qe kur nuk respekton veten nuk te respektojne te tjeret. kur dinjiteti i nje kombi e i nje shteti shitet kaq lehte, nga vete shteti, politika cpresim ????

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2005 22:08
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Pas revoltave antishqiptare ne Vareze, futbollisti Tare peticion kunder racizmit

Igli Tare, kapiteni i perfaqesueses shqiptare, ekskluzivisht tregon sesi e ka perjetuar revolten me te fundit antishqiptare ne vendin fqinj. Shqiptaret jane bere tabela e qitjes ne Itali prej disa ditesh.
Gjithcka ka filluar nga nje histori banale?

"Sigurisht qe po, dhe me vjen keq. Kjo histori nuk perfundoka kurre dhe mua me vjen keq qe nje rast episodik merret si shtyse per te krijuar levizje raciste ne lidhje me shqiptaret. Ne Vareze ndodh gjithnje keshtu, ndonjehere edhe ceshtje qytetesh".

Ju personalisht nuk keni kujtime te bukura nga ky qytet?
"Po eshte e vertete, disa kohe me pare kam luajtur nje ndeshje miqesore. Une aktivizohesha me Breshian dhe luanim pa asnje lloj impenjimi, ishte thjesht nje ndeshje pergatitore, por kam pare turma te tera qe kishin ardhur ne stadium enkas per te me ofenduar mua. Ishte e padrejte, nje stadium i tere qe kendonte kenge antishqiptare do te kishte irrituar dhe njeriun me pa ndjenja ne bote".

Kush eshte levizja e fundit e Tares ne lidhje me ngjarjet e Varezes?
"Kam nenshkruar nje peticion se bashku me shume shqiptare te tjere, ku protestojme ne menyre zyrtare ne lidhje me kete fryme qe ka perfshire ate rajon keto ditet e fundit".

Peticioni ku konsiston?
"Ne fakt nuk eshte vetem nje note proteste dhe kaq, ne i kerkojme qeverise italiane qe te marra masa qe te ndaloje sa me shpejt keto tubime dhe keto fenomene. Nga ana njerezore e gjitha kjo qe po ndodh eshte e padrejte".

Mos doni te thoni qe te gjithe italianet jane te tille?
"Absolutisht nuk e kam thene kurre nje gje te tille. Italianet ashtu si dhe shqiptaret, dhe ashtu si ne fund te fundit te gjithe njerezit e kesaj toke, kane te mirat dhe te keqijat e tyre. Ne cdo vend ka njerez qe urrehen, dashurohen dhe pelqehen, por qe nje ngjarje banale te marre permasa te tilla eshte tejet e papranueshme. Jetojme ne nje kontinent ku pretendohet se po shkojme drejt Europes se bashkuar dhe ne shekullin e 21-te te kete nje fryme te tille, mua me duket shume e ulet. Pastaj italianet duhet te kuptojne qe gjithe njerezit dhe popujt kane kaluar stade jetese ne kohe te ndryshme. Une e kam thene edhe me pare ne nje interviste per nje te perditshme italiane, qe italianet per shume kohe kane qene vete te padeshiruar ne vende te ndryshme te Europes dhe te botes. Gjithsesi, jemi te gjithe njerez dhe duhet te mesojme te bashkepunojme me njeri- tjetrin".

Sa mund te vleje nje gol i rendesishem i kapitenit te perfaqesueses shqiptare pikerisht ne kete situate?

"Shume, si nga ana futbollistike ashtu edhe nga ana njerezore. Jam munduar gjithnje t'i ruaj ekuilibrat dhe gjithnje kam menduar qe nese do te mbroja interesat dhe popullin tim, do te isha respektuar dhe sigurisht do te isha ndier shume me mire edhe vete. Jam krenar per ngjyrat e flamurit tim".

Keni nenshkruar madje dhe nje peticion perpara disa kohesh ne luften globale kunder racizmit?
"Po, edhe nuk jam penduar kurre per ate qe kam bere, madje edhe nese do te organizohej nje ndeshje kunder racizmit, do te isha i pari qe do te doja te luaja. Me besoni nuk po bej rolin e viktimes, nuk jam une ai qe e kam pesuar me shume kundrejt racizmit, por theksoj se marredheniet e drejta ne te gjitha shoqerite mund te sjellin me shume harmoni dhe barazi".

Kjo histori duket se nuk perfundon kurre?

"Besoj se nje dite gjerat do te marrin trajten e duhur. Gjithe kjo lufte kunder racizmit duket se ne nje fare menyre po i sensibilizon njerezit.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2005 22:23
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Qe shqipetaret te reagojne duhet te kene kulture reagimi,nje doze mjaft te mire besimi ne aftesite e tyre reale(kjo te pakten nese kane ndonje aftesi,nese s'jane punesuar vetem per noj favor politik) si dhe nje shtet te forte mbas shpine qe nuk perpunohet si tel i nxefur nga cdo force e huaj.
I huaji ne Shqiperi vazhdohet te shihet si superior,dhe natyrisht,co nje ambasador ne X-vend qe nuk ka pregatitjen e duhur sic kane homologet e tije Europiane dhe ai do humbase busullen fare.
Deri ne momentin qe do vete-respektohemi si popull,te arrijme nje nivel te mjaftueshem ekonomik,politik,social keshtu do luajne ato me te zhvilluarit.Eshte rregulli i mbijeteses qe ka vlere qe ne primitivitet: me i forti e mbijeton kokelarte.
Presim respekt neve me nje kope njerezish mendje-lashte ne politike(mjafton te shohesh fushaten elektorale ta kuptosh),me organe arsimore ku lulezon ligji i parase dhe jo ai i aftesise,me ca metoda mesim-dheniet qe datojne qe ne pre-historine e vendeve Perendimore....

Jemi ne qe jua kemi nevojen atyre,jane ato qe me punen e tyre kane bere qe te arrijne nje nivel te tille e natyrisht jane ato qe vendosin rregullat e lojes ne vendin e tyre.Nese ne poashtu duam te veme rregulla,te cajme me teper koken ne shkolle,pune...

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2005 22:31
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të amor alucius Kliko këtu për të kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: amor alucius Shto amor alucius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto amor alucius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:00 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Arkiva > Ministri italian i Rendit, reagime të ashpra pas vrasjes në Vareze

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.